Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Histori

Montag, 23. April 2007
Varrmihësit e Kosovës
Von ajkashqiptare, 20:03

Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) 

CILAT ISHIN HALLKAT E ZINXHIRIT KOMANDUES TË STRUKTURAVE MILITARE DHE

PARAMILITARE SERBE (LEXO: TË VARRMIHËSVE TË KOSOVËS)

GJATË LUFTËS NË KOSOVË ?!

***

  KUSH E PROJEKTOI PLANIN E OPERACIONIT “PATKOI” DHE SA FORCA MILITARE DHE

PARAMILITARE SERBE MORËN PJESË NË REALIZIMIN E KËTIJ

OPERACIONIN SHFAROSËS PËR SHQIPTARËT ?!

 

Shkruan: Sheradin BERISHA

Më 22.04.2007

---------------------------------------------

P ë r m b a j t j a:

-Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

- Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) gjatë luftës në Kosovë?!

- Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!

- Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga kryekrimineli Millosheviç !

- Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...!

***

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), Serbia angazhoi një superstrukurë të gjerë forcash ushtarake-policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe, njësive të shumta paramilitare si dhe të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet  ish-sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj etj Dhe, tërë kjo superstrukturë kriminale  kishte vetëm një kokë komanduese të përbashkët, e ai ishte  kryekrimineli (lexo:kryevarrmihësi i Kosovës) Sllobodan Millosheviq.

Për të argumentuar përfshirjen e kësaj superstrukture në veprimtaritë kriminale dhe si të tilla me përmasa gjenocidale, në vijim po referohem një raporti të organizatës ” Human Rights Watch”.

Në raportin e tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuese(faktmbledhëse) për krimet në Kosovë, shkruan:„Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e  saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishëm gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe-vërejtja ime). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe egzekutoheshin në vend.”

Sipas këtij raporti Ushtria serbe ishte nën kontrollin e plotë të  Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavisë” dhe që kryesohej nga kryetari jugosllavë Millosheviq. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë ishte Gjenerali Dragoljub Ojdaniç. Ojdaniç pas përfundimit të luftës, do të emrohet si Ministër i Mbrojtjes së UJ-së, dhe në këtë post qëndroi deri në tetor të vitit 2000.

Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

Ushtria serbe (në tërësinë e saj) përbëhej prej tri të ashtuquajturave armata, dhe prej tyre armata e tretë ishte bartëse e përgjegjësive për luftën (1998-1999) në Kosovë. Për çudi edhe gjatë ripushtimit të Kosovës (Vilajetit të Kosovës) në tetor të vitit 1912, qeveria serbe në krye me radikalin Nikolla Pashiq dhe mbretin Peter Karagjorgjeviq, angazhoi armatën e tretë serbe në krye më gjeneralin famëkeq Bozhidar Jankoviq (udhëheqës i organizatës çetnike serbe "Narodna Odbrana").

Skema nr.1

------------------------------------------

Ndërsa në vitin 1912-1913 komandant i armatës së tretë serbe ishte gjen.B.Jankoviq, në vitin 1998-1999 komandant i po armatës së tretë  ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic. Ndërkaq komandant i Korpusit të Prishtinës që përbënte superstrukturën ushtarake të armatës së tretë serbe  në Kosovë, ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.

Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin: pesë brigada, një njësi policore ushtarake dhe një regjiment aviacioni.

Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it)

gjatë luftës në Kosovë?!

Gjatë luftës në Kosovë, Struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej  nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Streten Lukiç; Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga  Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç. Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç...

-Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kishte gjithashtu edhe shërbimin e sigurimit (policinë sekrete), UDB-ën, e cila padyshim ishte syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë.

Skema nr.2

--------------------------------------

Deri në janar të vitit 2001, në krye të sigurimit të shtetit të Serbisë ishte Gjen. Kol.  Radomir Markovic, ndërsa kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) në Kosovë gjatë luftës ishte z. David Gajiç.

Shërbimi sekret i Serbisë UDB-a, për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shqiptarë. Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën »njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije) », e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë  kriminale paramilitare, të njohura si “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emertim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi).

-Gjatë luftës kjo njësi speciale « JSO-ja » komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.

Skema nr.3

-----------------------------------------------

Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare

serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!

Operacionin e koduar »PATKOI » e ka projektuar Shtabi i ushtrisë ugosllave (serbe) dhe më pastaj është miratuar nga kreu politik në krye me Sllobodan Millosheviqin. Ky projekt është bazuar pothuajse plotësisht në platformat antishqiptare të projektuara qysh në vitin 1844 nga Ilia Garashanini « Naçertanija » e deri te Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë » kreatorë i secilës ishte akademiku serbë Dobrica Qosiç.

Operacioni « Patkoi »është planifikuar të zbatohet në tri faza:

-Faza e parë ishte paraparë që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastimin etnik nga popullsia shqiptare pjesën veriore të Kosovës.

-Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit shkurt për ta përfshirë pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet përreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.

-Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim për të realizuar spastrimin etnik  të Kosovës. Për këtë qëllim, hapi dy vendkalime kufitare, atë me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe me Maqedoninë në Bllacë.

 Në operacionin „Patkoi“ përpos korpusit të Prishtinës, morën pjesë edhe forcat e mëdha nga Serbia dhe Mali i Zi, si: Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga Brigada e Blinduar 211(Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV, Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV, Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada  e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke, Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke, Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa, Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash. Korpusi 37 i Uzhicës me Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa. Në Kosovë kishte ardhur edhe Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa. si dhe Korpusi 12 i Novi – Sadit që në përbërje kishte: Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte Brigadën e 18 të Novi – Sadit me 1600 trupa dhe 18 topa.(shih gazetën“Zëri”, 25 maj 2005, f.21 – 22 dhe “Koha ditore”, 31 dhjetor 1999, f.11)

Në Kosovë ishte stacionuar edhe Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte: Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV. Këtu ishte edhe Korpusi special i Beogradit me Brigadën e parë të Blinduar, Brigada speciale 72 dhe Brigada 63 e parashutistëve. E para kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV, e dyta  kishte 1189 trupa, ndërsa ajo e parashutistëve 460 trupa. Për të shkuar në Kosovë, ishte angazhuar edhe Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë : Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke. Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.(po aty)

Plani 1 + Plani 2 i Operacionit "PATKOI"

-------------------------------------

Përveç forcave ushtarake të lartëpërmendura, në operacionet në Kosovë, shtyllën më të rëndësishme dhe mbështetëse të regjimit të varrëmihësit Sllobodan Millosheviqit e kishin udhëhequr forcat speciale të policisë, të cilat forca prej fillimit të luftës, kishin kryer operacionet e spastrimit etnik në Kosovë. Komandanti i forcave speciale të policisë në Kosovë(siç kemi theksuar më lartë) ishte gjeneralmajori Sreten Llukiq.

Gjatë këtij operacioni famkeq ishin të angazhuar gjithashtu edhe forca të ndryshme paramilitare serbe, me detyrë që të vrasin, të djegin e të plaçkisin dhe të dëbojnë shqiptarët nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Ndër njësitë paramilitare serbe ishin : "Shkorpionët", “Tigrat e Arkanit”, “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit, “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe shumë vullnetarë dhe mercenarë të ardhur nga ish-vendet sovjetike. Ndërkaq në njësitë paramilitare serbe janë rekrutuar vullnetarisht edhe të gjithë serbët dhe malazezët lokal - vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale vendëse - lokale), të cilët në bashkëveprim me forcat e tjera militare - policore serbe kanë kryer masakrat më barbare (mizore) në historinë e njerëzimit mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. (Për këtë gjë më gjerësisht mund të mësoni nëse  lexoni më poshtë shkrimin: » VARRMIHËSIT E KOSOVËS, KRIM PA NDËSHKIM »).

Ashtu siç vura në spikamë edhe më lartë, të gjitha njësitë paramilitare qenë nën kontroll të plotë të kreut shetëror serbë. Për këtë fakt flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë(por edhe të huaj) kanë dhënë intervista për gazeta të ndryshme, dhe pa hezitim kanë deklaruar, se gjatë luftës në Kosovë, shpeshherë  zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe iu jepnin lista me emra të shqiptarëve, të cilët duheshin ekzekutuar prej tyre !!!

Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga kryekrimineli Millosheviç !

  Në prag të përfundimit të luftës në Kosovë, kreu shtetëror serb shenoi qindra ngritje në detyrë dhe shpërblime për personelin e policisë dhe të ushtrisë serbe, duke përfshirë këtu dhe udhëheqësit më të lartë(bashkëpunëtorët më të afërt të Millosheviçit)) si : Dragoljub Ojdanic, Nebojsha Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Gjorgjeviç, Zhivko Trajkoviç, si dhe shumë komandantë brigade në Korpusin e Prishtinës etj.
Më 7 qershor 1999, (vetëm 2 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë, ndërmejt NATO-s dhe Serbisë) kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviç, dekoroi e u shprehu mirënjohje e mbështetje 911 pjestarëve të MUP-it për siç thotë “shtypjen e terrorizmit në Kosovë e për mbrojtjen e vendit nga agresioni“ !!!



Midis atyre që u dekoruan, ishin:

1.Tre gjeneralë,

2.Shtatëmbëdhejtë kolonelë,

3.Shtatëmbëdhjetë lejtënantë kolonelë,

4.Njëzetë majorë,

5.Tridhjetë kapitena,

6.Dyzetë e pesë lejtënantë,

7.Tridhjetë e shtatë nënlejtënantë,

8.Pesëdhjetë rreshterë majorë,

9.Gjashtëqind e pesëdhejtë e dy nënoficerë, dhe

10.Dyzet pjestarë të strukturave tjera të MUP-it serb.

-Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”, kryekrimineli(lexo kryevarrmihësi i Kosovës) Millosheviç u dha „urdhërin e trimërisë“ pjestarëve të armatës së tretë, si vijon:

1.Gjeneral bigadier Milan D.Djakoviç

2.Kolonel Zoran M.Jabllanoviç,

3.Kolonel Milivoje P.Braniç,

4.Kolonel Miloje Miletiç,

5.Kolonel Dragan Petroviç,

6.Kolonel Radojko Stevanoviç,

7.Kolonel Veroljub Zhivkoviç,

8.Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç

9.Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac

10.Lejtnënant kolonel Pera Petroviç

11.Major Zoran Bojkoviç

12.Major Urosh Nikoliç

13.Major Radivoje Paravinja

14.Major Ljubisav Stojanoviç

15.Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç

16.Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta

17.Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç

18.Kapiten Dragan Lukiç

19.Kapiten Jovica Milak

20.Kapiten Perica Nastasijeviç

21.Kapiten Milosh Raleviç

22.Kapiten Cedo Tërpkovski

23.Lejtënant Boban Kuzmanoviç

24.Nënlejtënant Nenad Popoviç

25.Rreshteri veteran Radisha Iliç

26.Rreshteri veteran Zheljko Alar

27.Rreshteri veteran Branko Vukoviç

28.Rreshteri Aleksandër Rakoviç

29. Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç

30.Kaporal Branisllav M.Fungerhut

31. Ushtar Dragan Beloseviç

32.Ushtar Milan Bogdanoviç

33.Ushtar Veroljub Mijatoviç

34.Ushtar Sasha Pejiç

35.Ushtar Milinko Pendiç

36.Ushtar Nikolla Popoviç.

-Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë:

1.Kolonel Dragutin ADAMOVIÇ-Gjakovë

2.Kolonel Dushan B.GAVRANIÇ-Gjilan

3.Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren

4.Nënkolonel Millan S.GJURIÇIÇ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë)

5.Major Milenko M.BOZOVIÇ-Komandant i policisë në Skënderaj.

-Kryekrimineli Millosheviq, me “Urdhërin e lirisë, Urdhërin e heroit Kombëtar, Urdhërin e Flamurit Jugosllavë dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë” – i dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:

-Urdhëri i Lirisë iu dha:

1.Gjeneralit Dragolub Ojadaniç

2.Kolonel Gjeneralit Nebojsha Pavkoviç (Komandant i Armatës së Tretë)

-Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha:

1.Kolonel Dragan Zhivanoviç-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar;

2.Kolonel Bozhidar Deliç-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar;

3.Kolonel Ljubisha Dikoviç- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;

4.Nënkolonel Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;

5.Kolonel Zharko Brankoviç-Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;

-Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha:

1.Zoran Angjelkoviçit-“President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”;

2.Nikolla Shahinoviçit-Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave;

3.Vllastimir Gjorgjeviçit-kolonel gjeneral i policisë;

4.Obrad Stevanoviçit-major gjeneral i policisë;

5.Sreten Lukiqit-major gjeneral i policisë.

&

Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

Pas një fillimi të ngadaltë në vitin 1998, Gjykata Ndërkombetare Penale për ish-Jugosllavinë në Hag, filloi hetimet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Me 27 maj 1999 gjykata e Hagës bëri publike  padinë penale  kundër: Slobodan Milosevicit, dhe katër zyrtarëve tjerë të lartë serbë, të cilët  akuzoheshin për “vrasje, persekutime dhe dëbime… në Kosovë” për periudhën kohore 1 janar 1999 deri në fund të majit të po këij viti.(Këtu nuk përfshihen krimet e kryera gjatë vitit 1998)

 Përveç kryekriminelit Sllobodan të paditurit e tjerë ishin:

-Milan Milutinoviç, president i Serbisë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes,

-Dragoljub Ojdaniç, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave,

-Nikola Shainovic, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavise dhe

-Vlajko Stojiljkoviç, Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, gjegjësisht më 1 prill 2001 krimineli Millosheviç(pasi ra nga pushteti) u arrestua, ndërsa  rreth tre muaj më vonë, më 28 qershor u transferua në burgun e Hagës.

Derisa ndaj krerëve të lartpërmendur serb (përveç Milloshit i cili në shkurt të vitit 2006 iku në botën tjetër pa u denuar) po mbahet gjykimi në Hag,shpeshherë ia bëjë vehtes pyetjen : « A thua kur do të arrestohen edhe qindra zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror serbë, të ushtrisë dhe të policisë serbe (që janë graduar dhe kane marrë mirenjohje nga varrmihësi i Kosovës Milllosheviç),per krimet me monstruoze të kryera gjatë luftës 1998-1999) në Kosove?! »

*  *  *

Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe...!

