RIBASHKIMI KOMBËTAR (II)

Si të realizohet Ribashkimi?
Çështja kombëtare, fjali që të rrëqeth trupin, e kam fjalën për atdhetarët e vërtet e jo lloj-lloj mafiozi. Sa e sa mashtrime, dredhi, tradhti e përfitime janë bërë në emër të saj. Shumëkujt i ka shërbyer si një mburojë në realizimin e interesave personale. Nga kjo veçmas kanë përfituar ata që janë të preokupuar me materializëm, e të cilët e kanë pa si një shans që duke u inkuadruar në partitë politike e organizma tjerë, janë pasuruar në emër të çështjes kombëtare.
Edhe për ribashkim shqiptarët kanë pengesa. Edhe këtu nuk janë si popujt tjerë. Shumica e popullatës së thjesht, e mashtruar nga pushtetarët i thonë jo, ribashkimit, ndërsa një pakicë e popullatës me ca intelektual janë për po, ribashkimit. Ribashkimi në vend se të jetë ide njësimi e shqiptarëve ajo kuptohet si e kundërta e saj. Prandaj duhet të zbatohet strategjia më e butë e mundshme e bashkimit të shqiptarëve rreth kësaj ideje madhore, dhe të i shmangemi ndonjë përplasje brenda shqiptare e cila do të ishte me pasoja të paparashikueshme për sigurinë tonë. Derisa shqiptarët vazhdimisht rrezikohen nga faktorët e jashtëm (serb, grek), rreziku më i madh i vjen nga faktori i brendshëm. Zvogëlimi i rrezikut nga brenda ndikon drejtpërdrejtë në zvogëlimin e rrezikut nga jashtë.
Se a duhet ribashkimi të realizohet, vetë apo me ndihmën e huaj, është pyetje që shqiptarët duhet të vendosin. A munden shqiptarët që vetë të hartojnë, zbatojnë dhe realizojnë procesin e ribashkimit , si dhe në çfarë përmase, varet nga shumë faktor. Por nëse diçka realizohet me forca vetjake, frytet e punës janë më të ëmbla në krahasim me përkrahjen e dikujt tjetër.
Pse ribashkimi? Si e vetmja alternativ që do të pengonte shpërbërjen e popullit shqiptarë si dhe do të krijonte parakushte për rimëkëmbje kombëtare.
Si të realizojmë atë? Epiqendra e ribashkimit është Tirana. Nëse ajo ndërgjegjësohet atëherë ribashkimi është i pashmangshëm. Nuk duhet të krijojmë iluzione se ribashkimi shkon prej nivelit lokal apo regjional kah qendra, por e kundërta. Në të vërtet, a nuk e dëshmon historia jonë 17 vjeçare, që sa herë ishte në pyetje interesi kombëtar shqiptarë, armiqtë tanë në bashkëpunim me forcat e errëta në vend godisnin Tiranën për vdekje. Nga shumë personalitete shqiptare na është thënë se hallka më e rëndësishme e çështjes shqiptare është Kosova. Realiteti e dëshmon se ajo hallkë, apo alfa dhe omega e çështjes shqiptare është Tirana.
Çështja e ribashkimit duhet bërë hapur e pa druajtje. Ne nuk duhet të turpërohemi nga askush për ribashkim, vetëm se kërkojmë atë që na takon madje e garantuar me konventat ndërkombëtare. Kur themi se kemi të drejt sipas konventave ndërkombëtare, pse mos të realizojmë atë të drejt?
Duhet të dimë kush, si, rrugët dhe mënyrat e veprimit Ribashkimi është kombinim i secilës nga pak. Pak mençuri politiko-diplomatike, pak dinakëri, por gjithnjë e mbështetur në atë kryesoren, në forcën ushtarake. Nuk duhet të bazohemi në shabllone diplomatike, juridike, sepse çështja shqiptare ka veçorit e veta. Nuk bënë punë këtu neni aq, neni kaq, por nen mbi nene duhet të jetë, interesi shqiptarë e lyp kështu.
