Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Opinione

Dienstag, 01. Mai 2007
AMERIKA ME BUKË, SERBIA GJENOCIDALE PRAPË ME GURË AMERIKËN! – DERI KUR AMERIKA DO TA TOLEROJË KËTË MONSTRUM TERRORIZUES ANTISEMITIST T’I CENOJË VLERAT
Von ajkashqiptare, 00:43

BAROMETRI DIPLOMATIK
Data: 04/07/2005 - 15:41
Prof.Dr. Mehdi HYSENI

RIBOTIM

* Derisa Serbia agresore nuk do të paguajë çmimin e shtrenjtë sikurse Iraku i Sadam Hyseinit, Ballkani do të jetojë në ethe të përjetshme të errësirës mesjetare serbo-bizantine .

* * ** Fatkeqësisht, këtë konstatim tonin e vërtetoi edhe ringjallja e sopatës së pandryshkur çetnike e kriminelit serb të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihjaloviqit, e cila e plandosi përdhe FLAMURIN AMERIKAN në Ravna Gorë të Serbisë, më 15 maj 2005(!!!)


Ky veprim vandal provokues antiamerikan sheshit provoi sesa (çentiko-fashistët serbomëdhenj të vojvodës Drazha Mihajloviq, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Vuk Drashkoviqit, të Nebojsha Çoviqit, si dhe të Kishës Ortodokse Serbe etj.) historikisht e “kanë dashur-mbështetur sinqerisht” Amerikën. Për më tepër, rasti i shkeljes dhe i përdhosjes së flamurit amerikan në Ravna Gorë, dëshmon sheshit se Serbia me gjithë zhurmën e saj deklarative në favor të proceseve transitive evropiane e rajonale, që është vetëm në funksion të rimëkëmbjes së saj ekonomike e asgjë më shumë, Amerikën dhe shqiptarët i konsideron si një nga armiqtë më të rrezikshëm dhe të paparashikuar të ekzistencës së saj kolonialiste dhe ekspanisoniste në Ballkan. Ky vandalizëm dhe destruksion i pashërueshëm i politikës pushtuese të Serbisë së Madhe, i orientuar dhe i praktikuar kundër Amerikës dhe shqiptarëve nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si rrezik permanent i institucionalziuar në doktrinën dhe në praktikën e qeverisë dhe kishës serbe, që në mënyrën më të paturpshme dhe më tinzare (duke u shërbyer me gënjeshtra dhe me akuza të fabrikuara në llogari të së vërtetës historike mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike dhe shqiptarët në Ballkan) synon dhe vepron pareshtur për ta distancuar Amerikën nga aleatët e saj shqiptarë, vetëm për vetëm që pikësëpari Kosova edhe më tej të mbetet si koloni e paprekur e SMZ-së. Këtë koncept politiko-strategjik serbomadh, i fokusuar në afat të gjatë për “bombardimin” e aleancës shqiptare-amerikane në Ballkan, e ilustron edhe ky shembull karakteristik i diplomacisë kolonialiste serbomadhe, i shprehur nga kryeshefi i diplomacisë së Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, Vuk Drashkoviq: “ Nëse Kosova fiton pavarësinë e saj, atëherë ky automaizëm në të njëjtën kohë nënkupton edhe pavarësinë e Republikës Serbe në Bosnjë” (“Vjesnik, 1.07.2005). Edhe pse dioptrina diplomatike e mjegulluar e Vuk Drashkoviqit nuk i sheh, as nuk i njeh parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare mbi vetëvendosjen e kombit shqiptar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike, të kolonizuar nga Serbia dhe Mali i Zi, simetria e pavarësisë së Kosovës me atë “Republika srpska” nuk ka asnjë element a parim ndërlidhës (qoftë në kuptimin historik, territorial dhe etnik, qoftë në atë juridik ndërkombëtar), sepse “Republika srpska” minoritare është krijuar me terror dhe me gjenocid serbomadh të Radovan Karaxhiqit, të Ratko Mladiqit dhe të Slobodan Milosheviqit në kurriz të qenies nacionale dhe territoriale të kroatëve dhe të myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërkaq, Kosova me popullsinë e saj indigjene shqiptare mbi 90% , që nga vitet 1878 dhe 1912-1913, është shkëputur nga territori e njësuar i Shqipërisë Etnike, në saje të politikës dhe të luftërave aneksioniste gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi, të ndihmuara nga aleatët tradicionalë të Fuqive të Mëdha të Evropës (Rusia dhe Franca). Shkurt, Kosova është problem kolonial qindravjeçar, zgjidhja e vetme së cilit është pavarësia e pashmangshme, që nënkupton rikthimin e saj në integralen e kufijve natyrorë dhe historikë të Shqipërisë Etnike. Ndërkaq, “Republika srpska” është antitezë e paradigmës së Kosovës, sepse historikisht nuk ka qenë kurrë pjesë integrale e territorit etnik të Serbisë, as krahinë, as republikë e pavarur serbe, veçse një minoritet serb në një territor të përbashkët kroato-boshnjak. Prandaj, çdo paralele e tërhequr si simetri e pavarësisë së Kosovës me atë të “Republika srspka” është e gabuar dhe e pajustifikueshme si në aspektin historik, ashtu edhe në atë juridik ndërkombëtar, pavarësisht nga aspiratat e politikës gjenocidale serbomadhe dhe të aleatëve të tyre të “paudhëzuar”, që të krijojnë edhe në Serbi në Bosnjë e Hercegovinë në llogari të kontestimit apo të njohjes së pavarësisë së ligjshme dhe të domosdoshme të Kosovës.

