Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Të ndryshme

Sonntag, 27. Mai 2007
RIBASHKIMI KOMBËTAR (I)
Von ajkashqiptare, 14:57




Besnik HYSA
Bujanoc,1878


Për të shkruarit thuhet se është art i rëndë dhe jo gjithkush mund të merret me të. Se një thënie e tillë është e vërtetë, mund ta vërtetojë gjithkush që shkruan. Por se të shkruarit për çështjen shqiptare është tejet e rëndë, mjafton vetëm të nisësh të shkruash diçka, dhe ke për të parë sa shumë vështirë është t'i lidhësh mendimet. Aq shumë është e koklavitur pozita e tyre politiko-administrative sa që vështirë e ka njeriu edhe kur shkruan, që të mos ngatërrohet në përpjekjet për sqarimin e ndonjë çështje.

Temën që do ta trajtojmë më poshtë, ka të bëj me çështjen kombëtare më të ndjeshme të tyre, Ribashkimin Kombëtar. Ky shkrim ka për qëllim që të jap një ndihmesë të vogël në trajtimin e kësaj teme, gjithnjë duke pasur parasysh faktorin kohor e hapësinor dhe përvojën përsonale në vrojtimin e deritashëm të kësaj çështje. Do të mundohemi aq sa na lejojnë mundësitë, të mos përdorim emra të individëve në kuptimin negativ. Paraprakisht kërkoj falje për ata, të cilët gjejnë kohë të lexojnë këtë shkrim e ndihen të prekur nga ndonjë shprehje e pakëndshme.

Kuptohet, qëllimi i këtij shkrimi nuk ka ta bëj asgjë me fyerjen e popullit tonë, por vetëm të ndihmojë ata të cilët merren drejtpërdrejt me RIBASHKIMIN, në gjetjen e rrugës më të lirë, më të shpejt dhe sa më pak të dhimbshme, drejt ecurisë së këtij procesi të (pa) shmangshëm natyror. Me këtë shkrim shumëkush nuk do të pajtohet, por kur ata që duhet nuk flasin dhe nuk e ndihmojnë këtë proces, jemi ne njerëzit e thjeshtë që duhet të shprehim mendim tonë, edhe nëse është i gabuar.

* * *

Shqiptarët apo siç njihen nga bashkësia ndërkombëtare: minjt laboratorikë, zagarët, argatët, shërbëtorët, figurat e shahut, endacakët apo racë që po vdes, aktualisht paraqesin popullin më fatmjerë të kontinentit më të vjetër dhe më të qytetëruar, Evropës. Po pse janë popull Evropian më fatmjerë? Çfarë të keqe kanë bërë? A e meritojnë një gjendje të tillë? Pse janë popull që vetëm pret e përcjellë okupatorë?Pse i kanë faktorizuar të tjerët e defaktorizuar vetën?Vetë mendimet e tilla të bëjnë që t'ua lexoshë historinë, dhe të kuptoshë se me çfarë tipare etnopsikologjike disponojnë. Po cilat libra t'i lexosh, nga cili autor? Ka të ngjarë që mund të lexosh ndonjë libër, por librat e sidomos ato të historisë, si gjithnjë, dinë edhe të shtrembërojnë faktet dhe të krijosh një mendim të gabuar për ta.

Po deshe të dish diçka të vërtetë, të sinqertë për shqiptarët, nuk ke nevojë të lexosh libra të ndryshëm nga historia për të harxhuar kohë, për të harxhuar para në blerjen e librave dhe lodhje të trurit. Mjafton të kesh fatin që të jetosh në këtë kohë, në këtë periudhe historike 17 vjeçare dhe e tërë historia e tyre do të bëhet e qartë. Nga kush do të u bëhet e qartë? Nga veprimet politike të pushtetarëve dhe intelektualëve.
Pushtetarët e sotëm kanë krijuar imazhin e shqiptarëve, si të pa aftë të qeverisin me veten. Po pse nuk mund të qeverisin me veten?Sepse neve na udhëheqin njerëz pa ideal e ndjenja kombëtare, që atdheun e kuptojnë si institucion që duhet vetëm plaçkitur e jo ndërtuar. Jo rastësisht në institucione kemi njerëz, që kurrë nuk janë angazhuar për të mirën e çështjes kombëtare, dhe për të qëndruar në pushtet nuk zgjedhin mjete, madje edhe duke shkaktuar vëllavrasje.

Duke i shikuar sjelljet e pushtetarëve sot, mund të paramendosh edhe parinë shqiptare në të kaluarën. Në të vërtetë, historia e shqiptarëve vetëm se përsëritet me emra të ndryshëm të parisë, dhe shprehje si e kanë lyp rrethanat e kohës. Qëllimi dhe objektivat e tyre janë po ato të njëjtat, që nga viti 1878, dhe nuk po realizohen kurrsesi. Dëshira për para, pushtet e bajrak edhe sot janë veçoritë kryesore të shqiptarëve. Ashtu siç vepruan të parët tanë në të kaluarën, ashtu po veprojmë edhe ne sot. Kokëfortësia, mosdurimi, grindjet, xhelozia, zilia ndaj vëllait vetëm për të qëndruar në pushtet, vazhdojnë të mbesin tipare të pandryshueshme etnopsikologjike të shqiptarëve.
Nga këto të këqija, duke mos arritur që të kemi shtetin tonë, e tërë energjia dhe mundi jonë ka shkuar dhe ende po shkon duke ndihmuar formimin,zhvillimin dhe përparimin e shteteve dhe popujve tjerë duke filluar nga; Turqia, Egjipti, Greqia, Serbia, Maqedonia, dhe së fundi Mali i Zi. Kur je nën sundimin e huaj dhe nuk e lufton atë, atëherë i bashkëngjitësh dhe e ndihmon në zhvillim e tij, i cili prapë nesër punon kundër teje. Shtetet e lartëpërmendura, shqiptarëve për angazhimin e tyre, u kanë dhënë mirënjohje speciale, të njohura si masakra dhe pastrim etnik.
Falë tiparëve të tilla etnopsikologjike, gjendja e shqiptarëve në Ballkan, sot ka mbetur e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar fare. Nëse ka ndonjë ndryshim pozitiv te shqiptarët, ato janë të natyrës materiale e cila është shprehje e përparimit teknologjik botëror. E sa i përket statusit të tyre politiko-administrativ, gjendja pandërprerë përkeqësohet. Që nga shekulli 18, nga një popull me territor të ngjeshur 115.000 km katrorë, sot kanë vetëm një gjysmë shtet me madhësi 28.500 km katror i cili kufizohet me vetveten, ndërsa pjesa e mbetur 86.500 km katror vazhdon të mbesë e okupuar nga fqinjt e tyre, ose e pastruar etnikisht nga shqiptarët.
Për dobësimin e sigurisë gjithëkombëtare, prapambeturinë ekonomike, arsimore, shëndetësore, mbylljen e perspektivave, nuk ka shumë se çka të thuhet, sepse kjo gjë tashmë është shumë e dukshme, dhe vetëm ata të cilët nuk duan t'i vërejnë dukurit e tilla, mund të shpërfillin realitetin. Në shekullin 21 ata janë të copëtuar në 5 shtete, kanë pasuruar identitetin e tyre kryesor kombëtarë me një identitet shtesë, kanë filluar të sjellin në pikëpyetje, edhe gjuhën, flamurin e gjithçka që i dallon ata nga popujt tjerë. Në vend se të njësohen shqiptarët pjesëtohen.

