SEJCILI ZOG KAH FOLEJA E TIJ: PARIM I IMPUNUAR POR I PASHMANGSHEM DIPLOMATIK

Prof. Dr.Jahja Kokaj,
email:kuc01.kuniv.edu.kw
Se diplomacia eshte loje simbolike dhe shpesh enigmatike per shumicen e
qytetareve eshte normale. Por besoj qe klasa jone politike duhet te kuptoje
lojen diplomatike ne Kosove qe ka filluar qe ne kohen e vendosjes se forcave
Fanceze ne Veri te Mitrovices.
Konturat e zgjidhjes finale apo qellimi i Forcave Perendimore u vu ne
dukje, per ate qe ka vision te duhur politik, qe ne kohen e vendosjes se
tupave frenceze ne veri te Kosoves. Tani eshte mjaft eksplicite situata qe
serbet do ta shpallin ndarjen e asaj pjese posa shqipetaret ta shpallin
pavarsine e Kosoves. De fakto serbet e kontrollojne veriun e Mitrovices qe
nga fillimi apo lirimi I Kosoves
Keto dite, ne OKB vellezerit ruso- serbe arriten qe ta shtyjne aprovimin e
planit te Ahtisaarit I cili ishte nje komprimis per ruajtjen e Kosoves
multietnike dhe ruajtjes se fillimit te turbulencave te madha ne Ballakan.
Shtyerja e aprovimit te Planit te Ahtisaarit qe Ruso-serbet arriten, per
gjojase ardhjen e ooservueseve te OKB per ta vizituar e shkikuar situaten
ne Kosove, shenon nje hap kolosal diplomatik dhe nje krijim te situatave te
reja. Gjeer tani Rusija ishte e vetmuar me qendrim ekplicit te mos pajtimit
me Planin e Ahtisaarit e jo edhe te vurjen e vetos. Tani pas shtyrjes se
shqyrtimit te ketij plani ne OKB, filluan te paraqiten zhurma dhe zera te
ri. Kancelari Austriak, ishte befasi e madhe per palen shqipetare, kur duke
mos e perkrah planin e Ahtisaarit thot ate qe thot Rusia: "Duhet qe me
zgjidhjen finale te statusit te Kosoves te pajtohen edhe Serbia edhe
Kosova". Me qe kjo eshte aq absurde sikur te mundohesh ti mbajsh se bashku
ne nje vende dhe te pa ndyshuara akullin dhe zjarrin, ne gjuhen diplomatike
kjo do te thote qe te kenaqen kerkesat e pales serbe, ne dam te kerkesave
shqipetare.
Ardhja e vizitoreve nga OKB tani eshte farse nga se ata nuk munde te shohin
me mire se sa monitorimi I vazhdueshem I kujt? I organeve te OKB te cilat
vazhdimisht qeverisin Kosoven. Cdo kush e din, qe ata per nje vizite te
shkurter nuk munde te shohin me mire se sa sheh Ryke me tere aparatin e tij
administrative, zyrtare I deleguar nga OKB-ja I cili raporton vazhdimisht ,
ne menyre profesionale pas monitorimeve dinamike te vazhdueshme.
Pas nje pune profesionale qe poashtu ishte e percljellur me monitorime te
nevojshme te ekipitit te Ahtisaarit te zgjedhur nga OKB, pas nje perkrahje
unanime te tij nga te gjitha organet relevante te OKB dhe BE, Grupit te
kontaktit, pjese e se ciles eshte edhe Rusija, ndodhe dicka e cuditeshme.
Kur Ahtisari me ekipin e tij pas nje pune shum profesionale per ma se nje
vjet, ne koordinim te vazhdueshem me organet e OKB dhe faktoret tjetre
relevant, propozon nje pavarsi te Kosoves, Ruso -serbet kane nje qendrim qe
vertet duket aq i cuditeshmem sa edhe naiv. Thone:"eja te ia nisim lojes nga
e para". Gjajase Ahtisari nuk paska punuar ne menyre profesionale tere
kohen, edhe pse deri ne momentin e fundit flisnin per qendrimin e tij
professional.

Pikerisht ne kete qendrim te diplomacies serbo-ruse qe duket naive; me
kerkese qe te vazhdohen bisedimet, meshihen qellimet e fundit plitike.