Asimetria e partnerizmit serbo-amerikan

Ky fenomen nuk mund shpjegohet as të justifikohet mbi asnjë bazë (pa marrë parasysh projektet e interesave të dikurshme dhe të sotshme të hegjemonizimit dhe të kolonializmit serbomadh në Ballkan, për realizimin e të cilave qeveria dhe kisha serbe në vazhdimësinë historike kanë synuar ta kenë edhe mbështetjen e Amerikës. Mirëpo, kjo “llogari pa hanxhiun” e Serbisë së Madhe, mori fund me bombardimin e saj nga Amerika dhe nga aleatët e saj të NATO-s, më 24 mars-10 qershor 1999, si rrjedhim i parandalimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë) po qe se nuk merren në konsideratë këta dy faktorë vendimtarë: (1) GJENI DEMOKRATIK AMERIKAN dhe (2) GJENI ANTISEMITIST(RACIST) SERBOMADH. Si rrjedhim, se gjeni demokratik amerikan në asnjë segment të tij nuk është komplementar dhe, nuk e njeh gjenin antisemitist serbomadh, edhe erdhi në shprehje marrja nën mbrojtjen direkte morale, humanitare, ekonomike, ligjore dhe ndërkombëtare e viktimave shqiptare, kroate dhe myslimane nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, këtë akt human, demokratik dhe qytetërues në dimensione të përbotshme, që është në funksion të ndërtimit të lirisë, të pavarësisë, të zhvillimit, të demokracisë dhe të paqes së popujve të terrorizuar nga gjenocidi kolonialist i SMZ-së, qeveria e sotme “demokratike” e Beogradit dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk do ta harrojnë kurrë (edhe pse këto në “frymën demokratike-internacionlaiste” po i vardisen Amerikës, në mënyrë që të marrin “bekimin” e saj për ta rikthyer Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Madhe) se ai akt ishte “agresion” kundër Serbisë dhe serbëve. “Jusitifikimi” vetëm mbi bazën e zanafillës psikopatologjike të gjenit antisemitist serbomadh, që në çdo kontekst e përjashton logjikën e arsyes së gjenit demokratik amerikan. Kjo ka qenë shkaku dhe arsyeja kryesore pse çetnikët e legalizuar dhe të dekoruar të Drazha Mihajloviqit, përkatësisht të Vuk Drashkoviqit e shkelën në mënyrë barbare dhe provokuese flamurin amerikan në Ravna Gorë, më 15 maj të vitit 2005.


Çetniku Drazha Mihajloviq

Pikërisht fenomeni i asimterisë së gjenit demokratik amerikan vë në dukje faktin se Serbia nuk ka asgjë të përbashkët me tradicionalen, as me të sotmen demokratike e qytetëruese të Amerikës, por me gjenin antidemokratik dhe antiperëndimor të Rusisë cariste-komuniste-“demokratike” me ndihmën e së cilës në shekuj ia ka arritur që ta kultivojë “dialektikën parimore” të gjenit antisemitist në ndryshimin e hartës gjeopolitike të Ballkanit, duke iu grabitur territoret indigjene të Shqipërisë Etnike (50%), të Kroacisë dhe të Hungarisë.

