Navigimi
Login / Verwaltung
Kategorien
· Fotogaleria (3)
· Histori (9) · Intervistë (5) · Kulturë (5) · Kuriozitete (0) · Opinione (21) · Përsonalitete (1) · Poezi (0) · Të ndryshme (22) RSS Feed
Lidhje
· dervina.com
· nënëshqipëri.info · al-today.com · pashtriku.org · vetevendosje.org · radiokosovaelire HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis"
- Ukshin Hoti
Kontakti
|
Du befindest dich in der Kategorie: Histori Mittwoch, 23. Mai 2007
PLATFORMAT SERBE PËR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARËT NË FUNKSION TË TRAGJEDISË GJENOCIDALE
Shkruan:Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU Prishtinë, më 16.05.2007 --------------------------- Platformat serbe për plojat dhe masakrat ndaj shqiptarëve datojnë nga periudha e ngritjes së shtetit të Serbisë. Ato i përuroi vojvoda Milosh Obrenoviç, me urdhëresën e vitit 1832: T’i jepen “25 të rëna me shkop” akëcilit shqiptar a boshnjak që do të kapet në Principatën e Serbisë, kurse më 1834 përdori ushtrinë “për t’ua djegur fshatrat” dhe “kuartet në qytete”, ngase shqiptarët dhe boshnjakët ishin vu në lëvizjen kombëtare për çlirimin nga Perandoria Osmane dhe çlirimi i Shqipërisë dhe i Bosnjës do të bëhej pengesë për zgjerime të reja të Serbisë. Këtu e tutje të gjitha zgjerimet e Serbisë me toka të Shqipërisë u kryen me përdorim të plojave dhe të masakrave ndaj popullsisë shqiptare. Kjo strategji ishte institucionalizuar me platformën politike dhe juridike të shtetit serb nacional - “Naçertania” të vitit 1844, ku thuhej: “Serbia duhet të orvatet që nga godina e shtetit turk të heqë vetëm gur pas guri e t’i marrë ato që mundet nga ky material i mirë dhe mbi themelin e vjetër e të mirë të perandorisë së lashtë serbe të ndërtojë sërish e të mund të ngritë shtetin e ri serb”. Vërtet, në periudhën e Krizës Lindore nga fillimvitet e ’50-ta të shekullit XIX dhe të Luftës ruso-turke të viteve 1877-1878, një botë e tërë e krishterë (evropiane e ruse), do të përlyhej me gjakun shqiptar. Madje, historiografia serbe kurrë nuk e ka fshehur urdhëresën e Princ Milan Obrenoviçit për ushtarakët e paramilitarët serbë: "Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut...!". Urdhëresa kishte forcën e ligjit serb për etnocit ndaj shqiptarëve. Me strategjinë “Toka e djegur” u bë spastrimi shqiptar etnik i mbi 640 fshatrave dhe qyteteve shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Bashkëkohësi dhe përjetuesi i mizorive kanibaliste obrenoviçiane, Mita Petroviq, duke folur për pushtimin e Toplicës dhe të Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatinTopanicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë..." Sipas kësaj strategjie u masakruan më se 70 mijë shqiptarë nga të dy gjinitë dhe nga të gjitha moshat. Aeropagu evropian -Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878) e shpërbleu gjenocidin e krishterë ortodoks të shteteve fshqinje të Shqipërisë, dukeua njohur të drejtën në rreth 24 458 km2 të tokës shqiptare. Viset e aneksuara u dealbanizuan sipas strategjisë “Toka e djegur”, duke shpërngulur me dhunë etnocidale të llahtarshme rreth 250 – 300 mijë shqiptarë etnikë. Pas copëtimit ndërkombëtar të përgjakshëm, më 1878, Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e ndarë në katër njësi administrative dhe ushtarake osmane, kapte 90 100 – 90 270 km2 .
Zbatuesit e platformave antishqiptare : vojvoda Millosh Obrenoviq, krali Aleksander Karagjorgjeviq, marshalli Josip Broz Tito dhe pasardhësi i tij Sllobodan Millosheviq Në prag të copëtimit të dytë, më 1912/13, Shqipëria kishte 3 804 000 banorë, prej të cilëve mbi tre milionë shqiptarë. Këso kohe Vilajeti i Kosovës kishte 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorë. Shqiptarët përbënin mbi 65% të banorëve, kurse të tjerët ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarë), serbë, turq, romë, ebrej etj. Territori i Kosovës aktuale, prej 10 887 km2, më 1912, kishte vetëm rreth 3.7 për qind serbë, ndonëse Cvijiq flet për 5 për qind. Viti 1912, me Kryengritjen e Përgjithshme të Shqipërisë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, shënoi kthesën vendimtare për autonominë e Shqipërisë. Për ta penguar këtë fitore shqiptare, Rusia e hodhi në luftë Aleancën ballkanike, nën parullën: "Luftë për t'i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!".Së këndejmi, meqë kombi shqiptar në vendin Shqipëri ishte rreth 88% i përkatësisë fetare myslimane, lufta e Aleancës ballkanike në fakt ishte ndërmarrje kulturocidale, etnocidale dhe gjenocidale sllave e greke ortodokse antishqiptare me përkrahjen e Rusisë dhe të Evropës. Çdo rezistencë shqiptare do të shuhej me gjak, ploja e masakra të shpërblyera nga Rusia dhe Evropa ngjashëm me ato në vitet 1877-1881, të rezistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë fakt fliste qartë proklamata shqip me cirilik: "T'ton fiseve n'Shqipni, Or vllazni!", e gjeneralit Bozhidar Janko, drejtuar shqiptarëve porsa soldateska serbe shkeli në Mërdar e Përpallac, më 18 tetor 1912. Në këtë thirrje vihej në pah kërcënimi barbar kanibalist serb ndaj shqiptarëve: "Pushk'n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kten pushk'n, e qato qi na pret vllaznisht kemi me prqaf vllaznisht, si kur vllau vllaun, se po bim m nji dor: bes'n e zotit, drejtn e njerzin, e me qetrn po bajim arm e zjarm...!" Këtë platformë serbe për plojat mbi qenien shqiptare të Kosovës historike e legalizonte ndërkombëtarisht kërkesa publike e princit të Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviç,porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!" Fitorja e Aleancës ballkanike u kurorëzua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila,nga Shqipëria e vitit 1912, shkëputi 61 510 km2dhe mbi tre milionë banorë me shumicë absolute shqiptare. Konferenca e Londrës, më 29 korrik 1913, e aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë",një shtet shëmtirë, pa trup të plotë, tepër i gjymtuar, pa asnjë gjymtyrë për jetë. Ky shtet do të kishte rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë. Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e grekë, më 1912/13, ushtruan kulturocid, etnocid dhe gjenocid në tokat shqiptare njësoj si në vitet 1877-1881. Mbi platformën e këtij shkretimi hodhën dritë tre bashkëkohës. Ushtaraku serb Dimitrie Tucoviç, socialist, duke informuar opinionin për krimet serbe në një fshat shqiptar në Lumë, më 1913, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra (…), kufomat janë hedhur në shtëpi, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”. Ky pasqyrim është më i plotë po t’i shtohet konstatimi isocialistit, M. Kacleroviç - “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen (…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipastë dhënave tësistematizuara ngastudiuesiitalian,A. Baldacci, - “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”. Vërtet, të dhënat burimore flasin qartë se gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në viset e Shqipërisë Etnike, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lart, me strategjinë “Toka e djegur” u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë. Po kështu, nga dhjetori i vitit 1918 e deri në përmbylljen e Paqes së Versajës - Parisit,më 1920, në viset shqiptare u zbatua kanibalizëm serbo-jugosllav. Sipas të dhënave të Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, të përmbledhura në Proklamatën e fillimtetorit 1945, “në vitin 1918, gjatë krijimit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipas urdhrit të Beogradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencën e Paqes është sjellë regjistri për tetëdhjetë mijë viktima, i përcjellë me një protestë energjike, por edhe kjo, si gjithherë, ‘Vox clamantis in deserto” për veshët e Evropës. Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët e Konferencës së Versajës, KomandaSupreme e Ushtrisë së Jugosllavisë udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin ndaj shqiptarëve, djegiet e fshatrave e të lagjeve të qyteteve t'i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se "pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t'i kemi duart e lira kundër shqiptarëve!".Dhe, vërtet, më 23 gusht 1919, Komanda Supreme e Ushtrisë Jugosllave i urdhëroi ushtrisë dhe njësive paramilitare terroriste të rrafshonin përtokë çdo fshat nga i cili do të shtihet nga pushka e rezistencës shqiptare dhe të vritet, aty për aty, secili shqiptar i arratisur! Kjo do të thoshte: legalizim institucional serbo-sllav i vrasjeve dhe i masakrave ndaj shqiptarëve. Nga dokumentet e prejardhjes shqiptare, dërguar Konferencës së Versajës, shihet se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të viteve të 50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se, vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912. Madje, shqiptarët, për shkak se ishin kryesisht popullsi myslimane, nga pseudoshkenca serbe, edhe më tutje, do të paraqitën, para botës së krishterë antiislame, si masë amorfe e dekompozuar nga aspekti frymor e civilizues, pa perspektivë nacionale, e denjë për asimilim në serbë si akt civilizues. Për këtë synim propaganda antishqiptare serbe kishte mbështetje pa rezervë në qarqe të caktuara evropiane. Ja një shembull eklatant: Herman Vendel, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i paraqesë "popull rudiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin evropian" dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët do ta arsyetojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij,"historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdes..."!?! Shfarosja mbi këtë platformë serbe për kulturocid, etnocid dhe gjenocid ndaj shqiptarëve vazhdoi gjatë tërë kohës së Jugosllavisë Versajase. Kjo ishte strategji serbe “Toka e djegur”, me pretendime të qarta: "Të ndërronin fizionominë e viseve të banuara pastër me shqiptarë" - do të konstatojë shtypi socialist jugosllav. “Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës” - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershor të vitit 1921, në Parlamentin e Shqipërisë Londineze.
Projektuesit e platformave për shfarosjen e shqiptarëve: Ilia Grashanin, Vasa Qubrilloviq, Ivo Andriq dhe Dobrica Qosiq Sipas venerimeve të Trockit të famshëm në vendin e ngjarjeve të përgjakshme, në Kosovën e viteve ’20-ta të shek. XX: “Ekzistonte një ndarje e punëve. Nëse ishte në pyetje ndonjë kaçak, shtëpitë e tyre së pari do t’i shkatërronte ushtria e rregullt. Më pastaj vinin në radhë rezervistët të cilët kryenin pjesën e tyre të punës. Pastaj vinin pjesëtarët e policisë e më në fund komitët”. Se ky qellim po realizohej me bekim të Evropës, mund të vërtetohet edhe me një të vetmin prononcim të përfaqësuesit të Jugosllavisë në Shoqatën e Popujvenë Gjenevë, më 13 mars 1929, i cili, pa i luajtur gjaku në fytyrë, do të gënjejë: "Në vendet tona jugore, të cilat kanë qenë pjesë përbërëse të shtetit tonë, ose i janë ndarë Mbretërisë sonë para 1 shkurtit 1913, nuk ka pakica kombëtare" !?! Ky është morali i diplomacisë dhe i gjenit pushtues serb. Në funksion të platformës serbe për dealbanizimin e tokave shqiptare, krahas plojave mbi shqiptarët, ishte edhe sjellja e elementit sllav në trojet e tyre. Këtë fakt e pasqyronte mirë një Anonim nga Peja në organin e PKJ-së, "Proleter", më 15 dhjetor 1929: "Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua ngrehim shtëpitë (kolonistëve). Me paratë tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloza dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre". Në këtë frymë konstatonte, më 15 shtator 1931, edhe organi "Liria Kombëtare"e Gjenevës: "Afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës". Me aspirata të tilla në vijimësi u thellua spastrimi etnik shqiptar i Kosovës në vitet e 30-ta. Madje, më 1937, qarqet akademike, politike dhe ushtarake serbe kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67.5%, kurse përqindja e shqiptarëve nga 80% të zbritej në 21.5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë kishte edhe ankesa: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe, do të zgjidhet çështja jugosllave". Për ta arritur këtë, kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi, dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave. Në shërbim të këtyre planeve u futën akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, të tubuar në “Srpski Kulturni Klub” të Beogradit. Megjithatë, Elaborati i akademikut Vasa Çubriloviç: "Iseljavanje Arnauta" (Shpërngulja e shqiptarëve), i datës 7 mars 1937, është projekti më ogurzi që njohu historia për kulturocid, gjenocid dhe etnocid ndaj një populli të tërë dhe që do të mbetet i pavërejtur dhe i padënuar nga bota e qytetëruar, nga Evropa!?! Në këtë projekt saktësohej: "Të pëmbledhim: Shqiptarët është e pamundur të zhduken vetëm me kolonizim permanent; ky është populli i vetëm i cili ka arritur që në një mijë vjetët e fundit jo vetëm të qëndrojë para bërthamës së shtetit tonë, Rasës e Zetës, por që edhe në dëmin tonë t'i shtyjë kufijtë tonë në drejtim të Veriut e të Lindjes (…). Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta (...). Mbetet vetëm shpërngulja në masë (...) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi injë psikoze të përshtatshme. Ajo mund të krijohet në shumë mënyra (...). Për këtë në radhë të parë, për shpërnguljen e shqiptarëve duhet të bëhen për vete klerikët dhe paria e tyre, ose me para ose me kërcënime (...). Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror (...), që sa më shumë t'u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qenve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t'i gjejë një polici praktike. Ekonomikisht, mosnjohja e tapive të vjetra, puna në kadastre në ato vise, duhet përnjëherë të përfshihen me ngarkesa tatimore dhe me të gjitha borxhet zyrtare e private; marrja e kullosave shtetërore, kullosave bashkiake, ndërprerja e koncesioneve, lejeve për punë, ndjekja nga shërbimet shtetërore, private dhe vetëqeverisëse(...). Në çështjet fetare, shqiptarët janë më të ndjeshëm, ndaj edhe aty duhet të preken. Ajo mund të arrihet me maltretime të klerit, kthimi i varreve në tokë pune (...). Kolonistëve tanë, sipas nevojës, duhet t'u ndahen armë. Në këto vise duhet të plasohet aksioni i vjetër çetnik dhe në mënyrë sekrete të ndihmohen në detyrat e tyre (...). Kallja fshehtë e fshatrave dhe e lagjeve shqiptare në qytete" - të gjitha këto sipas planeve paraprake të sfiduara nga"punëtorët shkencorë të Universitetit dhe të Akademisë", dhe i tëri ky plan për zhdukjen shqiptarëve t'i dërgohet Gjeneralshtabit Madhor të Jugosllavisë, sepse "nga arsyet pastër të mbrojtjes popullore ushtria jonë ka interesqë në kufij veçanërisht të ndjeshëm të kolonizojë element të vetë".
