Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Të ndryshme

Donnerstag, 19. April 2007
Patjetër do të vijë nënë
Von ajkashqiptare, 04:45

Agim Ramadani me Sali Çekun

Nga: Izmi Zeka, Gjilan

Më 11 prill u mbushen tetë vite nga rënja heroike e dëshmorit të kombit Agim Ramadani

Ende pa filluar mirë të shkruaj më bien ndërmend vargjet e Ali Podrimjes:

“…Unë biri yt, Kosovë / ta ndiej gjakun që të vlon në gji!...”

Historia e lavdishme shqiptare, heroizmat e breznive, natyra e bukur e madhështore e bjeshkëve, lëndinat e fushat pambarim të Kosovës ndikuan direkt në jetën dhe veprimtarin patriotike të martirëve që sot janë bërë burim i pashtershëm, frymëzues për luftën çlirimtare.

Klima politike e atdhetare për dy decenie përshpejtoi procesin që ishte në lëvizje dhe mundësoi krijimin e një atmosfere që kishte si përfundim logjikën e të vepruarit konsekuent drejt aspiratave shekullore. Dhe këto procese padyshim, janë të lidhura me emrat që bënë historinë, krijuan realitete të reja duke vënë në spikamë një aspekt të rëndësishëm angazhimin kontinuel deri në çlirim. Të gjitha ngjarjet në dy deceniet e fundit, me ngritjet dhe rëniet që pësuan, mund të shihen mbi një parim, parimin e shtetësisë së Kosovës. Zaten trajtimi objektiv, racional paraqet një rikonceptim të pozitës së shqiptarëve të Kosovës në mykun e disa decenieve, dhe shprehimisht atakohet me figura, sa patriotike aq edhe lëvizëse të proceseve që i vunë vulën një rruge që deri aso kohe nuk njihej sa duhet.

Vitet 97- 98, në historinë më të re të shqiptarëve ishin vite të kthesës, ku lufta qindvjeçare aty u sublimua mbi një bazë, mbi të cilën , pa mëdyshje, qëndresa, lufta e ushtarëve të UÇK-së i kalon përmasat e një lufte të rregullt që u shëndrrua në krijimin e një realiteti të ri duke vënë në pah katrahurën që kishte përjetuar një shekull Kosova e robëruara. Mbi këto parime të luftës së UÇK-së , kërkesat e ligjshme e natyrore u bënë kompleks universal që trandën Evropën demokratike dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Në këtë komporacion ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllën fillimin e një jetë të re duke shfaq pamje të përpjekjeve për luftë deri në çlirim.

II

Lufta çlirimtare në Kosovë i kaloj përmasat e territorit administrativ për të thelluar edhe më tej shpirtin liridashës të veprimit koherent në momentin kur më së shumti Kosova kishte nevojë për ti thënë njëherë e përgjithmonë dhunës dhe shtypjes me forcën e armës stop.

Karadaku është i njohur në historinë shqiptare si pjesë që tradicionalisht ka lind shumë trima ,që për kohën bënë hapa të rëndësishëm për interesa sa madhore aq edhe të nevojshëm për kohën. Në këtë relacion figura që la një histori të bujshme dhe që trandi themelet e një ushtrie barbare është Agim Ramadani.



Tri komponentët që i dhanë formë rrugës së Agim Ramadanit ishin njohja e artit ushtarak respektivisht lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, poezia dhe piktura.