Gjeneral Dragoljub Ojdaniç, Sllobodan Millosheviç dhe gjen. Nebojsha Pavkoviç

 

 Gjen.Kol.Obrad Stevanoviç, Radomir Markoviç dhe Blastimir Gjorgjeviç

Zhelko Razhnjatoviç – Arkan dhe Frenki Simatoviç

Gjen. Nebojsha Pavkoviç dhe Zh.R. Arkan me bashkpunëtorët e tij

Artemije + patriarku Pavle dhe bekimi i njësive kriminale(në Kish) para se të nisen në frontet e luftës!

Gjen.D.Ojdaniç,S.Millosheviç dhe gjen.N.Pavkoviç / Parakalimi i gjen.V.Llazareviç dhe N.Pavkoviç

Voisllav Sheshel dhe kapetan Dragani me bashkpunëtorët e tyre /  Parakalimi i Arkanit

Milorad Lukoviç – « Legija » / Parakalimi i kriminelit « Legija »

&

Tanksat = artileria e rëndë e armatës së tretë të ushtrisë kriminale serbe

 ´

&

  Simbolet e formacioneve militare dhe paramilitare serbe !

 

 

Pashtriku.org

[Permalink]


Dienstag, 17. April 2007
VRASJA E ESAT PASHË TOPTANIT
Von ajkashqiptare, 01:53

Prolog

Paris, 13 qershor i vitit 1920 …
Para hotelit “Kontinental” në rrugën “Kastilone”, një djalosh nxjerr revolverin që mbante nën xhaketë dhe me dy të shtëna rrëzon përtokë atë që ndodhej përballë tij. Orvatet të qëllojë përsëri, por revolveri nuk i shkrep. Atëherë e flak atë mbi viktimën e qëndron pa lëvizur pranë tij. Kalimtarët mbeten të llahtarisur, duke u përpjekur t’ia mbathin a të fshihen pas kolonave të hyrjes së hotelit. Por disa syresh, kur shohin djaloshin të vetëçarmatosur, i sulen dhe e qëllojnë si të munden duke britur: ”Kriminel, vrasës!...”. ”Nuk jam kriminel, - shpjegon djaloshi.- Jam student shqiptar. E vrava atë sepse lexova në ballin e tij mizoritë që ai ka kryer në Shqipëri”. Vrasësi ishte Avni Rustemi, kurse i vrari Esat pashë Toptani.
Esat pasha ndodhej prej dy vjetësh në Paris, vërtet i mbrojtur nga qeveria franceze, por, në dukje, pa rrezikshmëri ndaj vendit tonë që tashmë kishte një qeveri të veten, të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Por ende ndihej rreziku i ricopëtimit të Shqipërisë. Dhe ky rrezik vinte jo vetëm nga Konferenca e Paqes që po mbahej prej dy vjetësh në Versajë, por për fat të keq, edhe nga “delegacione” të tilla si delegacioni i qeverisë se Durrësit, madje edhe i princit të Mirditës që pretendonin se përfaqësonin Shqipërinë. Atyre u shtohej edhe delegacioni që kryesohej nga Esat pashë Toptani, i përbërë vetëm nga një ministër, ai i Punëve të Jashtme. Që në muajt e parë të vitit 1920 ky delegacion nisi t’i kundërvihej delegacionit të kryesuar nga Mehmet Konica, i cili përfaqësonte qeverinë e ligjshme të Tiranës, me kryeministër Sulejman Delvinën.

Pas Esat pashës qëndronte Franca, e cila e çmonte atë për ndihmesën që ai kishte dhënë me 600 ushtarë që ishin bashkërenditur në Frontin e Lindjes me qendër në Selanik, ku ushtria franceze, aleate e Antantës, së bashku me Anglinë dhe Italinë luftonte kundër forcave austro-hungareze dhe aleatëve të saj që përbënin Bllokun Qendror. Dhe në fakt, që nga fillimi i punimeve të Konferencës së Versajës e deri në mars të vitit 1920, atje u hartuan disa projekte për Shqipërinë. ”Në to u parashikua copëtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike e Evropës si shtet i pavarur dhe sovran”, (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, faqe 505). Esat pashë Toptani nuk ishte kundër pretendimeve që po të realizoheshin, do të shënonin gjymtimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare. Për të, së fundi, ishte e mjaftueshme edhe sikur të kishte nën sundimin e tij vetëm Shqipërinë e Mesme. Ky konsiderohet si kulmi i tradhtisë së pashait që e kishte nisur këtë rrugë menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë. Në janar të vitit 1913 ai kishte vrarë Hasan Riza pashën, komandantin turk të garnizonit të Shkodrës që të bëhej kështu vetë komandant, por jo për të mbrojtur këtë qytet, por për për t’ia dorëzuar kral Nikollës. Më pas, në marrëveshje antikombëtare me shtetet fqinje ngriti në Shqipërinë e Mesme “Pleqësinë”, pushtet që bëri ç’ishte e mundur që të pengonte veprimtarinë e qeverisë kombëtare të Ismail Qemalit në Vlorë. Më 1914, si ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme të qeverisë së Princ Vidit, pengoi me të gjitha mënyrat qendresën e popullore për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga sulmet greke. Një vit më pas, më 1915 nënshkroi një marrëveshje me qeverinë serbe që dëmtonte pavarësinë politike dhe tokësore shqiptare. Dhe ja tani, duke pretenduar se ishte kryeministër i shtetit shqiptar, ndodhej në Paris për të vazhduar rrugën e një tradhtari.

Madje paraqiste edhe një memorandum ku shpjegonte arsyet se përse e meritonte këtë ofiq të lartë. Kam pasur rast ta lexoj këtë memorandum, një kopje e të cilit ndodhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, shkruar më frëngjisht, gjuhë të cilën ai e flistë çalë-çalë e natyrisht që nuk dinte kurrsesi ta shkruante. Sipas tij, me të filluar Lufta e Madhe, (kështu quhej atëherë Lufta e Parë Botërore), duke qenë aleat i Serbisë, ai u bashkua me Antantën kundër Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë. Kur Turqia u fut në luftë për krah Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, u dënua prej saj me vdekje në mungesë. Më tutje, gjatë Luftës së Madhe u shtrëngua të largohej nga Shqipëria së bashku me qeverinë dhe u vendos së pari, në Korfuz e pastaj në Selanik, i shoqëruar nga 600 ushtarë besnikë që u rreshtuan me urdhër të ministrit të Luftës të Francës krahas forcave franceze në Frontin e Lindjes. Atje, për merita të veçanta, kryekomandanti i forcave franceze, gjenerali Sarraj e dekoroi me yllin e Legjonit të Nderit. Lufta tani ka mbaruar. Forcat e Antantës janë fituese ndaj forcave të Bllokut Qendror. Shqipëria radhitet me shtetet fituese e si pasojë, edhe ai, si aleat e Antantës, ka të drejtë të jetë kryetar i qeverisë shqiptare...

Vendimi për vrasjen e Esat pashës, ende enigmë

Po kush e mori vendimin për të vrarë Esat pashën e kush e caktoi Avniun për të kryer këtë akt të lartë mëmëdhetar? Kanë kaluar 85 vjet nga dita e atentatit dhe ende nuk është zbuluar ndonjë dokument që të hedhe dritë mbi këtë vendim. Vite më parë qarkullonte fjala se Avniut iu caktua kjo detyrë pas një shorti… Po kush ishin kandidatët e tjerë të mundshëm për të kryer këtë atentat? Ku u mblodhën ata? Kush i mblodhi? Dhe në qoftë se është zhvilluar një mbledhje e tillë, a ka pasur dijeni për të qeveria e Tiranës, me fjalë të tjera, kryeministri Sulejman Delvina, ministri i Jashtëm, Mehmet Konica, që aso kohe kryesonte delegacionin tonë në Konferencën e Paqes në Versajë? Të gjitha këto hamendësime janë të mundshme. Qeveria e Tiranës, edhe sikur të mos kishte propozuar që të kryhej ky atentat, duhej ta kishte miratuar në heshtje që ai të bëhej, kur rrezikohej fati i Shqipërisë. Por rëndësi ka vetëm fakti se me miratimin ose jo të qeverisë së Tiranës, atdhetarët shqiptarë kishin vendosur që Esat pasha të vritej me çdo kusht. Dhe për këtë qëllim caktohej ose vetëcaktohej Avni Rustemi.

< Esat Pasha

Prita e Avni Rustemit ndaj Esat pashës në Paris

Avni Rustemi, duke pasur me vete një shumë prej rreth 10 mijë frangash, u përgatit të nisej për në Paris. Natyrisht, askush, duke përfshirë këtu edhe shokët më të ngushtë, nuk dinin gjë për këtë udhëtim. Hollësitë e tij i mësojmë nga deponimet që Avni Rustemi jep gjëtë procesit hetimor në burgun “Sante” në Paris pas atentatit. Sipas këtyre dëshmive, ai më 5 maj të vitit 1920 lë Vlorën dhe shkon në Durrës, ku zgjat vizën e pasaportës edhe për një vit. Që nga kjo datë e deri më 21 maj, siç pranon ai, ndodhet në Tiranë për çështje të tij vetjake, ku me siguri ose ka marrë pjesë në një mbledhje për çështjen e atentatit, ose ka biseduar me pjesëtarët e kësaj mbledhjeje për hollësi të mëtejshme të tij (Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Avni Rustemi, Dosja 2, faqe 85).

Nga Tirana Avniu niset për në Romë. Atje prefektura e policisë i jep vizën për të shkuar në Francë nga qyteti i Modanës. Pasi kalon nga pika kufitare e këtij qyteti, më 30 maj, siç tregon viza, më 31 maj Avniu arrin në Paris. “Nga studimi i materialeve hetimore e gjyqësore që kemi pasur mundësi të konsultojmë,- shkruan juristi dhe historiani i njohur Jusuf Alibali në studimin e tij, ”Avni Rustemi para organeve hetimore” (faqe 211, buletini i shkencave historike nr. 2, 1964),- del një sinkronizim i përpiktë dhe, sipas mendimit tonë, aspak i rastit, midis veprimeve të Avniut nga 31 maji deri tek atantati i tij i bujshëm më 13 qershor”.

Duke ndjekur Esat pashën

Le të përpiqemi të ndërtojmë sipas dëshmive të tij në hetuesinë franceze si mundi ai gjatë dy javëve t’ia arrijë këtij qëllimi me një saktësi të mahnitshme. Me të arritur në Paris, ai shkon në hotelin madhështor “Princ Albert” në rrugën “Sen Jasen”, ku nuk e pranojnë, me sa duket duke u nisur nga veshja e tij tepër e varfër, siç dëshmon në hetuesi edhe pronari i këtij hoteli. Kësisoj, detyrohet të shkojë në një hotel tjetër, po në atë rrugë, me emrin “De Tuilëri”. Në këtë hotel qëndron për disa ditë, duke paguar 35 franga në ditë me gjithë ushqimin. “Dë Tuilëri” nuk ndodhet veçse disa minuta larg hotelit “Kontinental”, ku është vendosur prej kohësh Esat pasha. Tani e ka më të lehtë që ta ndjekë atë hap pas hapi. Natyrisht tani i duhet një veshje e pëlqyeshme. Kësisoj, me ndihmën e Aibarit, portierit të hotelit, porosit një kostum në një rrobaqepësi, për të cilin paguan 375 franga. “Gjatë qëndrimit të tij në hotel “Dë Tuilëri”, sipas raportit të policisë të datës 28 qershor 1920, (AQSH, dosja Avni Rustemi), Rustemi nuk ka pasur asnjë vizitë dhe asnjë korrespondencë. Ai hante vëtëm në një tryezë të veçuar në restorantin e hotelit, nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë nga udhëtarët e tjerë që hanin në të njëjtën sallë. Rustemi dilte për ditë vetëm dhe dy ose tri herë i shoqëruar nga zoti Aibar, me taksi, për të vizituar Parisin. Aibari ka deponuar në polici se Avniu, ndërkohë e kishte pyetur për adresën e ndonjë shkolle ku të stërvitej në qitjen me armë”. (Po aty).

Avniu qëndron në hotelin “Dë Tuilëri” vetëm disa ditë për t’u vendosur në një hotel tjetër, “Foburg Monmatrë” 32, ku merr me qira një dhomë, duke parapaguar njëherësh 210 franga për muajin e parë. Jo pa qëllim, ai kërkon të japë përshtypjen se i duhet një dhomë e lirë për xhepin e tij prej studenti, kurse parapagimi do t’i shërbejë si mjet i fortë për të mohuar akuzën e krimit të kryer me paramendim. Dhe është mjet i logjikshëm, sepse çdo lloj hetuesi do të mund të kuptonte se një njeri që kishte ardhur për të ikur sa më shpejt që të ishte e mundur, nuk kishte pse të parapaguante për një muaj, kur mund ta bënte këtë çdo ditë.

Nxiton për të zbatuar planin

Më 2 qershor, sipas dëshmive të Avniut, (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje nr. 2, faqe 46), ai merr takim me delegacionin e qeverisë shqiptare që kishte zënë vend në hotelin “Kempbell’ në rrugën “Frindland”.

”U paraqita për të njoftuar ardhjen time në Paris, - thotë Avniu, - por pa kërkuar gjë të veçantë”. Në hotel dëgjon se të nesërmen do të hapej një ekspozitë shqiptare. Atëherë gjykon se atje mund të takojë edhe njerëz që mund të dinë më shumë për Esat pashën. Nuk gabon. Por nuk është e lehtë të ndodhesh pranë Esatit. Deri tani Avniu di vetëm që Esati vazhdon të jetojë në hotelin “Kontinental” dhe se më pas do të vendoset në vilën “Said” që sapo e ka blerë dhe që po pajiset më së miri. Si për një pasha!...