Paraprakisht duhet të i bëjmë një analizë vetes dhe të i shohim anët e dobëta dhe të forta me të cilat disponojmë, dhe duhet bërë përpjekje që të i përmirësojmë anët e dobëta. Kështu nga anët e dobëta mund të numërojmë (mungesën e vullnetit të pushtetarëve për ribashkim, mungesa e forcës ushtarake, mungesa e parasë, lokalizmi, xhelozia, egoizmi, smira). Nga ana e fort kemi ( tërësinë tokësore, njëllojshmërinë etnike, vitalitetin rinor, miqtë ndërkombëtar dhe të ardhmen).
E tërë filozofia duhet të përqendrohet, si të bëhemi faktor. Nga kjo duhet të zgjedhim objektivin tonë të ardhshëm. Cili duhet të jetë objektivi jonë? Bërja e forcës ushtarake. Vetëm kur ta bëjmë atë, armiq e miq do të na dëgjojnë zërin. Por edhe të dëgjuarit e zërit nuk është i mjaftueshëm, nëse nuk dimë si të realizojmë ribashkim e trojeve shqiptare. Nëse dikush thotë se ribashkimi do të bëhet me dialog, ai ju mashtron. Nuk është politika sot çështje e dëshmive, të kaluarës historike, e çka jo tjetër. Ajo është çështje e interesit. Po të jetë çështje e dokumenteve, dëshmive, që moti çështja jonë do të ishte përmbyllur. Deri tash, a nuk patëm argumente të bollshme? Nëse dikush thotë se ribashkimi mund të arrihet me paqe, ai vepron sikur pushtetarët e sotëm, kur thonin në të kaluarën, se pavarësia e Kosovës me mjete paqësore nuk ka alternativ.
Gabimi i objektivave shkakton mosrealizimin e qëllimit me pasoja tejet të rënda. Në të gabuarit e objektivave shembullin më të mirë e kemi me shkollimin e shqiptarëve dhe emancipim të femrës. Në të kaluarën, mendonim se për përparim kombëtar na duhen të shkolluarit dhe emancipimi i femrës. Këto dy objektiva shqiptarët kaherë i kanë arritur, por ishin të mjaftueshëm për përmirësimin e statusit politiko-administrativ të shqiptarëve?
Për shkollim shqiptarët sot po ia kalojnë edhe Finlandës, e cila vlerësohet si vend me nivel arsimor numër një në botë. Të vetmen gjë që kemi për eksport janë intelektualët tanë. Për femrën shqiptare, jo që mund të flitet për emancipimin e saj por për lirin e tepruar e cila i ka mbushur edhe bordelet botërore. Nëse mendohet për vetëdijesimin e femrës në pikëpamje politike, këtë është vështirë për ta arritur, për shkak të natyrës së përgjithshme të tyre. Edhe femra shqiptare është e preokupuar me pamjen e saj si të gjithë femrat e botës dhe dëshiron të duket sa më seksi. Mos të keqkuptohemi për femrat, por punët e burrave, duhet të i kryejnë burrat e jo femrat.
Shqiptarët sot nuk janë në këtë gjendje si rezultat i të pashkolluarve. Por edhe femra shqiptare e cila përbën gjysmën e popullit tonë, përkundë emancipimit të saj nuk arriti të tregoj potencialin e saj politik dhe të i thotë ndal dukurive të dëmshme kombëtare.
Kush?
I tërë populli shqiptarë nga trojet etnike dhe diaspora. Në ballë të këtij procesi pushtetarët (e vërtet) dhe intelektualët shqiptarë.
Si?
Derisa në analizën e punës e përmendëm faktin se gjatë përgatitjes duhet të shkojmë në këtë radhitje; shqiptarët-fqinjët-ndërkombëtarët. Etapa e realizimit duhet të shkoj në; shqiptarët-ndërkombëtarët-fqinjët.