Golgota shqiptare Është e pamundur që këtu të pasqyrohet tërë kompleksiteti i politikës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbosllave midis Dy Luftërave Botërore ndaj shqiptarëve, por as nuk mund të pasqyrohen të gjitha mënyrat e rezistencës për mbijetesë shqiptare kundër asaj dhune. Vetë Kryeministri i Jugosllavisë,me aktin sekret të datës 16 prill 1937, ua tërhoqi vërejtjen subjekteve zbatuese të shfarosjes së shqiptarëve se në Serbinë Jugore ka ende më së paku 900 mijë shqiptarë, të cilët banojnë vise kompaktedhe i urdhëronte pushtetit të zbatonte masa ekonomike shfrytëzuese e shkatërruese të rrepta,"në mënyrë që shqiptarët të jetonin nën psikozën e skamjes permanente". Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me aktin tepër rezervat të datës 29 dhjetor 1937, urdhëroi të gjitha instancat pushtetore, "që të dhënat për pakicat kombëtare (...) në të ardhmen, të mos publikohen pa lejen e kësaj ministrie!" Madje, duhet të vihet në spikamë se Gjeneralshtabi i Ushtrisë së Jugosllavisë, duke vlerësuar se pushteti civil dhe policor nuk po ia dilnin të shfarosnin popullin shqiptar në viset e aneksuara Jugosllavisë Versajase, kërkoi, më 1938, nga Ministria e Ushtrisë qëthyerjen e shqiptarëve t'ia lëshonte në kompetencë elementit serb e malazez dhe ushtrisë, që do të thotë: paramilitarëve çetnikë të ndihmuar nga ushtria.Më tutje, saktësonte: "Ushtria jonë do të ketë për detyrë, si edhe deri tashti, e posaçërisht tashti, që në këto vise të kryejë detyrën e vet shtetërore dhe misionin nacional dhe kulturor". Këtu tashti duhet të theksohet fakti se në prag të Luftës së Dytë Botërore një pengesë madhore për shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi paraqiste ekzistimi i Shqipërisë Londineze si shtet. Për t'u liruar nga kjo pengesë, Jugosllavia u lidh me të gjitha shtetet që synonin një copë të Shqipërisë Londineze. Nga fundi i vitit 1938, Jugosllavia do t'i imponohet Greqisë dhe Italisë për një aleancë për ndarjen e Shqipërisë së Ahmet Zogut, me çka do të krijoheshin rrethana për zhdukjen fizike dhe asimilimin e tepricës shqiptare në serbë, në grekë dhe në italianë."Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!" - i shkruanin kryetarit të qeverisë mbretërore të Jugosllavisë, duke i theksuar edhe këtë: "Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit tëpavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë". Mbi këtë platformë serbe kundërshqiptare është ngritur edhe Elaborati i akademikut novelist, Ivo Andriç, më 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!" Sipas Andriçit, Jugosllavia me këtë zgjerim në Shqipërinë Veriore do të merrte rreth 300 mijë shqiptarë, shumicë katolike, pa rrezik të madh për Serbinë, sepse "shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej". Sipas direktivave akademike serbe, diplomacia jugosllave kundër qenies shqiptare të Kosovës historike do të mbështetej me vrasje të personaliteteve shqiptare - "si të ishin egërsira!" - gjykonte saktësisht Lëvizja studentore përparimtare - komuniste e viteve '30-ta. Këtë strategji shtetërore serbe për shfarosjen e shqiptarëve do ta pasqyrojë bukur kolonisti malazias komunist, Radovan Zogoviç, mik i shqiptarëve përjetësisht: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t'i nxjerrë nga ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...". Më herët u tha se me burimet e proveniencës së Shoqatës së Popujvemund të vërtetohet se në Jugosllavinë Versajase, më 1920, kishte946 929 shqiptarë. Sipas shtimit natyror rreth 40 për një mijë, që kishin shqiptarët, deri më 1941 numri i shqiptarëve në Jugosllavi duhej të arrinte në mbi dy milionë. Së këndejmi, del se pushteti serbo-jugosllav midis dy luftërave botërore likuidoi dhe shpërnguli mbi një milion shqiptarë. Okupimi nazifashist i tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze, nga mesprilli 1941, ndonëse erdhi si infuzion për shqiptarësinë e tyre në agoni, nuk do ta zgjidhë Çështjen shqiptare, kurseLufta Nacionalçlirimtare Antifashiste, krahas popujve të Jugosllavisë, do të shfrytëzohet për rianeksimin serb, malazias dhe bullgaro-maqedon as të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Vërtet, koha e vërtetoi se Deklarimi i Titos, më 4 dhjetor 1943, para një reporteri anglez të luftës, se "ardhmënia e Kosovës ka për t'u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t'u ndrequr në dobi të Shqipërisë", ishte kurth tradhtie për çlirimtarët antinazifashistë shqiptarë, njësoj si edhe Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë e 2 janarit 1944, në të cilën ngërthehej kërkesa politike jetike e shqiptarëve: "Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer dhe rrogtarve të tij. Sepse kjo asht rruga e vetme të fitohet liria, kur të gjithë popujt pra edhe shqiptarët do të jenë në gjendje të deklarohen për fatin e vet me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje. Garant për këtë asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)". Mirëpo, porsa shkeli në tokat shqiptare këmba e partizano-çetnikëve serbë, malazez dhe maqedono-bullgarë, aleatë të Rusisë, të Anglisë, të SHBA-ve dhe të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, UNÇJ-ja e gjuajti lëkurën e qengjit dheu rivesh me gunën tradicionale të ortodoksizmës kundër qenies së Shqipërisë Etnike. Më 3 dhjetor 1944, prapë V. Çubriloviç, tashti Ministër për Ekonomi i Serbisë kominterniste, lëshoi për përdorim sekretinstruksionet për qarqet ushtarake e politike të Jugosllavisë - për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe të etnive të tjera josllave “në Jugosllavi”. Dhe, pasi konstatoi se "ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira dhe rast (më të volitshëm) për vendosjen e çështjes së minoriteteve", udhëzonte:"Krahas spastrimeve ushtarake”,gjatë operacioneve luftarake përfundimtare, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera:shqiptarëve "t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje!". Akademiku, me moralin histerik serb, përfundonte: "Ndoshta kurrë më nuk do të na ofrohen këso rrethanash që shtetin tonë ta kthejmë në vend të pastër etnik", dhe përkufizonte qartë se, "nëse ketë problem nuk e zgjidhim tash, kurrë më nuk do të arrijmë ta zgjidhim!" Në përmbyllje,Çubriloviç, duke hedhur poshtë të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, të proklamuar nga PKJ-ja para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shtronte për detyrë qarqeve politike, ushtarake, gjyqësore e shtetërore në përgjithësi: “Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe"; "Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë"; "Me kolonizim nuk është siguruar të thuash asgjë" dhe përfundonte:"Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!" Për t’i plotësuar urdhërkërkesat që dilnin nga Udhëzimet e Çubriloviqit, në tokat shqiptare, deri në fundnëntorin 1944, do të përqendrohen 20 - 25 brigada, të quajtura "partizane"- serbe, malazeze, bullgare e "maqedonase", me udhëzime tepër rezervat: Nën masën kinse për ndjekje të bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitetet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së "revoltës", të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë Londineze!