Pra, pse çetnikët e pasardhës së kriminelit Drazha Mihajloviq, të organizuar dhe të indoktrinuar nga Vuk Drashkoviqi nën flamurin nacionalshovinist serbomadh dhe, sipas ligjit të zyrtarizuar shtetëror të Serbisë së Vojislav Koshtunicës, e kanë përbaltur flamurin amerikan, ( duke e shkelur me këmbë, e pastaj, kinse, duke ngritur prapë në shtizën e tij, si provokim i dyfishtë i amalgamës pluraliste çetnik-fashiste) dhe jo edhe flamurin e Anglisë dhe të Francës, ndër arsyet kryesore është: ASIMETRIA E GJENIT DEMOKRATIK AMERIKAN DHE E GJENIT RACIST SERBOMADH. Prandaj, si në aspektin e filozofisë historike, ashtu edhe të asaj politike, demokratike dhe juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, këto dy fenomene të asmimetrisë së theksuar e përjashtojnë njëra-tjetrën. Kështu që, si në planin afatgjatë, ashtu edhe në afat të shkurtër politika zyrtare e Serbisë nuk ka gjasë reale, që për interesa të saj imperialiste në Ballkan, ta përfitojë si partner “ të natyrshëm” Amerikën. Sado dhe, në çfarëdo forme qoftë le të shtiret para Amerikës politika strategjike e Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi, si “engjëll i bardhë a zi”, fenomeni antisemitist serbomadh antiamerikan dhe antishqiptar, tanimë është “lexuar” në hollësi dhe është ndëshkuar ligjërisht nga Amerika dhe NATO-ja. Për më tepër, këtë fenomen e ka të qartë jo vetëm Amerika dhe Evropa, por tërë bota demokratike dhe e qytetëruar. Për këtë arsye, ka ardhur koha që, edhe politika gjenocidale e SMZ-së, të heqë dorë nga “politika e llotarisë” së saj në disfavor të interesave strategjike të Amerikës në Ballkan ngase është mjekuar përgjithmonë sëmundja patologjike e gjenit antisemitist serbomadh nga gjeni demokratik amerikan. Këtë duhet ta kenë pasur të qartë si qeveria e Beogradit, ashtu edhe Kisha Orotodokse Serbe, ndryshe çdo potez i gabueshëm i politikës së tyre të njësuar, ka gjasë të rindëshkohet në mënyrë edhe më të ashpër dhe, më të merituar sesa në vitin 1999 nga NATO-ja. SMZ-ja nuk duhet të ushqejë iluzione të kota “ duke parë ëndrra në diell”, se një ditë do të gjejë gjuhë të përbashkët me gjenin demokratik dhe human amerikan, pavarësisht se kush e drejton Amerikën, republikanët e Xhoxh W. Bushit, apo nesër demokratët. Kjo është krejt njësoj, sepse si administrata republikane, ashtu edhe ajo demokratike emërues të përbashkët kanë GJENIN DEMOKRATIK AMERIKAN, që në mënyrë flagrante përjashton GJENIN ANTISEMITIST SERBOMADH, si dhe çdo antitrup me primesa antidemokratike dhe anticivilizuese të fenomenit patologjik-paranoid serb, pavarësisht se në cilat meridiane të botës shfaqen ato as sot apo nesër. Këtë argument të pakundërshtueshëm e provon edhe miratimi unanim i Rezolutës nr.134 së Senatit Amerikan (22 qershor 2005) në shenjë rikujtimi dhe denoncimi të gjenocidit serbomadh në Srebrenicë këtu e dhjetë (10) vjet më parë(1995).