Avniu e kupton se gjithçka duhet të kryhet para se Esati të lërë “Kontinentalin” për në këtë vilë. Dhe ja, në ekspozitën shqiptare Avniu arrin të takohet me Gjergj Gogën, që kryen funksionet e sekretarit të pashait. Njohja me të bëhet gjoja rastësisht. Dhe po kështu… rastësisht, pas disa ditësh Avniu e takon në rrugë, ku i kërkon ta ndihmojë të gjejë adresën e ndonjë shkolle në të cilën ai të kishte mundësi “të familjarizohet me praktikën e gjuhës frënge”. Por Gjergji, meqë nuk është në gjendje ta ndihmojë, i rekomandon të shkojë të takojë Zef Ashikun nga Shkodra.

Gjatë procesit hetimor, Gjegj Goga, i thirrur për të deponuar për Avniun, thotë se ai “më është dukur një njeri i sjellshëm dhe qëndrimi i tij ishte tepër korrekt”. Avni Rustemi e kuptonte se nuk kishte çfarë të priste më gjatë. Në gati dy javë nga dita kur kishte arritur në Paris, kishte mësuar shumë të reja. Njihte sekretarin e Esatit, kishte njohur lëvizjet e tij, kohën kur hante, kur dilte, i kishte kërkuar një takim tjetër Gjergj Gogës, gjithnjë me dëshirën që ai ta ndihmonte që të gjente një shkollë ku të mësonte me mirë frëngjishten dhe të merrte leksione pedagogjie. Pra, mund ta takonte edhe një herë kur ai të ishte duke dalë nga hoteli pranë Esat pashës. Dhe kështu do të gjente rastin më të mirë që ta qëllonte.


Hoteli "Continental" në rrugën "Kastilone" në Paris

ATENTATI

E diel, 13 qershor 1920 …
Zakonisht Avni Rustemi shkonte për të ngrënë drekë në restorantin e hotelit “Dë Tuileri”, rreth orës 1300. Por jo sot. Ai shkon më herët se zakonisht në restorant dhe kërkon që drekën t’ia shërbejnë sa më parë. I shpjegon kamerierit, me të cilin besohet të jetë miqësuar gjatë atyre ditëve, se ka një takim të ngutshëm, ndaj nuk duhet të vonohet. (Të gjitha këto ngjarje e të tjera, ai i shpjegon pastaj në procesin hetimor). Nga restoranti largohet në orën 1230. Që të arrijë në hotelin “Kontinental” ku banon Esat pasha, nuk duhen veçse disa minuta. Në hetuesi shpjegon se vajti te “Kontinetali” që të takonte Gjergj Gogën, i cili në atë orë zakonisht dilte që të bënte shëtitje përgjate rrugës “Kastilione”. Ja si shprehet vetë Avniu në hetuesi: ”Kalova nja dy herë para portës së hotelit në rrugën “Kastilione”, kur pashë se po dilte Esat pasha… Esat pasha po ecte ngadalë dhe tërë krenari. Me ta parë atë, e tërë historia e Shqipërisë m’u ngjall në shpirtin tim. Një turbullirë e madhe më pushtoi. Atëherë rrëmbeva nga xhepi i djathtë revolen me gjashtë fishekë që mbaja me vete dhe qëllova shumë, pa ditur sa herë, mbi Esat pashën që ishte dy metra larg meje. Esat pasha ra menjëherë dhe unë hodha armën time në tokë. Unë pohoj se veprimi im ka qenë krejt spontan dhe nuk e kam paramenduar”. (AQSH, Dosja Avni Rustemi, faqe 73).

Që nga ky çast Avniu nuk lëviz nga vendi i kësaj ngjarjeje tronditëse. Qytetarët që kalojnë aty pari mbeten për disa çaste të tmerruar. Por kur shohin Avniun, tashmë pa armë, marrin zemër e disa prej tyre nisin dhe e godasin si të mundin, duke bërtitur: ”Kriminel, vrasës!”. Vetëm ndërhyrja e një polici arrin ta shpëtojë nga plagë të tjera të rënda, sidomos në fytyrë, siç dëshmojnë edhe fotot. ”Nuk jam vrasës, jam student shqiptar dhe vrava një tradhtar të atdheut tim, - arrin të shqiptojë Avniu, kur policë të tjerë e kapin dhe e nisin drejt e në burgun “Sante”, nga më të tmerrshmit e Parisit…

Në të gjitha gazetat ndërkombëtare

Ngjarja bën bujë të jashtëzakonshme, jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën. Të nesërmen për të shkruajnë të tërë gazetat franceze, midis të cilave “Figaro”, ”Le petit parisien”, ”Ekselsior”, Të Tan”, ”Paris Midi” etj. Madje edhe shtypi botëror nuk mbetet pas, duke filluar nga gazetat angleze, italiane, gjermane, madje edhe ato amerikane, braziliane e argjentinase. Lajmi ishte: Është vrarë kryeministri i shtetit shqiptar, sipas versionit të qarqeve zyrtare franceze. Ja pse gazeta “Ekselsior” e datës 14 qershor, një ditë pas atentatit të Avniut, që në titullin e faqes së parë, siç shihet në foto, shkruan: ”Esat pasha, kryetari i shtetit të Shqipërisë, u vra dje, këtu në Paris”, duke botuar në të majtë një foto të fundit të Esat pashës, me dekoratën e kalorësit të Legjionit të Nderit, një nga dekoratat më të larta të Francës, foton e makinës që e priste Esat pashën pranë hotelit, mbi të të skicuar siluetën e Avniut dhe të Esatit, të hamendësuar në çastin e atentatit dhe foton e Avniut marrë nga pasaporta e tij dhe një foto tjetër me fytyrë të gjymtuar nga goditjet e kalimtarëve pas atentatit.

E vërteta është se Parisi dhë Franca zyrtare u trondit nga ky atentat. Një student shqiptar, mu në zemër të kryeqytetit të vendit më demokratik të Evropës së deriatëhershme, me gjakftohtësi qëllon për vdekje me dy të shtëna një figurë të madhe politike shqiptare, një gjeneral legjendar që ka luftuar gjatë Luftës së Madhe përkrah forcave franceze, një mik të vyer të Francës që pretendonte në Konferencën e Paqes në Versajë të kthehej sa më parë kryeministër në atdheun e vet.

Duke kërkuar arsyen ...

Pas atentatit, kryeministri i Jugosllavisë, Pashiç, që ishte në të njëjtën kohë edhe kryetari i delegacionit të vendit të tij në Konferencën e Paqes në Versajë, shprehu keqardhjen e tij të thellë për vrasjen e Esat pashës me këto fjalë: ”Kjo zhdukje është për të ardhur keq. Së pari, sepse ishte mik i Serbisë dhe gjithashtu mik i francezëve.” (“Lë Tan’”, 16 qershor 1920). I pyetur nga gazetari që e intervistonte se cilat mund të ishin shkaqet që e shtynë studentin shqiptar, Rustemi, të vriste Esat pashën, Pashiçi vazhdon: ”Ai është një shqiptar fanatik nga krahinat jugore të Shqipërisë. Një proverb shqiptar thotë se hakmarrja është e shenjtë. “Shqiptarët e këtyre krahinave të Jugut që janë të armatosur, e konsiderojnë si detyrë vrasjen e Esatit. Krahina të tjera nuk i ishin nënshtruar autoritetit të tij. Ato nxirrnin si shkaqe dallimet fetare, megjithë përpjekjet e tij për të sheshuar këto dallime. Vrasësi, nga sa dëgjova, është me origjinë nga Libohova dhe, ndonëse nuk di gjë të saktë, kam bindjen se është katolik, si shumica e banorëve të asaj krahine”.

Është e tepërt të komentohet injoranca e kryeministrit jugollav kur thotë se banorët e Libohovës qenkeshin katolikë dhe se Avniu e paska vrarë mikun e serbëve dhe francezëve për motive fetare. ”Kjo vrasje, - vazhdon më tej Pashiçi, - do të sjellë si përfundim që në Shqipëri të ketë mjaft turbullira, gjë që nuk do t’u pëlqejë fqinjëve të tjerë të Ballkanit e si rrjedhim, edhe neve” (Po aty).

Por faktet dëshmuan se pas vrasjes së Esat pashës, jo vetëm nuk pati turbullira, por shteti shqiptar nisi të konsolidohej, duke përjashtuar Lëvizjen e Qershorit të viti 1924 pas vrasjes së Avni Rustemit.

Po të rikthehemi te jehona e atentatit në qarqet diplomatike franceze dhe në shtyp. Shefi i kabinetit të Këshillit Ministror të Francës, Vinjon, në emër të kryeministrit Mileran, shprehu keqardhejn e tij të madhe për këtë akt të shëmtuar. Kështu u shpreh edhe personaliteti i shquar i Ministrisë së Jashtme të Francës, Graje, edhe në emër të ministrit të Jashtëm. Kryeministri grek, Venizellos, që ishte nisur ato ditë nga Athina për në Londër, duke u ndalur në Paris, bëri një vizitë në vilën “Said”, ku priteshin vizitat e rastit, së bashku me ambasadorin e Greqisë në Francë, Romanos, dhe shprehu edhe ai keqardhjen për këtë vrasje kriminale.

Hetimet e para të shtypit për ngjarjen

Duke mos njohur realitetin shqiptar të asaj kohe, në përgjithësi shumë gazeta, jo vetëm franceze, të vendeve të tjera të Evropës, por edhe gazeta amerikane, madje edhe “Nju Jork Tajmsi”, e konsideronin Esat pashën kryetar të shtetit shqiptar dhe Anvi Rustemin vrasës kriminel. Por pati edhe gazetarë që zbuluan menjëherë të dhëna për Esat pashën. I tillë qe gazetari i “Lë pëti Parizienit”, Gaston Rishar, i cili një ditë pas atentatit shkruante në këtë gazetë: ”Esat pasha ishte një kalorës mesjetar, një personazh i një epoke pë po zhduket. Në një vilë të Selanikut, në rrugën mbretëresha “Olga”, ku jetonte gjatë luftës, ruhej nga roje të shumta e qen të mëdhenj dhe ëndërronte që të bëhej, falë Francës dhe Serbisë, mbret i Shqipërisë. I rrethuar nga tri femra që ishin gëzimi dhe drita e haremit të tij… Ishte një njeri që nga qytetërimi njihte karabinën automatike, rumin dhe kumarin, lojë me të cilën u zhvaste shuma tepër të mëdha ushtarakëve francezë, aq sa gjenerali Sarraj nisi t’i ndalonte ata të vizitonin kumarhanen e pashait shqiptar”.

Në një gazetë tjetër franceze, “Lë Cri dë Pari”, vihej në dukje se Esat pasha vërtet i kishte sjellë shumë shërbime Francës dhe aleates së saj, Serbisë, sidomos gjatë tërheqjes së dhimbshme të trupave serbe nëpërmjet tokave shqiptare deri në Korfuz, të cilat pa këtë ndihmë do të kishin pësuar katastrofë të plotë, por kjo ndihmë ishte kthyer në tregti të ndyrë. Dhe kjo, sepse pas luftës, Esati kishte kërkuar që kreditë e dhëna me këtë rast të pagueshin me kursin e ri të dinarit, që ishte ngritur shumë, një allishverish për të cilin serbët kishin mbyllur një sy, për ta pasur atë veglën e tyre të bindur.

Duke përmendur ushtarët e Esatit, gazeta të tjera franceze theksonin se ata ishin kusarë që u shkaktonin shumë telashe komandantëve francezë, sepse kudo që shkelnin, bënin kusarira. Në fillim, duke e ditur se cili ishte Esat pasha, gjenerali Sarraj, që ishte kryekomandanti i forcave franceze në Frontin e Lindjes me qendër në Selanik, kur Esati erdhi me 600 mercenarët e tij, mendoi ta kapte për zverku e ta dëbonte se nuk kishte nevojë për të, por u detyrua ta priste me nderimet e një gjenerali armate, kur u urdhërua nga Ministria e Luftës në Paris.

Nuk mungonin dhe gazeta te tjera evropiane nga të cilat po citojmë gazetën italiane “Mesaxhero”, që pas atentatit të 13 qershorit shprehej kështu për Esat pashën dhe aleatët e tij serbë: ”Atdhetarët e vërtetë shqiptarë, ata që nuk kanë harruar të kaluarën plot dhembje, për shkak të serbëve, pjesa më e shëndoshë e shqiptarëve, ka kërkuar të luftojë intrigat e Esat pashës, të këtij njeriu të dhunshëm, ambicioz dhe të shtirur. Prova më e qartë është atentati i djeshëm. Esat pasha ra viktimë e padrejtësive të rënda që i kishte shkaktuar Shqipërisë”.

Ndaj këtij akti nuk mund të qëndronte kurrsesi indiferente dhe qeveria e Tiranës, që nëpërmjet delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris dha për shtyp këtë deklaratë: ”Zyra e shtypit shqiptar është e autorizuar të deklarojë se Esat pasha nuk kishte asnjë funksion zyrtar, për më tepër kurrë nuk ka qenë kryetar i shtetit shqiptar ose kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, siç e kanë quajtur shumë gazeta franceze. Të drejtat e popullit shqiptar i mbron delegacioni i qeverisë së ligjshme, i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, që ndodhet prej kohësh në Paris” (“Humanite”, 20 qershor 1920).

Në gjyq, dëshmitarët e Esat Pashës

Deri tani, të gjithë dinamikën e veprimeve të matura të Avni Rustemit për të gjetur çastin e duhur e pastaj për të vrarë Esat pashën e kemi njohur nga dëshmitë e atij vetë në procesin hetimor. Por tani le t’i njohim edhe nga këndvështrimi i njerëzve që e rrethonin Esat Pashën deri në çastin e atentatit të 13 qeshorit të vitit 1920.

Për hetuesit, e rëndësishme ishte të dihej se ç’bënte Esat pasha ato ditë e për më tepër ato çaste para atentatit. Të parët që u morën për këtë qëllim në pyetje ishin Xhemil bej Vlora, nipi i Esat pashës, që kishte ardhur në Paris disa ditë më parë nga Bordigera e Italisë ku jetonte, për të takuar dajën e tij, dhe Elizë Dyfuri, e mbiquajtur përkëdhelisht Lizetë, një vajzë 22-vjeçare që ishte e dashura e Esatit, i cili priste ato ditë t’i vinte nga Zvicra e shoqja, Azize Hanëmi që ndodhej atje për një operacion në sy. Esat pashën, siç pohon Lizeta në hetuesi, e kishte njohur në Danvil gjatë një balloje ku Esati i kishte propozuar të bëhej dashnorja e tij kundrejt një page mujore prej 100 mijë frangash, shumë që duhet thënë se ishte përrallore për atë kohë.