Çka mund të presësh nga populli që të vetmin motiv në jetë e ka mbijetesën? Kurse për zhvillim, përsosje, as që mund të bëhet fjalë. Në të vërtetë, a nuk e tregon këtë realiteti shqiptar? I vetmi popull në Evropë që i mungon rryma, uji e madje edhe lëndën e parë të bukës nuk e prodhojnë vetë. Për të mbijetuar, kemi filluar t'i shesim edhe pjesët e trupit siç janë veshkët. Me këtë politikë të pushtetarëve, sikur të ekzistonte ndonjë mundësi për të u larguar nga trojet shqiptare, ato për disa orë do të mbeteshin të boshatisura.
Dhe për çudinë më të madhe, kur realiteti tregon se ky popull po shkon drejt shpërbërjes, pushtetarët tanë pa ndërprerë na trumbetojnë se punët po na vejnë mbarë, kurrë më mirë nuk kemi qenë, e do të takohemi në Evropë. Po le të pajtohemi me ta për një çast, se ndoshta kanë të drejt e po u biem në qafë me hile. T'i  lëmë jashtë kësaj teme edhe 50% të shqiptarëve të okupuar, dhe të pyesim, pse Shqipëria administrative nuk është shtet si duhet të ishte p.sh si një shtet i vogël e i zhvilluar siç është Sllovenia? Nëse e marrim tërësinë e trojeve shqiptare në Ballkan, në mënyrë metaforike si trup të njeriut,shumë lehtë do ta kuptojmë. Paramendo atë trup të bërë pesë herë operacion në pjesët më vitale. A mund të themi se ai trup është i shëndoshë? Natyrisht se jo! E tillë është Shqipëria e sotme! E copëtuar në pesë shtete ajo nuk është funksionale, sepse territoret më të pasura të saj janë të okupuara, nga okupatorët fqinjë.
Kur një problem nuk trajtohet në etapat e hershme, ai shkon duke u ndërlikuar edhe më shumë. Pasiqë gjeneratat e mëhershme nuk kanë mundur ta zgjidhin, problemi vetëm se është bartur tek gjenerata e ardhshme. Dhe për çudinë, asnjë gjeneratë nuk e ka marr për barrë koston e çështjes së pazgjidhur shqiptare.
Si duket gjeneratës së sotme po i takon fati historik (kuptohet nëse do) që ta trajtojë çështjen e tyre në mënyrë më serioze. Përse pikërisht gjenerata jonë, mund të pyes dikush?Që t'i themi ndal shpërbërjes kombëtare. E kemi obligim njerëzor që ta ndalojmë këtë dukuri të dëmshme për shkak të ndryshimeve të mëdha politike në botë, sfidave të shekullit 21, si dhe gërshetimit të interesave gjeostrategjike të Fuqive të Mëdha. Gjenerata jonë përveç përgjegjësisë, duhet të ndihet e privilegjuar për angazhimin e saj në çështjen kombëtare,ngase do të mundohet të sjellë në binarë të duhur çështjen tonë të pazgjidhur, duke parandaluar shpërbërjen e mëtutjeshme si dhe duke krijuar një bazament për një të ardhme më të ndritur të popullit tonë.

Ky angazhim duhet të vijë edhe si rezultat i asaj, se shqiptarët sot u gjasojnë udhëtarëve të anijes e cila fundoset. Ata e dinë se po fundosen dhe fare nuk bëjnë përpjekje për shpëtim. Në të vërtetë, ata mendojnë se shpëtimi u vjen nga fundosja. Fundosjen e simbolizon statusi i Kosovës.
Angazhimi ynë, do të ishte si frymëzim edhe për gjeneratat e ardhshme, se si duhet të punojnë për atdheun e tyre. Me siguri ne nuk mund t'i frymëzojmë gjeneratat e ardhshme, nëse sillemi edhe më tutje me papërgjegjësi ndaj veprimtarëve të dëshmuar të çështjes kombëtare, duke mos ua pranuar meritat për angazhimin e tyre, për shkak të disa trilleve tona, duke i lënë të jetojnë në kushte të mjerueshme, duke i ofenduar, duke i burgosur, e në anën tjetër u thurim himne, lëvdata e çka jo tjetër atyre, të cilët nuk ka nevojë të presim faktorin kohor për të na treguar se kush janë, në bazë të vendimeve të tyre të papërgjegjshme apo diktuar nga dikush tjetër.

Rrugëdalja

A jemi krenarë me të arriturat tona? Gjithsesi jo. Në gjendjen në të cilën gjendemi, individë të cilët sado pak kanë ndjenja kombëtare shqiptare, nuk mund të rrinë të qetë e të mos pyesin për pozitën dhe proceset në të cilët po kalon populli ynë. Nga kjo gjendje është krejt e natyrshme që çdo individ, si nga pikëpamja morale, njerëzore, kombëtare e juridike që i thotë veti shqiptar, ta pyes veten me disa pyetje: Çka po ngjet me popullin tim? Pse e kemi Shqipërinë dhe shqiptarët të atillë çfarë janë sot ?Pse këto identitete tona kombëtare? Pse këto toponime të reja, kurrë më parë të dëgjuara nga ne? Pse shqiptarët të urrehen aq shumë mes veti, e të duhen aq shumë me të huajt? Po me intelektualët tanë, çfarë po ngjet? Pse një grusht malazezë apo maqedonasë, kanë peshë politike ndërkombëtare më të madhe se shqiptarët? Në të vërtetë, a ka populli shqiptar njerëz, individë, intelektualë apo grupim i cili mund t'i bashkojë këto fije të shkëputura?
Individët atdhetarë patjetër se kanë djersitur trurin me mendimin se cila duhet të jetë ajo terapi e cila mund ta shërojë këtë sëmundje, e cila po rënkon me mijëra vjet në trojet shqiptare?