Legalizimi dhe rehabilitimi i Lëvizjes famëkeqe
çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit-justifikimi absurd
i krimeve gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit

S’ka dilemë se vampirizimi i historisë së disfatave politiko-ushtarake të projekteve kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë së Madhe, që identifikohet me programin dhe me veprën kriminale të Lëvijzes çetnike të Drazha Mihajloviqit, ndër të tjera, në një mënyrë dëshmon edhe rehabilitimin e politikës gjenocidale të SMZ-së agresore të Slobodan Milosheviqit. Argument i pakundërshtueshëm i këtij konkluzioni është rikthimi i PAJUSTIFIKUESHëM i Serbisë agresore të kriminelit Slobodan Milosheviq në bashkësinë ndërkombëtare (OKB, OSBE etj.). Pikërisht, një rehabilitim i SMZ-së blanko, antihuman, antiligjor, antidemokratik dhe anticivilizues nga institucionet dhe faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, ka ndikuar dhe, pa dyshim do të ndikojë negativisht në rivendosjen e marrëdhënive normale ndërfqinjësore të Serbisë me Kosovën, si dhe me shtetet e tjera fqinje në rajon. Posaçërisht, “regjimi demokratik” i identifikuar me pasardhësit e kriminelit Slobodan Milosheviq, siç janë Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviq, Boris Tadiq dhe Nebojsha Çoviq etj., po përdorë të gjitha mjetet propagandistike dhe politike, duke u shtirur deklarativisht me “sinoniminë pluraliste, demokratike, integruese dhe paqësore” për të hyrë me çdo kusht nën “ombrellën mbrojtëse” të interesave të politikës strategjike të SHBA-së në Ballkan. Në thelb, të gjitha përpjekjet e këtilla të serbomëdhenjve kanë karakter amoral, antiligjor, antipaqësor, antidemokratik dhe eufemistik, që kanë për qëllim ta “përpunojnë” dhe përvetësojnë Amerikën, në mënyrë që kjo si superfuqi botërore ta ketë marrë nën mbrojtjen direkte Serbinë kolonialiste, ashtu sikurse ka vepruar dhe, edhe sot po vepron “Rusia-nënë” e Serbisë. Mirëpo, pavarësisht nga kjo aspiratë qëllimkeqe dhe iluzore e krerëve të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë së ligjësuar çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit, Amerika, në asnjë formë (pavarësisht nga gjeneza shekullore e “menysë” së kërkesave dhe të dëshirave të shkreta të sistemit kolonialist serbosllav në Ballkan) nuk mund t’i konkurrojë “Rusisë-nënë”, që t’ia adoptojë foshnjën e saj serbe, sepse ajo është pjellë e saj si në kuptimin nacional, religjioz, kulturor, racor, ashtu edhe në atë civilizues sllav, që nuk ka asnjë element të përbashkët me vlerat thelbësore të kombëtares, të kulturës, të religjionit, të gjuhës dhe të civilizimit as të Amerikës, as të Evropës Perëndimore. Në këtë vështrim, politika, as diplomacia amerikane nuk ka se çka të jetë konfuze a të hezitojë, kur është fjala për deshifrimin e politikës së interesave “nacionale dhe demokratike” të Serbisë, sepse ato janë të lidhura ngushtë vetëm interesat afatgjata të sferës së interesit serbosllav në Ballkan, historikisht të dirigjuara dhe të konsumuara nga Rusia cariste-komuniste e dikurshme dhe e sotshme.


Krimineli Millosheviq

Sa më sipër, Serbia e Madhe e dikurshme çetniko-fashiste e Drazha Mihajloviqit, dhe Serbia e Madhe e sotme gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe e Vuk Drashkoviqit, në asnjë kuptim nuk mund të jenë kurrfarë paradigme, as kurrfarë partneri i kapshëm për agjendat politiko-demokratike, paqësore dhe strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës as në Ballkan, as në Evropë dhe, në asnjë skaj të botës, sepse Serbia dhe Mali i Zi në kuptimin e tradicionales historike janë foshnja të krijuara nga epruveta e sferës së interesit të Rusisë në Ballkan dhe në Evropë. Se në çfarë stadi është ruajtur konstanta historiko-politike dhe religjioze e tradicionalizmit rus ndaj serbëve, malazezëve dhe ndaj sllavëve të tjerë të jugut në Ballkan, këtë e provon edhe pjesëmarrja dhe mbështetja direkte dhe indirekte (në njerëz, arsenal ushtarako-luftarak) e Rusisë “demokratike” e Boris Jelcinit në të tre agresionet gjenocidale të SMZ-së kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Këtë pohim e vërteton ky shembull konkret i gjenocidit serbomadh (të cilin edhe Rezoluta e Senatit Amerikan Nr.134, 22 qershor 2005, e ka cilësuar si të tillë): “...Politika e agresionit dhe e pastrimit etnik, e kryer nga ana e forcave serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë në periudhën e viteve 1992-1995 me ndihmën direkte të pushtetit Republikës Federale Jugosllave (Malit të Zi dhe Serbisë), solli në përndjekjen e mbi 2 milionë njerëzve, rreth 200 mijë të vrarë, me dhjetëra-mijëra të dhunuar ose të torturuar në forma të ndryshme, si dhe granatimin permanent dhe sulmet snajperiste kundër civilëve të pafajshëm në Sarajevë dhe në qendrat e tjera urbane. Duke i rikujtuar viktimat e Srebrenicës, Senati Amerikan e vë në dijeni tërë botën se nuk ka harruar se çfarë ka ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë para dhjetë vitesh, duke i dërguar mesazhin e qartë se krimi duhet të ndëshkohet, kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë ta mbështetin pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Bosnjës dhe Hercegovinës.” (“Vjesnik”, 1.07.2005)..