Lufta çlirimtare që në përmasat kombëtare kishte futur ndjenjën e sigurisë dhe të vitalitetit për të qenë oponencë në mbrojtjen e qenjës shpirtërore dhe fizike më pastaj asaj kombëtare në raport me vullgaritetin Serb dhe hegjemonin e saj kishte bërë që djalëria Kosovare e në veçanti ata të cilët në shpirt kishin mishëruar idetë përparimtare të kohës të hidhen në drejtim të saj për të kryer një pjesë të obligimit kombëtar. Kësaj plejade padyshim se i përket ushtaraku nga Karaduku i Idriz Seferit Agim Ramadani me nofkën Katana. Qysh prej moshës së re njohja për artin ushtarak ishte njëra ndër preferencat e tij të cilën arriti ta kurorëzoj më vonë me studimet e mbaruara në këtë drejtim. Agim Rmadani kishte shërbyer në Ushtrinë Jugosllave, mirëpo ndjenja për të qenë i lirë dhe sovran në tokat e tij asnjëherë nuk kishte pushuar. Ndryshimet që ndodhën pas viteve të 90-ta në Kosovë dhe vrazhdësinë që përdorte pushteti serb ndaj gjithë shqiptarëve e po ashtu edhe ndaj eprorëve ushtarak e Agim Ramadanin e detyruan që të merrte rrugën e kurbetit. Mirëpo ai edhe në shtetet e perëndimit në forma të ndryshme u mundua që të krijoj kushte për një organizim luftarak kundër regjimit policor e ushtarak në Kosovë. Në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli hapur në mbrojtje të ekzistencës Kosovare Agim Ramadani filloi përgatitjet për të organizuar dhe ushtruar formacione ushtarake për futjen në Kosovë në luftë kundër ushtrisë serbe.

Zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë dhe sidomos vala e luftës Agim Ramadanin e gjen në Shqipëri në stërvitjet e ushtarëve për në vijat e frontit. Ky organizim dhe këto përgatitje bëheshin në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vërtetë edhe nga shumë bashkëluftëtarë të tij dëshmohet për aftësitë profesionale në artin luftarak dhe për guximin që tregonte Agimi gjatë përgatitjes ,stërvitjeve dhe planeve që bëheshin për të marrë lufta një mobilizim të përmasave kosovare.

Edhe nga punimet e shumë autorëve shihet qartë se Agim Ramadani ishte i përgatitur për luftë dhe këtë luftë e shihte krejt në suaza të proceseve që zhvilloheshin në relacion me kohën dhe momentin. Dhe njohurit e fituara në Akademinë Ushtarake - drejtimi i komunikacionit i thelloi në praktik duke treguar strategjinë dhe formën e veprimin si një strateg i luftës që nuk njeh tjetër përheq nocionit kohë dhe angazhimit direkt në luftën çlirimtare. Shikuar nga koncepti i ndërtimit të një uniteti ,dhe punën e përditshme në sensibilizimin e luftës çlirimtare Agim Ramadani krijoi një koncept krejt të qartë në vitet e luftës kur ai përgatiste ushtar për në zonat e luftës. Nuk njohu dallime a ngjyrime si politike a ideologjike ,sepse bindja e tij kalonte suazat individuale në momentet kur Kosova digjej.

III

Në promovimin e librit të Agim Ramadanit ‘Një jetë tjetër”Ismajl Syla ndër të tjera shprehet ”Vetëm aktet e larta të sakrificës botën e gjerë e mbushin me kryevepra që nuk janë të shumta mbi këtë botë. Një urtësi e lashtë thotë se të gjitha veprat e mëdha ngrihen mbi gjak,mbi djersë dhe mbi vetminë. Vepra e parë është e kryengritësit luftëtarit,rebelit, revolucionarit,vepra e dytë është e punëtorit, ndërsa vepra e tretë është e filozofit,e dijetarit, e njeriut të penës së mprehtë dhe të mendimit të thellë”. Vërtete tërë krijimtaria si në poezi ashtu edhe në artin e pikturës paraqet brumin dhe kulturën e gjerë të Agim Ramadanit. Pjesa më e rëndësishme dhe kapitale ishte qasja e drejtë e Agim Ramadanit për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb,qasje kjo që i jep ngjyrë filozofisë së tij drejtë një Kosove të lirë. E pashmangshme gjatë tërë jetës së tij është aspekti kombëtar ,ku edhe vetë akti i flijimit paraqet kurorën e përpjekjeve të tij drejt thyerjes së kufirit Kosovë Shqipëri. Agim Ramadani natyrshëm u kushton poezi figurave të mëdha kombëtare si Idriz Seferit, Azem Bejtës, Bajram Currit, Hasan Alis dhe në këtë mënyrë mishërohet me idealet e tyre duke spikatur si në piramidë madhështinë e tyre .Në poezinë e tij” Patjetër do të vij ‘ ndër të tjera shkruan”nëse nuk shihemi /dhe na ndanë vdekja /jetoje jetën Nënë/Patjetër do të vij”.Agim jo rastësisht ishte futur në luftën çlirimtare edhe pse e dinte se mund të vritej,ku edhe në këtë poezi shihet qartë se megjithatë një ditë do të vij në Kosovë . Ai kishte parandjenjën ,por atdheu ishte mbi të gjitha dhe Kosharja ishte sinonimi jetës së tij, për shekuj.

