Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Të ndryshme

Montag, 18. Juni 2007
HIPOKRIZIA DHE PAFYTYRËSIA E DISA “POLITIKANËVE” SHQIPFOLËS NUK NJEH LIMIT MORAL!!!
Von ajkashqiptare, 01:52




Shkruan: Sejdi VESELI

Për ne shqiptarët, realizimi i aspiratës të drejtë dhe shekullore, për të vetëvendosur për të jetuar të lirë dhe me dinjitet në shtetin tonë të vetëm, të ribashkuar dhe demokratik – Shqipërinë Natyrale, ishte dhe duhet të mbetet objektiv parësor!

E kishim fatin e hidhur historik, që në drejtim të trojeve tona natyrale të vërsulen shumë hordhi të fuqishme pushtuese dhe të cilat nuk lanë mjet pa përdorur për ta zhbi nga faqja e dheut popullin tonë.

Ishte shpirti liridashës i popullit shqiptar, që e bëri këtë popull të lashtë të panënshtrueshëm përballë asnjë force të huaj dhe që të rezistojë në vazhdimësi, ballëlartë dhe pa i kthye kurrë shpinën asnjë armiku, sa do i fuqishëm që ishte.

Duhet theksuar zëshëm, se në të gjitha epokat e historisë, rezistenca e drejtë e popullit tonë ndaj zaptuesve të truallit të tij, sidomos kur ishin në pyetje fqinjët e tij grabitqar, nga qarqe të njohura të Evropës Njerkë, jo vetëm se nuk u mbështetë, por herë quhej terroriste e herë kaçake. Për “çudi” as rezistenca heroike shqiptare, nën drejtimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që ndali përparimin e hordhive pushtuese osmane për 25 vjet rresht, e cila ishte shumë rrezik serioz edhe për vetë Evropën, jo vetëm se nuk u mbështet por u injorua prej saj.

As kontributi shumë i madh i shqiptarëve për përzënien Perandorisë Osmane nga Ballkani, nuk u çmua nga Evropa Njerkë. Përkundrazi, shqiptarët ndëshkohen në pazarllëqet e organizuara dhe të drejtuara prej saj, në aleancë me carin rus. Me marrëveshjet e arritura në këto pazarllëqe (në Shën Stefan dhe në Kongresin e Berlini), në vitin 1878, e përgjysmuan territorin natyral të shqiptarëve, duke ua dhënë peshqesh dobiçëve të tyre sllavë, të cilat menjëherë i spastruan ato dhunshëm edhe nga shqiptari i fundit.

Ishin po ato qarqe të Evropës Plakë të cilat në pazarllëqet e organizuara prej tyre, të cilat u zhvilluan në Londër (1913 dhe 1915), pranuan pavarësinë e shtetit të cunguar shqiptar, vetëm në pjesën bregdetare të Shqipërisë Natyrale dhe legjitimuan pushtimet e pjesës të saj kontinentale dhe të Çamërisë, nga shovinistët sllavo-grek. Në këto pazarllëqe, terrori sistematik dhe me përmasa të gjenocidit që po ushtrohej ndaj popullsisë shqiptare nga forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore të këtyre pushtuesve, u konsiderua si çështje e brendshme e tyre.

Ishin po ato qarqe të Evropës Plakë, të cilat në pazarllëqet e organizuara dhe të udhëhequra prej tyre, në Versajë (1918), pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të cilat legjitimuan përfundimisht të gjitha pushtimet sllavo-greke, duke pranuar vendimet e Konferencës së Londrës, shumë të dëmshme për shqiptarët.

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore populli shqiptar u radhit, luftoi pa hile dhe me vetëmohim, në aleancë me shtetet e Koalicionit Antifashist, i bindur, se pas përfundimit të kësaj lufte, do të konsumonte të drejtën e natyrshme për të vetëvendosur për të ardhmen e tij. Ai me të drejt aspironte për ribashkimin e shtetit të tij kombëtar, Shqipërisë Natyrale, të ndarë dhunshëm në pazarllëqet e Evropës Njerkë. Por, pas përfundimit të kësaj lufte heroike, populli shqiptar u ndëshkua nga po ky koalicion, i ndikuar nga satrapi Tito - mbeti nën robërinë dhe terrorin e egër sllavo-grek.

Terrori sistematik që ushtrohej në vazhdimësi, nga pushteti serbo-çetnik, tani të maskuar nën petkun e internacionalizmit proletar dhe “vëllazërim – bashkimit” dhe lakenjtë e tij shqipfolës, ndaj çdo gjëje shqiptare, e detyrojë popullin tonë të vazhdojë rezistencën në forma të ndryshme edhe për katër dekada e gjysmë. Kjo rezistencë e popullit liridashës shqiptar u kurorëzua me luftën e armatosur çlirimtare, të cilën e zhvillojë dhe e përfundojë Famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në këtë ushtri çlirimtare e cila u lind falë përpjekjeve të shumë gjeneratave të patriotëve shqiptar, i ngjeshën radhët e saj bijtë dhe bijat më besnike të tij, të betuar para Flamurit Kombëtarë Shqiptar, për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Natyrale, nuk do të kursejnë as jetët e tyre.