Për të evituar reprizën e këtij rreziku potencial serborus, që drejtpërdrejt e kanos jo vetëm Kosovën dhe shqiptarët, por edhe paqen, sigurinë, demokracinë dhe integrimin e Ballkanit, politika strategjike e SHBA-së, do të duhej të përqendrohej pikësëpari në demaskimin e ligjshëm dhe human të politikës pushtuese dhe grabitqare të SMZ-së ndaj shteteve të dëmtuara fqinje (Kroacia, Hungaria dhe Shqipëria). Serbia nuk meriton të mbështetet në asnjë mënyrë nga Amerika dhe nga aleatët e saj lojalë, sepse, edhe me tre gjenocidet e saj të fundit (1990-1999), ka dëshmuar botërisht se lufton kundër interesave vitale të Amerikës si në dimensione të rajonit ballkanik, ashtu edhe në ato evro-ndërkombëtare. Këtë orientim praktik të politikës armiqësore të SMZ-së kundër Amerikës, e ka dëshmuar edhe e bombardimi luftarak 78- ditor i saj nga ana e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO-s), i cili u bë me iniciativën dhe me pjesëmarrjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast shpëtuan shqiptarët dhe Kosovën nga hollokausti serbomadh çetnik. Ky është edhe një argument më shumë, të cilin politika dhe propaganda nacionalshoviniste çetniko-fashiste serbomadhe, do ta shfrytëzojë si “alibi” për “ denoncimin e mundshëm” dhe distnacimin e saj nga kursi i politikës paqësore amerikane në Ballkan dhe në mbarë botën. Ky qëndrim negativ dhe primitiv, anakronik dhe irracional i politikës perfide “me dy tehe” të Serbisë ndaj Amerikës, përfundimisht do të zbardhet, po qe se Kosovës me të drejtë, do t’i njihet statusi i pavarësisë nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj. Mirëpo, si do që të jetë e ardhmja e statusit të Kosovës, politika serbe, as Serbia nuk kanë asnjë gjasë, që të amnistohen ligjërisht dhe moralisht nga të gjitha krimet e kryera të terrorit gjenocidal të tyre në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë, sepse sipas së drejtës ndërkombëtare ato nuk parashkruhen, pavarësisht nga ndryshimi i regjimeve politiko-shtetërore në Serbi dhe në Mal të Zi. Këtë konstatim tonin e provon dhe e justifikon edhe miratimi i Rezolutës Nr.134 i Senatit Amerikan lidhur me denoncimin e gjenocidit serbo-çetnik në Srebrenicë të Bosnjës, sipas së cilës , pritet të nxirren para ligjit dhe drejtësisë ndërkombëtare të gjithë aktorët e atij akti të shëmtuar antinjerëzor dhe anticivilizues, të kryer nga forcat militare dhe paramilitare serboçetnike kundër 10000 mijë viktimave të pafajshme civile myslimane. Prandaj, Serbia dhe serbët nuk duhet të mashtrohen, duke e gënjyer vetveten dhe aleatët e tyre të shkretë, se Amerika do t’i marrë në mbrojtje, duke i rehabilituar nga krimet e luftës, nga politika e agresionit dhe nga spastrimi etnik i qindra-mijëra viktimave civile shqiptare, kroate dhe myslimane në hapësirat e ish-RSFJ-së.