IV

Në muajin prill të vitit 1999,Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte hartuar planin për thyerjen e kufirit, dhe hapjen e korridorit me veriun e Shqipërisë, ku ky operacioni ishte i përgatitur nga strategët dhe ushtarakët e devotshëm të UÇK-së ndër ta ishte edhe Agim Ramadani, i njohur për operacione të tilla . Kufiri u thye por ranë shumë dëshmorë në thyerjen e këtij korridori dhe në fushën e betejës të njohur si beteja e Koshares bie heroikisht luftëtari,komandanti dhe strategu nga Karadaku Agim Ramadani.

Se sa përputhet poezia me aktin sublim të Agim Ramadanit, Shefqet Riza

thekson”Te askush nuk përputhet poezia me jetën reale si te Agim Ramadani.Te shumë krijues liria aspiron të jetë universale. Poezia e Agim Ramadanit e ka universialitetin, por ai si epror i lartë ushtarak e luftëtarë i pashembullt duket se është i pakënaqur me të. E ndjen vdekjen në fushëbetejë, por njëkohësisht e ka të qartë se pa vdekje jeta nuk do të ishte jetë”. Dhe kështu Kosharja është sinonim i betejave të ashpra që zhvilloi Agimi dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së,sinonim i lirisë por edhe i hapjes së kufirit që ishte kufi i i ndarjes pothuajse 5 dekada . Në këtë kompleksivitet të ngjarjeve rënia e Agim Ramadanit paraqet refleksionin e humbjes së vlerës dhe kapitalit ushtarak për tërë luftën dhe zhvillimin e saj. Edhe vetë poezitë e tij flasin për gjuhën e ashpër të një ushtaraku, për një koncizitet në të shkruar dhe për një vullnet për të parë agun e lirisë sikur në gjithë botën e qytetëruar.

Agim Ramadani tregoi se si vdiset për atdhe dhe mbeti shembulli më i mirë se Kosova ka nevojë për secilin ka nevojë për djersën, gjakun për të gëzuar gjeneratat që vijnë.

V

Në fund po e përmbylli këtë shkrim po me Ali Podrimjen:

A heshtin muzat/ kur pikon gjaku/ kur prangat i vehen buzëqeshjes/ kur shtohen varret, vajet/ nuk heshtin muzat/ hesht arsyeja/ mjafton të jesh pakëz njeri/ e ta kuptosh gjuhën e tmerrit/ peshën e krimit ta ndjesh/ si të shtyp vazhdimisht kah zemra e dheut.


[Permalink]


E VËRTETA PËR KOSOVËN: ARGUMENTE DHE FAKTE
Von ajkashqiptare, 04:18

Dërguar disa prej gazetave më prestigjioze të Evropës dhe
botës, si letër e hapur për anëtarët e Këshillit të Sigurimit
të OKB së)