Çfarë do të kishin qenë mendimet e tyre, në zbërthimin e çështjes sonë të pazgjidhur, patjetër do vinin në përfundim, se si çështje më e drejt, më e natyrshme, më njerëzore do të ishte ribashkimi kombëtar. Shqiptarët duhet të pyesin vetën, a dëshirojnë të jenë në këtë gjendje, në fund të pusit , apo dëshirojnë të këndellën kombëtarisht. Këndellja vjen vetëm nga Ribashkimi, e cila realizohet me vetëmohim të pandërprerë.
Por për të realizuar Ribashkimin  nuk është punë aq e lehtë. Kërkohet mund e angazhim i madh si dhe seriozitet në punë. Po me vajtim të historisë, siç e kanë shqiptarët zakon, a mund të arrihet diçka? Shqiptarët duhet të dinë, se rregullat e lojës i kanë vendosur Fuqitë e Mëdha, prandaj duhet t'i përshtaten atyre rregullave e jo të vajtojnë. Na ka bërë ky , na ka bërë ai. Po ne, a nuk mund t'ua bëjmë atyre? Lypset vullnet dhe angazhim. Ne duhet të ballafaqohemi me sfidat e kohës, e jo të ikim duke u fshehur pas identiteteve të rrejshme. Jemi popull me moshë të re, që nënkupton se ardhmëria na takon neve. Por, a po dimë ta shfrytëzojmë këtë vitalitet rinor?

Nuk na lënë të huajt thonë shumica. Po ne, e kemi parashtruar këtë çështje në nivel ndërkombëtar? Si mund të krijojmë paraprakisht mendim të gabuar ende pa e provuar?
Nëse nuk e ke provuar, si mund të thuash se nuk ia vlenë ndonjë gjë? Jeta është provë, nuk ia vlenë pa e provuar. Askujt nuk i jepet asgjë në pjatë, por duhet të bëhet përpjekje që të merret vetë. Ribashkimin e shqiptarëve duhet ta bëjnë ata në interesin e të cilëve është; shqiptarët e jo ndërkombëtarët. Jeta është luftë, edhe pse jemi të rrëzuar ne duhet të bëjmë përpjekje për ngritje,vetëm nëse nuk bëjmë përpjekje për ngritje,mund të themi se jemi të humbur. Prandaj nga Evropa nuk duhet të pritet mëshirë apo drejtësi, por farkëtues i të ardhmes sonë jemi ne. Kuptohet rruga është e gjatë dhe e mundimshme, por ia vlenë!

Nëse si popull kemi qëllim ribashkimin, duhet të riorganizohemi. Por në këtë riorganizim kemi nevojë për reformim. Populli jonë ka nevojë për reformim, por jo reformim që  çon në kahe të shformimit, por përparimit. Në kuadër të reformave, më kryesorja është mendësia apo filozofia politike e të menduarit. Na duhet një shqiptar i ri e modern i cili duhet të jetë i pa emocione, i pajisur së pari me virtyte kombëtare, vendosmëri, dituri dhe mbi të gjitha vizion. Lexuesi mund të habitet, kur e përmenda fjalën i pa emocione. Këtë fjalë e përdora në kuptimin pozitiv, që nënkupton se për interesa të atdheut duhet të distancohemi nga shokët, miqtë, kolegët tanë, nëse janë në rrugë të gabuar. Vizioni përfshin atë, se cili është qëllimi jonë i veprimit politik. Nga kjo pason një analizë e gjendjes së gjithmbarshme dhe hartohet strategjia e veprimit.

Cilët janë elementet bazë në hartimin e një strategjie të tillë? Përvojat e popujve liridashës kanë treguar si vijon: Një, vetja ose gjendja e popullit shqiptarë. Dy, vendet fqinje me të cilat kemi probleme dhe tre, bashkësia ndërkombëtare respektivisht raporti i Fuqive të Mëdha.

Popull i çuditshëm

Pse  shqiptarët janë popull i çuditshëm? Ka 130 vite, që vetëm pësojnë e fare nuk ndryshojnë politikisht. Kur i shikoj sjelljet e tyre politike 17 vjeçare, shpesh më shkon mendja te Zoti dhe e pyes veten, a thua atë ditë kur Zoti e krijoi njeriun, mos vallë shqiptarëve kishte harruar t'ua vendosë në tru nervin që ka të bëj me çështjen kombëtare? Shembull më konkret kemi realitetin e zymtë. Në këto 17 vite, përpos revolucionit seksual asnjë revolucion tjetër nuk kanë mundur të realizojnë. Logjikisht aty ku nuk ke revolucion, ke kundër revolucion. A nuk e tregon këtë statusi i tyre ndërkombëtar politiko-administrativ? Me cilin popull mund të krahasohen shqiptarët sot? Krahasim më të mirë se me Romët nuk mund të gjesh. Me çka mund të dallojnë shqiptarët nga romët? Në pak gjëra. Ashtu siç flitet sot për romët në botë, vetëm në kuadër të të drejtave të njeriut, ashtu flitet edhe për shqiptarët.
Te shqiptarët në vend se udhëheqësit t' ia tregojnë popullit rrugën, ndodhë e kundërta populli duhet t' ia tregoj rrugën udhëheqëseve. Popull që falë udhëheqësve është pa vizion se kah të shkojë. Deri sa te popujt tjerë për çështje kombëtare angazhohen shtresat më të ngritura intelektuale dhe ekonomike, te ne ndodh e kundërta, shtresat më pak të ngritura intelektuale dhe ekonomike u prijnë proceseve, më pastaj për t'u akuzuar nga shtresat më të ngritura se po ua prishin rehatinë.
Shqiptarët janë të ndarë në pikëpamje kombëtare; në shqiptarë (atdhetarë) dhe të huaj (tradhëtarë). Në pikëpamje ideore; përparimtarë dhe të prapambetur. Në pikëpamje politike; besnikë ndaj perëndimit dhe besnikë ndaj lindjes. Në pikëpamje fetare, popull me dy fe; Islamë dhe të Krishterë. Në pikëpamje gjeografike; veri dhe jug. Në pikëpamje gjuhësore; toskë e gegë. Si dhe ato ndarjet tjera më pak të rëndësishme, qytet e fshat, sheherli e katundar,malok e i rrafshit, pastaj dallimet brenda një lokaliteti etj. Ky është një mozaik i popullit tonë ashtu si e kanë edhe popujt tjerë, dhe asgjë e pazakontë në shikim të parë. Por e meta kryesore e jona qëndron pikërisht tek ky kolorit. Në vend se ne ta shfrytëzojmë për interesa tona kombëtare, dalin të tjerët dhe na shfrytëzojnë për interesat e tyre. Arsyeja kryesore pse nuk mund ta shfrytëzojmë këtë pasuri për interesa tona është se, vetëdija lokaliste mbizotëron ndaj asaj kombëtare.

Popull tejet i paqëndrueshëm. Nuk ka popull që i përshtatet më lehtë rrethanave të krijuara se sa shqiptarët. Kjo është një veçori e tyre pozitive, por ja që edhe kësaj veçorie në pikëpamje politike i kanë dhënë kuptim negativ. Gjithkush mund t'i shfrytëzojë për çfarëdo qëllimi e arsye. Armiqtë e tyre një veti të tillë e përdorin për interesat e tyre politike.
I vetmi popull në botë që shkatërron veten. Vetëm ne e bëjmë nyje çështjen tonë duke thënë se ajo është shumë e ndërlikuar e në të vërtetë, çështje më të lehtë për të u zgjidhur se çështja shqiptare nuk ka. Po pse i ndërlikojmë gjërat? Edhe pse kemi sy, sytë tanë kombëtarisht nuk shohin, edhe pse kemi veshë, veshët tanë nuk janë mësuar të dëgjojnë kombëtarisht, edhe pse kemi mend, kombëtarisht nuk mendojmë. Ato shohin, dëgjojnë dhe mendojnë vetëm lokalisht. Vetëm gjaku i derdhur, masakra, ia nxjerrë gjumin këtij populli. I vetmi popull që i nderon ata,të cilët kanë fyer e akuzuar veprimtarët e përkushtuar.