Gjeni antisemitist çetniko-fashist nuk njeh dekorata meritore të gjenit demokratik amerikan(!)

Si thotë fjala e urtë popullore: “Qenit të keq kot qiti, ai prapë të ha, sepse është qen i keq”. Prandaj, si në kuptimin e së përgjithshmes, ashtu edhe asaj të së veçantës, “qeni i keq” kurrsesi nuk meriton të shpërblehet nga askush qoftë edhe për “ndonjë meritë rasti” të tij për t’i shpëtuar të tjerët, sepse ai nuk bën atë për shkak të ndonjë humanizimi, por thjesht për shkak të “hesapeve” të tij personale, se si të shpëtojë vetë nga borxhet që ua ka të tjerëve dhe, të ngopet e të jetojë në kurriz të tjerëve. Kjo është filozofia e thjeshtë pse krimineli Drazha Mihajloviq i ka shpëtuar “500 pilotët amerikanë” me rastin “e avarisë” së aeroplanit të tyre nga armiqtë nazifashistë-aleatët e Lëvizjes çetnike Serbe në territorin e Serbisë. Më pastaj, hitoria e pasluftës së dytë botërore e ka vërtetuar se ai akt nuk është bërë për hir të parimit të ndjenjës së humanizmit, as të parimit demokratik internacionalist, por për hir të kombinacioneve të çetnikëve me partizanët për t’i këmbyer robërit e tyre, si dhe për t’i shpëtuar denoncimit të fundit nga forcat triumfuese antifashiste si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

* * *

“Qenin plak dhe të ri” çetniko-fashist barbar serb, kot le ta dekorojë AMERIKA dhe bota DEMOKRATIKE, ai prapë të ha, nuk njeh arsye, as mëshirë, as humanizëm, as internacionalizëm, sepse me shekuj është mësuar mbrapshtë, të ushqehet me gjakun e viktimave të pafajshme njerëzore josllave (kroatë, shqiptarë dhe myslimanë), nuk njeh kurrfarë vlerash njerëzore, qytetëruese as demokratike, sepse udhëhiqet nga instinkti atavist i pangopshëm, si dhe nga paranoja kolektive se vetëm serbosllavët në Ballkan e kanë të “drejtën e rezervuar” nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, të jetojnë të lirë dhe të pavarur në kurriz të shqiptarëve dhe të tokave të tyre etnike të kolonizuara, e jo nga arsyeja e shëndoshë njerëzore e humanizmit. Këtë konkluzion tonin e provon sheshit edhe gjenocidi i fundit (1990-1999) i Serbisë së pasardhësve të kryekriminelit të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajloviq: Slobodan Milosheviq, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq, Momçilo Krajishnik, Bilana Plavshiq, Vojislav Sheshel, Vuk Drashkoviq, Zhelkjo Razhnjatoviq-Arkan dhe i qindra kriminelëve të tjerë serbomalazezë, të cilët për ta vazhduar dhe, njëherit për ta shpërblyerë për së vdekuri ideologjinë dhe veprën çetniko-fashiste të “patriotit më të madh serb”, Drazha Mihajloviqit, e dogjën në themel : Vukovarin e Kroacisë, Srebrenicën e Bosnjës (me mbi 10000 mijë myslimanë: gra, fëmijë, burra, djem dhe pleq i kanë masakruar mizorisht në sy të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare) dhe Kosovën.