Ne si popull duhet të krijojmë ngjarje, e jo vetëm të i shikojmë ngjarjet rreth dhe për ne. Shqiptarët nuk duhet lejuar që ngjarjet të udhëheqin me ta, por ngjarjet të jenë të udhëhequra nga ta. Ideja e ribashkimit është realitet e jo utopi. Bota është e gjerë në ekonomi e industri, ajo i pret ato popuj që duan ndryshime, e jo përtacët. Nëse nuk dimë diçka nuk duhet të turpërohemi që të angazhojmë ekspert nga jashtë.
Si popull kemi përgjegjësi për gjendjen tonë, por përgjegjësia është më e madhe nëse nuk bëjmë orvatje të ndryshojmë. Por, a mundet një popull i tërë të ndryshoj? Natyrisht se jo, duke pasur parasysh natyrën e ndërlikuar të njeriut si dhe faktorët e shumtë që ndikojnë në të.
Por ajo për çka vuan çështja shqiptare, është se lypset një grup prej 20 burrave që të jenë bartës të procesit prej fillimit deri në fund. Këta 20 veta lypset të mbulojnë territorin shqiptarë prej nivelit qendror (Tiranës) deri në atë regjional. Shqiptarëve i duhet një udhëheqësi e guximshme e cila duhet të marrë vendime për 100 vitet e ardhshme, e jo për 5 vite në emër të gjoja një jetë më të mirë.
Rolin kryesor e luan këtu individi i cili duhet të plotësoj disa kritere. Si kriter më kryesor duhet të ishin cilësitë e larta morale të individit e në radhë të parë vullneti apo përkushtimi ndaj çështjes kombëtare, vendosmëria, dituria, mos joshja ndaj parasë, mos dhënia e tij ndaj alkoolit, prostitucionit. Pse këto kritere të larta? Për arsye se, paraja,alkooli, femrat, e bëjnë njeriun që të largohet nga rruga e nisur, dhe lehtë të përdorshëm nga individ qëllimkëqij, dhe shërbimet e huaja. Veprimtarë i përshtatshëm i çështjes kombëtare është çdo individ i cili nuk është përzier në vepra të pakëndshme, dhe vepron drejt, këto janë parashenja se kemi të bëjmë me një individ që meriton përkrahjen në veprimet e tija. Dështimet tona në të kaluarën ishin, se nuk kemi arritur të punojmë aq sa duhej dhe kemi qenë të dhënë pas botës epshore. Vendosmëria jonë është thyer nga joshjet e parasë dhe jetës luksoze.
Veprimtarët që angazhohen për ribashkim duhet të nxisin njëri tjetrin në ngritjen e moralit veprues, e jo të lodhen ende pa filluar. Veprimtarët duhen të jenë të vendosur deri në fund, pa marr parasysh pengesat duke e ditur se çfarë përfitimi vjen nga ribashkimi.
Cilat rrugë të ndjekim? Paqësore apo luftarake?Të dyja. Mungesa e forcës nuk na bënë partner serioz por objekt nënshtrimi.
Mënyra e veprimit? Kalon nëpër dy etapa kryesore si dhe shumë nën etapa. Etapat kryesore janë; parapërgatitja dhe deklarimi i ribashkimit.
Parapërgatitja e terrenit duhet të shkoj në dy etapa paralele. Parapërgatitja brenda shqiptare dhe parapërgatitja ndërkombëtare. Duhet të jemi të sinqertë se parapërgatitja brenda shqiptare paraqet procesin më të mundimshëm të ribashkimit. Pse? Ideja e ribashkimit është zbehur në popull nga pushtetarët e sotëm. Për pushtetarët tanë ribashkimi është proces shumë i dhembshëm, pasi që janë të lidhur me pushtetarë të vendeve fqinje e ndërkombëtare dhe humbin privilegjet ekonomike. Prandaj nuk mjafton vetëm të thuhet duam ribashkim, por duhet të dihet si dhe me sa më pak dhimbje, kur them dhimbje mendoj për shqiptarët e jo okupatorët tanë.