Shqiptarët, veprimet e tyre politike i kanë kopje të raporteve rajonale ose evropiane, që nënkupton se nuk kanë ide të veta, se çka duhet të arrihet, ku duan të shkojnë e çka mund të përfitojnë. Për çdo proces kombëtar i duhet të harxhojë shumë kohë dhe energji. Së pari duhet të bëjmë luftë në mes veti, me fundërrinat e okupatorëve të ndryshëm e pastaj të merremi me të tjerët. Kjo mund të tingëllojë si diçka e pa kuptimtë, por realiteti e dëshmon një gjë të tillë.
Si të na shkojë puna mbarë me gjithë ato përpjekje e llafe për përmirësimin e gjendjes, kur në kongrese e takime ''historike'' marrin pjesë ata, të cilët janë pjesë e partive politike dhe pushtetit, prandaj, për ta është vështirë të tradhtojnë interesin e partisë apo pushtetit pa marr parasysh se ku gjenden. Kështu në takime të ashtuquajtura kombëtare, marrin pjesë njerëz për të cilët çështja kombëtare nuk ekziston, por thjeshtë shkojnë për të u fotografuar dhe pastaj ato foto i përdorin në fushatat elektorale për të realizuar interesat e tyre përsonale e prapë në emër të çështjes kombëtare.

Jemi popull që kurrsesi të dallojmë të mirën prej të keqes. I mbivlerësojmë gjërat e pavlerë dhe i nënvlerësojmë gjërat e vlefshme. I ngatërrojmë vlerat perëndimore dhe lindore. Çdo gjë që besohet se është nga perëndimi, nga shqiptarët verbërisht pranohet si e dobishme. Çka është nga lindja sado që mund të jetë e dobishme, është e papranueshme. Ne duhet të kuptojmë se të arriturat e botës së sotme janë rezultat si i Perëndimit ashtu edhe i Lindjes, e jo vetëm të njërës siç mendojmë ne. Por edhe perëndimin e ngatërrojmë. Nga perëndimi marrim vetëm vlerat negative e jo ato pozitive?Kur Amerikanët çdo të dytën fjalë e kanë atdhe, Zot e flamur dhe nuk e quajnë njëri tjetrin patriot folklorist, pse ne shqiptarët i ironizojmë veprimtarët e çështjes kombëtare me shprehje, si njerëz të cilët humbin kohën me sende të pavlera?Profesioni i ushtarakut në perëndim çmohet më shumë se profesioni i ekonomistit, juristit, mjekut, e te ne gjithçka e kundërt, madje ne i quajmë ushtarakët si të marrë.

Nga mënyra e tillë e të menduarit rrodhi edhe debati i domosdoshëm pozitiv i dy ''intelektualëve më të mëdhenj'' Qosja dhe Kadare, të cilët së bashku me ndihmën edhe të disa intelektualëve tjerë të cilët kanë pasur një qasje të paanshme dhe të sinqertë ndaj këtij debati, na i kanë sqaruar disa rrugë. Ne në të ardhmen ndaj botës duhet të kemi një qasje më të drejtpeshuar dhe t'i gjejmë miqtë si në perëndim ashtu edhe në lindje, pa marrë parasysh mendimet e tyre politike apo religjioze.
Ne ende nuk po mundemi t'i zgjedhim problemet tokësore, derisa popujt tjerë bëjnë luftë yjesh, siç janë Kina e SHBA-të, kurse Zvicra merret me nëntokë duke hapur nën Alpe tunelin më gjatë në botë, me një gjatësi 35 km. Ne nuk e kemi të zhvilluar patriotizmin jetik kombëtar deri sa Franca e ka specializuar patriotizmin siç është ai ekonomik dhe gjuhësor. Përse mos të marrim shembullin e ish presidentit Francez, Shirak, i cili kishte lëshuar një mbledhje të BE-së,vetëm pse nuk ishte folur gjuha frënge dhe kishte futur patriotizmin gjuhësor në kuadër të ashtuquajturit patriotizëm ekonomik që Franca e përkrah aq shumë.

Ne ende nuk dimë se cilat janë obligimet ndaj atdheut. Ne ende mendojmë se kemi obligim vetëm ndaj vetes e familjes. Duhet të kuptojmë se obligimet ndaj atdheut nuk kryhen kurrë. Nëse sot e lyp të luftojmë, nuk do të thotë se nesër nuk duhet të punojmë për të zhvilluar atdheun. Obligimet ndaj atdheut nuk përfundojnë me ndërtimin e një shtëpie 3-4 katëshe, hapjen e një shitoreje, restoranti apo posedimin e ndonjë veture luksoze.

Politikisht shqiptarët lodhen shpejt dhe u ngjasojnë atyre vrapimeve në sport. Vrapimi në 100 m i quajtur sprint apo vrapim shumë i shpejtë, i përshtatet më shumë natyrës së shqiptarëve, si dhe vrapimi tjetër i njohur si maratonë që ka 42 km, që nuk i përshtatet natyrës së tyre, sepse, politikisht lodhen shumë shpejtë. Nga kjo lodhje e shpejtë, procesin e një veprimi politik nuk mund ta kryejmë deri në fund, për arsye se me krijimin e rrethanave të caktuara gjithnjë dalin njerëz për përfitime personale t'i prijnë procesit duke ia ndryshuar kahen dhe e bëjnë të dëmshëm kombëtarisht.
Shqiptarët me idetë e tyre kozmopolite duhet të kuptojnë se nuk mund të bëhen të mirë për botën nëse nuk kanë bërë mirë për popullin e vet. Në vend se t'i përshtaten botës, kërkojnë që bota t'u përshtatet atyre. Merren me filozofi të kota, që nuk kanë potencial e nuk i pyet askush, siç është për shembull globalizmi. Kjo shprehje ka kuptimin e këmbimit të mallrave dhe ideve, por në kohen më të re po keqpërdoret për përfitime të Fuqive të Mëdha. Globalizimi është shprehje e kolonizimit apo shfrytëzimit të popujve, por në forma të reja, më të buta dhe hovin më të madh e ka marr me rënien e Murit të Berlinit. Forcë shtytëse e ka teknologjinë e cila ka sjell përmirësime në jetën njeriut, por edhe vartësinë. Ajo çka duhet të na shqetësoj neve, është që të bëjmë përpjekje që të ribashkohemi në një shtet kombëtar gjatë këtij procesi politiko- historik, i cili pashmangshëm do të çojë në luftën e tretë botërore.
Nëse globalizmi lejon qarkullimin e kapitalit, ideve dhe i shërben paqes, përse e tërë ajo garë në armatim? Pikërisht globalizmi nxitë krijimin e shtetit-komb dhe vetëm ata popuj që kanë shtetet e tyre mund të i qëndrojnë sfidave të tij. Pa zgjidhjen e çështjes kombëtare në epokën globalizmit, si të copëtuar,vetëm se do të tretemi edhe më shumë e do të shkrihemi si kripa në ujë, falë përshtatshmërisë sonë, që pa menduar fare të pranojmë të renë.