Shkruan: Esat Stavileci

Vëmendja e diplomacisë botërore gjithnjë e më shumë po përqëndrohet në çështjen e Kosovës.Në duart e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB së, tashmë është një propozim i adresuar nga ish kryetari finlandez, Martti Ahtisaari, që i është bashkëngjitur dokumentit më të cilin ai ka vënë kornizat e një statusi të mundshëm të ardhshëm të Kosovës,ka përmbledhur garancitë për pozitën e pakicave, veçanërisht atë serbe në Kosovë dhe ka përshkruar modalitetet për praninë relativisht të theksuar ndërkombëtare në Kosovë, me fuqi ekzekutive dhe të interpretimit të mandatit të vet, edhe pas vendimit eventual për statusin e ri të saj që, edhe ashtu, pavarësinë dhe sovranitetin eventual të Kosovës do t'i bënin me shume formale se sa faktike.Tash është në përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të marrin një vendim rreth të ardhmes së Kosovës. Jemi në dijeni se Serbia ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndikuar te anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB së që të pamundësohet nxjerrja e një rezolute të re të tij, me arsyetimin se, me propozimin e Ahtisaarit, Serbisë "po i merret një pjesë e territorit të shtetit" dhe se "po i hiqet sovraniteti mbi Kosovën" dhe se e tërë kjo, sipas zyrëtarëve të Beogradit, "është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar". Kjo është arsyeja që,me qëllim të informimit më të të plotë të lexuesve tuaj dhe,njëkohësisht të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB së, si një punonjës i shkencës pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe si një profesor universitar i së drejtës, me një bibliografi relativisht të gjerë politike dhe juridike, të theksoj,në vija të përgjithshme, një numër argumentesh dhe faktesh historike, politike e juridike, të cilat, në mënyrën më bindëse, flasin se Kosova është vendosur nën pushtimin serb,në udhë jolegjitime dhe pse shqiptarët, si popull shumicë në Kosovë, duhet të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes,qoftë si e drejtë e një popullate në një territor të individualizuar, qoftë si e drejtë kombëtare e tyre. Nëpërmjet të argumentimit dhe faktimit të kësaj të vërtete,ky shkrim mëton, njëkohësisht, të argumentojë se janë plotësisht të papranueshme përsiatjet dhe projektet serbe për krijimin e dy entiteteve në Kosovë ose për ndarjen e saj.
Së pari, meqë Kosova është aneksuar nga Serbia në udhë jolegjitime, pavarësia e Kosovës në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ç'është e vërteta, pavarësia e Kosovës përpara se të kualifikohej si "një rast klasik i secesionit të një pjese të një shteti sovran", siç shprehen serbët, do të duhej të kundrohej, në fakt, si një "anulim aneksimi ilegjitim". Në të vërtetë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar kishte rënë vetë Serbia, e cila me 1912 e aneksoi Kosovën nëpërmjet pushtimit ushtarak,pas një agresioni të saj në Perandorinë Osmane, "edhe pse qysh prej kohësh Kosova kishte identitetin e vet historik dhe etnik,të shoqëruar me legjitimitetin e çlirimit të vet, qoftë nga pushtimi osman(1912), qoftë nga pushtimi fashist(1944), edhe pse kishte integritet gjeografik, demografik dhe kulturor të saj". Së këndejmi, në vend se të pranojë veprimin e saj ilegal që ka bërë duke shkelur "me të dyja këmbët" ligjin ndërkombëtar, me aneksimin e Kosovës, Serbia tash përdor një argument të paqëndrueshëm shkencërisht, historikisht dhe aktualisht, për të "ruajtur sovranitetin mbi Kosovën" të cilin, si dëshmojnë faktet, e mbajti në mënyrë jolegjitime për një periudhë shumë të gjatë, pa pyetur asnjëherë popullin shumicë të Kosovës dhe pa i marrë atij pëlqimin. Kosova është pushtuar gjatë luftërave