Rriten e vet me shëndet të plotë që nga hapat e parë të jetës së saj, kjo ushtrie popullit e fillojë duke radhitur sukses pas suksesi, nëpër përpjekjet e një pas njëshme, të vështira dhe të përgjakshme luftarake, kundër një ushtrie bashkëkohore, siç ishte ajo e pushtuesve serbo-çetnik. Edhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse UÇK i kishin themelet thellë në popull; sepse ajo po zhvillonte një luftë të shenjët çlirimtare, në emër dhe me mandatin e tij; sepse radhët e saj freskoheshin përditë me djem e vasha të zgjedhura të tij, të bindur se pas ngadhënjimit mbi forcat e armatosura të pushtuesve, do të krijoheshin kushtet që më në fund edhe populli shqiptar do të vetëvendos lirshëm për të ardhmen e tij.

Por ndodhi e kundërta.

Pas përfundimit të kësaj lufte të drejtë dhe çlirimtare të UÇK, në aleancë me forcën më të fuqishme ushtarake të kohës – NATO-n, mund të thuhet me të drejtë, se me mandat të KS të OKB-së,Kosova u shndërrua në një koloni të sunduar nga një administratë autokratike ndërkombëtare, ngase të gjitha kërkesat dhe vendimet e saj ishin të pa apelueshme. Ajo, e udhëhequr nga politika kolonialiste e unmikistanit dhe servilëve të saj vendor, në këto tetë vjet të pas luftës të armatosur çlirimtare edhe ashtu e varfëruar nga plaçkitjet shumëdimensionale nga pushtuesi serbomadh, u soll deri te shkopi i lypësit!

Thënë troç, Kosova u shndërrua në feud të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe të suitës së tij. Ajo u shndërrua ne një zonë eksperimentale të qarqeve të ndryshme ndërkombëtare. S’do mend, se njëri prej eksperimenteve që u kryen në Kosovë, nga qarqe të njohura ndërkombëtare, kishte për objektiv provimin e mjeteve më efikase për të ndikuar deri në atë shkallë në masat popullore, sa ato të mos merren me problemet madhore, por me ato të mbijetesës. Siç mund të vërehet, këtë eksperiment e kanë përfunduar me sukses të plotë.

Fajtorët kryesor për këtë realitet të hidhur që po mbretëron në Kosovë, në rend të parë janë liderët në krye të ashtuquajturave IPVQ të Kosovës, sidomos ata të cilët e kishin nënshkruar aktin e kapitullimit në Rambuje, i cili njihte Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë sovranitetin mbi Kosovën. Por, nuk mund të amnistohen as liderët e të ashtuquajturave parti politike, jo vetëm të atyre të cilat u themeluan me lejen e pushtuesve, por edhe të atyre të cilat dolën në skenën politike kosovare, si kërpudhat pas shiut, menjëherë pas përfundimit të luftës heroike të UÇK-së.

E them të ashtuquajturat parti politike, ngase, shikuar realisht, në Kosovë nuk kemi parti të mirëfillta politike. Ato të cilat vetëquhen parti politike, nuk janë gjë tjetër, pos karikatura të tyre. Ato janë kukulla në duart e klaneve mafioze, të cilat u krijuan dhe u forcuan, duke shfrytëzuar fatkeqësinë e popullit!

Gjatë tërë ekzistencës së tyre. shumica e këtyre të ashtuquajturave parti politike, nuk e bënë as mundin e pleshtit për t’i mbrojtur frytet e luftës të armatosur çlirimtare, ngase qëllimi fundamental i themeluesve të tyre, nuk ishte drejtimi i popullit drejt realizimit të aspiratës së tij shekullore, por përmbushja e ambicieve të tyre të shfrenuara përfituese karrieriste dhe materiale. Andaj, si pasojë e kësaj mos pune, sot me trojet dhe interesat tona njerëzore dhe kombëtare po ribëhen pazarllëqe, sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit (përmbaruesit) ndërkombëtar, çdoherë në përputhje të plotë me kërkesat serbomëdha të Beogradit zyrtar dhe të kreut të Kishës Ortodokse “shënsaviane”.

Këto pazarllëqe fituan në intensitet, menjëherë pas përfundimit të farsës të quajtur Bisedimet e Vjenës, kur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së iu dorëzua “Pakoja Pandora”, nga i përzgjedhuri i tij Martit Ahtisari, specialisti me renome ndërkombëtare për përmbarimin e krizave ndërmjet popujve, çdoherë në përputhje të plotë me interesat e fuqive të mëdha.