Kopertina origjinale e Memorandumit të Akademisë serbe…(vjeshtë 1986) Kjo urdhëresë është zbatuar në masë të madhe. Sipas burimeve relevante nga mesi i nëntorit 1944 deri në vitin 1947 u vranë mbi 47 mijë shqiptarë. Të vrarë për rëndësinë e shqiptarësisë së Kosovës janë edhe qindra mijëra të shpërngulur me dhunë në Anadoll. Dhe, më herët u tha se, sipas burimeve ushtarake jugosllave sekrete, në Jugosllavi, më 1937, kishte mbi 900 mijë shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Jugosllavi pati 750 431 shqiptarë, që do të thotë mbi 149 569 shqiptarë më pak se më 1937. Po të kihet parasysh fakti se shqiptarët nën Jugosllavi midis regjistrimit të 1948-tës dhe të 1981-tës, pra për 33 vjet, u shtuan në 1 226 736 frymë, ose për 2.7 herë, del edhe më marramendës numri i shqiptarëve të likuiduar fizikisht dhe të ndjekur nga Kosova e vendet e tjera shqiptare. Ky tmerr duhej të ishte edhe më rrëqethës kur dihet se 412 000 shqiptarë ishin larguar nga Jugosllavia sipas Marrëveshjes gjentlemene Jugosllavi - Turqi të vitit 1953. Këtu duhet të saktësohet edhe fakti se Lidhja Socialiste e Kosovës,më 1976, kishte të dhëna për shpërnguljen e një milion shqiptarëve vetëm nga Kosova midis viteve 1912-1966. Të dhënat jugosllave policore, flasin edhe për mbi 280 mijë shqiptarë të burgosur nga viti 1945 deri në vitin 1966, por burgosje të shumta pati edhe në vitet 1967-1980. Ndërkaq, nga pranvera e vitit 1981 Kosova ishte në luftë të hapët me Jugosllavinë. Burimet e proveniencës gjyqësore dhe policore flasin për rreth 900 mijë shqiptarë të burgosur politikë, e të trajtuar në polici, deri në fund të vitit 1991 (750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë në vise të tjera: Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni). Në vitet ’90-ta të shekullit XX, Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavinë Versajase ishin të nxjerra jashtë ligjit. Të gjitha mynxyrat e dhunës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbe mbi shqiptarët, prapë, do të ushtrohen me udhëzime publike e sekrete të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë, tashti në krye me akad. Dobrica Qosiç.Bazën e këtyre udhëzimeve, për zhdukjen e shqiptarësisë së Kosovë dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllvinë Avnojiste, ngërthente Memorandumi legal i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i vitit 1985. Ky trakt politiko-policor, në fakt, paraqiste Projektin për Serbinë e madhe nga Vjena deri në Stamboll, me prejudikim se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi! Me pak fjalë, Akademia e Beogradit mori mbi vete detyrën që "popullit serb t'i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme"(!?!) Këtu duhet të theksohet fakti se në këtë Memorandum u projektua një strategji politike serbe plotësisht tjetër nga platformat serbe shekullore për shfarosjen e shqiptarëve. Të gjitha tezat dhe veprimet serbe kundër shqiptarëve këtu u kthyen me kokëtatëpjetë. Çdo veprim antishqiptar i planifikuar dhe i zbatuar nga shteti i Serbisë, së paku nga viti 1832, për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Ballkan, në Memorandumin e ASHAS-së u paraqitën si krim i kryer, si kulturocid dhe etnocid i shqiptarëve ndaj serbëve dhe serbizmit në Kosovë, në një vijimësi historike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veçanërisht në periudhën e Jugosllavisë Avnojiste pasPlenumit IV të LKJ-së, më 1966.Me këtë Memorandum duhet të nxitej gjakmarrja dhe hakmarrja serbe e jugosllave përfundimtare ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë ndaj shqiptarëve myslimanë, që shqiptarësia e Kosovës të zhdukej me një strategji politike të pranueshme nga sllavët në veçanti dhe krishterimi në përgjithësi. Për ta vu në jetë me sukses këtë "program nacional serb”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë kujdestaroi në ngritjen politike e shtetërore të personalitetit Slobodan Milosheviç, të cilin e nxori në krye të lëvizjesserbomadhe: "Dogodio se narod"(Ndodhja e popullit), të mbështetur në trillime, paragjykime dhe në kërkesa histerike për ekspansion serb: "Kosova është zemra e Serbisë", kurse "Serbia e Madhe - prej Horgoshit – Viroviticë e Karllobag deri në Durrës e Selanik" - do të realizohej duke u mbështetur në "të vërtetat", serbe për Kosovën "serbe", - pa serbë historikisht, por me pushtet serb dhunues gjakësor prej tetorit të vitit 1912. "Kosova është tokë serbe për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe përveçse si për tokë serbe të shenjtë", sepse "Kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues e ka ndërtuar mitin e Kosovës". Dhe,duke emarrë mitinkishtar për tapi toke, patriku serb, German, më 28 korrik 1988, ftonte serbët në luftë "për hakmarrje të re të Kosovës!" Vërtet, të “vërtetat” serbe për Kosovën “serbe” janë gënjeshtra të përsëritura me mijëra herë, në gjuhën serbe dhe në gjuhë të ndryshme evropiane – frymë kjo e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencisë serbe të lindur - siç mund të thuhet me maksimën e Qosiçit.