Çetniku Shesheli

Ajo çka është më e tmerrshme dhe, dot e pajusitifikueshme për të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare, vepra kolektive gjenocidale e Serbisë dhe e Malit të Zi ende nuk është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare (!?) Në vend se drejtësia dhe ligji ndërkombëtar ta thoshin fjalën e tyre meritore, sikurse në rastin e dënimit të Gjermanisë nazifashiste (1945), bashkësia ndërkombëtare bën gabimin e papërmirësueshëm e amniston dhe e rehabiliton Serbinë dhe Malin e Zi gjenocidal, duke i rikthyer në: Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në OSBE, si dhe në strukturat integruese të Bashkimit Evropian etj. Ky akt antimoral, antijuridik dhe antidemokratik është i papranueshëm si për të drejtën humanitare ndërkombëtare, ashtu edhe për Rendin e Ri Botëror, sepse në mënyrë hipokrite dhe për interesa të ndryshme gjeostrategjike dhe ekonomike të fuqive të mëdha evropiane janë sakrifikuar jetët e njerëzve të pafajshëm në hapësirat josllave të ish-RSFJ-së, duke e lejuar Serbinë dhe Malin e Zi pothuajse një decadë të plotë, të ushtrojë hollokaustin e saj mbi kroatët, myslimanët dhe shqiptarët. Këtë indifference dhe antihumanizëm të Evropës demokratike dhe integruese ndaj hollokaustit serbomalazez, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, ndoshta mund ta “justifikojë” vetëm “diplomacia preventive” e KS të Kombeve të Bashkuara e Kofi Annanit, por jo assesi asnjë dispozitë, as paragraf i Kartës së OKB-së, si dhe asnjë normë, as rregull e drejtësisë ndërkombëtare, as e rendit pozitiv juridik ndërkombëtar. Këtë padrejtësi ndaj viktimave të theksuara joserbe të Serbisë dhe të Malit të Zi, në sy të gjithë botës demokratike e përparimtare, e rikonfirmoi rikthimi i këtyre dy shteteve agresore në gjirin e OKB-së (!?) Pikërisht një rehabilitim i këtillë absurd, antiligjor dhe antihuman ka ndikuar dhe po ndikon me të madhe që edhe qeveritë “demokratike” të Serbisë në krye me Vojisllav Koshtunicën, Nebojsha Çoviçin, Tadiqin etj., të vazhdojnë të njëjtin kurs të ashpër me të njëjtat rekuizita të ideologjisë çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit, përkatësisht të Slobodan Milosheviqit. Këtë konstatim tonin e vërteton edhe nxjerrja e ligjit nga ana e Parlamentit të Serbisë sipas të cilit është rehabilituar dhe ligjësuar vepra jetësore gjenocidale nazifashiste e Lëvizjes çetnike të Drazha Mihajloviqit. Në saje të këtij ligji, që është produkt i ideologjisë çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit, edhe është mbajtur tubimi në Ravna Gorë, si tubim shtetëror i Serbisë, me ç’ rast shefi i diplomacisë së Serbisë dhe Malit të Zi, ishe figura qendrore e organizimit dhe e mbajtjes së atij manifestim me karakter gjithëçetniko-fashist dhe antidemokratik.


Shovinisti Drashkoviq

Simetria e ideologjisë nacionalshoviniste e Drazha Mihajloviqit=Slobodan Milosheviqit dhe e Vuk Drashkoviqit në favor të zgjerimit të Serbisë së Madhe

Sipas pohimit të kryediplomatit serbomalazez, Vuk Drashkoviq: “Drazha Mihajloviq dhe lëvizja e tij çetnike ishin antifashistë, duke qenë se nuk kishin pranuar që të nënshkruajnë kapitullimin e Serbisë, si dhe ta hduhin në baltë flamurin e ushtrisë çetnike serbe në vitin 1945”(“Glas javnosti”, 16.05.2005). E vërteta historike, është krejtësisht ndryshe= Dragolub Drazha Mihajloviq së bashku me lëvizjen e tij çetnike dhe me kollaboracionistët e tjerë ishin në anën e mbrojtjes së fashizimit së bashku me qeverinë kuislinge serbe të Beogradit, e cila ka nënshkruar kapitullimin e saj.