Në kuadër të parapërgatitjes brenda shqiptare duhet të përqendrohemi që të i shpjegojmë popullatës, se çka fitojnë shqiptarët me ribashkim dhe çka humbin, në të vërtet se kush është humbësi më i madh. Por edhe të jemi të sinqertë me popullin se ribashkimi nuk mund të ua zgjedh tërë problemet e tyre, por krijon bazamentin e zgjidhjes së problemeve të grumbulluara me shekuj. Duhet të sqarohet se pas ribashkimit, ku duhet të shkojmë, pra të kemi program strategjik zhvillimor.
Paramendo ribashkimin kombëtar, një ekonomi, një ushtri, një akademi shkencore, një kulturë, një sport. Aty ku gjendet vetëm një tërësi ka rregull, ka disiplinë, ka zhvillim ka përparim. Turizmi, bujqësia, pasurit nëntokësore paraqesin një parajsë të ardhshme për shqiptarët. Kuptohet nëse duam dhe dimë që të qeverisim! Në përparimin e Shqipërisë së ardhshme asaj të ribashkuar, sikur të duam mundë të shfrytëzojmë potencialin e madh të intelektualëve shqiptarë të shpërndarë në tërë botën. Ata janë duke punuar në universitetet me renome botërore, pastaj në degë të ndryshme të ekonomisë, dhe ne duhet të ua mundësojmë që përvojën e tyre ta bartin në atdhe dhe në këtë mënyrë ta zhvillojmë Shqipërinë. Vetëm në një Shqipëri të tillë, populli shqiptarë mundë të krijoj vlera kombëtare dhe të përgjithshme për mbarë njerëzimin.
Në tërë këtë punë na nevojiten disa frymëzime shpirtërore që do ta bënin punën e veprimtarëve më të dukshme, më reale. Po cilat mund të janë ato gjëra frymëzuese? Krijimi i një abetare mbarëkombëtare pa dyshim se do të ishte një fitore morale tejet e madhe. Pastaj shkrirja e dy akademive shkencore në një të vetme, bashkëpunimi kulturor, bashkëpunimi sportiv në krijimin e një lige të vetme shqiptare p.sh të futbollit, ose çfarë morali të fuqishëm kombëtarë do të na jepte, kualifikimi i kombëtares sonë për ndonjë kampionat evropian ose botëror. Këto janë gjëra që askush nuk mund të i ndaloj para aktit përfundimtar, deklarimit të ribashkimit. Çka është më e rëndësishmja, janë gjëra që nuk kushtojnë shumë, përveç vullnetit të mirë.
Me krijimin e rrethanave nëse ne i prijmë këtij procesi, vjen çasti përfundimtar i deklarimit të njësimit të territoreve shqiptare, në një administratë të vetme të shtetit të ribashkuar shqiptarë. Cili do të jetë reagimi i shteteve fqinje? Nëse bazohemi nga luftërat më të reja dërgimi i më së paku 300.000 forcave ushtarake në drejtim të trojeve shqiptare. Prandaj neve, na duhet të dimë këtë gjë dhe duhet të kemi forcën tonë në përpjesëtim me forcën e armiqve. Sa kohë na duhet për bërjen e një force të respektueshme, këtë mendim duhet ta japin ekspertët tanë ushtarak. Kjo forcë duhet që të jetë e aftësuar jo për vetëmbrojtje, por për mësymje. Mund të gaboj, por mendoj se na duhen 10-20 vite.
Po cili do të jetë reagimi i bashkësisë ndërkombëtare?Kjo është një pyetje që pa ndonjë nevojë të madhe i shqetëson shqiptarët. Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare do të jetë në përputhje me raportin e forcave në terren. Bashkësia ndërkombëtare i çmon popujt e organizuar dhe mbi të gjitha të vendosur në përpjekjet e tyre për ndonjë qëllim, e aq më tepër kur është në pyetje dekolonizimi i një populli të tërë. Vetëm nëse dimë të ballafaqohemi me fqinjët tanë, edhe bashkësia ndërkombëtare do të dijë, se kah të ia mbaj.