ballkanike(1912 13), "në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve që kishin shprehur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1878 1912". Shqiptarët ishin kundër përfshirjes së tyre në shtetin serb, përkatësisht jugosllav. Kështu, Serbia, edhe pse "mori legalitetin ndërkombëtar" për pushtimin e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mundi ta arsyetojë legjitimitetin e veprimit të saj. Përveç kësaj, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës që i referohen historisë janë dyfish të pathemelta. Së pari, "janë të pathemelta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, meqë po të merrej historia si kriter, me gjithë realitetet nacionale territoriale bashkëkohore, Hungaria do të kishte të drejtë të vinte dorë mbi pjesën jugosllave të Panonisë, Bullgaria dhe Hungaria do të rivalizonin rreth Beogradit, Greqia do të vinte dorë mbi Stambollin,Shqipëria mbi Janinën, Meksiko mbi Floridën dhe Kaliforninë, Suedia mbi Norvegjinë dhe Finlandën, Gjermania mbi pjesët e rajoneve të Shlezisë dhe të Sudeteve, Danimarka mbi Shlezvikun, Iraku mbi Kuvajtin, etj., etj?. Së dyti, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës" janë të pabaza edhe në aspektin e së vërtetës materiale, meqë Kosova, përkundër pohimeve me karakter të tillë, "nuk është as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb". Më në fund, ambiciet imperialiste me "të drejta historike" nuk kanë mundur t'i mbrojnë Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda që, siç është e njohur, "me shekuj kanë mbajtur vende e popuj të shumtë". Prandaj, "me shkatërrimin e perandorive koloniale, janë krijuar mbi 120 shtete të reja". Serbia ka qenë "nën sundimin e Perandorisë Osmane për afro pesë shekuj (1389 1878)", Spanja "kishte pushtuar tërë Amerikën Latine në fillim të shekullit XVI. Edhe "rusët nuk kanë përmendur ndonjëherë "të drejtat historike" mbi Ukrainën". Argumentet historike flasin bindshëm se serbët "janë vendosur në Kosovë me rastin e zgjerimit të shtetit serb në këtë drejtim nga Nemanjiqët". Në territorin etnik shqiptar, për pasojë pushtimesh, në Mesjetë dhe në kohën e Perandorisë Osmane, janë vendosur pakica sllave, turke dhe rome. Pakica sllave është shtuar ndjeshëm me "kolonizimin e dhunshëm në mes të dy luftërave botërore, megjithatë, kurrë nuk ka arritur të jetë mbi 10% të popullatës në tërësi".
Mbi bazë të këtyre fakteve, konkluzioni është shumë i qartë: ishin pikërisht agresioni, pushtimi dhe aneksimi serb i Kosovës që shkelën ligjin ndërkombëtar, e jo e kundërta, që pavarësia e Kosovës "dhunon të drejtën ndërkombëtare". Historia "është dëshmitare për politikën shkombëtarizuese"; për "krimet e mëdha ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912 1918?; për "planet gjenocidale serbe për shfarosjen e shqiptarëve"; për "shpërnguljen e shqiptarëve në Turq" dhe për "shpronësimin e fshatarësisë dhe për kolonizimin serbo malazias" e tjera. Periudha 28 shkurt 1998 deri me 10 qershor 1999 vetëm sa "i ka tejkaluar rastet e veçanta dhe ka marrë përmasat më të përgjithshme të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve".
Së dyti, vendimi mbi të ardhmen e Kosovës nuk mund të injorojë pozitën kushtetuese të Kosovës në ish Jugosllavi, megjithë faktin se ajo nuk gëzonte statusin e republikës por,ç'është e vërteta, ishte pjesë përbërëse e ish Jugosllavisë, me territor dhe kufijtë e vet, të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj. Kosova ishte drejtpërsëdrejti e përfaqësuar në Federatën e ish Jugosllavisë, po sikurse republikat e saj, e jo nëpërmjet Serbisë, sepse ashtu do të kishim një situatë paradoksale "të inkuadrimit të Serbisë në Serbi dhe të tri Serbive me tri vota në Federatë", ndërsa