Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Të ndryshme

Donnerstag, 24. Mai 2007
ME CILAT SIMBOLE DO T'I PRESIM DITËT E ARDHSHME?
Von ajkashqiptare, 02:06

                               

                               Nga: Bedri ISLAMI

Pak ditë më parë, në njerën nga prononocimet e tij që lidhen me të ardhmen e Kosovës, kryeministri Agim Çeku, ngriti edhe problemin e simboleve me të cilat do të pritet dita e ardhshme e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qoftë kjo edhe e monitoruar ose e kontrolluar nga ndërkombëtarët.

Nuk e kisha menduar më parë se, një gjë e tillë, pra çështja e simboleve, me të cilat do të pritet një ditë e tillë, do të ishte e diskutueshme. Në mendimin tim, ndoshta disi pa ekuivok, kishte qëndruar bindja se do të ishte krejt logjike, në përshtatje me rrethanat historike dhe logjike të një populli që, të presë përfundimin e një etape të historisë së tij, ndoshta nga më të rëndësishmet, me ato simbole që i kanë prirë atij, me ato këngë, hymne, me atë flamur, nën të cilin janë mbështjellë brezat e sakrifikuara.

Le të themi që në fillim : jam plotësisht i një mendje me zotin Agim Çeku se do të ishte domosdoshmëri historike që një ditë e ardhshme, e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të donte, domosdo , edhe simbolet e saj. Sepse natyrshëm do të bëjmë pyetjen : cili flamur do të ngrihet atë ditë në sheshet, rrugët dhe udhët e Kosovës ; cila këngë hymn do të këndohet , cilat marshe do të dëgjohen; cili flamur do i prijë rrugës që do të ndjekin mijërat e njerëzve, çfarë do të vendosim asaj dite në varret e të rënëve, çfarë do të gdhendim mbi përmendoret?

Janë shumë gjëra njëherësh, të cilat edhe mund të zgjidhen njëherësh : ata që na prinë deri tani. Pra të kemi po atë flamur, po atë hymn kombëtar, po ata siombole, po atë shqiponjë që e kishin të parët tanë. Kjo do të ishte më e thjeshta, më e duhura,më historikja, më domethënësja.

Nuk dua të besoj se ka ende në Kosovë, edhe pas gjakut që është derdhur, edhe pas sakrificave të pashembullta, edhe pas mitit të herojve që janë ngritur denjësisht, pra , nuk dua të besoj se ka ende të tillë, që edhe pas gjithë asaj që ka kaluar, do të duan të jenë në atë ditë si një tufë e rruguar, pra pa kombësinë e tyre, pa dinjitetin e tyre, pa simbolin e tyre; nuk dua të besoj se ka ende në Kosovë, kudo qofshin që duan që shqiptarët të quhen një komb zero, një popull hiç, një racë askunde, njerëz pa histori, pa të kaluar. Njerëz që duan sot të praqiten si komb zero, si popull askund, nesër do të duan që të jemi në Kosovë një popull pa komb, pa gjuhë, pa histori. Askush në këtë botë, që kur janë krijuar premisat e kombeve dhe të shteteve, nuk ka mundur të ndërtojë një të ardhme pa patur një të shkuar. Në se ka njerëz në Kosovë që duan të provojnë këtë, vetëm se duan të quhen të moderuar, vetëm se duan që nesër, në pushtetin e ardhshëm, të jenë ende në hierarkinë e tij, të jenë dikush e diku dhe për këtë të mohojnë rrugën nga ku kemi ardhur, simbolet që na kanë prirë, gjakun që është derdhur, atëherë ata nuk janë në të mirën e Kosovës, të së ardhmes së saj. Në se ka njerëz që nuk duan shqipojën por vijat disa ngjyrëshe, edhe në këtë ditë të ardhshme të bekuar, ata duhet të kujtohen se këtij kombi i thonë në shekuj shqiptar e jo zvarritës.

Sepse dita e pavarësisë do të vijë. Fillimisht, mendoj unë, do të jetë e kushtëzuar, e kushtëzuar për pushtetarët, por e plotë për popullin. Mos do të thonë " të moderuarit" se duhen hequr flamujt nga kullat e Jasharëve, sepse nuk jemi modernë; mos do të thonë të " shetiturit" se duhet të heqin gdhendjet mbi varret e të rënëve, se nuk tregohemi modernë; mos duhet të heqim shqiponjën se do na thonë fluturoni lart etj.

Nuk e di në se ka vërtetë njerëz që mendojnë kështu. Por fakti që zoti Agim Çeku e dëshmon shqetësimin e tij, dhe ky është një  shqetësim që i bën nder atij, duhet të ketë diçka pas vetes. Ndoshta , diku e nga dikush, mund të hidhet ideja se duhet ti presim ditët e ardhshme fillikat, vetmitar, pa asnjë simbol e pa asnjë të shkuar. Ky do të ishte mjerimi i asaj që kemi dëshmuar, kjo do të ishte kthimi në udb-zimin e të ardhmes sonë, në mohimin e vlerave.

Mendoni një popull që do të jetë pa asgjë, vetëm duke ecur rrugëve, nuk kanë asnjë flamur, nuk ka asnjë këngë, nuk ka asnjë simbol - shkreti historike, shuarje e kujtesës së një kombi. Sepse duan apo nuk duan " të moderuarit" kudo që jetojmë, jemi shqiptarë..si të tillë kemi bërë historinë, si të tillë do e bëjmë edhe më tej.

Nuk dua të futem në të ardhmen e simboleve të shtetit të Kosovës. Kjo nuk ka lidhje me këtë shkrim. Ky ndalet deri tek dita e shpalljes së pavarësisë, e ditëve të pas saj, e heqjes së ankthit dhe e fillesës së re. Pastaj do të ketë të tjerë që do të vendosin, besoj, pa shuar nga mendimi i tyre, kujtesën tonë kombëtare.

Me cilat simbole do t'i presim ditët e ardhshme? Nuk kisha besuar se do të bëhej kjo pyetje, ashtu si nuk e kanë besuar qindra mijëra të tjerë. "Të moderuarit" apo " të faktorizuarit" mund të vendosin nëpër kulisat e zyrave si të duan, populli do të dalë ashtu si ka dalë gjithnjë, ashtu si e bëri luftën e tij dinjitoze, ashtu si i mbuloi dhe i përcolli heronjt dhe martirët, ashtu si ka bërë historikisht : me simbolet e tij kombëtare, me ato simbole që luftoj, për të cilat u gjakos, dha jetën, ngriti të ardhmen. Zyrat mund të vendosin si të duan, populli e ka vendosur prej kohe.

[Permalink]


Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.