Navigimi
Login / Verwaltung
Kategorien
RSS Feed
Lidhje
HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis"
- Ukshin Hoti
Kontakti
|
Du befindest dich in der Kategorie: Të ndryshme
REFERENDUMI-ZGJIDHJA E VETME PAQËSORE E PROBLEMIT KOLONIAL TË KOSOVËS!
| REFERENDUMI-ZGJIDHJA E VETME PAQËSORE E PROBLEMIT KOLONIAL TË KOSOVËS! |
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
(*) - No more negotiations on Kosovo status as Russia and Serbia want to rebuild the Berlin Wall between Albanians and USA, EU, NATO in Balkans.
Kosova nuk ka nevojë për kurrfarë ribisedimesh me Serbinë gjenocidale neokolonialsite, as për kurrfarë “Grupi Uniteti”, por për REFERENDUM, për REFERENDUM IMEDIAT!
· Hëpërhë, vetëm REFERENDUMI është ÇELËSI SHPËTIMTAR i politikës strategjike paqësore dhe të sigurisë së SHBA-së, të BE-së dhe të NATO-s në Kosovë, përkatësisht në Ballkan dhe në Evropë, sepse pa njohen e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, nuk do të ketë as reforma demokratike integruese, as siguri, as stabilitet as paqe të qëndrueshme në Ballkan e as në Evropë.
* JO NË EMËR TË KOSOVËS SHQIPTARE, AS TË SHQIPTARËVE, POR NË EMËR TË TYRE PERSONAL, GRUPOR DHE PARTIAK-BAJRAKTARIST AUTOKRATIK, me Serbinë gjenocidale dhe neokolonilaiste mund të vazhdojnë bisedat e tyre proserbe të pafund, vetëm ata “muskertarët” e Grupit Kapitullues-Decentralist të Kosovës (të zgjedhur “me kokallë” nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës), të cilët si shkak dhe pasojë e diletantizimit dhe e miopisë së tyre politike kombëtare dhe ndërkombëtare, tretën kohën (dyvjeçare) dhe harxhuan mjete të padhimbshme financiare të buxhetit të qedverisë së Kosovës, duke biseduar përralla të ndryshme të “natyrës teknike” me homologët e tyre kolonialistë serbomëdhenj në Vjenë, në Beograd dhe në Prishtinë, duke bërë “koncsione të dhimbshme” (sipas “standardeve ndërkombëtare” decenetralizuese serbomëdha) në kurriz të copëtimit territorial dhe administrativo-politik dhe juridik të Kosovës.
Është e njohur se në politikë mund të ndodhin gjëra të paparashikuara dhe absurde, si rrjedhim i gabimeve të faktorëve dhe të titullarëve të saj, siç është rasti konkret i gabimit historik të politikës zyrtare të Beogradit dhe të Moskës, të cilat për hir të rujatjes së interesasve të tyre kompatibile kolonialiste sllave në Ballkan, e varrosën kompromisin e vetëm politik për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të quajtur si “Plani i Marti Ahtisarit”. Në këtë rast, politika amerikane është në avantazh, sepse me vetë gabimin e tyre, Serbinë dhe Rusinë, ia arriti t’i eliminojë nga “gara ndërkombëtare” për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Pra, në “lojën finale”, që do të zhvillohet në Kosovë janë Amerika dhe pala shqiptare, jo as Rusia e as Serbia, sepse janë eliminuar që në “çerekfinale” nga autogolat e politikës së tyre të gabuar antiamerikane, antidemokratike, antipaqësore dhe antishqiptare evro-perëndimore.
Me gjithë vlerësimin objektiv dhe të gjithanshëm të rolit dhe të angazhimit serioz dhe maksimal historik të diplomacisë paqësore të SHBA-së që t’i bindë oponentët e saj ruso-serbë me miratimin e ndonjë rezolute të re për Kosovën në kuadrin e KS të Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe Serbia së bashku me aleatët e tyre nuk do të pranojnë që të japin “bekimin” e tyre në favor të asnjë rezolute të re sipas draftit bazë të Marti Ahtisarit që në çfarëdo forme qoftë prejudikon pavarësinë e kushtëzuar për Kosovën.