Nga dëshmitë e tyre del se Esat pasha gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Paris, ruhej nga armiqtë e shumtë që mund t’i kërcënonin jetën. Këtë ia kishte thënë vetë Esatit edhe Gani Toptani, një kushëri i tij që kishte takuar më parë në Paris. Teksa ora po shkonte 1300, Esat pasha kishte ftuar Xhemil bej Vlorën dhe Lizetën të drekonin në restorantitn e njohur “Kërmilli i artë”. Dhe ashtu bënë. Por në çastin kur ata po dilnin nga hotel “Kontinental”, siç deponon Xhemil bej Vlora në hetuesi, Esati u kujtua për një porosi që do t’u jepte rojeve të tij, të cilët nuk i ndaheshin asnjë çast, ndërsa ai dhe Lizeta u futën në makinë në pritje të Esatit.

“Pasi dëgjuam dy të shtëna, - thotë Lizeta në hetuesi, - ne shikuam nga xhami i pasmë i dritares së makinës dhe pamë një njeri që hidhte përtokë një revolver, njeri të cilin unë nuk e njoh. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje 2, faqe 29). Edhe Xhemil Vlora i përmbahet këtyre deponimeve dhe shton se në ato çaste i tha Lizetës të dilnin menjëherë nga makina, sepse mund të rrezikoheshin. (Po aty). Në fakt ashtu bënë. Me të lënë makinën, u futën nga një derë në oborrin e pasmë të hotelit. Pas pak morën vesh se Esat pasha ishte vrarë nga një student shqiptar.

Gjatë procesit hetimor u mor në pyetje edhe Aibari, roja i hotelit “Monmartrë”, që e kishte shoqëruar Avniun gjatë ditëve të para të qëndrimit të tij në Paris. Aibari pohon se e ka përcjellë Avniun në magazinat e armëve në Grand Bulvar, në vitrinat e të cilave Avniu ka parë lloje të ndryshme armësh, por pa blerë gjë. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosje. nr. 2, faqe 15). Kjo e vë në dyshim hetuesin Dei, i cili, më pas, i kërkon shpjegime Avniut lidhur me këtë problem. Dhe Avniu i përgjigjet qetësisht se ai kishte ndërmend të blinte një revolver më të vogël, pasi i veti ishte tepër i madh dhe se do të shkonte në Bois de Boulogne, një ndër parqet më të bukura të Parisit, për t’u stërvitur për qitje (Po aty).

Por të kthehemi të dëshmitarët e tjerë. Janë të gjithë ata që Avniu ka takuar në Paris. Pas Aibarit, Mithat Frashëri, anëtari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, me të cilin Avniu ka pasur takim në hotelin “Kempbell”, thjesht për të njoftuar se ka ardhur të ndjekë kurse speciale për gjuhën frënge dhe për pedagogji. Gjergj Goga, siç e kemi parë, sekretari personal i Esat pashës, të cilit gjithashtu Avniu i ka kërkuar ndihmë për këtë qëllim. Dhe ata pohojnë të njëjtën gjë.

Avniu kërkon të bindë hetuesin Dei se ai nuk kishte ardhur për të vrarë Esat pashën, i cili rastësisht i doli përpara para hotelit “Kontinental”, kur priste të takonte Gjergj Gogën. Është e qartë se Dei nuk bindet kaq shpejt, por argumentet deri tani janë në favor të Avniut, i cili, pas një plani, sigurisht të përgatitur me imtësi që në Shqipëri, do t’i përmbahet deri në fund të procesit hetimor, sipas të cilit, vrasja e Esat pashës është krejt e rastit, e shkatuar nga tronditja shpirtërore që solli ballafaqimi me këtë tradhtar të kombit shqiptar.

Gjatë procesit hetimor Avniu i tregon hetuesit për jetën e tij. Ka lindur në Libohovë, ka studiuar në gjimnazin e Janinës, pastaj ka shkuar në Kostandinopojë, ka studiuar në një kolegj turk. Më pas ka studiuar në një kolegj pedagogjik në Gjenevë. Në fillim të vitit 1914 është kthyer në vendlindje, ku është bashkuar me forcat vullnetare shqiptare që luftonin kundër trupave pushtuese greke. Në kohën e shpërthimit të Luftës së Madhe Botërore kthehet ne Libohovë, i sëmurë e një vit më pas shkon sërishmi në Janinë, përsëri për studime. Pastaj Avniu shpjegon se, pasi merr në Vlorë një diplomë italiane si mësues, jep mësime në Tepelenë e pastaj në Vlorë, por detyrohet të largohet se italianët nuk dëshirojnë që ai të japë mësim ashtu siç do ai. Më pas shkon me studime në Shën Mitër Koronë, një fshat italo-arbëresh, ku ndodhet një gjimnaz me tradita, e pastaj ndjek në Universitetin e Romës Fakultetin e Pedagogjisë. Por meqë dëgjon se arsimi francez është shumë më i përparuar, vendos të shkojë në Paris. (AQSH, fondi Avni Rustemi, dosja 2).

Është e kuptueshme, siç vëren edhe studiuesi Jusuf Alibali në artikullin e tij studimor, “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze,, (“Studime historike”, nr. 1964), se kjo nuk është e tërë jeta e Avniut. Ai, me qëllim shmang tërë veprimtarinë e tij politike e atdhetare, për të treguar se është thjesht një i ri të cilit i pëlqen të studiojë për t’u bërë mësues. Dhe këtë bën për t’iu shmangur akuzës që i rëndonte si shpata e Demakleut mbi kokë, sipas së cilës, ai kërcënohej për vrasje me paramendim, dhe të përforcojë pozitat e tezës së mbrojtjes, e cila e ka mbështetur tërë dispozitivin e saj të luftës gjyqësore në figurën e krimit të kryer në kushtet e tronditjes së thellë shirtërore”. (Po aty).

Më pas Avniu i tregon gjyqtarit hetues Dei se në Romë ai ishte anëtar i një shoqate që “merrej vetëm me letërsi”, dhe që “vetëm një herë u mor me politikë”, dhe pikërisht kur protestoi “kundër ambicjeve greke, italiane e serbe në Shqipëri. ”Ka qëlluar, - shton ai, - që në bisedat tona private të flasim për Esat pashën. Të gjithë ne pa përjashtim, e konsideronim si një armik të vendit tonë, por kurrë nuk ishte bërë fjalë për ta vrarë. As unë dhe asnjë nga shokët e mi nuk kishim parashikuar ndonjë mundësi të tillë. Ne të gjithë e dinim se Esat pasha jetonte në Paris, por emri i tij as që është përmendur gjatë bisedave para nisjes sime”. (AQSH, fondi A. Rustemi, dosja nr. 2).

Pra, arsyeja kryesore e ardhjes së Avniut në Paris, sipas dëshmive të tij, është vazhdimi i studimeve pedagogjike dhe përkryerja e frëngjishtes. Hetuesi Dei pandeh se tashmë e ka zënë ngushtë, kur i kujton se ai ka ardhur në Paris kur shkollat tashmë përfundojnë dhe nuk fillojnë në qershor. Dhe ngul këmbë që ai të rrëfejë arsyet e vërteta që natyrish ai i lidh me vrasjen e Esat pashës. ”A nuk është edhe ky një fakt, - vazhdon hetuesi Dei, - se studimet janë vetëm një pretekst për udhëtimin tuaj në Paris?”.

Por Avniu përsëri tregohet shumë i matur: ”Kur erdha, nuk u regjistrova në asnjë fakultet, sepse dëshiroja të shihja Parisin e të shëtis për disa ditë. Nga ana tjetër kisha ndërmend të ndjek disa kurse publike, ku nuk është nevoja për regjistrim paraparak. Në Paris njeriu ka mundësi të përfitojë për kohën që kalon në çfarëdo stinë e vitit që të jetë”.

Para këtyre arsyetimeve gjyqtari hetues Dei, nuk di ç’të thotë. Sidoqoftë, ai është shumë këmbëngulës, ndaj vazhdon sulmin me argumente të tjera për ta mposhtur Avniun. Ka në dorë një fakt kompromentues. Shumën e të hollave që iu gjet Avniut pas arrestimit. Nuk janë pak, duke marrë parasysh se edhe ka shpenzuar gjatë dy javëve të qëndrimit para atentatit, edhe pse ka blerë një kostum. Ka shpenzuar për të ngrënë në hotel e për shëtitjet nëpër Paris, por prapëseprapë atij i kanë tepruar goxha para. Ndaj hetuesi përpiqet që shumën e parave ta përdorë si element fajësie.

Por edhe kësaj Avniu i del përpara me zgjuarsi. Ai para se të niset për në Paris, ka kërkuar nga qeveria e Tiranës që, duke u nisur nga vështirësitë e transportit dhe vonesat e postës, bursa t’i jepej për gjashtë muaj njëherësh dhe, kur sërishmi hetuesi Dei nuk bindet, Avniu shton një fakt që ishte shumë vështirë për t’u verifikuar: se një pjesë tjetër të të hollave ia kishte dhënë Fejzoja, i vëllai, i cili qe kthyer nga Amerika në mars të vitit 1920. Avniu ka vajtur në Napoli dhe atje ka takuar të vëllanë, i ka kërkuar ta ndihmojë dhe është e kuptueshme që i vëllai ia ka dhënë atë shumë.

Avni Rrustemi

Surpriza e drejtësisë franceze. Avni Rustemi i pafajshëm.

Më 9 shtator të vitit 1920, pas tre muaj hetimesh, prokurori i përgjithshëm i Republikës, Beguin, pasi shqyrtoi dosjen e Avni Rustemit, të përgatitur nga gjyqtari hetues Dei, hartoi aktakuzën. Në këtë aktakuzë, midis të tjerash, theksohej se: “Me të ardhur në Paris, i pandehuri Rustemi studion me imtësi hyrje-daljet e Esat pashë Toptanit dhe më 13 qershor të vitit 1920, në mesditë, ai ndodhet pranë hotelit “Kontinental” në rrugën “Kastilione”. Ai thotë se priste zotin Gjergj Goga, i cili do ta ndihmonte të gjente ndonjë shkollë private… Por në fakt, ai kërkonte gjeneralin, sepse po të ishte se ai do të donte të takohej me zotin Gjergj Goga, nuk kishte kuptim që të ishte i armatosur me një revolver”.(AQSH, fondi A. Rustemi, dosja 2).

Pra, edhe në aktakuzë shtjellohet versioni i vrasjes me paramendim. Ky version, siç e shpjegon edhe juristi Jusuf Alibali në studimin e tij “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze”, (Studime historike, nr. 2, 1964) mbështetet në rrethana të tilla të çështjes që, sipas akuzës, janë elemente fajësie të rënda, megjithëse të tërthorta: kthimi nga Roma në Shqipëri në fillim të majit dhe largimi nga Shqipëria më 21 maj për në Itali (dhjetë ditë më vonë u gjend në Paris), shuma e madhe e të hollave që iu gjet në momentin e kryerjes së krimit, kujdesi për të gjetur një banesë në Paris në afërsi të hotelit “Kontinental”, ku qëndron Esat pasha, qëllimi i studimeve që nuk justifikon zgjedhjen e kohës (viti akademik është në mbarim), prandaj studimet mund të jenë vetëm një preteks), arma dhe interesimi i tij për një magazinë armësh e një fushë për qitje”.

Aktakuza mbyllet me këto fjalë: ”Nga ky grumbullim rrethanash rezulton qartë prova se Rustemi e ka paramenduar krimin e tij për të kryer këtë akt. I pandehuri është shtyrë nga një parti politike në Shqipëri që është kundër qeverisë së Esat pashës apo nga një urrejtje e thellë personale? Të dhënat dhe faktet nuk na lejojnë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Prandaj i lartpërmenduri akuzohet për vrasje me dashje të Esat pashës në Paris më 13 qershor 1920, vrasje kjo e bërë me paramendim. Krimi parashikohet prej neneve 295, 296 e 302 të Kodit Penal. Sanksioni i parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal francez është dënimi me vdekje për krimin e vrasjes me dashje”.

Është e qartë që Avniu e parashikonte që sado që do të argumentonte gjatë procesit gjyqësor se nuk kishte ardhur në Paris të vriste me qëllim Esat pashën, tezë së cilës iu përmbajt deri në fund të procesit hetimor e gjyqësor, prapë se prapë ekspertët e drejtësisë franceze, duke e shqyrtuar këtë proces deri në detajet më të imëta, do të përfundonin se ai kishte kryer një vrasje me paramendim. Avniu, i këshilluar doemos edhe nga shokët që morën këtë vendim, kishte hartuar planin që, pasi ta vriste Esat pashën, të mos bënte as përpjekjen më të vogël për të ikur, që do të shkaktonte dyshime për vrasje me paramendim, por të qëndronte, të merrte parasysh se do të rrihej, madje edhe barbarisht, siç u rrah, të deklaronte se e vrau këtë tradhtar, kur e pa befas përballë e kur lexoi në ballin e tij mizoritë që i kishte sjellë për vite atdheut e kështu shtiu mbi të.

Kështu pra, prokurori i përgjithshëm, Begin, në aktakuzën e tij kërkonte dënimin me vdekje të Avni Rustemit. Dhe Avniu në një qeli të burgut “Sante”, priste ditën e gjykimit që mund të sillte edhe vdekjen e tij.



Në Shqipëri, me reputacionin e heroit.

Deri tani jemi marrë me rrethanat që sollën atentatin dhe personat që e përjetuan atë, që ishin dëshmitarë gjatë atyre dy javëve të qëndrimit të Avniut në Paris deri në çastin e atentatit. Por ç’ndodhte në Shqipëri gjatë kësaj periudhe? Lajmi i vrasjes së Esat pashës në Paris u përhap me shpejtësi rrufeje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të tërë vendet ku kishte mërgimtarë shqiptarë. Në gazetën “Mbrojtja Kombëtare”, që botohej në Vlorë, akti i Avniut krahasohej me aktin e Vilhelm Telit. Populli i thuri vargje të tilla si: ”O Avni Rustem Marina, /Shkove burra, shkove trima /Në Paris ia bëre prima /Qëllove si vetëtima /Si vetëtima qëllove /Esat pashën ç’e rrëzove /Shqipqrinë ç’e shpëtove!”.