Faktori kohor është mjaft i rëndësishëm në procesin e ribashkimit. Ai mund të jetë i shkurt dhe më i lehtë nëse angazhohet shteti shqiptarë, dhe më i gjatë e më i vështirë nëse organizohet nga ndonjë organizatë me karakter kombëtarë e cila nuk është pjesë e pushtetit por thirret në vlerat kombëtare si dhe në të drejtën për dekolonizim. Këtu vlen të theksohet edhe vërejtja me vend që i kishte bërë profesor Mejdiu, analistit Danaj, se paralajmërimet e tij për ribashkim në vitin 2013 nuk janë serioze. Do të dëshiroja që parashikimet e analistit Danaj të jenë të sakta, por ribashkimi nuk varet nga datat, por nga puna dhe angazhimi serioz.
A ka ndonjë alternativ Ribashkimi Kombëtar? Po. Është shpërbërja e cila ka filluar më 1878 e do të vazhdoj deri në realizimin e plot të Naçertanisë dhe Megaliidesë.
FBKSH
Në këto çaste kanë shqiptarët ndonjë adresë ku mund të drejtohen për të realizuar ribashkimin? Ideale do të kishte qenë, strukturat shtetërore të Shqipërisë administrative. Por, pasi që ajo për këto 95 vite, nuk ka shpreh interesim, kemi një adresë e ajo quhet FBKSH. Individët kyç të saj kanë dhënë dëshmi se janë serioz në arritjen e ribashkimit.
Struktura organizative e FBKSH-ës, ku kanë ndarë trojet shqiptare në disa zona me zonën numër një Shqipërinë administrative, deklaratat e tyre për çdo proces politik kombëtar në trojet shqiptare, edhe atë në tri gjuhët botërore e bëjnë një organizëm serioz, i cili di të udhëheq diplomacinë në mënyrë të duhur, të cilit po i vjen koha, ku do të jetë partner i pashmangshëm ose vetë udhëheqës në realizimin e procesit të ribashkimit. Strukturat e FBKSH-ës, siç janë krahu i saj i armatosur AKSH dhe shërbimi i zbulimit SKSH, si dhe revista periodike Kuvendi, që ka për qëllim të zgjoj vetëdijen kombëtare dhe ta lartësoj në vendin e merituar, e bëjnë një partner edhe më serioz për të ardhmen e shqiptarëve.
Zëdhënësi i saj zotëri Gafurr Adili i paraqitur para opinionit të brendshëm e ndërkombëtar, me emër e mbiemër, i vendosur me adresë në Tiranë, po bëhet kurban i çështjes kombëtare duke i ftuar të gjithë shqiptarët në rrugën e shpëtimit, në rrugën e humanizmit dhe në rrugën e përparimit, njëherazi duke dërguar një sinjal ndryshe te bashkësia ndërkombëtare se pushtetarët shqiptarë në të gjitha trojet, nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptarë. Adili po e përmbush me sukses misionin e tij të shenjtë i patundur në qëndrimet e tija. Ai ka treguar vlera të larta morale dhe njerëzore me zonjën e BE-së, kur ajo i kishte ofruar 1 milion euro vetëm që krahu i armatosur i FBKSH-ës, AKSH-ja të shpërbëhej. Kjo është shenjë se Adili është i vendosur dhe serioz në punën e tij. Ai ka qenë i vetëdijshëm se fjalët pa forcë nuk do të i dëgjoj askush. FBKSH-ja pa AKSH-ën vetëm se do të i bashkëngjitej korit të më shumë se 100 partive politike shqiptare. Por porosia kryesore që i ka dërguar Adili, BE-së është se ''qëllimin e popullit shqiptarë për ribashkim nuk mund ta blini me para''.
Ky refuzim i Adilit i rritë peshën intelektuale si te Evropa, e në veçanti te populli shqiptarë. Është detyrë e çdo shqiptari që me të gjitha mundësitë, si intelektuale ashtu edhe materiale, ta ndihmojnë këtë strukturë të ardhshme gjithëkombëtare e cila ka synim njerëzor në fuqizimin e faktorit shqiptarë në këtë pjesë të Evropës, apo bërjen e shqiptarit Zot, në tokën e vetë.