Kryekrimineli Millosheviq - në Mitingun e Gazimestanit, më 28 qershor 1989 Me mbështetje nga kisha dhe me bekimin e patrikut, Slobodan Milosheviç, më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, e nxori përfushe planin për ripushtimin dhe për serbizimin përfundimisht të Kosovës, me strategjinë serbe “Toka e djegur”: "Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar tërë popullin serb", dhe tashti "Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare", por "është çështje e popullit", ndaj, e vërteta se "çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rëndësi”, sepse "gjashtë shekuj pas asaj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave!" Vitet ’90-ta ishin paraparë për zbritjen e përqindjes së shqiptarëve në Kosovë nga 93% nën 50%. Kjo do të arrihej me të gjitha metodat dhe strategjitë e njohura në botë për spastrimin etnik të një vendi. Në funksion të këtij qëllimi në vitet ’80 dhe ’90, me dhunë ekonomike dhe policore, u ndoqën nga Kosova rreth 400 mijë shqiptarë të aftë për luftë. Spastrimi etnik shqiptar i Kosovës, me shumicë absolute të përkatësisë fetare islame, mbi 98.2%, sipas pseudoshkencës dhe politikës pushtuese serbe, edhe më tutje paraqitej akt civilizues në interes të krishterimit në përgjithësi. Dhe, vërtet, sado që Çështja e Kosovësnë thelb fare nuk është çështje fetare, interesat e fesë së krishterë (ortodokse dhe katolike) dhe të asaj islame, penguan dhe do të pengojnë zgjidhjen e drejtë të Çështjes së Kosovës. Këtë fakt bukur e ka konstatuar diplomati i rryer, z. Henry Kissinger, më 12 tetor 1998: Çështja e Kosovës "është një tragjedi e shkaktuar me ndeshjen midis islamizmit dhe krishterimit në Ballkan, që vazhdon qindra vite". Në të vërtetë, Çështja e Kosovës ishte faktikisht dhe është aktualisht çështje ekzistenciale kombëtare shqiptare, është paqe ballkanike dhe evropiane - po u zgjidh drejt. Në funksion të kësaj zgjidhje institucionet e Kosovës, UNMIK- u, SHBA-të, Evropa dhe KS i OKB-së duhet ta kenë parasysh konstatimin e Prokopit të Cezaresë, i cili në përmasa gjeniale ka konstatuar: "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë". Vërtet, midis serbëve dhe shqiptarëve qëndron një det gjakshqiptari, i derdhur nga thika serbe. Mynxyrat ndaj qindra mijëra familjeve gjithandej Kosovës historike, realisht nga viti 1811, kur një hordhi serbe prej 300 vetash masakroi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Kryellapit, deri në qershorin e vitit 1999, janë prova dhe kujtesë trishtuese. Faktet historiografike tregojnë se nuk ka vëllazëri shqiptare në pjesën e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë Londineze, por edhe të atyre në viset kufitare të “Shqipërisë” me “Jugosllavinë”, në kufijtë ndërkombëtarë londinezo-versajas nëpër tokat pastër shqiptare etnike, që nuk kanë përjetuar vrasjen dhe dhunën kanibaliste serbe. Shkretërimi i asaj që mund të quhet shqiptarësi aty ku shkeli këmba e soldateskës serbe në tokat shqiptare - janë prova. Veçanërisht dhuna dhe dhunimi, plojat dhe masakrat mbi civilët e pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë anekënd Kosovës, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, periudhë kjo e Bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake të Serbisë, janë plagë të prekshme që vazhdimisht kullojnë gjak. Nga 28 shkurti 1998 - 10 qershor 1999 nga Kosova u ndoqën me lemeri, ploja e masakra rreth një milion shqiptarë të Kosovës, eksod përtej bibliko-kuranor, por këtu nuk ka mundësi të përmendim tërë përmasën e gjenocidit ndaj shqiptarësisë së Kosovës. Soldateska serbe zbatoi mbi 30 ploja në fshatra dhe qytete, vrau mizorisht mbi 15.000 civilë - pleq, burra, gra dhe fëmijë (mbi 3400 të zhdukur), plagosi mbi 3.219 dhe burgosi mbi 1.360 veta. Me strategjinë “Toka shqiptare e djegur” - dogji 1.007 fshatra (nga 1392 sa ka Kosova), mbi 212.347 shtëpi, objekte përcjellëse, objekte shoqërore (prej tyre 218 xhami), lokale afariste. Dhe, dhunë mbi dhuna është dhunimi i mbi 20.000 femrave, prej të cilave të evidencuara 2.019 nëna që kanë 3.007 fëmijë të traumatizuar përjetësisht. Kjo nuk ka çmim. Aktualisht, edhe mbi 2.800 shqiptarë as në jetë as me varre - në duar të Beogradit zyrtar për ta mposhtur fitoren e UÇK-në - lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si hap i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Evropën e lirë dhe demokratike – janë plumb në zemër të shqiptarëve. E, mbi të gjitha, Masakra serbe në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, prej datës 19-24 maj 1999, përmasat e së cilës ende nuk i dimë, është provë mbi të gjitha provat se Serbia me dorën e vetë e ka kallur pjesën serbe, pikërisht atë koloniale, në Kosovë.
