Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Të ndryshme

Montag, 07. Mai 2007
Sa shumë të huaj me origjinë shqiptare!!
Von ajkashqiptare, 00:47

       

                             Shkruan: Koço DANAJ

Na duhet të flasim dhe të argumentojmë sot, përse jemi «të denuar» të bashkohemi. Sepse po nuk e bëmë sot një gjë të tillë, do të jemi të detyruar të sodisim nesër shpërbërjen kombëtare. Na duhet të flasim dhe të argumentojmë sot, se bashkimi ndërshqiptar është europeizëm. Sepse po nuk e bëmë një gjë të tillë, atëherë nesër do të flasim për amerikanë, gjermanë, grekë, maqedonas etj etj me origjinë shqiptare. Nesër do të duhet, që nga ata të cilët do të mbeten shqiptarë të analizojnë, përse jemi i vetmi komb i cili prodhon masivisht dhe historikisht të huaj me origjinë shqiptare, më shumë se kushdo tjetër?

   Ngushëllimi vdekjendjellës me nocione integrimi apo globalizmi, nuk zgjidh asgjë. Ashtu si çfardo lloj ngushëllimi, nuk zgjidh asgjë. Fjalët e «pasvdekjes kombëtare», janë thjesht një ritual dhe asgjë tjetër. Tek rituali ndryshojnë fjalët, termat, thëniet, por mbetet shekullor vetë rituali.(A nuk përbëjnë një ngushëllim pasvdekjeje shkrimet, librat,legjendat, këngët e sotme mbi grekët me origjinë shqiptare? Ngushëllimi shkon deri atje sa ata i quajmë arvanitas, apo se ata na ditkan disa fjalë shqip. Është një ritual Morti Kombëtar. Dhe është i tillë pasi ata janë pjestarë të kombit grek. Janë shqiptarë në histori, por grekë në realitet.(Sa prej tyre kanë marrë pjesë në aneksimin e tokave shqiptare në vitin 1914? Sa prej tyre kanë qenë pjestarë të Napoleon Zervas dhe kanë marrë pjesë në masakrën ndaj shqiptarëve të Çamërisë?).

 A nuk përbëjnë një ngushëllim pasvdekjeje librat, thëniet, këngët për italianët me origjinë shqiptare? Ngushëllimi shkon deri atje sa i konsiderojmë arbëreshë apo se ata kanë ruajtur disa këngë apo fragmente historie nga mesjeta. Përsëri në thelb kemi të bëjmë me një Ritual Morti Kombëtar. Ata nuk janë shqiptarë. Ata janë pjestarë të kombit italian. Por që të parët e tyre para disa shekujsh kanë qenë shqiptarë. Dhe ata janë shqiptarë në këngë dhe italianë në realitet. Ndërsa shqiptarët e sotëm, mburren me italianët me origjinë shqiptare !! (Sa prej tyre kanë ardhur si pushtues në vitin 1920 apo në vitin 1939? Sa prej tyre kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët e sotëm në vitin 20 apo në vitet 39-43 të shekullit të kaluar ?)

   A nuk përbën një ngushëllim mortor historia e miliona turqve me origjinë shqiptare? A nuk e kini vërejtur se si politikanë, historianë, qeveritarë etj etj, mburren dhe flasin për qindra vezirë, pashallarë, gjeneralë turq me origjinë shqiptare ? Dhe mburrja mortore shkon deri atje sa pohojmë që: Shqiptarët mbajtën në këmbë Perandorinë Turke!! Ndërkaq ata janë pjestarë të kombit turk, ashtu siç janë të tillë edhe miliona të tjerë që shekuj me parë kanë qenë shqiptarë. Por që sot stërnipërit dhe strëmbesat e tyre janë turq!!!

   Vargu i ngushëllimit mortor është i gjatë. Por edhe shembujt e sjellë janë të mjaftueshëm për të konkluduar, për të mos u mashtruar. Edhe në kohën kur grekët me origjinë shqiptare, nuk e kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, edhe atëherë ka pasur politikanë dhe nocione politike që e kanë fshehur shpërbërjen kombëtare. Por koha pastaj ka bërë të sajën. Nuk ka qenë shpërbërje kombëtare me anë të shpatës, por me anë të shijes së jetës. (Odiseja dhe Itaka janë të një periudhe më të hershme se sa shpërbërjet kombëtare të shqiptarëve.) Edhe në kohën kur italianët me origjinë shqiptare nuk e kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, edhe atëherë ka pasur politikanë të cilët e kanë fshehur këtë shpërbërje me anë të gjoja të ikjes nga raprazaljet e ushtrisë turke.

   Edhe në kohën kur ata miliona shqiptarë nuk kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, ka pasur politikanë dhe funksionarë shqiptarë që e kanë fshehur këtë shpërbërje në emër të nocioneve të kohës. (Perandoria turke zgjati shekuj, jeta e njeriut zgjat me dekada. Emerimet në skaje të ndryshme të perandorisë, synimet drejt një jetë më komode në krahasim me disa popuj të tjerë të saj, gradualisht por pandërprerë realizuan atë që sot ne të flasim për miliona turq me origjinë shqiptare. Siç duket nocioni integrim ka ekzistuar edhe atëherë pavarsisht nga përmbajtja e tij apo nga formulimi ndryshe.

  * Pjesa nga libri «Jemi të «Denuar» të bashkohemi», i autorit Koço Danaj

 

[Permalink]


Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.