FBKSH-ja në punën e saj do të ketë pengesa të mëdha, e rrezikun më të madh do ta ketë brenda trojeve shqiptare, sidomos nga partitë e ndryshme politike të lidhura me klane mafioze ndërkombëtare.
FBKSH-ja duhet të i kushtoj kujdes të posaçëm kontaktit me popullin. Pse ky kujdes? Veprimtarët shqiptarë kanë një të ''metë'' në punën e tyre. Po cila na qenka ajo? E meta kryesore e veprimtarëve të çështjes kombëtare qëndron në atë se, pasi që ata janë të gatshëm të flijojnë gjithçka për atdhe mendojnë se edhe pjesa tjetër e popullit është e gatshme ta bëj një gjë të tillë. Këtu edhe fillon filli i problemeve sepse gjatë punës në terren hasin në vështirësi duke u keqkuptuar nga shumë individ. Pse vjen deri tek ky keqkuptim është rezultat i asaj, se jo të gjithë e kuptojnë rëndësinë e interesave kombëtare prandaj edhe nuk janë në gjendje të flijojnë diçka, sado e parëndësishme që është ajo për ta.
Prandaj ngritja e vetëdijes kombëtare lidhur me idenë e ribashkimit duhet të bëhet qetë e pa imponime. Përveç revistës Kuvendi e cila pa dyshim se do të luaj rolin e vet pozitiv, rëndësi më të madhe do të kishte edhe mundësia e hapjes se një stacioni televiziv kombëtar ku do të propagandohej ideja e ribashkimit dhe ku do të kultivoheshin vlerat e mirëfillta kombëtare të popullit shqiptarë. Ky televizion sipas mundësisë, varësisht nga gjendja financiare të filloj me dy orë në ditë, pastaj të zgjeroj skemën programore dhe të ketë shtrirje në tërë trojet shqiptare, e në fund edhe të përcillet nga shqiptarët në botë përmes sinjalit satelitor.
Pse TV-ja ka rëndësi aq të madhe? Kjo duhet të bëhet për dy arsye. E para, se shqiptarë pak lexojnë dhe e dyta, duhet të godas mediat e kozmopolitëve shqiptarë prej nga shpërlahet truri i popullit, sidomos me idenë e ribashkimit. Por rëndësia e TV-të ka edhe një arsye tjetër. Shkencërisht është vërtetuar se vetëm 10 % e njerëzve merren në mënyrë aktive me ndryshime,10% i rezistojnë kurse 80% janë vëzhgues. Pra, 80% të shqiptarëve janë në pritje për përqafimin e idesë së ribashkimit.
Kur jemi te mediat për shkak të rrethanave aktuale në trojet shqiptare veprimtarët e FBKSH-së, të çfarëdo pozite apo funksioni, duhet të i shmangien debateve televizive që kontrollohen nga të huajt, sepse qëllimi i tyre është që ta përqeshin këtë ide. Pse shmangia? Për arsye se, po e shihni kush është i pranishëm në TV-të shqiptare sot, kozmopolitët dhe idetë e tyre. Por ekziston edhe një arsye tjetër, më e rëndësishme që të mos merret pjesë në këto debate. Çështja e të bërit shtet, çështja e ribashkimit nuk është çështje e debatit me kundërshtarët e idesë së ribashkimit, por çështje e bisedës me veprimtarët e idesë së ribashkimit.
Prandaj veprimtarët e ribashkimit si prioritet të prioriteteve gjatë veprimtarisë së tyre duhet me pas themelimin e një televizioni gjithë kombëtar, si dhe të punojnë me gazetarët e vet e jo me gazetaruc të ushtruar nga OSBE-ja apo OJQ-të. Mos të harrojmë se populli shqiptarë në këtë gjendje është sot si rezultat i mediave, të cilat nuk e njoftojnë drejtë për proceset politike kombëtare. Mediat shqiptare radhiten si fajtori numër dy, menjëherë pas pushtetarëve për këtë gjendje të pashpresë të popullatës.
Në punën e saj do të kishte qenë mirë sikur FBKSH-ja, përveç zëdhënësit, të ketë personelin e vet administrativ, përkthyes personal, inxhinierë të teknologjisë informative i cili merret me mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike, arkivin etj.