Nëse do të qëndrojmë në këtë gjendje, në epokën e globalizmit, gjithnjë do të mbesim pak serb, pak grek, pak maqedonas e më së paku shqiptarë. Kur je pak, gjithnjë je, i përbuzur, i pazhvilluar dhe rrjedhimisht i shkatërruar.

Shqiptarët kanë një filozofi politike të pakuptimtë e cila me siguri është rrjedhojë e të besuarit të tepërt në paqe. Ndoshta problemi qëndron në atë, se shqiptarët mendojnë se projektet serioze kombëtare fitohen pa gjak, pa flijim? Apo siç e kanë disa shprehi të thonë se liria fitohet vetëm me dredhi e më asgjë tjetër, prandaj edhe e urrejnë luftën e mjetet e dhunës. Ku i ka rrënjët kjo filozofi nuk e di, por se është e gabuar jam qind për qind i sigurt. Sa janë të papjekur shqiptarët, shihet kur aq shumë besojnë në paqe e demokraci. Mjafton të përcjellësh skenën politike botërore përmes televizionit dhe të kuptosh se sa e brishtë dhe e paqëndrueshme është paqja në botë pikërisht nga ata të cilët më së shumti thirren në atë. E sot nuk gjen familje shqiptare e cila nuk ka televizion, radio e mjete tjera të informimit.

Ja shembuj konkretë se nuk duhet t'i besohet plotësisht paqes:kujto Srebrenicën, kujto vendimin e gjykatës së Hagës ndaj Serbisë, kujto dërgimin e kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve në Hagë, kujto statusin e Bosnjës, kujto statusin e Kosovës, duhet ende të besojmë në paqe? Të gjitha këto janë parakushte se përsëri do të bëhet luftë në Ballkan.

Flasin armiqtë e shqiptarëve me retorikën e luftës e urrejtjes dhe askush nuk thotë gjë. Posa fillojnë shqiptarët me një retorikë të tillë, dalin më të mençurit tanë gjoja intelektualë të mëdhenj dhe na thonë; ç' është ky fjalor, ç’është kjo prapambeturi? Flisni për paqen!Dallimi në mes armiqve dhe shqiptarëve është, se armiqtë flasin për paqe e përgatiten për luftë, ndërsa shqiptarët flasin dhe veprojnë për paqen. A nuk e tregojnë këtë, këngët kundër shqiptare të ushtrisë greke?A nuk e tregon këtë, themelimi i gardës së Car Llazarit me përkrahje të strukturave shtetërore serbe? Kurse shqiptarët në anën tjetër deklarohen se nëse largohet KFOR-i, edhe unë do të shkojë me ta. Popujt që sot besojnë verbërisht në paqe janë të destinuar për zhdukje.

Ja një shembull edhe më konkret lidhur me paqen e që ka të bëj me Zvicrën. Këtë shtet jam i bindur se shqiptarët e njohin më mirë se atdheun e tyre. Zvicra si shtet me 7,5 milion banorë edhe pse nuk ka marr pjesë në dy luftërat e fundit botërore, ka ushtri me 220.000 pjesëtarë. Fal pozicionit ndërkombëtarë si vend neutral ajo sot nuk do të duhej të kishte fare ushtri, pasi që për 192 vite nuk ka qenë e kyçur në ndonjë luftë. Por Zvicra çdo vit ushtron popullatën e saj me trajnime të freskëta për të përsosur artin luftarak, sikur nesër të bëhet luftë. Në anën tjetër, neve na thuhet gjithnjë duke pasur parasysh të kaluarën tonë të trishtueshme me armiqtë e tillë, se atë ushtri që e keni duhet ta reformoni (lexo dobësoni) kurse nga UÇK-ja, nuk duhet të formohet ushtri por forca të sigurisë. Këto nuk na thuhen vetëm nga të huajt, por më së shumti nga pushtetarët tanë, se koha e luftërave ka marr fund, se ka kush na mbron. Po nëse ndodhë ndonjë e keqe, kënd duhet fajësuar? Përsëri të huajt? Apo nëse me të vërtet punohet dhe besohet në paqe, pse nuk po shpërbëhet makineria ushtarake e Greqisë dhe Serbisë apo aleanca ushtarako- politike e quajtur NATO?

Shqiptarët i frikësohen propagandës sidomos nga fqinjët e tyre, kur ua përmendin se po mundohen të krijojnë Shqipërinë e Madhe. Mjafton kjo fjalë dhe t'i bie vrulli ndonjë procesi politik. Propaganda nga fqinjët nuk duhet të na shqetësojë, e sa i përket bashkësisë ndërkombëtare vetëm se duhet t'ua përkujtojmë ato argumentet e bollshme të kongresit të Berlinit, konferencës së Londrës, dhe t'u themi se e ashtuquajtura Shqipëri e Madhe nënkupton në thelb shkatërrimin e Serbisë së Madhe.
Shqiptarët hutohen shumë nga komploti. Dallohen në atë, se çdo ide kombëtare i vjen nga armiqtë. Kohëve të fundit po bëhet modë se nëse mendimi juaj, edhe pse lehtë i dallueshëm e për qëllime të ndryshme përputhet me mendimin e Moskës ose Beogradit, të shpallin armik i popullit. Nëse i përmbahemi një filozofie të tillë, dhe një ditë Beogradi e Moska thonë p.sh. se ribashkimi shqiptar duhet të ndodhë, a nënkupton kjo se ai nuk duhet të ndodhë? Si vështirë e kemi të kuptojmë ndihmën e atyre veprimtarëve, të cilët nuk dëshirojnë publicitet, emër, vetëm e vetëm që çështja kombëtare të përparoj.

Kemi një paradoks të llojit të vet tek ne. Jemi popull që mendojmë se e mira na vjen nga të huajt e jo nga vetja. Ende vazhdon të ketë ndikim të madh për proceset politike mendimi i huaj ndaj atij vendor. Çka do që thotë i huaji, edhe pse është e dëmshme, për shqiptarët është e pranueshme, me rëndësi është që mos të jetë mendim i shqiptarit edhe pse është i dobishëm. Neokolonialistët e shfrytëzojnë një gjë të tillë duke përdorur fjalor të përzgjedhur që të krijojnë shpresa të rrejshme tek populli për proceset politike. Shqiptarët kanë një qasje të gabuar kur kërkojnë nga Evropa që të ndërhyjë për t'ua rregulluar punët, në vend se t'i përvishen vetë rregullimit të punëve të tyre. Shqiptarët duhet të kuptojnë se e ardhmja e tyre nuk varet nga bashkësia ndërkombëtare, por nga vetë ata.