Për të mbrojtur Avni Rustemin, mërgimtarët shqiptarë në Amerikë mblodhën 5 000 dollarë që të përballonin shpenzimet gjyqësore. Mbrojtjen e Avniut gjatë procesit gjyqësor e mori përsipër avokati i njohur Dë Monzi, i cili në takimet me të gjatë qëndrimit në burgun “Sante“, njohu nga afër se cili ishte Avniu dhe ç’e kishte shtyrë që më dy të shtëna revolveri t’i jepte fund jetës së Esat pashë Toptanit.

Nga ana tjetër, lajmi se Avniu, pas procesit hetimor do të paraqitej në Gjykatoren e Senës me aktakuzën që e kërcënonte më vdekje, ngjalli një indinjatë të thellë në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, sidomos në Kosovë, të drejtat e popullsisë së të cilës Avniu i kishte mbrojtur me ngulm në debatet e Parlamentit shqiptar. Ja përse në këtë periudhë drejt Parisit vërshuan me qindra telegrame proteste, në të cilat kërkohej që Avni Rustemi të lihej i lirë pas aktit të tij që konsiderohej akt atdhetar.

“Djali ynë në Paris u ndodh para një shushunje të madhe që s’është ngopur kurrë me gjakun e popullit, - shkruanin prindërit e Avniut në telegramin e tyre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Francës. - Ja përse e goditi për vdekje Esat pashën. Këtë ju duhet ta kuptoni fare qartë, ndaj ne si prindër e mbajmë kokën lart. Ai nuk ka kryer asnjë krim, përkundrazi, ka kryer një vepër atdhetare. Ne presim krahëhapur djalin tonë, ndërsa Shqipëria pret patriotin e guximshëm”. (“Dokumente e materiale historike”, Tiranë 1959).

Kurse në telegramin e ardhur nga populli i Vlorës, ku Avniu kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, thuhej: ”Populli i Vlorës në një miting madhështor të mbajtur sot, vendosi t’i bëjë thirrje ndërgjegjes së lartë të Gjykatës së Parisit. Ai pret që të merret parasysh dëshira e flaktë e popullit shqiptar që të lërë të lirë studentin tonë, Avni Rustemi, i cili bëri një vepër patriotike, duke qëlluar Esat Toptanin e duke çliruar atdheun tonë nga një e keqe shkatërrimtare”. (Po aty). Në mbrojtje të Avni Rustemit u ngritën edhe personalitete të mëdha franceze të kohës, si Rene Pino, Zhysten Godar, aktori i madh shqiptar, Aleksandër Moisiu e të tjerë. Pas tërë atyre telegrameve, letrave që vërshuan nga Shqipëria dhe diaspora shqiptare sidomos në Amerikë, në mbrojtje të Avni Rustemit, është e kuptueshme se procesi gjyqësor që nisi më 30 nëntor të vitit 1920 nuk do të zhvillohej pa tension dramatik. Do të ndalemi në momentet kulmore të këtij procesi.

Momentet kulmore të procesit gjyqësor
“Ju ndërkaq viheni në lidhje me sekretarin e Esat pashës, zotin Gjergj Goga dhe akuza pretendon se prania juaj në Paris nuk ka pasur qëllim tjetër veçse të gjejë një çast të favorshëm për të vrarë atë që ju e konsideroni si autorin e të këqijave të atdheut tuaj”, - thotë kryetari i trupit gjykues, Drio.

“Në asnjë mënyrë, - përgjigjet Avniu. Ishte që unë të kërkoja një njeri që të më përkrahte. Përveç kësaj, unë e kam takuar zotin Goga krejt rastësisht”.

”Vërtet rastësisht, - pyet jo pa dyshim kryetari

Dhe Avniu ia kthen jo pa ironi: ”Sigurisht që po. Rasti është mbreti i botës”.

”Pra, padyshim rasti ishte ai që ju shpuri gjithashtu te një armëtar për të blerë një revolver me të cilin të godisnit viktimën?”
Avniu përsëri gjakftohtë përgjigjet: ”Kisha nevojë për një armë që të mbrohem”.

“Por ajo ishte kaq e madhe. Nuk u bezdiste?”

“Në Paris ka nga ata që e mbajnë më të madhe , - përgjigjet sërish Avniu dhe vazhdon: Unë kam ardhur në Paris që të kryej studimet, të perfeksionoj frëngjishten dhe të vizitoj Parisin”.

”Muaji i majit nuk është larg kohës së pushimeve. Kjo nuk është kohë e zgjedhur mirë për të filluar studimet. Përveç kësaj, ju e flisni mirë frëngjishten”.

”Oh, kam pasur kohë ta mësoj në burgun ‘Sante’, - përgjigjet Avniu (marrë nga “Gazet dë Tribuno”, 12 dhjetor 1920, Paris).

“Unë nuk kam kërkuar të takohem me Esatin, - vazhdon ai. - I ndodh njeriut të dojë të sodisë një lule pranvere, por i ndodh edhe të ikë tutje nga një send i neveritshëm. Vetëm rasti deshi që sapo të ndodhesha ballë për ballë me Esatin, atë tradhtar, zemra ime prej patrioti të çohej peshë. Unë shtjeva mbi të. Ky ishte një gjest instiktiv, duhen kuptuar ndjenjat e një zemre shqiptari… Unë deklaroj se krahu im është ngritur nga një ndjenjë e lartë”. (po aty).

Po dhe mbrojtja e avokatit Dë Monzi ishte e shkëlqyer. Kur kryetari i trupit gjykues, Drio, dhe prokurori Blosh Larok vazhdojnë të ngulin këmbë në tezën e vrasjes me paramendim, si një veprim plot mllef e pasion të Avni Rustemit, avokati Dë Monzi ngrihet e thotë:

- Krim pasional? Sigurisht. Se nuk ka pasion më të madh se dashuria ndaj atdheut!

Për fat të keq, veç disa kronikave të botuara në shtypin e atyre ditëve të procesit gjyqësor që zgjati tri ditë, mungojnë hollësi të tjera më të plota të këtij procesi që pati bërë bujë në Paris. Veç të tjerash, në Arkivin Qendror Shtetëror edhe sot e kësaj dite mungon dosja e plotë e këtij procesi. Sipas ligjeve franceze, kjo dosje do të tërhiqet vetëm pas 100 vjetësh.

Vendimi i befasishëm për pafajësi.

Gjenerali Sarraj, duke mbrojtur personalitetin e Esatit, ka deklaruar në gjyq: “Duhet të lesh mënjanë legjendën, sepse Esati ka pasur një legjendë. Unë nuk mundem veçse ta lëvdoj si njërin nga bashkëpunëtorët e mi. Unë i dhashë atij vetëm një gjë që ishte nën pushtetin tim “Kryqin e Legjionit të Nderit”.

Gjenerali Guro nuk u paraqit si dëshmitar, por i dërgoi trupit gjykues një letër, ku edhe ai ngrinte lart Esat pashën, si aleat i denjë i ushtrisë franceze.

Pati dhe ushtarakë që dëshmuan në këtë proces gjyqësor kundër Esat pashës si Anselmi Lamoku. ”Kam dëgjuar, - tha ky i fundit në sallën e gjyqit, - se Esati nuk gëzonte popullaritet në vendin e tij, mbase i kishte dhënë shumë toka Jugosllavisë”.

Juria, pasi dëgjoi dëshmitarët e të dyja palëve, u tërhoq dhe pas jo më shumë se gjysmë ore dha vendimin e pafajësisë për Avni Rustemin. Ishte një vendim shumë i drejtë, i frymëzuar jo vetëm nga ndjenja e lartë e drejtësisë, por edhe kryesisht nga faktorë të konjukturës politike të kohës, - shpjegoi juristi Jusuf Alibali, (“Avni Rustemi para... Studime historike nr. 2, 1964).

Ende nuk është hapur dosja e procesit gjyqësor.

Të gjitha ato që kanë mbetur pa u zbuluar rreth atentatit të Avni Rustemit.

Kur po kthehej nga Parisi për në Shqipëri, Avni Rustemi u ndal në Romë dhe është e natyrshme që u takua me bashkëstudentë shqiptarë të universitetit të atjeshëm ku vazhdonte studimet. Por me asnjërin syresh nuk mësohet të ketë folur rreth atentatit. Në fakt, ne as edhe sot nuk dimë hollësi të tjera të domosdoshme që i dinte vetëm Avniu. Hollësi për gjashtë muajt e qëndrimit në burgun “Sante”, gjatë periudhës së hetuesisë, si u kurua nga plagët e rënda që mori nga goditjet e furishme të qytetarëve që e rrahën menjëherë pas atentatit, duke e pandehur kriminel; ç’qëndrim mbanin policët që e mbikëqyrnin gjatë burgimit; të dhëna për bisedat që bënte me avokatin e tij mbrojtës, Dë Monzi; a kishte shqiptarë që e vizituan në qeli dhe që qenë të pranishëm në procesin gjyqësor; u kthye vetëm për në Shqipëri apo me shokë shqiptarë… Nuk dimë të paktën emrin e njërit nga anëtarët e jurisë që brenda gjysmë ore, të ndikuar nga fjala e Avni Rustemit dhe e avokatit mbrojtës, Dë Monzi, kuptuan se Avniu kishte vrarë një tradhtar të çështjes kombëtare shqiptare dhe i dhanë pafajësinë. Nuk dimë nëse vendimi i jurisë ishte i njëzëshëm, apo kishte nga ata që mbështetën aktakuzën për dënimin e tij me vdekje. Nuk dimë se ç’mund të kenë thënë më pas gjyqtarët francezë që përgatitën dënimin e Avniut me vdekje, nuk dimë si reaguan në këto rrethana disa nga njerëzit e rrethit të Esatit. Nuk kemi, së fundi, siç e kemi theksuar, as dosjen e procesit gjyqësor që do të qartësontë shumë nga këto enigma.

Kush ishte Avni Rrustemi (1895 - 10 qershor 1924)

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën antiimperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, tradhtar, vegël e fuqive të huaja.

Akti heroik i Avni Rustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit . Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. "Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, - thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.

[Permalink]


Montag, 16. April 2007
DOSJA E ZEZË E GREQISË, 1912 - 2007
Von ajkashqiptare, 02:11

Përgatitën:Dorina Topollaj, Qamil Xhani



Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni"


Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve.
Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996.

Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912

Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

Konferenca e Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921


Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

Përplasja e shifrave, 1921

Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924

Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

Incidenti mbretëror, prill 1939

Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

Shifrat e terrorit çam, 1940

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.

Incidentet në Konispol, 1944

Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946

Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

Greqia kundër pranimit të
Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946


Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

Sulmi në Radat, gusht 1946


Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.

Propaganda për pushtimin e Shqipërisë, 1949

Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

Robërit grekë në Shqipëri, 1949

Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

7 orë luftë në Vidohovë-Devoll, 2 gusht 1949

Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht
1949


Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.

Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949

Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

Sulmi grek i 12 gushtit 1949

Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.

Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949

Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.

Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949

Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.

Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950

Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”

Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950

Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950

Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

Memorandumi i Ministrisë së Jashtme greke, 7 gusht 1952

Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955

Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

Agjenti “Papastrati”, 1971

Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.

Fondi i Ministrisë së Jashtme greke për shqiptarët, Athinë 1980

Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.

Parlamenti grek lë në fuqi Ligjin e Luftës, 1987

Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

Ramiz Alia, 1991

Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

Incidenti me priftin grek, Tiranë, 28 qershor 1993

Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

Plani i Miçotaqisit, Athinë, 14 korrik 1993

Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.

Projektkushtetuta, Tiranë 1994

Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

Deklarata e zyrtarit grek, gazeta “To Paron”,

Athinë, 27 shtator 1995

Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

Zgjedhjet parlamentare 1996

Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

Trakte antishqiptare në Jug, 1997

Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997


Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997

Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

Faktori grek, “Corriere della Sera” Romë, 12 mars 1997

Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999


Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e

[Permalink]


Sonntag, 15. April 2007
DEDË GJO' LULI - Kreshniku i Shqipërisë
Von ajkashqiptare, 23:54

 DEDË GJO' LULI

 

                    Nga: Gjergj  Nikprelaj

Autonomia e Shqiperise, si kusht paraprak per arritjen e pavaresise kombetare, kishte hyre ne gjakun e çdo rilindasi dhe çdo patrioti shqiptar. Per fat te keq, parimi "Ballkani - popujve te Ballkanit", shpallur nga aktoret e skenes politike te atehershme, popullit shqiptar i mohohej edhe pse ishte nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan. Shqiptaret kishin te njejtat aspirata kombetare qe i kishin realizuar popujt e tjere te Ballkanit pak kohe me pare. Por, Fuqite e Medha te kohes nuk donin shtet shqiptar ne Ballkan!

Historianet, publicistet dhe biografet e Dedes pohojne se ai filloi qysh ne moshe shume te re te merrej me veprimtari publike, politiko-shoqerore ne vendlindjen e vet ne Traboin ne Hot dhe me gjere. Ai bashkepunonte me Çun Mulen, Marash Uçin dhe me shume hoten dhe malesore tjere. Si vojvoda i Traboinit, sipas rregullave kanunore, atij i takonte vendi i dyte ne fisin e Hotit, pas bajraktarit qe ishte nga vellazeria e Çun Mulajve.