Bisedimet e ketilla I paten provuar Kuqani, Tuxhmani, Izetbegoviqi, I patem
provuar ne Rambuje te ngjajshme, I provuam nje vite gjate aktivitetit te
Ahtisaarit. Nuk jane naiv serbo-Ruset aq sa te kuptojne qe me Serb nuk ka
bisedime, kete e vertetuan edhe Malazezet me ndarjen e tyre. Ne mesin e
ketyre qendrimeve meshihen aspiratat politike te cilat tanime po i shprehin
me zhargonin e tyre politike Koshtunica dhe Tadiqi. Ata thone qe "nuk e
lejojne dot humbjen e 15 % te teritoreve te Serbise" mendojne ne Kosoven.
Ata e dijne qe kurr ma serbija nuk do ta qeverise Kosoven dhe shqipetaret e
saje, por tani ne kete menyre ata vejne ne pah fjalen qeles "territoret". Se
fundi cdo politikan serb tani e ka te njohur qe nuk munde te jetoje me
shqipetaret, pasi as me Malazezet nuk mujten te jetojne ( edhe pse kishin
nje gjuhe, nje tradite, nje fe, nje origjine familjet dhe jeten e perzier)..
Statistikat e fundit tregojne qe studentat serbe te testuar, treguan qe
munde te jetojne me me zezake, rome, musliman e tj, por kurrsesi jo me
shqipetare. Pra serbet nuk e done bashkejetesen me shqipetaret. . Eshte
shum e kjarte qe bashkejetase e ardhshme disa dekadash me shqipetaret nuk iu
pershtatet nga se duke marre parasysh natalitetin e shqipetareve dhe plakjen
e populates serbe, perqindja e shqipetareve do ti tejkalonte ne nje te
ardhme jo fort te larget Ata done qe shqipetaret te iu ndahen, por te lene
token e tyre. A nuk eshte kjo vijimsi e politikes se Milosheviqit? Meqe tani
eshte fjala per teritore, vjen pyetja ne cilat teritore aludojne serbet?
Pevec pjeses veriore te Kosoves te cilen ata vec e kontrollojne dhe e
konsiderojen si qeshtje e te perfunduar ne favor te tyre ata tani shpalosen
edhe pjesen tjeter te strategjise. Ne deklaratat e fundit thuhet qe plani
Ahtisaarit, nuk duhet te vdese, por te jete baze per vendime tjera te
avancuara. E shprehur ne menyre transparetnte do te thote qe marraveshja e
arriture qe mira e mira hektare toke te kishaves dhe lokaliteteve serbe te
lidhura te trajtohen teritore serbe, te cilat edhe ashtu jane te garantuara
me garanca ndekombetare te iu mbeten de fakto pasuri dhe teritore serbe
sipas Marraveshtjes Ahtissaar.
Ky eshte kulaqi politik te cilen Serbo-Ruset po e zbatojne dhe te cilin kane
filluar ta perkrahin nje numer shtetesh europjane por edhe aziatike,
afrikane e gjetiu.
Duke pare keto ambicje te pangopesise se pakufishme, sebo-ruse ambasadori
Gjerman ne Beograd keto dite humbi durimin e tij. Ne menyre troqe dhe pa
diplomaci por me fakte te verteta historike I tha pales serbe qe duhet ta
pranojne planin e Ahtisarit, se Kosova para vitit 1912 nuk ishte teritor I
tyre, se edhe Vojvodina eshte pjese e okupuar nga Hungarezet, nese
vazhdojne keshtu edhe teritori I Sanxhakut ka mundesi te ju ndahet.
Duke marre parasysh strategjine dhe qellimet politike te pales serbe mendoj
qe pala shqipetare duhet te kete startegji te pershtatshme e cila konsiston
de disa pika relevante:
a) Qe sikurse edhe gjertani ta ruaj miqesisne me SHBA dhe shtetet e
perendimit te cilat e kuptuan esencen e problemit , pangopshmerine serbe dhe
hallet e shqipetareve.
b) Te deklarojn haptas qe plani I Ahtisarit bie poshte nese pala sebe
nuk e pranon paketen komplete te ketij plani, ku perfshihet Mitrovica dhe
teritoret veriore te Kosoves.
c) Nese do te insistohet qe Leposaviqi dhe pjesa tjeter veriore me
perqindje te madhe serbe t'i bashkohen Serbise, atehere Lugina e Presheves ,
Bujanovci dhe teritoret tjera te banuara me shqipetare qe ti bashkohen
Kosoves. Se fundi, sipas 1244 akoma jemi pjese integrale edhe me luginen e
Presheves apo Kosoves perendimore. Nese fillohet me ndarje te teritoreve, pa
tjeter teritoret shqipetare te Serbise apo Jugosllavise ti takojne tersise
se Kosoves.