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Prandaj, meqë, tanimë pozicionet dhe pikëpamjet politike dhe diplomatike amerikane-ruso-serbe janë bërë shumë të qarta si për palën amerikane, ashtu edhe për politikën dështuese shqiptare, as Amerika e as qeveria e parlamenti i Kosovës nuk kanë asnjë arsye të bazueshme, që të humbasin kohën me “rezolutomani” të reja, të cilat, sipas presidentit rus, Vladimir Putin dhe “nipërve” të tij serbë, Boris Tadiq (kryetar i Serbisë) dhe Vojislav Koshtunica (kryeministër), sine qua non, do të duhej t’i favorizonin interesat tradicionale të politikës dhe të diplomacisë kolonialiste dhe neokolonialiste të Rusisë dhe të Serbisë ndaj Kosovës shqiptare.
Kjo është arsyeja kryesore e rivendikimit të përbashkët historik serbo-rus, e cila është në funksion të ringjalljes së rolit ndikues të politikës strategjike dhe të rikthimit të rendit imperial të Rusisë jo vetëm në Shqipërinë Etnike në Ballkan, por edhe në dimensione botërore si “partner respektues” dhe i “barasvlershëm” i SHBA-së si e vetmja superfuqi botërore. Pretendimet e këtilla të Rusisë pasqyrohen edhe nga fakti se kudo që ekzistojnë apo që do të shfaqen probleme, konflikte dhe vatra krizash në botë, ajo duhet të jetë “avokat i barabartë” me Amerikën në debatimin dhe në zgjidhjen e tyre, edhe pse Rusia-BRSS-ja ka falimentuar si fuqi botërore që në vitin 1990, me përfundimin e luftës së ftohtë, me gjithë anulimin e njëanshëm të Marrëveshjes së reduktimit të armëve konvencionale (të përfunduar më 1990) nga ana presidentit aktual të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën, më 14 korrik 2007.
S’ka asnjë dilemë se, krahas kundërshtimit të vendosjes së instalimeve të sistemit kundëraketor mbrojtës të SHBA-së në Republikëm Çeke dhe në Poloni, refuzimi i Planit të Marti Ahtisarit (mbështetja e parezervë e Serbisë kolonialiste) për zgjidhjen paliative të problemit kolonial të Kosovës, edhe shfuqizimi i njëanshëm i Marrëveshjes së theksuar nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, është një nga indikatorët më seriozë, që pasqyrojnë faktin e pakundëreshtueshëm se, tanimë, Rusia botërisht ka hapur kaptinën e dytë të luftës së ftohtë, aty, në “epiqendrën e termetit” (jo fort larg nga rrënojat e Murit të Berlinit (1962-1989) edhe ku pat zën fill edhe lufta e parë e ftohtë (1948-1989)
Duke qenë se Rusia dhe Serbia e kanë varrosur Planin e Marti Ahtisarit për “pavarësinë e kushtëzuar” të Kosovës, atëherë, pse të humbet kohë në “ringjalljen” e tij, kur ai tanimë botërisht dhe ligjërisht është anuluar nga qeveria dhe parlamenti i Serbisë.
Sipas kësaj logjike të politikës ruso-serbe, tanimë, çdo gjë ka marrë fund me “përpunimin” dhe me “avancimin” e Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën. Rusia dhe Serbia nuk po kërkojnë miratimin e rezolutave të reja me bazë të “pavarësisë së kushtëzuar” të Marti Ahtisarit, por po kërkojnë rrugë dhe forma të tjera se si ta bllokojnë dhe ta kontestojnë çdo përpjekje serioze dhe objektive të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të SHBA-së dhe të partnerëve të saj të BE-së në mbështetjen e ligjshme dhe të drejtë të pavarësisë së Kosovës
Rusia dhe Serbia, Planin e “pavarësisë testuese” të Marti Ahtisarit e kanë “bombarduar”,jo për hir të gjetjes së ndonjë kompromisi politik me palën amerikane dhe me atë shqiptare, por për t’i tregar “dhëmbët e mprehtë” të politikës nga pozita e forcës së perënduar të imperializimit ruso-sovjetik-rus në Ballkan, në veçanti kur është fjala për mohimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në gjysmën e kolonizuar të Shqipërisë Etnike, se “Nëna Rusi nuk do ta vërë shpatën në këllëf derisa t’ia rikthejë lirinë fëmijës më të vogël-Serbisë, sepse ajo është fëmija më e dashur e familjes sllave.” (SG, nr.112).