Dede Gjo Luli, i pari ne kushtrim per mbrojtjen e trojeve

Dede Gjo Luli "1840-1915) ishte i pari ne kuvend, ne kushtrim te luftes per mbrojtjen e trojeve tona. I pari mbeti edhe ne zemrat e popullit tone, Malesise ne vecanti dhe Shqiperise ne pergjithesi. A ishte edukuar me ndjenjen e e dashurise per lii "ne shkollen e tradites popullore" ku kishin mesuar malesoret qe te jene gjithmone te gatshem per te flijuar edhe jeten e vet per lirin e Atdheut, sic veproi ky kolos i mbrojtjes se Atdheut qe doli nga gjiri i popullit dhe gjithe familja e tij kreshnike e cila u flijua per atdhe. Deda u poq bashke me hallet e popullit, ndersa dita-dites i ndihmonte dhe keshillonte bashkevendasit dhe bashkeatdhetaret e vet. Shume here i perfaqesonte edhe para autoriteteve osmane ne Shkoder dhe gjetiu. Ishte i mencur dhe largpames, shume i guximshem, orator i njohur sic e quante poeti yne i madh Gjergj Fishta "Kuvendar"! Per te patur me te qarte figuren dhe kohen ne te cilen lindi, jetoi, luftoi Dede Gjo Luli i Hotit, duhet te kemi parasysh rrethanat historike, mjedisin shoqeroro-ekonomik dhe politik. Mjerisht, gjate kohes se sundimit te Perandorise Osmane, Malesia ishte pjesa me e prapambetur e Shqiperise, ashtu mbeti edhe deri me sot. Dede Gjo Luli dhe luftetaret e tij nuk trembeshin nga askush edhe pse Shqiperia ishte e pushtuar dhe rrethuar nga armiqte shekullore, fjala eshte jo per popujt, por per estabilshmentet ballkanike qe gjithmone enderronin te aneksonin tokat shqiptare.

I respektueshem nga mjedisi si askush tjeter

Dede Gjo Lulin e njohu dhe e respektoi mjedisi si askend tjeter ne kohen e tij. Ishte burre ne ze, fjala e tij kishte peshe shume te madhe ne te tere Malesine. Ishte nder figurat me te medha qe pati Malesia ne kohen e tij. Ai udhehoqi kryengritjen legjendare te Malesise, ngriti flamurin shqiptar te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Bratile te Deçiqit, me 6 prill 1911, pas katerqind e tridhjete e dy vjet dominimi te Perandorise Osmane, pasi shtate trimat e Kojes e hodhen pertoke flamurin me gjysmehene dhe rane deshmore. Mprehtesia e Dedes dhe talenti i artit ushtarak shkelqen ne menyre te veçante ne Luften e Malesise. Ne nentedhjete vjetorin e vrasjes se heroit te popullit Dede Gjo Lulit, populli yne ne teresi dhe Malesia e tij ne veçanti perkulet plot respekt per vepren e kryetrimit, kryengritesit te madh qe tere jeten e kaloi me pushke ne dore kunder sunduesve te huaj, dhe me fjale te urta dhe te zjarrta ne shume kuvende u perpoq ta mbronte dhe ta nxirrte nga erresira shekullore Atdheun tone. Dede Gjo Luli i Traboinit te Hotit me luftaret e tij u radhit krahas figurave te Rilindjes sone Kombetare dhe Levizjes se armatosur antiosmane, prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku u ndegjua zeri i tij per çlirimin kombetar dhe deri ne vdekjen tragjike ne Orosh te Mirdites nga dora gjakatare e pushtuesit serb.

Kur rreziku i copetimit ishte mese real

Pas luftes ruso-turke "1877-1878) dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit "1878-1881), si ngjarjes madhore te rilindjes kombetare dhe konfrontimit luftarak ne Ballkan ne mes te Malit te Zi dhe Serbise me ushtrine e Perandorise Osmane "1876-1881) ndryshoi harta politike e Evropes, gje qe, ne mes tjerash ndikoi shume edhe ne disfavor te ceshtjes shqiptare. Ne gjysmen e dyte te shekullit XIX, rreziku i copetimit te tokave shqiptare ishte i madh dhe mese real. Fuqit e Medha evropiane filluan per interesat e veta pazarlleqet me tokat shqiptare, nen sovranitetin e "Perandorise se semure" sic quhej ne ate kohe ky shtet, i cili u ndau tokat tona shteteve fqinje. Atdhetari dhe intelektuali i shquar i diaspores sone nga Bukureshti, Kristo Dako, shkruante ne librin e tij "Liga e Prizrenit", se "Paqja e Shen Stefanit per turqit ishte një nderim, per ne shqiptaret ishte nje helm vdekjeje".

Tryeza diplomatike per aprovimin e Traktatit me 3 mars 1878 ne Shen Stefan, ne mes te Perandorise Osmane dhe Rusise perfundoi me kushtet qe kjo e fundit ia diktoi Portes se larte, si fitimtare e luftes e cila synonte te realizonte planet e vjetra ekspansioniste dhe pansllaviste per dominimin e vet ne Gadishullit Ballkanik. Ajo donte te formonte Bullgarine e madhe ose "guberne" ruse ne Ballkan dhe te zgjeronte Serbine e Malin e Zi. Rusia cariste dhe diplomacia e saj u nguten dhe harruan interesat e fuqive tjera te medha evropiane dhe jo vetem interesat e shqiptareve.

Vendimet e Shen Stefanit u anuluan nga Fuqite e Medha, u vendos njezeri rishikimi i tyre ne Kongresin e Berlinit qe filloi punimet me 13 qershor, zgjati deri me 13 korrik te vitit 1878. Sic dihet Traktati paraprak i Shen Stefanit, vecanerisht prekte interesat e Austro-Hungarise i nderpritej udha e daljes ne Selanik. Po ashtu protestoi edhe diplomacia britanike. Anglia shqetesohej ne lidhje me problemin e sigurimit te Dardaneleve dhe bregdetit Egje. Popullit shqiptar nuk iu dha asnje e drejte. Kongresi sic do te shohim, nuk u dha pergjigjje memorandumeve, vendimeve dhe protestave te shumta qe u derguan nga populli shqiptar dhe mbeti i shurdher dhe i verber sepse as qe deshironte te degjonte per fatin e popullit tone. As Memorandumi i njohur i Shkodres, per te cilin iu dha autorizimin kryeministrit britanik lordit Bikonsvelld "Beaconsfield) me 13 qershor qe ne Kongresin e Berlinit te mbroje interesat e popullit shqiptar, por nuk pati dobi. Fuqite e Medha te Evropes se atehershme, sic e kemi konstatuar me pare, ishin per ruajtjen e statusit quo-se ne Ballkan dhe kundra kryengritjeve te shqiptareve qe mbronin copetimin e trojeve etnike dhe historike. Kongresi ne fjale veproi edhe me keq se ai i Shen Stefanit. I ndau tokat shqiptare duke i dhene Malit te Zi krahinen e Kucit "Trieshin, Kojen, Fudnat dhe Rahojen).

Si u kembyen trojet?

Abasadori italian, konti Korti "Corti), propozoi qe ne vend te Plaves dhe Gucise, Malit te Zi t'i jepen Hoti e Gruda, gjoja se popullsia katolike nuk do ta refuzonte Kuroren e krishtere te Malit te Zi, per cka rane ne dakord palet e interesuara, gje qe u kundershtua rreptesisht nga popullsia e ketyre dy Maleve dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit -Dega e Shkodres. Fuqite e Medha ne kete rast kerkuan qe sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit, Malit te Zi Porta e Larte t'i dorezonte Ulqinin. Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit "Dega e Shkodres) tentoi ta mbronte edhe Ulqinin, bashke me popullsine vendase te cilen e kryesonin Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Sali Hyla, etj., te cilet heroikisht luftuan kundra ushtrise osmane te cilen e komandonte gjenerali turk Dervish Pasha, pasi i theu forcat mbrojtese vullnetare ne malin e Mozhures, ketu u vendos fati i Ulqinit. Flota nderkombetare e komanduar nga admirali anglez Sejmur, pa nderprerje bente presion luftarak per dorezimin e Ulqinit. Me 26 nentor 1880, gjenerali turk porsa theu mbrojtjen popullore te ketij qyteti, i dorezoi Ulqinin Malit te Zi. Pas kongresit te Berlinit, Gruda, Hoti dhe Kelmendi u bene zona kufitare. Malesia e Mbishkodres u nda midis dy shteteve. Keto troje ishin pjese e Vilajetit te Shkodres, kurse ne pikepamje etnografike i takonin Malesise se Madhe. Tashti, Perandorise Osmane "Shqiperise) iu shkeputen trojet shqiptare: Trieshi, Koja, dhe Fudnat "nje pjese e banoreve ishin me kombesi shqiptare). Serbia fitoi dhurate me anen e spastrimit etnik dhe aneksimit me 1878: Pirotin, Prokuplen, Toplicen "Sanxhakun e Nishit) dhe pjeset te Kosoves Veilindore. Me mijera shqiptare u shperngulen me dhune edhe si muhaxhire u vendosen ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e gjetiu ne territorin ku shtrihej Perandoria Osmane. Komiteti i Shkodres duhet te gjente rrugedalje per buke e pune, per te siguruar ekzitencen e mijera te zhvendosurve, nga Trieshi, Koja, Fudnat dhe pjesa e Grudes.

Lidhja e Prizrenit, ngjarje e rendesishme

Ne historine re te popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit e cila u themelua me 10 qershor 1878 tri dite para Kongresit te Berlinit, perben ngjarjen me te rendesishme ne historin e re te popullit tone. Ajo ishte organizata e pare politike dhe ushtarake shqiptare, me nje platforme e program gjithekombetar. Ajo kishte, sic dihet, organet lokale dhe qendrore me forcat e veta ushtrake. Nje rol te madh ka luajtur Dega e Lidhjes per Shkodren, ne mbojtjen e trojeve shqiptare. Me pelqimin e popullit, Malesia dhe Mirdita paten dymedhjete perfaqesues, Shkodra dy dhe Podgorica nje, ne Kuvendin e themelimit te Lidhjes, edhe pse keta mberriten me vone, me 30 qershor. Fakt eshte se lidhur me lidhjen e Prizrenit ekzistojne pikepamje te ndryshme dhe kontradiktore varesisht se kush merret me te dhe me cfare qellimi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e armatusura anti-osmane me 1909-1912 te Levizjes Kombetare, si shtyllat kryesore te pavaresise se popullit tone, deri me sot, ne historiografine sllavo-greke te Ballkanit, jane pare me dioptri te metodes kuazishkencore tradicionale me nencmime malicioze, insinuata, me gjoja se Lidhjen Shqiptare e ka organizuar Perandoria Osmane per qellimet e veta.

Veprimtaria politike e Dede Gjo Lulit mbetet e njohur

Veprimtaria patriotike, si u tha, edhe trimeria atdhetare e Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij gjate Luftes se Miletit per mbrojtjen e teresise tokesore etnike shqiptare eshte pak a shume e njohur dhe mbetet gjithmone ne kujtesen dhe analet historike te popullit. Kujtoj ketu protestat e krereve te maleve: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, dhe krahines se Kucit "Trieshit, Kojes e Fudnave) drejtuar Fuqive te Medha kunder perpjekjeve per dhenien Malit te Zi, qofte edhe nje pellembe te tokes se tyre. Ata deklaronin si do te shohim, se ishin te vendosur, te mbronin me lufte trojet e veta deri ne vdekje. Vala e protestave u perhap si flaka ne te gjitha trojet shqiptare. Perfaqesuesit e popullit ju drejtuan dite e nate Kongresit te Berlinit dhe Fuqive te Medha. Te gjitha keto protesta, memorandume, vendime i kishte nenshkruar edhe Dede Gjo Luli i Hotit. Keta burra kreshnike, me pushke ne dore mbrojten trojet e veta nga ushtria malazeze.

Dokumenti i pare u nenshkrua ne 21 shtator 1879

Dokumenti i pare u nenshkrua me 21 shtator 1879, ne Shkoder, nga gjithe paria e Hotit dhe Grudes me Dede Gjo Lulin ne krye, Bajraktari i Rapshes Ahmeti, Nikolle Miraku, Ujke Miculi, Stak Breci, Mal Gjoka, Ahmet Dino, Mustafe Ujka, Mark Sula, Fran Haxhi, Dok Paloki, Mal Marku "Ismail Marku), Nike Ujke Preci, Pjeter Nika, Ismail Martini bajraktari i pare Grudes, Baca Kurti, Shaban Smaku, Dede Miraku, Dush Prela, Sokol Baci, Haxhi Gashi, Halil Qafa "nga Gruda), Tafil Kurti bajraktar i Grudes, Shul "Sul?) Uci, Zeke Alia dhe Beqir Osmani. Te gjithe jane te shenuar si "koxhabash" perpos bajraktareve. Kreret e Hotit, Kelmendit, Kastratit dhe Grudes i ishin drejtuar konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Lipihut, dhe protestonin kunder gatishmerise se Qeverise Osmane per t'ia dorezuar keto krahina me dhune Malit te Zi

Protesten ne fjale e nenshkruan: Dede Gjo Luli, Mark Gjoku, Met Gjoni bajraktar, Mik Micali dhe Nikolle Mirashi. Te gjithe jane shenuar "krye". Nga Kelmendi: Kacel Turku bajraktar, Pal Deda, Nike Leke Pepa, Sokol Luci dhe Marash Gjeti. Nga Kastrati: Dode Preci bajraktar, Gile Vuksani "krye" dhe Prele Tome Nikolla. Te gjithe keta burra ishin anetare te deges se Lidhjes per Shkodren, pervec Gile Vuksanit qe ishte nga Kastrati dhe ishte perfaqesues ne Mbledhjen Komitetit Kombetar ne Prizren.