Se jemi popull i çuditshëm e tregon edhe kjo dukuri. Më shumë na intereson dhe dimë se çfarë ndodhë në senatin e kongresin amerikan, sesa në parlamentet tona. Me mënyrën e të menduarit tonë, ne e kemi robëruar vetën. Duke pasur një mendim të tillë, jeta e shqiptarëve udhëhiqet nga të huajt, kurse pushtetarët e tyre vetëm se përdoren si figurat e shahut. Pushtetarët shqiptarë janë nën kontroll të tyre. Të huajt ua bëjnë politikën kurse ata aminin. Përveç politikanëve, të huajt kanë krijuar shoqata joqeveritare të cilat udhëhiqen nga 2 ose 3 veta, e të cilët flasin në emër të gjoja mendimit të lirë, e që kanë për qëllim të krijojnë rrëmujë e mjegull në popull veçanërisht me idetë përparimtare që kanë të bëjnë me çështjen e pazgjidhur kombëtare. Janë ata që i keni pa se si i shtjellojnë mendimit e tyre me një fjalor të pakuptimtë për popullin. Projektet që ata i fitojnë janë në shërbim të kolonizatorëve. E bota sot është e tillë, ajo nuk ka mëshirë, por të dënon. Kur nuk je në gjendje ta qeverisësh vendin tënd, vijnë të tjerët dhe të qeverisin.

Besimi i tepruar ndaj të huajve, ka krijuar tek ne ndjenjën e vlerës së ulët. Nuk e duam vëllain prandaj i duam maskat. Jemi popull i maskave. Deri sa e ke maskën ke vlerë, atë ditë që vepron hapur e humbë vlerën. Ju kujtohet dalja në skenë e UÇK-ës, deri sa kishin maska gëzonin një autoritet në popull. Atë ditë kur filluan të dalin pa maska të gjithë u tronditën ....po filani qenka...po e njoh...kam pirë kafe me të..po nuk vlen bre ai..po ai s'është kurrkushi. Pse një ndjenjë e tillë? Kanë qenë të bindur se edhe luftën duhet t'ua bëjnë të huajt!
Shqiptarët dallohen me kujtesën e dobët ndaj së kaluarës historike. Si popull njihen se lëndën e historisë e kanë dobësi kolektive. Gjithnjë notën e kanë njësh. Kurrë nuk nxjerrin mësime nga historia, por vetëm se vazhdojnë t'i përsërisin gabimet.

Interesant për çdo individ i cili angazhohet për çështje kombëtare, historia e popullit shqiptarë fillon me të, duke anashkaluar apo injoruar angazhimet dhe mundin paraprak të shumë individëve e gjeneratave.
Ne ende nuk i frymëzojmë gjeneratat e ardhshme me ndjenjën për atdhe, për të ardhmen. Kështu, fëmijët tanë ende i edukojmë gabimisht duke u thënë se shqiptarët jetojnë vetëm në Shqipërinë administrative e askund tjetër. Dje i edukonim për internacionalizmin, sot për globalizmin kurse çështja kombëtare ende mbetet tabu.
Përgjithësisht, veçori e jona është shumë muhabet e pak punë, si në politikë ashtu dhe ekonomi. Lavdin në qiell e punët hiç kurrkund. Veçori tjetër e jona, turpi nga puna. Me siguri gjithandej trojeve shqiptare, ju ka ra rasti të shihni fushat pjellore të pa punuara. Tokën nuk e punojnë shqiptarët se nuk ka llogari. Ndërsa të shkojnë në perëndim e të bëjnë punë prej më të ndytave, kanë llogari. Shqiptarët nga ana ekonomike njihen si shoqëri konsumuese, por jo edhe prodhuese. Të prodhosh do të thotë të angazhosh trurin, e shqiptarët nuk kanë llogari ta angazhojnë trurin. Të tjerë prodhojnë për ta (fqinjët), kurse shqiptarë të tërë janë dhënë pas dëfrimit e epsheve. Si popull përtac, plaçkitja na është bërë virtyt e në veçanti e institucioneve shtetërore e cila ka marr përmasat e traditës kombëtare.

Intelektualët

Kapitali njerëzor është burim më i rëndësishëm i një populli, gjë që u vërtetua më së miri nga trojet shqiptare. Kur themi kapital njerëzor mendojmë për intelektualët. Shpesh thuhet nga disa, pse intelektualët shqiptarë nuk e ngrehin zërin për rrjedhat politike? Një kërkesë e tillë është e drejt, por si duket individët e tillë nuk e njohin mirë intelektualin shqiptar. Edhe intelektuali shqiptar, nervin në tru të çështjes kombëtare nuk e ka të vendosur. Mjafton i gjori të ketë një rrogë, të përkujdesët për familjen e tij dhe sendet tjera thotë rregullohen vetvetiu. Nëse e pyet për ndonjë proces aktual politik kombëtar, mos u befaso me përgjigjen, ajo do të tingëllojë sikur ke pyetur ndonjë afrikan.
Prioritet i intelektualit është jeta më e mirë, e pikërisht këtu është problemi se pa zgjidhje të qëndrueshme të çështjes shqiptare nuk ka jetë më të mirë, por vetëm të ardhme të paqartë. Jetën më të mirë nuk mund ta bësh në rolin e të nënshtruarit, por vetëm si i barabartë. Përderisa shqiptarët janë objekt krize, nuk do të ketë as zhvillim ekonomik. Intelektuali shqiptar i cili kryen studimet, dhe ka fat të gjejë ndonjë vend pune, fare nuk aftësohet më tutje në profesion apo të ecë me të arriturat e kohës. Mjafton intelektuali shqiptar ta fus gishtin në hundë, të kruaj veshin, t'ia rrasë gjumë dhe të krijoj shpresa për një jetë më të mirë; si të shkoj në pushime, ta bëj një veturë të mirë, ndonjë palë kostume të prodhuesve të njohur dhe me kaq merr fund epoka e tij.

Jemi popull me intelektualë të dobët të cilët nuk e kanë arsyetuar rolin e tyre. Intelektualë  pa ndjenja kombëtare. Ja sot patëm njerëz të shkolluar ja kurrë, por koha e dëshmoi se mos shkollimi nuk qenka pengesa kryesore për përparim kombëtar, por karakteri i dobët i individit ose vetëdija e ulët kombëtare. Intelektualët tanë moto jetësore e kanë, shqiptarët e copëtuar në Evropën e bashkuar në vend se të jetë shqiptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar.
Në të kaluarën intelektuali fliste për internacionalizmin ndërkombëtar, sot flet për globalizmin apo neokolonializmin. Në këtë shpëlarje të trurit intelektuali shqiptar në analizën e tij, më parë duhet të mendoj se çka po thotë Serbia e Greqia, në vend që të jetë e kundërta se cili është interesi shqiptar, pavarësisht reagimit të armiqve.