Ngritja e tre flamujve të: Amerikës, Anglisë dhe të Francës së bashku me flamurin serbomalazez shtetëror në Ravna Gorë, ishte një provokim i rëndë për historinë dhe për luftën triumfuese të këtyre tre shteteve në aleancën e përbashkët antifashiste mbi nazifashizmin hitlerian. Në tubimin e çetnikëve fashistë serbomëdhenj në Ravna Gorë për ta përkujtuar gjeneralin e tyre - monstrumin nazifashist Drazha Mihajloviq, i cili së bashku me lëvizjen e tij çetnike famëkeqe , gjatë Luftës së Dytë Botërore, në emër të doktrinës së shenjtë politiko-religjioze të “patriotizmit” të Serbisë së Madhe (ashtu siç veproi me gjenocidin e tij, edhe pasardhësi i tij Slobodan Milosheviqi në shfarosjen e kroatëve, të shqiptarëve dhe të myslimanëve gjatë viteve 1990-1999), ka ushtruar gjenocid të paparë ndaj shqiptarëve në Kosovë, ndaj kroatëve në Kroaci, si dhe ndaj myslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë. Si rrjedhim, Gjykata Supreme Ushtarake e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, më 18 korrik 1946 e dënoi me pushkatim së bashku me 9 kryekriminelë të tij çetniko-fashistë:” Drago Jovanoviq, Tasa Deniq, Mladen Zhujoviq, Radoslav Radiq, Milan Glishiq, Velibor Joniq, Gjuro Gjokiq, Kosta Mushicki, Boshko Pavloviq”(Politika, 26.03.2005). Kjo është e vërteta historike e “lëndës” ideologjiko-politike dhe ushtarake e “Lëvizjes çetnike”, të udhëhequr nga Drazha MIhajloviq. Ai nuk ishte as antifashist, as demokrat, as humanist, por një tiran, një reaksionar idiot, një kolaboracionist kuisling çetnik, i rreshtuar në anën e Aleancës nazifashiste të Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit. Historikisht, moralisht, ligjërisht dhe demokratikisht “portreti” ideologjiko-politik dhe luftarak fashist i Drazha Mihajloviqit dhe i “Lëvizjes çetnike” të tij, nuk kanë ama asnjë lidhje me historinë, me demokracinë dhe me vlerat e tjera antifashiste liridashëse dhe të qytetërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i saj deri më sot.

S’ ka dilemë se dorëzimi i dekoratës “Order of merit” vajzës së kriminelit të Luftës së Dytë Botërore, komandantit të çetnikëve, Drazha Mihajloviq në prag të festimit të 60-vjetorit të fitores së Koalicionit Antifashist mbi nazifashizimin, është një paradoks historik dhe politik, që nuk përputhet me realitetin e rendit të dikurshëm, as të sotshëm historiko-politik dhe demokratik ndërkombëtar. Këtë e ka vërtetuar historia e Luftës së Dytë Botërore, si dhe historia e derisotme, se politika, as diplomacia, as demokracia amerikane nuk kanë asgjë të përbashkët me ideologjinë dhe me praktikën politike të fashizmit çetnik serb të Drazha Mihajloviqit. Jusitifkimi zyrtartarëve të Demartamentit Amerikan, se medalja e theksuar, dorëzuar pasardhësve të Drazha Mihajloviqit, nuk ka kurrfarë lidhje me politikën e sotme amerikane, por është me bazë historike, që ka të bëjë me shpëtimin e 500 pilotëve amerikanë nga ana e forcave çetnike të Drazha Mihajloviqit. Për këtë akt shpëtues, ish-presidenti i Amerikës, Harry S. Truman, e ka shpërblyer Drazha Mihajloviqin me “Medalen për Merita” qysh në vitin 1948. Mirëpo, për shkaqe të pasqaruara kjo deklaratë ka qenë e “konservuar” në sirtarët amerikanë pothuajse 60 vjet. Duke mos hyrë në motivin dhe justifikimin politik të politikës amerikane pse është nominuar dhe, pse i është dorëzuar vajzës së Drazha Mihajloviqit dekorata e theksuar, momenti i dorëzimit të saj në vigjiljen e 60-vjetorit të fitores mbi fashizmin, ishte një provokim i pajustifikueshëm për vlerat ndërkombëtare të antifashizmit. Për më tepër, dorëzimi i tij është bërë në kohën më delikate, politikisht jooportune, kur vetë Amerika dhe Evropa Perëndimore janë duke bërë përpjekje maksimale, që të gjejnë kompromisin për të pajtuar të pamundurën-gjenocidin çetniko-fashist serbomadh me të mundurën-luftën e drejtë çlirimtare mbrojtëse të kroatëve, myslimanëve dhe të shqiptarëve. Pikërisht ky paradkos absurd dhe i pajustifikueshëm si mbi bazën historike, politike dhe morale, është pjellë e drejtpërdrejtë e veprës gjenocidale kriminale të Drazha Mihajloviqit, të cilën e zbatoi me përpikëri dhe në mënyrën më mizore pasardhësi i tij kriminel, Slobodan Milosheviq me soldateskën e tij gjenocidale kundër shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve, si dhe kundër njerëzimit dhe të së drejtës ndërkombëtare.
______________

[Permalink]


Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.