Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Të ndryshme

Montag, 18. Juni 2007
10 qershor
Von ajkashqiptare, 02:05




Nga Ilir Babaramo

Në mënyrë konvencionale historia e popujve përmblidhet në një tërësi datash. Ajo që ka ndodhur dje në Shqipëri, në harkun kohor të tetë orëve, pa dyshim që do mësohet në librat e historisë së shqiptarëve.
10 qershori nisi në mënyrë dramatike. Gjatë gjithë paradites së djeshme, Tirana ngjasonte me një qytet fantazmë. Rrugë të boshatisura. Mijëra e mijëra forca sigurie shqiptare dhe amerikane kontrollonin gati çdo skutë të kryeqytetit shqiptar. Të gjithë ishin të kapluar nga ankthi. Për shumë ditë me radhë, media kishte bombarduar opinionin publik për masat ekstreme të sigurisë që do shoqëronin vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri. Ankthin më të madh e shkaktonte ajo çfarë mund të deklaronte Bush për fatin e Kosovës. Kjo gjendje ishte vetëm në orët e para. Më pas, situata u përmbys.



Në konferencën për shtyp, Bush bëri një deklaratë që as dhe më optimistët nuk e prisnin. U shpreh tmerrësisht qartë. "Pavarësia e Kosovës është e sigurt", - tha Bush. Madje, Presidenti amerikan e përsëriti këtë qëndrim dhe kur e pyesnin për integrimin e Shqipërisë në NATO.
Turi i Bushit në Evropë shënoi ditën e gjashtë. Gati në të gjithë vendet ku kaloi, pati protesta në rrugë. Mijëra pacifistë apo altermondialistë kundërshtonin praninë në vendin e tyre të Presidentit të vendit më të fuqishëm të botës. Por, vizita e Bushit në Shqipëri shënoi një precedent. Ishte një surprizë.


Pamjet që vinin nga Fushë-Kruja, një qytezë në periferi të Tiranës, bënë xhiron e botës brenda pak çasteve. Bushi kaloi përmes një banjë turme që kishte shumë vite që nuk i ishte rezervuar një president amerikan. Entuziazmi i turmës së vogël së qytezës shqiptare mund të krahasohet vetëm me atë të Berlinit të 44 viteve më parë, kur Presidenti Kenedi shqiptoi në gjermanisht: "Ich bin a Berliner". Ishte siguria më e madhe që i jepej popullit gjerman nga invazioni i mundshëm sovjetik.
Dje ishte vërtet një datë historike. Nga më të rëndësishmet për shqiptarët. Jo se një president i SHBA-së viziton Shqipërinë, por se Bushi shpalli pavarësinë e Kosovës. Tashmë nuk ka më asnjë ekuivok. Nuk ka më vend për asnjë dilemë. Dy milionë shqiptarët e Kosovës do kenë shtetin e tyre. Dhe kjo, gjithnjë sipas Bushit, pritet të ndodhë shumë shpejt. Në një lloj mënyre, Bushi dje shpalli të ashtuquajturin plan B. Atë variant rezervë që qarkullonte në kanalet diplomatike, apo shprehej herë pas here në publik në mënyrë jo të konfirmuar. "Fundi i këtij procesi është pavarësia e Kosovës, - u shpreh Bush. Më qartë nuk bëhet. Vetoja e mundshme ruse nuk ka më vlerë. Mund të ndryshojë procedurën që do ndiqet, por jo rezultatin. Sipas të ashtuquajturit plan B, nëse Rusia do vendosë veton në Këshillin e Sigurimit, Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë. Pas këtij akti formal, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe të gjithë vendet e tjera që e mbështesin paketën Ahtisaari, do njohin pavarësinë e shpallur në Prishtinë dhe do vendosin marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri të botës.
Pavarësisht se do takohet me homologun e tij rus në ditët e para të korrikut, Bushi bëri të qartë nga Tirana se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Dy janë mosmarrëveshjet më të mëdha mes Uashingtonit dhe Moskës: Vendosja e raketave në Poloni e Çeki, si dhe statusi i ardhshëm i Kosovës. Të dyja pritet të diskutohen në takimin e ardhshëm Bush-Putin. Për çështjen e parë, Bushi u shpreh se është i gatshëm të negociojë. Rusët kanë paraqitur një propozim interesant, të cilin po e shqyrtojnë", - tha Presidenti amerikan. Shkurt, mesazhi që Bushi i çoi dje Putinit nga Tirana, ishte i qartë: "Për raketat mund të diskutojmë, ndërsa dosja e Kosovës është tashmë e mbyllur".
Pavarësisht agresivitetit diplomatik me të cilin Putin kërkon ta rikthejë Kremlinin në klubin e e të mëdhenjve të botës, reagimet e djeshme të Moskës dëshmuan dhe njëherë se nuk mund të ndryshojnë pasojat e humbjes së Luftës së Ftohtë. Gjatë gjithë shekullit të kaluar, ekspansioni rus në Evropë ka pasur si efekt anësor ekspansionin serb në Ballkan. Përfundimi i çdo lufte botërore, qoftë dhe asaj të Ftohtë, është shoqëruar me rivendosje ekuilibrash gjeostrategjikë. "Perandoria e së Keqes" u shemb dhe vendet e çliruara nga thundra e Kremlinit zgjodhën të hyjnë në hapësirën euroatlantike. Pak muaj më vonë, e njëjta gjë ndodhi në Ballkan. Jugosllavia e cila është kthyer në një Serbi të madhe pas vdekjes së Titos, nisi procesin e shpërbërjes gjithashtu. Pjesët përbërëse të saj, kush me luftë e kush me negociata, vendosën të shkëputën, të nisin procesin e integrimit euroatlantik dhe ta lënë të vetme Serbinë nën influencën ruse.


[Permalink]


Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.