d) Kishat orthodokse ne teritorin e Kosoves mbesin pjese e
padiskutueshme e Kosoves. Ndoshta te mendohet ne te ardhmen edhe per
shpalljen e autokefales se orthodokesve shqipetare ne Kosove. Kete po e bene
tani Mali I zi,pse mos ta bejme edhe ne ne Kosove. Ne kemi ekspert te
mesimeve orthodokse ne gjuhen shqipe dhe se meshen dhe sherbimet fetare
munde ti organionim, ne nje te ardhme edhe ne gjuhen shqipe ne kishat tona
orthodokse.
e) Pra keshtu te zbatohet parimi: cdo zoge kah qerdhja e tij. Parimi te
cilin e trasuan dhe po e zbaton pala serbe. Ne kete rast nese serbet
permendin mundesine e bashkimit te Republikes Serbska, na automatikisht te
kerkojme bashkimin me Shqiperine te Kosoves, teritoreve shqipetare ne
Makedoni, Mal te zi dhe Qameri. Nese Sanxhaku dhe Tutini kerkojne afrimin me
Shqiperine, gje te cilen disa Tutinas e permendin, te ju lejojme edhe atyre
nje gje te ktille, por pa insistinim tone.
Une mendoj qe pas qendrimeve kaq kembengulse dhe te rrezikeshme te pales
serbo-ruse, ka ardhe koha qe politikanet tane, pa ngurrim ti shpalojne edhe
keto alternativa politike, te numruara nga pika a) deri ke pika e), ne
kohen kur pala serbe po ngarende kah realizimi I qellimeve teritorjale ndaj
Kosoves.
Mbi te gjitha ne qendrimet politike te shqipetareve te theksohet URGJENCA E
ZGJIDHJES SE QESHTJES SE KOSOVES. Kjo urgjence le te trajtohet ashtu siqe
eshte nevoje e doemosdoshme qe buron nga te drejtat njerzore per ekzistence.
Nga se Kosovaret ne nji situate te ketille 8-vjecare jane jo ne prage te
varferise, por ne varferi te thelle. Te marrim shembell Gjakoven: prej 5
fabrikave te cilat punesonin mira e mira punetore, asnjera nuk punon qe nga
koha kur rexhimi serb I ndoqi punetoret nga puna. Te gjithe ata punetore dhe
mira e mira tjere te rritur ne nderkohe kerkojne buke, kerkojne kushte
elementare jetsore, kerkojene strehim dhe liri. Ngjajshem eshte edhe ne
komunat tjera kosovare. Nuk munde te iu thuhet ketyre punetoreve shqipetare
e njejta gje e perseritur per ma se nje dekade : shtergoni dhembet ,
shetrgoni rripat , duroni urine dhe varferine se po vjen liria. Kjo, pas nje
kohe kaq te gjate ka marre formen e nje demagogjije. Deri kur te durohet me.
Deri sa serbo-ruset dhe disa europjan me makinacionet politike ti realizoje
qellimet e tyre? Duhet te iu thuhet troq miqeve tane ne Amerike, Europe e
gjetiu qe demonstrantet qe shihen ne Rusi, Hungari, Ukraine e gjetiu ne
Europe kane kushte shum e shum me te mira se shqipetaret ne Kosove. Te iu
thuhet qe reagimet demoralizuese te shipetareve te uritur munde te jene me
te idheta dhe te pa kontrilluara, me qe I urituri nuk dine te kontrollohet.
Ne menyre te cektet apo fragmentare, disa oratore amerikane e indikojne kete
situate. Por duhet qe politikanet tane ta arikullojne dhe eksponojne nje
situate serioze te varferise kosovare ku gjendja ka tejkaliar cdo pike te
tolerimit.
Ma merr mendja qe keto fakte reale, nese shprehen ne menyre te artikulluar
dhe zeshem, jane me bindese se cdo demagogji e serbeve te cielt trajtuar ne
menyre relative me numrin e banoreve, ata kane teritor ndoshta me te madhin
ne Europe. Nese shprehet ne menyre te artikulluar me mekanizmat qe ketu
propozojme do ta kuptojne te gjithe ne Bote dhe Europe situaten serioze te
shqipetareve, edhe ata qe nuk done te kuptojne apo done te rishikojne per te
pa ate qe kane per qellim e jo realitetin do ta kuptoje qe nuk luhet ma me
realitetin e shqipetareve.