njësitë tjera "do të kishin nga një votë". Me identitet politiko territorial të vetëvetes, me kushtetutë të vetën, Kosova ishte njësi konstitutive federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë. Mosnjohja e statusit të republikës për Kosovën nuk mund të anashkalojë faktin e "origjinës josllave të popullatës të saj shumicë shqiptare". Se Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë dëshmojnë edhe këto fakte historike dhe juridike: "Kosova nuk ishte në përbërjen e shtetit sovran dhe të pavarur të Serbisë me subjektivitet juridik ndërkombëtar të pranuar në Kongresin e Berlinit(1878)"; "Kosova nuk ishte në përbërjen e Serbisë në Kuvendin e Dytë të AVNOJ it(1943); "Kosova nuk ishtë në përbërjen e Serbisë gjatë konstituimit të saj si njësi federale në Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor (1944); "Kosova nuk ishte pjesë përbërëse e Serbisë në strukturën e Asamblesë Kushtetutëdhënëse të Jugosllavisë me rastin e shpalljes së Republikës Federative të Jugosllavisë (1945)"; "Kosova nuk u inkuadrua në Serbinë sovrane", veçse në përbërje të "Serbisë Federale në kuadër të Jugosllavisë Federative", gjatë pushtimit ushtarak në Kosovë (1945). Më në fund, vlen të përmendet se edhe rrënimi i autonomisë së Kosovës me Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, akt ky që ndodhi me 28 mars 1989, u bë në udhë jolegjitime. Edhe po të mos ekzistonin mangësitë esenciale rreth deklarimit në Kuvendin e Kosovës, mangësi këto që janë dëshmuar,"mosekzistimi i vullnetit të lirë", si pasojë e presioneve të jashtëzakonshme politike, "e bën edhe deklarimin mbi ndërrimin kushtetues jokushtetues".
Së treti, e ardhmja e Kosovës nuk mund të kundrohet e krahasueshme me secesionizmin në disa nga vendet e botës. Këtë duhet ta kenë parasysh ato shtete që ende mbahen të rezervuara ndaj pavarësisë së Kosovës. Ato do të duhej që t'i kërkojnë dhe t'i gjejnë "pikat e përbashkëta" të Kosovës me disa vende të botës që janë pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore të tjera. Kështu, raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë, për shembull, të krahasueshme me ato ndërmjet Indonezisë dhe Timorit Lindor. Siç dihet, Timori Lindor ka qenë i pushtuar dhe aneksuar nga Indonezia në vitin 1975 dhe atë "kundër vullnetit të Portugalisë si sovran i jashtëm", fakt ky që e ka bërë aneksimin e Indonezisë të jetë ilegal. Me 1988, qeveria indoneziane ia njohi të drejtën e vetëvendosjes popullit të Timorit Lindor. Singapori është një shembull tjetër që duhet marrë parasysh. Ky vend u nda nga Malejzia me 1965. Edhe shembulli me Eritren është domethënës për rastin e Kosovës. Ishte qeveria etiopiane ajo që në vitin 1991 ia njohu të drejtën e vetëvendosjes Eritresë. Rasti i Kosovës ka ngjashmëri edhe me atë të Namibisë. Ndarja nga Afrika e Jugut dhe pavarësia e Namibisë ndodhën më 1991. Prandaj, pavarësinë e Kosovës nuk duhet krahasuar me secesionizmin në disa anë të tjera të botës, ku lëvizjet secesioniste "nuk janë duke vepruar në territore të aneksuara që në mënyrë të njëanshme (kundër vullnetit të popullit dhe të sovranëve të mëhershëm) u janë bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato janë duke operuar në territore që kanë qenë pjesë e këtyre shteteve në kohën kur këto shtete kanë filluar së ekzistuari". Kështu është edhe me lëvizjet separatiste në Transdnjestrovle (Moldavi), në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi (Gjeorgji) që nuk kanë bazë etnike çfarë ka Kosova dhe që nuk kanë pasur status autonom ose federal kur u shpërbë ish Bashkimi Sovjetik, siç ka pasur Kosova kur u shpërbë ish Jugosllavia. Më në fund, shqiptarët e Kosovës nuk janë të krahasueshëm as me katalonët, uelsianët, baskët, skocezët, korsikanët", sepse ata nuk u përballën, sikur shqiptarët e Kosovës, me dëbim masiv, nga shtetet që i kontrollojnë.