Me rëndësi të cekët është se nuk duhet të caktohen data, sepse kjo mund të shkaktoj çorientim, dëshpërim dhe jo seriozitet, si në faktorin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.
Veprimtarët e FBKSH-ës, duhet të kenë kujdes nga individ të OJQ-ve dhe biznesmenëve.
Një kujdes të veçantë, FBKSH-ja duhet të ketë në misionin e saj historik për organizimin e kuvendit mbarëkombëtar. Duhet të i kushtoj rëndësi më të madhe individëve, së kënd po e zgjedh në bërjen e procesit të ribashkimit. Mos të mashtrohen pas emrit, titullit, apo pozitës por kriter kryesor të jetë angazhimi i tij i gjertanishëm në çështjen kombëtare. Individi që të vijnë në pozita të larta të vendimmarrjes duhet të i plotësoj disa kritere e në radhë të parë vendosmërinë, guximin dhe diturinë. Ideale do të ishte që njerëzit të cilët angazhohen me këtë veprimtari ta vazhdojnë atë, ngase shokët e idealit njihen për një kohë më të gjatë dhe lehtë mund të vërejnë nëse individi i tillë është shmangur nga rruga e duhur.
Individët e dal nga Kuvendi mbarëkombëtar apo bartësi i procesit të ribashkimit duhet të bartë guximin e bërjes ose mos bërjes, e jo të lë në gjysmë të rrugës procesin. Kuvendi duhet të parashikoj strategji dhe nën strategji nëse nuk shkon gjithçka sipas planit. Në atë strategji duhet të ofroj vend për secilin i cili shpreh vullnet për angazhim, por gjithnjë duhet të merren parasysh kriteret e lartpërmendura. Shenjë kryesore e dështimit të Kuvendit mbarëkombëtarë do të ishte prania në vendet kyçe e ndonjërit nga ata ose klaneve të tyre që kanë folur për 17 vite në emër të çështjes shqiptare.
Përfundim:
1. Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë, ku në vend se udhëheqësit të ia tregojnë popullit rrugën, populli duhet të ia tregoj rrugën udhëheqësve;
2. I vetmi revolucion që shqiptarët kanë arrit në këto 17 vite është ai seksual;
3. Intelektualët shqiptarë janë turpi i popullit;
4. Ta shohim botën ashtu si është e jo si dëshirojmë dhe të kuptojmë se bota udhëhiqet me teorinë e Darvinit;
5. Nuk ekzistojnë kombe të mëdha e të vogla por ekzistojnë kombe të organizuara e të paorganizuara;
6. Ribashkimin mund ta bëjnë vetëm individët të cilët kanë cilësi dhe vlera të larta morale;
7. Për ribashkim nuk ka nevojë të reformohet i tërë populli por vetëm ata të cilët merren me çështjen e ribashkimit;
8. Nuk ka ribashkim me rrugë paqësore. Me paqe shqiptarët mund të shkojnë në Romë, Stamboll, Jerusalem dhe Mekë e të fotografohen;
9. Ribashkim ka vetëm me forcë ushtarake. Me bërjen e forcës shqiptarët mund të shkojnë në Bruksel e NewYork e të faktorizohen;
10. Çmimi i ribashkimit është më i ulët se i kolonizimit.
Kjo ishte mënyra më e butë dhe më e dëshirueshme e ribashkimit të shqiptarëve. Por kam frikë se rruga e ribashkimit mund të jetë ndryshe dhe tejet e dhimbshme, sidomos për disa individ të klaneve politiko-mafioze. Ne kemi nevojë për një pastrim të thellë kimik. E për ta realizuar atë shqiptarëve u mungon vetëdija e lartë kombëtare. Le të shpresojmë se mendimi i dytë është i gabuar dhe kurrë të mos realizohet.
Në shekullin 21 dy janë alternativat shqiptare. Shpërbërja ose bërja. Për fat të keq alternativ e tretë nuk ekziston. Shqiptarët e kanë fjalën se kah duhet të shkojnë.