Paria e Hotit ishin drejtuar, po ashtu konsulli austro-hungarez ne Shkoder me 12 mars 1880 dhe rreptesisht protestonin kunder vendimeve te Qeverise Osmane per t'i dorezuar tokat e tyre Malit te Zi. Ndersa nga Tuzi, me 16 Korrik 1880, kreret e Hotit shprehen vendosmerine e vet per zmbrapsjen e sulmeve malazeze dhe per te fituar pavaresine e Shqiperise, ndonese Fuqite e Medha nuk dhane asnje ndihme. Deklaraten e kishin nenshkruar: Met Cuni - bajraktar "vula). Kreret: Nikolle Mirashi "vula), Mat Gjuka - shenje me kryq, Stak Breci - shenje me kryq, Dede Gjo Luli - shenje me kryq, Marash Uci, Gjel Marku, Leke Shabi, Leke Prela, Gjelosh Marku, Mark Deda, Elez Daka, Leke Marashi, Leke Alija, Leke Gjoni dhe Marash Gjeka. Per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes nga Komisioni ad hoc i deges per Shkoder u formua Shtabi Ushtarak te cilin e kryesonte koloneli i karrieres Hodo Sokoli, ndihmes i tij Preke Bibe Doda, nga Shkodra anetare ishin: Selim Coba, Filip Ceka, Shaban Bushati, Zef Simoni dhe Selim Qyrezi. Nga Hoti, Dede Gjo Luli dhe Ismail Marku. Nga Gruda, Ismail Martini dhe Baca Kurti. Kelmendin e perfaqesonin Nike Leke Pepa dhe Nike Gila, kurse Kastratin, Shaban Elezi dhe Gjon Deda. Shtabi i ushtrise vullnetare e drejtonte luften mbrojtese, dhe se shpejti kur u larguan forcat osmane nga pozicionet e veta, ato i zuri ushtria vullnetare e Deges se Lidhjes per Shkodren, para se t'i pushtonte ushtria malazeze.

Lufta u ndez ne tere gjatesine e frontit. Diten e pare me 22 prill 1880 palet ne konflikt u ndeshen ne Ure te Zharnices. Forcat e Hotit e Grudes te udhehequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmin e armikut. Pasi humben disa ushtare, radhet malazeze u terhoqen ne drejtim te Podgorices. Po e njejta gje ndodhi edhe ne pjesen e frontit Vranje-Gollubovci. Ushtria malazeze organizoi edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, tentuan te pushtonin pozicionet e ushtrise shqiptare, por pa sukses. Qendresa ne frontin e Hotit dhe te Grudes zgjati pa ndryshuar disa muaj. Fitorja e kesaj ushtrie ne prill per mbrojtjen e ketyre dy maleve ishte shembull i larte heroizmi te forcave mbrojtese. Kjo beteje eshte e njohur si Beteja e Zharnices.


Dedë Gjo' Luli me djalin e tij Kolën

Tentativa per pushtimin e Hotit e Grudes deshtoi

Ne fillim te luftes, Shtabi i Deges per Shkodren numeronte kater mije ushtare, kurse me vone u grubulluan nente mije vullnetare nga te gjitha viset e Shqiperise. Sipas disa dokumenteve historike, Mali i Zi kishte angazhuar dymbedhjete mije ushtare, me pajisjet luftarake me moderne te kohes. Tentativa e Malit te Zi per te pushtuar Hotin e Gruden deshtoi. Shtabi ushtarak me seli ishte ne Tuz, forcat ushtarake mbulonin territorin e ketyre dy Maleve, njekohesisht u formua edhe pushteti civil lokal, kujdesej per pajisjen e popullit, e ushtrise, me ushqim, arme dhe municion. Njekohesisht ishte formuar edhe e ashtuquajtura "Qeveria e Tuzit" qe kujdesej per funksionin ekonomik-politik, gjendjen civile, ushtarake permes te keshillave te veta qe ishin i vetmi organ ne pushtet ne kete kohe.

Shtohet pyetja ne lidhje me fatin historik te krahines se Kucit, (Trieshit, Kojes, Rahose dhe Fudnave) gjate Krizes Lindore.

Sic dihet, Serbia dhe Mali i Zi i shpallen lufte Perandorise Osmane me 30 qershor te vitit 1876. Ne fillim te kesaj lufte, pjesa me e madhe e luftetareve rezerviste nga keto treva "700 veta) te kryesuar nga disa krere te ketyre fiseve kaluan ne anen e ushtrise malazeze ne fillim te gushtit 1876.

Mali i Zi i aneksoi keto troje ne fillim te shperthimit te Krizes Lindore, nje pjese e banoreve te ketyre trojeve ju bashkangjiten Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ardhjen-aneksimin malazez e perjetuan si pushtim klasik, e jo "bashkim vellazeror dhe clirim" si thonin eproret ushtarake te Malit te Zi. Paria qe i mbeti besnike Malit te Zi nga keto troje, shpejt fitoi poste te ndryshme civile dhe ushtarake nga okupuesit.

Ne kujtimet e veta nga kjo lufte, komandanti i frontit ne keto ane, Ilija Pllamenac, duket se i kishte harruar keto ngjarje dhe aspak nuk i cekte. Atij i kujtohej mire se ne betejen e madhe te Fudnave me 14 gusht 1876, kishin "marre pjese 200 malesore katolike nga Trieshi" ne anen e Malit te Zi ku ishte mbyllur fati i ketij fronti dhe ushtrise perandorake te cilen e komandonte Mahmut Pasha, sipas burimeve sllave, gjoja se kishte humbur me shume se 6000 ushtare?

Po ashtu vojvoda Mark Milani, ne punimin e tij voluminoz "Fisi i Kuçit" vepron ne te njejten menyre "hesht) edhe pse komandonte ne kete sektor te frontit. Por per rezistencen luftarake ne breg te Cemit qe benin malesoret kane shkruar "Srspske novine" te Beogradit, burimet diplomatike te Frances dhe Fuqive te Medha evropiane, si dhe autori i kesaj kumtese e shume te tjere.

Mali i Zi llogariste se ne anen e tij ne kete lufte do te kalonin: Hoti, Gruda dhe Kastrati, por keto fise me kembengulje refuzuan kete kerkese, kur pane se viktima e pare u be krahina shqiptare e Kucit. Ne vitet 1876-1877 u paraqit politika dyfytyreshe e Malit te Zi, edhe pse nje vit me pare Knjaz Nikolla i kishte thene Preng Doçit te Mirdites, se gjoja, se nuk kishin kurrefare pretendimesh territoriale ndaj tokave shqiptare. Njekohesisht pasi deshtoi kryengritja e Mirdites kunder ushtrise osmane, "bashkepunimi" me Malin e Zi u pasivizua dhe u shkeput me ne fund. Po citojme edhe nje proteste energjike nga krahina e Kuçit "Trieshi, Koja, Fudnat dhe Rahoja) kunder aneksimit nga Mali i Zi te ketyre fiseve te cilin e kishin nenshkruar: Rame Hysa "Qetkaj), nga Fudnat, Hasan Nika "Gjeloshaj) nga Trieshi dhe Gege Ivani "?) me 4 prill 1880 ne Shkoder. Burimi i kesaj proteste gjendet ne Arkivin e Malit te Zi ""Ministria e Puneve te Jashtme).

Çfare mendonin ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise?

Ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise, te cilet i percillnin keto ngjarje ne vilajetet shqiptare me vemendje te madhe, vleresonin se ne nje lufte ne te ardhmen, Kosova me Manastirin mund te mobilizonin njeqind mije ushtare te armatosur. Shkodra vete mblidhte tete deri dhjete mije ushtare "bashke me emigrantet e Trieshit), qe do te thoshte me shume ushtri se sa kishte Mali i Zi ne ate kohe, shkruante Xhafer Belegu ne librin e tij. "Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj me 1939". Nga konstatimi i ketij autori, mund te konkludohet se fuqia ushtarake e ketyre trevave kishte bere nje rezistence te madhe kunder pushtuesit me 1876 -1877. Pas thyerjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne pranvere te itit 1881, ne Malesine e Mbishkodres filluan trazirat ne mes te malesoreve dhe pushtetit turk, i cili vazhdimisht terrorizonte popullsine shqiptare pa ndonje arsye. Fiset e Malesise ishin te brengosura, per shkak te kontakteve sekrete midis pushtetareve turq me Malin e Zi. Pala osmane tentonte qe ne rast revolte "kryengritje), t'ua ndalonin malesoreve kalimin dhe strehimin ne Mal te Zi.

Per shkak te gjendjes te mjerueshme dhe te padurueshme, Malesia nuk pati rrugedalje tjeter po thirri Kuvendin e vet ne Kastrat me 26 prill 1883 dhe vendosi nje zeri te formonte te ashtuquajturen

"Lidhja e Vogel" e cila do te kundershtonte Porten e Larte dhe politiken dyfytyreshe te Cetines, me arme ne dore. Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 organizoi ekspediten ushtarake ndeshkimore per nenshtrimin dhe çarmatosjen e Malesise se Madhe. Turqit dogjen Kastratin, Hotin e Gruden. Luftime te ashpra ne kete konflikt u zhvilluan ne Traboin, Qafe Kishe, Spi dhe gjetiu. Forcave mbrojtese u printe Dede Gjo Luli. Ne momentin kritik, ketyre u erdhi ne ndihme Hoti, Gruda dhe disa vullnetare nga Trieshi. Gjenerali famekeq Hafiz Pasha u detyrua te kerkonte armepushim, duke u premtuar malesoreve se ne te ardhmen, Porta e Larte do t'i respektonte privilegjet e dhena me mote "autonomine fisnore dhe fetare, te drejten e mbajtjes se armeve).

Ne kete kohe, gjendja ekonomike dhe politike ishte shume e acaruar. Ne periudhen e Hafiz Pashes, kur Perandoria Osmane ua merrte armet malesoreve. Dede Gjo Luli u largua nga vendlindja e tij, Bardhajt e Hotit, e doli komit ne bjeshket e Krasniqes dhe ndejti me shume sy dy vite te shoku i luftes, Qerim Binaku, "ne shtepine njohur atdhetare te Binak Alise), te Mehmet Shpendi i Shales e gjetiu. Pas kthimit ne Malesi, disa kohe jetoi ilegalisht neper shpella te Hotit e ne vende te tjera te Malesise. Dr. Pal Doçi ne librin e tij "Dede Gjo Luli" citon: "frati i Brigjes at Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise "se Shodres - V.I.) se shume i nderuami Dede Gjo' Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shume te veshtira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij asht e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kane mbulue nji cope. Te ndimohet se asht ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne keto male".

Ne kete periudhe tragjike, Porta e Larte per shkak te percaktimit demokratik dhe atdhetar ne lufte per liri kishte akuzuar 12 krere nga Malesia ne Gjykaten Ushtarake "Divan Harebit), ku ishin denuar me syrgjyn "internim) te perjetshem, pasi i kishin ftuar paraprakisht ne Shkoder, gjoja ne lidhje me nje marreveshje per "ruajtjen e kufirit"!? Keshtu i futi ne kurth dhe mbeten ne Diar-Beqir "Dinari Bekir) te Kurdistanit, por jo vepra e mesazhi i tyre qe mbetet pergjithmone ne kujtesen dhe faqet e historise se popullit shqiptar ne pergjithesi dhe Malesise ne veçanti. Pas shume vjeteve u kthye i gjalle nga internimi vetem Ujke Dushi Kalaj nga Gruda.

Ne kete veshtrim, fjala eshte per aktivitetin e hershem te atdhetarit Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij qe ishte shumedimensional dhe i frytshem ne çdo lami. Ne burimet historike te kohes eshte konstatuar se Lidhjen Shqiptare te Pejes, qe e kryesonte patrioti i mirenjohur Haxhi Zeka, e perkrahu pa rezerve dhe Vilajeti i Shkodres "Kuvendi i Shkodres), qe veproi nga mesi i shkurtit deri ne fillim te marsit te vitit 1899, u perfaqesua, ne mes tjerash, dhe nga krahu autonomist me Dede Gjo Lulin ne krye.

Dede Gjo Luli, nji nga figurat me te ndritura, pas vdekjes mori permasa te merituara kombetare gjithnje e me te medha ne historine, publicistiken dhe artin figurativ shqiptar te autoreve si: Gjergj Fishta, Risto Siliqi, Hile Mosi Sterio Spasse, Sander Gera, Paloke Traboini, Pal Doçi, Ismail Kadare e shume te tjere.

Autori i ketij shkrimi perkujtimor dhe librit "Kryengritja e Malesise", eshte ne dijeni se deri tani nuk eshte hartuar ndonje bibliografi shteruese per Dede Gjo Lulin e as per Kryengritjen e Malesise, te cilen ai e udhehoqi.

Marrredheniet e reja miqesore ndermjet malesoreve dhe Kral Nikolles, paraqesin nje paradoks, kur merren ne konsiderate konfliktet e ashpra kufitare ndermjet Malit te Zi dhe fiseve shqiptare te Veriut "ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit), me rastin e vendimeve te padrejta te Kongresit te Berlinit, per dhenien e Plaves dhe Gucise, perkatesisht Hotit dhe Grudes si zevendesim Malit te Zi.

Shqiptaret, sidomos malesoret, heren e pare ne nje numer kaq te madh konfrontohen drejteperdrejt me ushtrine malazeze. Ne te kaluaren ata kane luftuar kunder Malit te Zi per mbrojtjen e trojeve te veta shume here por ne kuader te ushtrise perandorake, si qytetare te Turqise. Ne kohen e kryengritjeve shqiptare 1910 e 1911 "konflikti ushtarak mes shqiptareve dhe xhonturqeve), qeveria e Malit te Zi, emigranteve shqiptare nga Vilajeti i Shkodres dhe Kosoves qe kaluan ne Mal te Zi, u hapi dyert e shtetit te vet. Dihet pse! Me pretendime teritoriale ndaj Malesise dhe Shkodres.

Ne vjeshte te vitit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike, Krajl Nikolla ne Proklematen e tij, qe i shpalli lufte Tuqise per çlirim kombetar, i ftoi edhe "vellezerit shqiptare" nga Malesia, qe dy vite me radhe si thoshte ai derdhnin gjakun e vet per liri, te bashkohen me malazezet ne luften e perbashket perfundimtare. Ai u premtoi malesoreve se po sa te çlirohet Tuzi dhe Malesia do te valvitet flamuri shqiptar ne keto troje. Por siç dihet historikisht ai i tradhtoi, ne vend te flamurit tone valeviti flamuri i Malit te Zi. Me kete rast, malesoret ne pergjithesi u ftohen dhe i kthyen shpinen Malit te Zi. Siç dihet, Ismail Qemali ne kujtimet e veta pohon, se ate e kishte ftuar Nikolla i Malit te Zi ne gusht te vitit 1912, ne Cetine per t'u marre vesh lidhur me "menyrat dhe kohen e rreshtimit te shqiptareve perkrah aleateve ballkanike"! Siç u pa me vone, ata kishin te vetmin qellim, te pushtonin tokat shqiptare...