Përmbajtjen e kësaj “Pakoje” e kanë shtjelluar si duhet dhe në detaje shumë analist shqiptar dhe të huaj, andaj e shohë të mjaftueshme vetëm të konstatojë: se propozimi i Ahtisarit është i hartuar falë zemërgjerësie së “elefantëve”të Kosovës dhe të vegjëlve të tyre ( të cilët janë të dresuar, sidomos në këto vitet e pas luftës, për t’u pajtuar vend e pa vend me çdo kërkesë që parashtrohet nga të huajt, bile edhe të bëjnë “kompromise të dhembshme”); se me këtë propozim nuk duhet të pajtohen shqiptarët, ngase ua mohon të drejtën për të vetëvendosur për të ardhmen e tyre; se në bazë të këtij propozimi (të pranuar edhe nga i ashtuquajturi Parlamenti i Kosovës), jo vetëm se u legalizua copëtimi i territorit të Kosovës, duke i legalizuar dhe legjitimuar kontrollin e Serbisë (edhe me ndihmën e ushtarëve rusë) në rreth 35% të territorit të Kosovës, se jo vetëm mohohet identiteti jonë kombëtar, trashëgimia kulturore dhe historia jonë e lavdishme kombëtare..., por edhe u përgatit terreni, jo për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, por për ndërrimin e kolonizatorit të deritanishëm ndërkombëtar, të unmikistanezve me ata eumikistanez.

Serbia nuk pajtohet me këtë propozim, ngase ajo e kërkon ta mbajë krejt Kosovën, si koloni të veten.

Ky propozim do të qëndrojë i bllokuar në KS të OKB-së, deri në momentin kur të përfundojnë pazarllëqet ndërmjet të fuqishmëve, SHBA-ve të cilat deklarohen hapur pro këtij propozimi dhe atyre që deklarohen kundër, Rusisë së Putinit dhe disa segmenteve të fuqishme të BE.

Dihet, se kundërshtimi i rusomadhit Putin dhe klikës së tij, bëhet, jo pse mërzitën për interesat e serbomëdha të Beogradit, por nga frika e rrezikimit të synimeve të tyre strategjike. Këto synime strategjike drejt Ballkanit, janë ëndërr e kahershme rusomadhe që zonën e Ballkanit ta mbajnë në gjendje të turbullt, për ta vënë nën kontroll më vonë nga hegjemonizmi pansllavist

Moska zyrtare është e brengosur me drejt, se nëse detyrohet Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, ajo do të shpërblehet nga Perëndimi, duke ia hapur dyert për në BE dhe NATO. Kjo do të qonte në dështimin e synimeve strategjike ruse në Ballkan. Andaj, edhe bëhen dhe do të bëhen përpjekje në shërbim të realizimit kësaj ëndrre hegjemoniste e ekspansioniste rusomadhe, të mbahen sa më gjatë nën saçin e ndikimeve, sidomos shovinistet serbomëdhenj.

Serbia do ta kuptojë, sot apo nesër, se kjo “mbështetje” ruse ndaj kërkesave të saj, nuk ka qenë e motivuar nga aleanca e natyrshme sllave, por nga interesat hegjemoniste rusomëdha, por atëherë do të jetë shumë vonë për te!

Ndërsa prapavija e kundërshtimit në formë më të rafinuar të propozimit të Ahtisarit, nga disa segmente të fuqishme të BE, diktohet nga synimet e tyre strategjike politike, ekonomike e ushtarake në Ballkan.

Këto pazarllëqe, me siguri do të përfundojnë një ditë dhe nga KS i OKB do të aprovohet një farë rezolute. Kur të fillojë jetësimi i kësaj rezolute, nën mbikëqyrjen e rreptë të EUMIK, vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht gabimi i atyre që po e kritikojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe që po u gëzohen persekutimeve që po u bëhen liderit të saj Albin Kurtit dhe bashkëveprimtarëve të tij; vetëm atëherë do të kuptojnë gabimet e veta edhe ata, që sot po i shajnë Bacë Adem Demaçin dhe të gjithë ata që tërheqin vërejtjen, për dëmet që u shkaktohen interesave kombëtare shqiptare nga “Pako Pandora” e Ahtisarit; vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht, se hipokrizia dhe pafytyrësia e disa “politikanëve” shqipfolës nuk njeh limit njerëzor, moral dhe kombëtar, por atëherë për këta sojsëz do të jetë shumë vonë!!!

Kam bindjen, se është momenti i fundit që të ndërmarrim veprimet e domosdoshme, të menjëhershme dhe konkrete për bashkimin e potencialit tonë mendor, material dhe veprues, në kuadër të një subjekti të vetëm gjithëkombëtar, i cili do të na prijë drejt dhe sigurt deri në realizimin e amanetit të Dëshmorëve të Kombit. Zaten ky është obligim yni dhe i cili mund të kryhet i plotë, vetëm duke vepruar konkretisht dhe me vendosmëri, deri në përmbushjen e plotë të aspiratave të ligjshme të popullit tonë, për të vetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen e tij, për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në shtetin e tij të ribashkuar - Shqipërinë Natyrale!

Tjetër rrugë nuk kemi!

Prishtinë, 15 qershor 2007



[Permalink]


Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.