Masakra serbe në Burgun e Dubravës (19 - 24.05.1999) Të përfundojmë: Nëse historia është mësuesja e jetës, siç besohet nga latiniteti, Çështja e statusit shtetëror të Kosovës, në pritje, nuk mund të zgjidhet duke i mbyllur sytë para 188 vjet krimi e etnocidi institucional serb, malazias, grek e bullgar mbi shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarësinë e Kosovës në veçanti. Serbia, veçanërisht, nga janari i vitit 1878 deri në qershor të vitit 1999, pra për 121 vjet rresht, përveç dëmit material të pallogaritshëm, është përgjegjëse për copëtimin e Shqipërisë dhe për jetën e rreth tre milionë shqiptarëve. Në këtë krim janë bashkëfajtore Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe Rusia, sepse me zgjidhje të dhunshme në Ballkanin jugperëndimor, duke e ndarë një vend dhe një komb vetëm pse fati ia ngarkoi të mbijetojë si mysliman, krijoi kriza që gjeneruan në gjakderdhje, gjenocid, kulturocid dhe etnocid shekullor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë historiko-etnike. Ky është pengu që Kosovën dhe Serbinë i detyron të mbesin njëra pranë tjetrës dhe kurrë më së bashku nën një çati shtetërore të përbashkët. Dhe, nëse faktori ndërkombëtar i vendosjes aktualisht ngul këmbë për rilidhjen me dhunë të jetës shtetërore të Kosovë me Serbinë, pa vullnetin e shumicës etnike historikisht të Kosovës, do të bëhet shkaktar i gjakderdhjeve të reja ndëretnike në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, të copëtuara me dhunë ndërkombëtare. Se Serbia dhe serbët nuk mund ta durojnë ekzistimin e kombit shqiptar, se Serbia dhe serbët janë degjenerikë racistë antishqiptarë përtejmesjetarë, se Serbia dhe Shqipëria duhet të kufizohen me kufijtë etnikë si ardhmëni e vetme e Ballkanit ortodokso - “islam” - dëshmi e prekshme është“notesi”: 29 maj 1968 - 14 shtator 2004, i akademikut monstruoz, Dobrica Qosiq - “Kosovo. Biblioteka Istine, Knjiga broj 1”, Beograd, 2004, ISBN 86-7446-038-0, fq. 257. Del se nuk ka rrugë të drejtë tjetër, pos dënimit ndërkombëtar të Serbisë dhe pranimit të së drejtës ndërkombëtare për vetëvendosjen politike dhe shtetërore të shqiptarëve në shtrirjen natyrore etnike kompakte.
Shteti i shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë Etnike nuk është Shqipëri e Madhe, gogol serbo-ruso-evropian antiislam të periudhës së imperializmit, por është më pak se dy të tretat e Shqipërisë (Albania, Arnautlluk) të shekujve XV-XIX - islame, ortodokse dhe katolike. Pra, është vetëm pjesa e Shqipërisë e vaditur me gjakun shqiptar pa dallim feje deri në ditën e sotme, e ruajtur edhe me mëshirën e Zotit. *** Literatura: Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej (Me vështrim të veçantë mbi burimet serbe të fakteve), Simpozium, 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë, 1992; Dr. Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1941-1951, Prishtinë, 1995; Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000; Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës (Shtator 1944- Korrik 1945), Tiranë, 1994; Dr. Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë, 1995; Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Prishtinë, 1997; Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913 (Dokumente), Prishtinë, 1996; Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë, 1997; Dr. Izber Hoti, Çështja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Mero Baze, Shqipëria dhe Lufta e Kosovës, Tiranë, 1998; Gjenocidi serb në Kosovë. Sesion shkencor, Tiranë, 29 qershor 1999; Arben Kondi, Krimi i fundshekullit, Tiranë, 1999; 100 ditet e luftës në Kosovë. Kronikë e ngjarjeve 25 mars - 4 korrik 1999, Tiranë, 1999; Shaban Sinani, Kosova në syrin e ciklonit, Tiranë, 1999; Milazim Krasniqi, Kosova pas 22 janarit 1998. Politika serbe e gjenocidit / qëndrimi i Fuqive të Mëdha / politika(t) e shqiptarëve të Kosovës, Prishtinë, 2000; Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë (Shkurt 1998 - Qershor 1999),Prishtinë, 2000; Dashamir Uruçi, Kosova dhe e drejta e vetëvendosjes, Shkodër, 2001; Krimet e Luftës në territorin e Komunës së Pejës mars-qershor 1999, Pejë 2000; Sanije Aliaj, Pasojat e Luftës në Kosovë (28 shkurt 1998 - 10 qershor 1999, Prishtinë, 2000; ICRC - Comite Internacional Geneve, Persons missin in relacion to the events in Kosovo from January 1998, 2nd edition issued in March 2001; Besim Cengu, Përmasat e mbijetesës, Kukës, 2003; Gafurr Elshani, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dokumente dhe artikuj, Botim i tretë, Prishtinë, 2003; Naser Husaj, Dubrava - Rruga drejt vdekjes, Pejë, 2004; Masakra e Raçakut krim kundër njerëzimit, Shtime, 2004; Mr. Ibrahim Çitaku, Drenica 1991-1999, Prishtinë, 2004; Marek Antoni Novicki, Të ndihmohen viktimat e dhunës seksuale në vitin 1999, Zëri, Prishtinë, 6 nëntor 2004, fq. 4; Milosheviq: “Rasti i burgut të Dubravës, një film i dobët horror i Prokurorisë së Hagës”, Koha Ditore, Prishtinë, 25 mars 2005, fq.7. Marrë nga; pashtriku.org
Kastriotët me Dardaninë