Kohet e fundit, ne raste te ndryshme, shpeshhere degjohet se gjoja malesoret ishin ne anen e Malit te Zi ne Luften Ballkanike, por e verteta eshte se ata luftonin per çlirimin e popullit te vet dhe jo per llogarite e Malit te Zi. Deshmia me e madhe eshte lufta e trojeve shqiptare, Hotit e Grudes per t'u bashkuar me shtetin ame kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer me 1912/13, me vendimet e veta te padrejta ia dha Gruden dhe gjysmen e Hotit Malit te Zi. Ushtria malazeze ne baze te vendimeve te lartpermendura pushtoi territorin e ketyre dy fiseve me 6 prill 1913. Ne ate kohe nga vatrat e veta shekullore u shperngulen mese 560 familje nga keto troje dhe u vendosen ne afersi te Shkodres, ku formuan lagjet e veta Hotin e Ri dhe Gruden e Re. Atje gjenden edhe sot e kesaj dite. Malesia e Mbishkodres tentoi edhe ne vitet 1919/1920 me lufte te pergjakshme qe te shkepuste trojet e aneksuara shqiptare nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, trashegimtare e Malit te Zi, qe humbi sovranitetin "shtetesine) erkohesisht me vendimin jolegjitim te Kuvendit te Podgorices ne fund te vitit 1918. E vertete eshte vetem se, "fanatizmi fetar dhe politika terroriste xhonturke gjate sundimit te tyre, bene qe te krijohet nje afersi e madhe e malesoreve me Malin e Zi". Sidomos gjate Kryengritjes se Malesise te vitit 1911. Por jo, ne dem te shtetit ame.

Poeti i njohur dhe kronisti i kryengritjes se Malesise, Risto Siliqi, qe luftoi me pushke e pende shkruan: " Emri i Dede Gjo Lulit i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra te gjalla, qe deshmojne edhe krepat e thepishme te maleve tona, vuloset i gdhendur ne historine tone kombetare".

Koha Jone - E Enjte, 05 Janar 2006


DEDË GJO' LULI - Pushkë e ngrehur për Shqipërinë

Nga: Dalip Greca

Ded Gjo Luli, shkru ka letër,
t'parit Shkodrës o ia ka çu,
Se Shqipnia nuk don tjetër,
veç don vedin me e sundu...

vargje të këngës popullore.

Vrasja e Gjelosh Lulit
Persekutimi i familjes së Bajraktarit të Hotit
Masakrimi i Marash Vatës
Lekë Vojvoda i Dukagjinit

Kur i patën thënë Plakut të Flamurit, Ismail bej Vlorës, i cili e kishte përcjellë Dedë Gjo Lulin vetë deri tek dera,- pse i batë aq nderime këtij katundari malëcor?, ai i qe pergjigjur:

Dedë Gjo' Luli është pushkë e ngrehur për Shqipërinë.

Dhe ashtu mbeti, deri në çastin e fundit, në moshën 75 vjeçare, kur i organizuan kurthin në Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vënd të prijësëve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit.

Për të kuptuar përmasat e figurës së Dedë Gjo' Lulit, për të prekur simbolin e mburojës kombëtare, mjafton të sjellim për lexuesit vargjet e shkruara më 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

Ah, Qe prap don' t'na dajnë copa!
Prap mendimi i parë asht ngjallë!
Por ta marrë vesh gjithë Evropa:
Dedë Gjo' Luli prap asht gjallë!

Falë trimërisë së malësorëve, fqinjët ishin zmbrapsur nga trojet tona përmes pushkëve që mbaheshin në krah. Dedë Gjo' Luli me djemtë e Hotit e kishin ngritë Flamurin e Skënderbeut, shumë më heret se sa në Vlorë. Madje në fund të marsit - fillim të prillit, ai gatit për ta shpalos për të dytën herë mbi Deçiç. Palokë Traboini, që më 1911 kishte sjellë tre flamujë prej Vjene; njërin ia kishte dorëzuar Dedë Gjo Lulit, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit. Në librin "Lufta për çlirim kombëtar" të P. Pepos, kjo ngjarje është përcjellë me emocion: "Ditën e dielë, më 6 prill 1912 u mblodh popull i madh të kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhën t'tet, Dedë Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisë, i kuq me shqipe të zezë me dy krena". Të gjithë ndenjën pa za. Mandej u ba një batare pushkësh e ushtuen malet për rreth. Hare ma të madhe s'ishte pa ndonjëherë ndër Hot..."

Ndersa mësuesi, poeti dhe luftëtari i lirisë, Palok Traboini, çastin e sjelljes së flamurit e ka perjetësuar në vargje:

Tue krisë pushka shpat e n'shpat
Një djalë Hoti vjen prej larg
Pa pikë frymë prej Dalmacisë
Ded Gjo Luli ku e ka nisë
Me pru flamurin e Shqipnisë.

Dedë Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkë, (Jo vetëm pse lindja e djalit u përcoll me batare pushkësh) por prova e parë trimërisë së tij përcaktohet pjesëmarrja në betejen, që u zhvillua në ndihmë të Oso Kukës. Atëherë nuk ishte më shumë se 21 vjeç. Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. U shkrumbëzua dhe la pas këngën - epope të trimave, këngë që mbajti gjallë jo vetem emrin e trimit, por dhe vetë historinë e shkruar përmes vargjesh që rapsodët thurën për trimat. Epopeja që shkroi Oso Kuka, i mëkoi trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,- u përcolli në ashtën trimërore malësorëve më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe. Ndër luftëtarët që i kishin ardhë në ndihmë Vraninës, binin në sy shumë hotianë dhe malsorë të Grudës, ndër ta dhe djaloshi 21 vjeçar Dedë Gjo' Luli. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij (P.Doçi) si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emer prijësit të ardhshëm të maleve. Ai lufoi si titan kundër malazezëve dhe emrin do t’ia përmendinin për shumë kohë ndër ato anë. Trimi kishte treguar zotësi, urtësi dhe shkathtësi në luftën ballë për ballë me armikun. Dhe që nga ajo ditë, kur dëgjoheshin lajme lufte, malësorët thërrisnin: hej të lumtë pushka, Dedë Gjo' Luli! Ku kërciste pushka për "komb" e "Shqipni" në krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulëve. Në të gjithë malësinë e Shqipërisë së Veriut, Hoti ishte bajrak me emër, bajrak i parë, prandaj ai përfaqësohej në të gjithë kuvendet. Edhe në Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati përfaqësuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijësi i ardhshëm Dedë Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtë bërë aq i njohur, por pushka i ishte ndjerë. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penës dhe pushkës, ishte më shumë se një shkollë për rrugën e vështirë nëpër të cilën do të ecte trimi i maleve, nën hijen e pandashme të pushkës. Pas Kuvendit ai do të ishte i kudogjendur në mbrojtje të trojeve kombëtare. Vihet në vijën e parë të frontit kundër malazezëve, të cilët kërkonin të zaptonin e shkëpusnin copa nga trungu i memëdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem në krye të luftimeve, por edhe përkrah lëvizjeve diplomatike të kohës. Ishte mes atyre që u kërkonin konsujve europiane në Shkodër, të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e të parëve të tyre. Në letrat që malësorët i drejtonin konsujve, e bënin të qartë betimin se asnjë copë tokë nuk do të lëshonin pa luftë. Në letrën që iu çua i ambasadorit të Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin: "...Të jeni të sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtesi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme..." Në letër malësorët përcjellin mendimin e tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në ankand. Me 4 prill një tjetër letër u është drejtuar konsujve në Shkodër. "Na dëshirojmë me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi kryenaltë; na nuk kishim ndejë pa kundërshtue, cilindo qoftë për ndërrimin e fatit tonë. Prandaj kemi vendose me derdhë pikën e fundit të gjakut tonë para se me hy në zgjedhën e huej. Ideja kombëtare na bashkon për mbrojtjen e Atdheut tonë..." Por dukej se Evropën nuk e linin këmborët e fqinjëve tanë, që të dëgjonte zilet e shqiptarëve. Pazarllëqet ishin bërë me kohë. Sidoqoftë shqiptarët pushkët i mbanin ngrehur, gishtin në çark. Deda ishte si gjithmonë në krye të luftëtarëve. Ai dha një kontribut të çmuar për mirëkuptimin e prijësve shqiptarë, mes të cilëve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistët kanë shkruar se ai u priu forcave shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e madhe të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda në krye të 18 trimave të zgjedhur prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur dhe doli përpara tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinë e fitores së munguar, ndërsa malsorët shkruan një faqe tjetër të ndritur në historint e Shqipërisë. Dedë Gjo' Luli kishte kaluar me sukses një provë tjetër. Pas thyerjes së Lidhjes, shumë luftëtarë nuk i ulën armët.

Valiu i Shkodrës nuk i ndërpreu përpjekjet e tij për të futur nën sundim me ligjet e Turqisë malësorët. Përveç dëshmive dhe kronikave të përcjella, nga shtypi i kohës, përsëri na vjen në ndihmë Palokë Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep përmasat e figurës shumë popullore, Dedë Gjo Luli:

Kjo malsia kur ndigjoji
Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi,
Çoi me e thirrë e me e pyet'

……………………………………

Dedë Gjo Luli trim dai,
qi s'i lè shoqi n'Malsi
bashkë me fise ban davi:
"Unë i herë, thom sa për veti,
armët e brezit nuk i hjeki...

Dhe kështu ndodhi. Ai mbeti tërë jetën me pushkën krahut. Ashtu siç luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si një ndër figurat kyç të kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundër malezezëve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtër i rrallë i shfrytëzimit të terrenit që e njihte me pëllëmbë dhe asnjëhere nuk u korit përballë armikut.

Në këngët e popullit është gdhëndur si një hero legjendar, që mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashën, i cili në krye të katër divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali që qe shprehur se Ballkani ishte i vogël për me provue aftësitë ushtarake, do të ndjehej i poshtëruar nga sfida që i bënë 3500 shqiptarë të armatosur me ca pushkë të vjetra, të cilët vertetë e humbën në fillim orientimin, se viheshin për herë të parë përballë mitralozëve që përdornin turqit, por shpejt do ta bënin gjeneralin që të kthehej me turp. Të njëjtën sfidë do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashës.

E tërë jeta e Dedës dhe familjes së tij është një shembull i papërsëritur atdhetarie. Një familje gati e shuar, por një familje, që kujtohet e nderohet për bëmat në ëmër të Atdheut. Kur do të binte i pari i dëshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai që më 6 prill 1911 kishte hedhe për tokë flamurin me gjysëm hënë, Deda do ta ndjente shtypjen e zermës prej dhimbjës. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanë gjëmën e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar. Në betejen e 29 gushtit 1912, kishin rënë shumë luftëtarë. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedës, për të mos e lënduar, i thanë:

Dedë, kanë mbetë 20 hotianë në fushë të luftës.
- Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë dhembjen.

Pas tre vjetësh do të vritej vetë Deda, shtator 1915. Djali tjetër, krahu i djathtë i tij ndër beteja, Kola, do të jepte shpirt tre vjet pas të atit, me 1918, i helmuar. Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do të binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtë i tij ndër beteja. Jo vetëm këta, por dhe nipi i Dedës, Zef Lan Ula, vëllai prej nëne, Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata, Kolë Kurti, e të tjerë e zgjasin shumë listën e dëshmorëve për Atdheun të këtij fisi.

Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.

Mitingu i përmortshëm i përcjellë nga i shtypi i kohës ishte i jashtëzakonshëm.

Shkodra nderonte ata që gjakun nuk e kishin sakrifikuar për Atdhe. Në gazetën "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. 8) përcillen fjalët e Gjok' Lulit: ”Të falem nderës, moj Shkodër... Por ma tepër të falen nderës edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini këto punë e pasha këto eshtna që kena përpara edhe sa mashkuj, që të kenë pesëqind shtëpi në Hot kanë me dekë për Shqipni!”

Ndërsa deputetët shkodranë nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari në nderimet që Shkodra po i kushton kujtimit të Dedë Gjo' Lulit, tue krye detyrën e mirënjohtësisë ndaj Fatosit të Pavdekshëm që nga ma të parët ngrehi flamurin e lirisë se Atdheut mbi krepat e përgjakun të Malcisë së Madhe. Si përfaqësues të Shkodrës lutemi na zevëndësoni në ceremoni." Ceremoninë e përshëndetën edhe shumë shkodranë që jetonin në Tiranë.

Në një telegram të tyre shkruhej: "Ditën kur Shkodra kryen detyrën ndaj Dedë Gjo' Lulit, që gjithë jetën ja kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjak lirinë, zemrat tona rrahin përnjëherë me ato të bashkëqytetaseve tanë të bashkuem në vorrin e nderimit për Fatosin e Malëcisë së Madhe." Edhe ky telegram është i botuar në gazetën "Ora e Maleve".

Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe "Komiteti Dedë Gjo' Luli", që do t'i ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit, shkruante: "...due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo' Luli..."


Shtëpia Muze e Dedë Gjo' Lulit

Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma: "Gëzohem që u muar inisiativa për t'i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi."

Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh: "Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike... që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojne edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare" (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923).

... Dhe emri i tij u gdhënd në histori përjetësisht. Fundi i tij ka mbetur sfidë atyre që i morën jetën. Një rapsod mirditor e ka fiksuar në vargje fundin e kreshnikut të maleve:

Në Bjeshkë t'Oroshit na u derdh zani
Se ç’ban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanë rrethue
Me vargoj na i kanë shtrëngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu në Shëshëz burrit t'botës
Pa iu trëmb qerpiku i lotës
Serbi thikën i ngul në krahnuer
Dedë Gjo' Luli' burrë malëcuer
S'u përkul as nuk u tut
Por po i thotë këto fjalë açik:
Gjaku em të të shkojë fli
Për me pshtue të ngraten Shqypni...

Jemi në mars, fillimin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, e cila çoi në Pavarësinë e Shqipërisë. Përkrah trimave e shumë martirëvë të asaj kryengritjë nderohet dhe emri i prijësit, Ded Gjo’ Luli.


Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York


[Permalink]


« Vorhergende Seite

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.