Çfarë intelektualësh kemi, kur thonë se ribashkimi nuk duhet të bëhet, se nuk e dëshiron Serbia e Greqia. Madje hyjnë në projekte të përbashkëta me serbët e grekët gjoja në emër të kulturës e të një paqeje të rrejshme, e që në të vërtetë kombëtarisht janë të dëmshme. Intelektuali shqiptar, çështjen tonë e analizon me kute të njëjta, sikurse intelektuali Ballkanik (serb, grek) duke harruar se çdo problem i ka veçoritë e veta.
Është e pamundur që gjithnjë të mendojmë për çështjen kombëtare, thonë intelektualët shqiptar!  E si munden intelektualët armiq të mendojnë gjithnjë? Derisa kolegët e tyre serbë, grekë, maqedonasë e malazezë krijojnë lloj-lloj planesh për shfarosjen tonë, intelektuali shqiptar është dhënë i tëri në shërbim të paqes e tolerancës. Ja një shembull i intelektualëve serbë. Partinë radikale serbe shqiptarët e njohin shumë mirë. Platformën e kësaj partie çdo i dyti shqiptar e ka përjetuar në lëkurën e vet. Kjo parti më së shumti votohet nga intelektualët, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin serb, Beogradin, ku ndodhet ajka e intelektualëve serbë.

Për provokimet e hapura nga armiqt e shqiptarëve, intelektuali jonë thotë se i kalojnë të kaluarës. Por le të pajtomi me një konstatim të tillë për pak çaste, a po punojnë intelektualë tanë, për të ardhmen pasi qenkan orientuar nga ajo? Deri sa armiku yt merret me të kaluarën, ti nuk mund të merresh me të ardhmen. Sfidat e kohës nga intelektuali shqiptar nuk kërkojnë të krijojë platforma për shfarosje të popujve, por platforma për çlirim, për ndërgjegjësim e zgjim kombëtar.

Intelektuali jonë me çdo kusht dëshiron të fitoj çmimin Nobel kur dihet se ky çmim është politik dhe mund ta fitojnë vetëm ata që e njollosin popullin e vet. Po çfarë intelektualësh mund të jenë ata 400 artistë që dhanë idetë e tyre për ndryshimin e flamurit kombëtar? Pse kjo dëshirë aq e madhe e intelektualëve për ndryshimin e identitetit? Pjekuri kombëtare është sikur fare mos të kishte propozime për ndryshimin e flamurit.
Për shkak të intelektualëve të tillë, rinia shqiptare sot gjendet nëpër burgje e këta të parët hedhin nënshkrimin në peticionet e organizuara për lirimin e tyre. Disa nga ata thonë se intelektuali duhet të flasë vetëm të vërtetën dhe menjëherë bien në kundërshtim me vetveten duke pranuar planin e Ahtisarit si të vetmin shpëtim. Disa thonë se çështja kombëtare shqiptare është e rrumbullaksuar. E tash, po e thonë të vërtetën këta intelektualë?

Përveç intelektualëve vendorë edhe intelektualët shqiptarë të shkolluar në botë e kanë trurin e shpërlarë. Të shpërndarë nëpër botë e të humbur nga begatia e vendeve ku gjenden, ata thonë se nacionalizmi i takon së kaluarës, prandaj duhet të mendohet globalisht e të harrohet çështja kombëtare. Mendo globalisht do të thotë mendo ashtu si e lyp interesi i neokolonializmit.
Me një fjalë, intelektuali shqiptar është bërë barrë e popullit në vend se të jetë fanar i ardhmërisë. Kur themi barrë, mendojmë në atë se, nuk i angazhojnë mendjet e tyre në zgjidhjen e çështjes kombëtare. Intelektualët të cilët nuk veprojnë për popull janë vetëm barrë për të mos thënë turpi i popullit.
Shqiptarët kanë nevojë për intelektualë siç është; Mr. Gafurr Adili, profesor Dr.Mehdi Hyseni, analisti Koço Danaj e disa të tjerë të cilët sjellin një freski dhe filozofi të re në të menduarit politik shqiptar, njëkohësisht edhe shpresë se diçka e mirë po lëviz. Ata për dallim nga të tjerët kanë angazhuar tërë potencialin e tyre intelektual për t'ia treguar popullit të vërtetën shqiptare dhe mendim propozimet e tyre po e godasin në thelb e për të mirë çështjen kombëtare. Vendndodhja e tyre në Tiranë dhe e tjetrit në shtetin më demokratik të botës SHBA-së, ia ngrit autoritetin intelektual dhe seriozitetin në veprime duke i obliguar intelektualët tjerë, që të mos flenë por aktivizohen më shumë.

Fqinjët

Shqiptarët dallojnë në gjene nga fqinjët e tyre. Gjeni shqiptarë ka pak dashuri ndaj atdheut dhe është gjen kozmopolit, gjeni i fqinjëve grabitqarë ka dashuri të madhe ndaj atdheut dhe është gjen nacionalist- shovinist. Fqinjët e shqiptarëve vazhdojnë synimet e vjetra me lojëra të reja. Ata thonë se janë superiorë ndaj shqiptarëve. Greqia kontrollon territorin shqiptar që njihet Shqipëri administrative, ashtu sikurse Serbia që kontrollon territorin shqiptar të njohur si Kosovë.
Jemi të varur nga këto dy shtete sidomos nga ana ekonomike. Nga varfëria jonë edhe emrat, fenë e identitetin na kanë ndërruar. Na mendojnë si racë me vlera të ulëta. Se shqiptarët janë popull pa vlerë e dëshmojnë edhe fyerjet publike të ushtrisë greke si dhe përfshirja e Kosovës në preambulën e kushtetutës serbe. Kujt t'i frikësohen grekët dhe serbët? Shqiptarëve? Kurrsesi. I kanë në grusht e i shtrydhin si morrin. Sikur të kishin respekt ndaj tyre nuk do vepronin në këtë mënyrë. Jo që na njohin, por na kanë studiuar në çdo imtësi. Fqinjt zhvillohen në makroplan ndërsa shqiptarët në mikroplan. Fqinjt tanë gëzojnë nam të lartë në bashkësinë ndërkombëtare, si rezultat i interesave të raporteve ndërkombëtare. Janë mjaftë të shkathët në diplomaci, vjelin si perëndimin ashtu edhe lindjen. Shqiptarët i përdorin si gogolë kur u dështojnë projektet kombëtare, madje shpesh edhe fëmijët e tyre i frikësojnë me emrin shqiptar, nëse janë të padëgjueshëm.
Urrejtjen ndaj shqiptarëve e kanë ngritur në doktrinë. Ajo doktrinë përfshinë: përqeshjen, përbuzjen, etiketimin siç e lyp koha, fyerjen, vrasjen, masakrimin dhe pastrimin etnik. Për një doktrinë të tillë shfarosëse, janë nderuar me çmim Nobel nga bashkësia ndërkombëtare. E cilat janë veprimet e shqiptarëve ndaj fqinjve? Shqiptarët janë si pëllumba, si lepuj, si dele, sillen urtë e doktrina e tyre është mos ta provokojnë situatën, të rrinë urtë, se ka kush kujdesët për këto punë.