Ky mesazh i vjetër sa vetë historia e marrëdhënieve religjioze,dhe politike tradicionale sllave të Rusisë dhe të Serbisë, provon qartë se, Rusia e Vladimir Putinit, nuk është më ajo e Boris Jelcinit, i cili çdo propozim dhe iniciativë të Perëndimit e ka pranuar dhe zbatuar pa asnjë kundërshtim, madje, edhe kur ka qenë nevoja e mospërkrahjes së Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Tani, kur është fjala për mbrojtjen e interesave të politikës koloniale në llogari të shqiptarëve dhe të Kosovës, diplomacia dhe politika e jashtme e Rusisë së Vladimir Putinit në tërësi ka ndryshuar kursin e saj zrytar dhe, me çdo kusht këmbëngulë në mbrojtjen e Serbisë, si “kompensim” të politikës së gabuar antiserbe të ish-presidentit rus, Boris Jelcin. Me një fjalë, tanimë ka perënduar politika properëndimore e Rusisë Boris Jelcinit dhe, në vend të saj ka ardhur në shprehje politika e ftohtë, konfliktuoze, konfrontuese, antiglobaliste dhe antidemokratike e Rusisë së Vladimir Putinit të “hekurt”, e cila, pa dyshim, do të ndikojë negativisht në sistemin shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse ka ambicie që të ringjallë recidivat dhe kontradiktat e luftës së ftohttë (1948-1989), në mënyrë që të rikthejë “aureolën” e rolit dhe të rëndësisë së ish-BRSS-së si superfuqi botërore, duke harruar se është davaritur ajo idelogji dhe “rend botëror” i dhunës me karakter bolshevik imperilaist për t’i shtypur dhe shfrytëzuar vendet dhe popujt e vegjël në emër dhe, vetëm për llogari të internacionalizmit komunist proletar sovjetik-rus.
Duke qenë se as Rusia e as Serbia nuk kanë qenë të vullnetshme për arrtijen e kompromisit politik (sipas Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën, i cili, [[ në kuptimin historik dhe juridik ndërkombëtare ishte negacion i së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës me mbi 90% popullatë indigjene shqiptare]] pa dyshim se ishte më shumë në favor të autonomisë politike dhe territoriale të minoritetit kolon serb në Kosovë) , atëherë as politika e dështuar shqiptare e as politika e SHBA-së së bashku me partnerët e saj evro-perëndimorë nuk kanë arsye të justifikueshme morale dhe ligjore që,e dhe për disa muaj ose për disa vjet ta shtyjnë afatin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, ashtu siç po iu konvenon interesave të propagandës, të taktikës dhe të strategjisë politike të Rusisë dhe të Serbisë, që Kosovën me çdo kusht ta mbajnë ende “peng” nën zotërimin 100-vjeçarë kolonial të sferës së interesit lindor ruso-serb.
Për t’ i shëruar me sukses “koncdesionet e dhimbshme”, të bëra nga Grupi kapitullues i kontaktit, nga parlamenti dhe nga qeveria e Kosovës, të cilat “koncesione” kanë qenë të përfshira në brendinë e Planit të Marti Ahtisarit, Prishtina, Uashingtoni, Brukseli kanë rastin ideal që Moskës dhe Beogradit t’iu përgjigjen (jo ashtu siç po iu konvenon interesave politike ruse-serbe, që Kosovën shqiptare ta mbajnë ende, edhe në shekullin XXI si koloni të tyre), por juridikisht, duke u bazuar në dispozitat e Kartës OKB-së dhe në normat e së drejtës ndërkombëtare, të cilat ligjërisht e favorizojnë njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, sepse shqiptarët autoktonë kanë të drejtën e plotë historike dhe juridike mbi të si i vetmi titullar legjitim dhe legal) JURIDIKISHT ( jo politikisht, duke ua mohuar të drejtën historike dhe të vetëvendosjes shqiptarëve në emër të kompromisit politik, të ashtuquajtur Plani i Marti Ahtisarit), duke organizuar në mënyrë urgjente REFERENDUMIN për zgjidhjen e statusit përfundimtar dhe të drejtë të Kosovës.
Varrosja e Planit të Marti Ahtisarit nga ana e Rusisë dhe e Serbisë, nuk duhet t’i zhgënjejë as Marti Ahtisarin e as përpiluesit e tij (me gjithë angazhimin dhe përpjekjet dyvjeçare, si dhe me investimin material të shuttle diplomacy), sepse ky gabim kardinal i diplomacisë ruso-serbe, do të sjellë njohjen unilaterale ndërkombëtare të statusit të Kosovës, domethënë është në favor të njohjes dhe të legalizimit juridik ndërkombëtar të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Bashkimi Evropian(BE), nga NATO-ja etj.
___________________________
16. 07. 2007
|
Kostenloses Blog bei Beeplog.de
Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.
|