Së katërti, ekzistimi i Shqipërisë si shtet shqiptar, nuk mund të qëndrojë si pengesë për statusin shtet i pavarur dhe sovran të Kosovës, po sikurse që, të sjellim shembuj nga historia e krijimit të shteteve, "as ekzistimi i Rumanisë nuk qe pengesë për krijimin e shtetit të Moldavisë ose që ekzistimi i Francës nuk paraqiste pengesë për kantonet shtete në Zvicër". Më në fund, edhe sikur Kosova të konstituohej si shtet i shqiptarëve, "ekzistimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan - do të ishte më parë hendikep, se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Ballkan". Prandaj, Kosova i përmbush të gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran. Nëse bëhet fjalë për territorin, në OKB janë të anëtarësuara 34 shtete me territor më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për popullatën, në OKB janë të anëtarësuara 58 shtete me popullatë më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për pranimin ose jo të shteteve të reja në OKB, në periudhën prej 190 2002, në OKB janë pranuar 34 shtete të reja. Nuk thuhet kot se "aty ku janë të pranishme faktet, fjalët bëhen të panevojshme.
Mbi bazën e argumenteve dhe fakteve që u theksuan,në vija të përgjithshme, statusi i ri politik, juridik dhe ndërkombëtar i Kosovës duhet të jetë ekuivalent, pa asnjë mëdyshje, me pavarësinë dhe sovranitetin, me subjektivitet të njohur ndërkombëtar, në gjithë territorin e saj, pra të sigurojë zbatimin unik të ligjit, përfshirë pjesën veriore të Kosovës dhe të ashtuquajturat komuna me shumicë serbe që në propozimin e ambasadorit Martti Ahtisaari kanë fituar shumë kompetenca shtesë, në emër të një projekti të decentralizimit asimetrik, territorial dhe etnik, që përkundër qëllimit me të mirë që mund të jetë menduar, kërcënon me rrezikun që të jetë i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe integritetin territorial te saj. Për Kosovën janë të papranueshme persiatjet dhe kërkesat serbe për krijimin e dy etntiteteve ose për ndarjen e Kosovës. Ato persiatje injorojnë faktin "për kuantume dhe proporcione relative demografike dhe kombëtare, shprehimisht të ndryshme" në Kosovë. Më në fund,theksojmë edhe faktin tjetër se Kosova nuk paraqet "territor diversifikativ etnik të karakterit enklav". Prandaj, "përthekimi i dhunshëm politik" i një pjese të territorit të Kosovës", përkundër kompromiseve shumë të dhëmbshme që ka bërë Delegacioni i Kosovës me decentralizimin, zonat e mbrojtura për rreth trashëgimisë serbe dhe procedurat favorizuese legjislative për minoritetet, do t"i kundërvihej drejtpërsëdrejti entitetit burimor politik të atij territori dhe do të ishte në diskordancë të drejtpërdrejtë me të.
Eshtë kohë e fundit që Kosova të dalë nga një "rreth i mbyllur" në të cilin ndodhet për më shumë vjet. Kosova është në pritje të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB së të cilën do të duhej ta karakterizonin:
Së pari, qartësia politike, juridike dhe ndërkombëtare e statusit të Kosovës që do të menjanonte ambiguitetet në lidhje me të.
Së dyti, subjektiviteti i plotë ndërkombëtar i cili Kosovës do t'i hapte mundësinë e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtare, përfshirë aty edhe OKB në.
Së treti, integriteti territorial i vendit që do të siguronte shtrirjen e qeverisjes së institucioneve të Kosovës dhe zbatimin unik të ligjit në gjithë hapësirën e saj.
Së katërti, shteti funksional i Kosovës që do të mund të pengonte invalidimin e mundshëm të tij.


Prishtinë,
02.04.07


[Permalink]


« Vorhergende Seite

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.