Nga: Kasem BIÇOKU Burimet historike kanë të dhëna të pakta për praninë e Kastriotëve në Dardani. Ato janë të drejtpërdrejta dhe, më të shumtat, të tërthorta, të dhëna këto që nuk janë vlerësuar në studimet historike. Për këtë do të përmend dy dokumente të botuara shumë kohë më parë (tërësisht njëri dhe me shkurtime i dyti), me përmbajtjen e të cilëve janë njohur më parë se unë edhe shumë historianë të tjerë. Ato kanë të bëjnë me taksat doganore që paguheshin në rrugën tregëtare që lidhte bregdetin me Dardaninë dhe që kalonte nëpër zotërimet e Gjon Kastriotit. Dokumenti i parë është një letër e Gjon Kastriotit e 25 shkurtit të vitit 1420. Në të është treguar se, duke u nisur nga përëndimi për në lindje, zotërimet e Gjon Kastriotit shtriheshin nga Shufadaja, që ishte port dhe qendër doganore e Gjon Kastriotit në grykëderdhjen e lumit Mat, dhe arrinin deri në Prizren. Ky qytet e vendkryqëzim rrugësh ndërkrahinore shumë të rëndësishme është treguar nga vetë Gjon Kastrioti se ka qenë në zotërim të tij. Rrjedhimisht edhe treva e Prizrenit ka qenë në zotërimin e Kastriotëve, d.m.th. pjesa jugore e Rrafshit të Dukagjinit të sotëm dhe malësia e Sharrit. Në një dokument tjetër, i vitit 1426 , po nga Gjon Kastrioti dëshmohet se krahina e Rekës, rrejdhimisht edhe ana jugore e Sharrit, ka qenë në zotërim të tij. Se deri ku ishte shtrirja lindore e zotërimeve të Kastriotëve në rrugën Prizren-Prishtinë e tregon me përafërsi një dokument i 13 shtatorit të vitit 1430. Dokumenti është shkruar pasi ushtritë osmane kanë shtypur kryengritjen e Gjon Kastriotit dhe kur një pjesë e zotërimeve të tij në Dardani kishin kaluar në duart e pushtuesve. Në të janë shënuar porositë për ambasadorët raguzianë që do të shkonin te komandanti osman i Shkupit dhe te sulltani. Ndër të tjera ambasadorët janë porositur që, kur të arrinin në Prishtinë, të pyesnin për taksat doganore që "paguhen nëpër vendin që ka qenë i Gjon Kastriotit deri në Lezhë". Dokumenti ka një të dhënë shumë të rëndësishme. Ai tregon se banorët e Prishtinës i njihnin taksat doganore që ishin paguar nëpër vendin e Gjonit. Nga Prishtina deri në Prizren sot janë 76 km rrugë automobilistike. Të dy këto qytete janë ngritur rrëzë maleve dhe në anë të dy fushave të gjëra e pjellore. Fushat janë ndarë midis tyre prej një treve kodrinore e malore me gjerësi rreth 28 km dhe që është më afër Prizrenit (20 km) se Prishtinës (28 km). Gjithashtu si qytet mesjetar Prizreni ka qenë më i rëndësishëm se Prishtina. Rrjedhimisht edhe treva malore midis këtyre dy qyteteve ka qenë e lidhur më shumë me Prizrenin edhe për shkaqe ekonomike, për kripë e mallra të tjera që vinin nga trevat bregdetare dhe nëpërmjet Prizrenit kalonin në drejtim të viseve lindore. Me Prizrenin ka qenë e lidhur ngushtësisht edhe treve e Tetovës e më gjerë, prandaj ato kanë qenë përfshirë në të njëjtën njësi administrative të kishës katolike. Nëpërmjet të dhënave të tërthorta të burimeve historike arrihet në përfundimin se, krahas trevës së Prizrenit, Gjon Kastrioti ka zotëruar edhe trevën kodrinore që ndante fushën përëndimore të Dardanisë nga fusha lindore e saj, si edhe rrugën që lidhte Prizrenin me Tetovën. Lidhjet historike ndërkrahinore, interesat ekonomike të banorëve të zotërimeve të tij dhe lidhjet familjare bënë që Gjon Kastrioti të martohej me Vojsavën, në zotërimin familjar të së cilës ishte Pollogu, trevë që, sipas M. Berlecit, kufizohej me qytetin e Shkupit. Të njëjtat motive e shtynë Gjon Kastriotin që vajzën e parë të tij, Marën, ta martonte me sundimtarin e Gentës, Stefan Gjurashin (Cërnojeviçin) . Nëpërmjet kësaj martese Gjon Kastrioti dhe dhëndri i tij zotëronin Udhën e Gentës, që lidhte bregdetin me Dardaninë. Qytetet bregdetare, si Kotorri etj., furnizoheshin me drithë prej Gjon Kastriotit. Në tetor të vitit 1413, kur ai, fëmijët dhe trashëgimtarët e tij u bënë "qytetarë venecianë", Venediku e ka cilësuar Gjon Kastriotin, "sundimtar në viset e Bosnjës". Në një dokument tjetër venecian është shënuar se zotërimet e tij ishin kufitare me Shkodrën dhe Lezhën . Kjo dëshmon se zotërimet e tij shtriheshin në Shqipërinë e Epërme, e cila në Mesjetë kufizohej në veri me Bosnjën. Disa muaj më parë, në mars të vitit 1413, Gjon Kastrioti ishte bërë edhe qyetetar i Raguzës, qytet-shtet që kishte interesa të veçantë ekonomikë në Dardani, ku jetonin edhe tregtarë raguzianë. Jeta politike në Dardani u decentralizua në fund të shek. XIV me rënien e Balshajve dhe pas vdekjes së sundimtarit të trevave lindore të saj, Vukë Brankoviçit. Prandaj në mes të shek. XV Dardania Lindore u regjistrua prej osmanëve me emrin "vilajeti i Vukut". Kjo dëshmon se Dardania Përëndimore nuk ka qenë nën pushtetin e Vukë Brankoviçit dhe se, që nga fundi i shek. XIV dhe deri me pushtimin osman të shek. XV Dardania Lindore nuk është qeverisur prej një sundimtari të vetëm, por ka qenë e ndarë midis disa sundimtarëve, emrat e të cilëve kanë mbetur të panjohur. Zotërimet kryesore të Gjon Kastriotit kanë qenë në trevat lindore, prandaj ai ka bërë përpjekje të mëdha për të pasur dalje në det . Që në fillim të shekullit XV kjo dalje ka nisur me Shufadanë në grykëderdhjen e lumit Mat dhe është vijuar me përpjekjet pët t'u shtrirë drejt veriut. Në vitin 1410 Gjon Kastrioti ka kërkuar të kishte banesë në Ulqin , të cilën e ka siguruar, sepse në vitin 1469 gruaja dhe djali i tij kanë qëndruar në këtë qytet gjatë rrugës së emigrimit të tyre në Itali . Më pas edhe një nip i tij ka qëndruar po në këtë qytet. Në vitin 1417 nuk u pranua kërkesa e Gjon Kastriotit për të ndërtuar një kështjellë pranë Shkodrës, në Barbullush. Edhe martesa e vajzës së parë të tij, Marës, me Stefan Gjurashin, siç u tha më sipër, dëshmon se interesat politikë dhe ekonomikë të Gjon Kastriotit fillimisht ishin të lidhur me Shqipërinë e Epërme. Përdorimi kryesisht i sllavishtes, si gjuhë e shkruar prej kancelarisë së Gjon Kastriotit, dhe emrat vetjakë të fondit në gjuhën sllave të kishës, që kishin disa prej fëmijëve të tij, dëshmojnë se zotërimet kryesore të Kastriotëve dhe qendra administrative e tyre ka qenë në trevat ku si gjuhë kryesore kishtare dhe e shkruar është përdorur sllavishtja. Shqyrtimi i burimeve historike dhe njohja e jetës së formacioneve shtetërore shqiptare gjatë shekujve të Mesjetës dëshmojnë qartë se veprimtaria kryesore e dinastive shqiptare, ashtu si kudo në botë, ka qenë zotërimi i qyteteve, ku edhe është formuar aristokracia shqiptare, ashtu si edhe ajo te popujt e tjerë të Perandorisë Bizantine. Ajo lindi dhe u fuqizua si aristokraci e administratës bizantine. Prandaj si simbol kryesor pushteti, edhe pas shembjes së Perandorisë Bizantine, shumë prej sundimtarëve shqiptarë kanë pasur simbolin e pushtetit perandorak, shqiponjën dykrenore. Krahas përdorimit