Deri kur do të tallen fqinjt me shqiptarët? Kur shqiptarët do të bëhen Zot të vetvetes. Pjesë e strategjisë kombëtare ndaj fqinjëve duhet të jetë që: Serbia me Greqinë t'i paguajnë dëmet dhe masakrat e 1878, 1912, 1945, 1956, 1989, dhe të kërkojnë falje zyrtare.

Fuqitë e Mëdha

Ne shpesh po themi se Evropa nuk e ka ndryshuar mendimin ndaj shqiptarëve, por thelbi i problemit duhet të shikohet ndryshe, se a kanë ndryshuar shqiptarët mendimin ndaj vetes? Kur thuhet se Evropa nuk e ka ndryshuar mendimin ndaj shqiptarëve, kjo le të nënkuptohet se shqiptarët kanë mbetur të pandryshuar. Shqiptarët e sotëm janë si shqiptarët e së kaluarës. Evropa do ta ndryshojë mendim ndaj shqiptarëve, kur ata do të ndryshojnë veten, pasi që janë lokomotiva e problemit. Derisa të ndodhë ai ndryshim, ajo do të përdorë shprehje që shqiptarëve ua ka ëndja t'i dëgjojnë.
Pse Evropa mos të bëjë eksperimente me shqiptarët, kur shqiptarëve u pëlqen të jenë objekt eksperimenti. Kancelarja gjermane Merkel tha se, Kosova do të jetë shembull i parë për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet BE-së dhe NATO-s. Pra, popull eksperimental ku armiqtë e ndryshëm e ndreqin pozicionin e tyre në dëm të çështjes shqiptare.
Politika e Evropës është që të ketë sa më shumë vatra të krizës, që të arsyetojë burokracinë e saj, si dhe të përparojë në fatkeqësinë e ndonjë populli, në rastin tonë problemin shqiptarë. E ku ta gjejë Evropa terrenin më të përshtatshëm se tek ne, kur dihet numri aq i madh i partive politike, të cilat nuk njihen si rivale por armike.

Nga Evropa në trojet shqiptare kemi misionar politik e fetar. Jeta e bukur, rrogat e majme, bukuria e femrës shqiptare, siguria në radhë të parë duke i falënderuar mikpritjes shqiptare që edhe armikun e trajton mik kur i hyn brenda në shtëpi, e bën Evropën jo të na njohë më mirë por të na studioj deri në çdo imtësi.
Evropës i duhet një partner serioz në trajtimin e çështjes shqiptare. Pushtetarë shqiptarë do të duhej të ishin ai partner. Por me këta të 17 viteve, as që duhet të pritet diçka. Disa thonë se a kanë pushtetarët tanë guxim moralo-politik që ta shtrojnë idenë e ribashkimit. Përgjigjja është jo. Pse? Për ta, as që ekziston kjo ide, sipas tyre koha e integrimeve kombëtare ka marr fund, tash jemi në epokën e ribashkimit ndërkombëtar ose globalizmit. Nëse pushtetarëve tanë iu duket një ide e tillë e paarritshme, ata duhet t'ua lënë vendin atyre që u duket e arritshme.
Faktori ndërkombëtar e përdor ribashkimin vetëm në nivel spekulimesh, për arsye se nga pushtetarët tanë, lidhur me këtë ide ka marr përgjigje jo serioze. Kur shqiptarët do të hedhin vetë dhe më seriozisht këtë ide, edhe bashkësia ndërkombëtare do ta trajtojë më me seriozitet.

Shqiptarët shpesh pyesin, pse bashkësia ndërkombëtare e lejon Serbinë pas luftërave të këndellet, e neve shqiptarëve si popull paqësor, nuk na e njeh të drejtën për vetëvendosje, për ribashkim? Kjo ndodhë ngase bashkësia ndërkombëtare dikur ka qenë dhe prapë është si Serbia. Mjafton t'u hedhësh një shikim Fuqive të Mëdha dhe të kuptosh, se pse e përkrahë bota Serbinë. Fuqitë e Mëdha identifikohen me Serbinë .Ato kanë prerë, vrarë, masakruar, plaçkitur, por edhe sot kanë koloni me emër e qëllime tjera.
Fuqitë e Mëdha gjithnjë janë në kundërthënie. Kundërthëniet kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë deri sa të ketë njerëz në këtë botë. Ne vetëm mund të fitojmë nga kjo. Në botë siç kemi armiq, kemi edhe miq. Disa nga ata miq, si individë e po ashtu edhe si zyrtar të nivelit shtetëror, kanë treguar një simpati të ndjeshme ndaj çështjes shqiptare. Jemi popull që kemi fat të kemi përkrahjen e superfuqisë botërore SHBA-ve, por duhet të dimë se SHBA-të, nuk e kanë obligim që të na shpëtojnë përsëri, si më 1999, sepse më së paku përgjegjës për këtë gjendje të shqiptarëve janë SHBA-të. Por,shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe për fatin e tyre të angazhohen vetë.
Shpesh fajësojmë Evropën për dështimet tona. Sa i përket fajësimit të Evropës, se e kemi gabim, duhet kujtuar atë thënien popullore '' çka ta bën i yti nuk ta bën i huaji ''. Shembullin më të mirë na dhanë pushtetarët e Prishtinës lidhur me statusin të përkrahur nga ata të Tiranës e Shkupit, të cilët vetë kanë hartuar planin në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo dëshmon se me individë të tillë është vështirë që të arrihen rezultate të pritura.
Duam në Evropë, thonë shqiptarët. Përkundër dëshirës së tyre të madhe që të bëhen pjesë e institucioneve Evropiane, nuk do të mund të jenë pjesë e saj. Pse? Janë disa standarde që duhet plotësuar. Për të qenë pjesë e Evropës, duhet që të keshë kryer ndonjë invadim apo agresion ushtarak, masakër, pastrim etnik. E pikërisht kjo iu mungon shqiptarëve. Kur të jemi në gjendje që të vrasim, të presim ashtu si të tjerët që sot janë pjesë e Evropës; Bullgaria, Greqia e nesër Turqia, atëherë ne mund të shpresojmë. Me paqe? Kurrsesi! Me shkresa, me mëshirë, me besim në drejtësi, kurrë! Presioni jonë diplomatik ndaj Evropës, duhet të bëhet për rishikimin e kongresit të Berlinit, konferencës së ambasadorëve në Londër etj.

[Permalink]


Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.