të shqiponjës dykrenore, edhe prejardhja e emrit familjar të Heroit tonë Kombëtar dëshmojnë se paraardhësit e tij kanë qenë funksionarë të lartë të administratës bizantine. Për dinastitë shqiptare, që kishin zotërime në bregdet, dokumenet kanë të dhëna për qytetet bregdetare që ato zotëronin, por mungojnë të dhënat për jetën dhe administrimin e qyteteve larg bregdetit. Dëshmia shumë e rëndësishme e vitit 1420 e Gjon Kastriotit për Prizrenin, si qytet i përfshirë në zotërimet e tij, nuk është vlerësuar prej atyre që e kanë shkruar historinë tonë kombëtare me paragjykime. Prizreni, si vendkryqëzim rrugësh, ka qenë i përshtatshëm dhe është përdorur si qendër administrative e shteteve mesjetare dhe, më pas, e administratës provinciale osmane. Duhet pranuar se edhe fraza e shkruar prej Gjon Kastriotit se zotërimet e tij shtriheshin "nga Shufadaja deri në Prizren" duhet interpretuar se ky qytet ka qenë qendra administrative e shtetit të tij. Prizreni është bërë qendër administrative e Gjon Kastriotit me rënien e Balshajve në fund të shek. XIV dhe jo më vonë se fillimi i shek. XV. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV Prizreni ka qenë në zotërimin e Balshajve, me të cilët Kastriotët kanë qenë kushërinj. Pas fitores së Kryengritjes çlirimtare të nëntorit të vitit 1443, Skënderbeu ka deklaruar se "ishte pasardhës i Balshajve dhe donte vendet e tyre" . Jo më pak pretendues për trashëgiminë e Balshajve ka qenë më parë edhe i ati i Heroit tonë Kombëtar, Gjon Kastrioti. Bashkëpunimi me Balshajt e ka fuqizuar Gjonin dhe rënia e tyre ka ndikuar që ai të zgjeronte zotërimet e tij me trevat që ata humbën. Këtë zgjerim e ka favorizuar edhe dobësimi i fuqisë ushtarake të Perandorisë Osmane prej disfatës që mongolët i shkaktuan në Ankara në vitin 1402. Gjon Kastrioti zgjerohet në drejtim të viseve bregdetare dhe që në vitin 1406 ai shfaqet për herë të parë në dokumentet veneciane dhe raguziane si një partner i rëndësishëm në marrëdhëniet me shtetet e huaja , ambasadorët e tij shkonin në vendet e huaja dhe ambasadorët e tyre vinin pranë tij. Ndërkohë nga kancelaritë e huaja ai është cilësuar si "zot shumë i fuqishëm", "i madhërueshëm" etj. Pushteti dhe ndikimi i tij ishin të fuqishëm, prandaj në vitin 1408 Gjon Kastrioti u bë garant i paqes që u nënshkrua në rrethinat e Durrësit midis Venedikut dhe Balshajve . Këto të dhëna të fillimit të shek. XV, kohë kur ka lindur edhe Heroi ynë Kombëtar, dhe shumë të tjera më të vonshme janë të mjaftueshme për të treguar se në atë kohë selia e Gjon Kastriotit, rrjedhimisht edhe vendlindja e Heroit tonë Kombëtar, nuk ka qenë në një fshat të thellë, por në një qytet, ku kryqëzoheshin rrugë të rëndësishme ndërkrahinore, që lehtësonin komunikimin brenda vendit dhe me shtetet e huaja. Shqipëria e Epërme ka pasur rëndësi të veçantë për Gjon Kastriotin dhe dhëndrin e tij, Stefan Gjurashin. Këto interesa binin ndesh me ato të despotëve serbë të Rashës, të cilët kanë luftuar me ashpërsi për të pasur dalje në bregdetin shqiptar. Lufta qe e suksesshme për shqiptarët. Despotët serbë nuk siguruan dalje të qëndrueshme në Detin Adriatik, në vitin 1428 u larguan drejt veriut dhe e zhvendosën kryeqytetin e tyre në lindje të Beogradit, në Smederevë. Këto rrethana favorizuan sundimtarët shqiptarë të forconin pozitat e tyre në Shqipërinë e Epërme dhe në Dardani. Për shtrirjen e zotërimeve të Gjon Kastriotit mund të flitet me përafërsi. Sipas një dokumenti të vitit 1430, i hartuar pas shtypjes së Kryengritjes së Gjon Kastriotit, osmanët ia rrënuan të gjitha kështjellat, me përjashtim të dy kështjellave që ishin vënë nën kontrollin e tyre. Pas kësaj ata ia kishin rikthyer zotërimet Gjon Kastriotit me përjashtim të një pjesë që ia kishin dhënë komandantit osman të Shkupit, Isak Beut. Përcaktimi i pjesës së Isak Beut mund të bëhet vetëm si supozim. Ajo duhet të ketë qenë Pollogu i sotëm, si trevë ku një ushtri e nisur nga Shkupi mund të futej më lehtë se sa në Kosovën e sotme. Sipas këtij dokumenti osmanët janë treguar tolerantë me Gjon Kastriotin. Shkaku kryesor i këtij qëndrimi ka qenë në fuqinë reale të Kastriotëve. Në një letër të vitit 1430, sanxhakbeu i Sanxhakut Shqiptar, Mustafai, ka shprehur frikën që kishte prej Skënderbeut. Me kërkesën e këtij, sanxhakbeu kishte miratuar kërkesën që Skënderbeu të merrte zeametin e Misjes (Ishmit) dhe u kërkonte organeve qendrore të Perandorisë që zeameti të mos i jepej. Në vitin 1411 Gjon Kastrioti ka treguar se ai kishte në gatishmëri luftarake "dy mijë kalorës shqiptarë dhe tre qind kalorës turq" . Kjo e dhënë dëshmon se Gjon Kastrioti kishte një forcë ushtarake të konsiderueshme dhe se në atë kohë ai ishte në marrëdhënie të mira me osmanët, aq sa trevat lindore të shtetit të vet i ka qeverisur si funksionar osman. Herë pas herë vetë Gjon Kastrioti është shprehur se ishte vasal i sulltanit. Një ushtri prej 2.300 kalorësish mund ta mbante në gatishmëri luftarake vetëm një sundimtar me fuqi ekonomike e politike të konsiderueshme dhe ajo ishte shumë më e madhe se ushtria e një sanxhaku. Pasi nënshtruan Gjon Kastriotin në vitin 1430, osmanët bënë edhe regjistrimin kadastral të trojeve të qeverisura prej tij, duke i përfshirë ato në një regjistër të veçantë. Ky regjistër është përmendur në një dokument të vitit 1438, është emërtuar "Juvan-ili" (tokat e Gjonit) dhe si pjesë e tij është përmendur "vilajeti i Dhimitër Jonimës" . Sipas regjistrave kadastralë të shek. XV, vilajetet kishin madhësinë e një krahine dhe të disa krahinave. Në regjistrin kadastral të vitit 1455 ish-zotërimet e Vukë Brankoviçit janë emërtuar "Vilajeti i Vukut" (Defter-i Vilayet-i Vlk), që ishte formuar prej 8 krahinave (nahijeve). Duhet pranuar se në krahasim me "vilajetin e Vukut", "Juvan-ilia", pra shteti i Gjon Kastriotit, në fillim të shek. XV ka pasur shtrirje gjeografike shumë më të madhe se shteti i Vukë Brankoviçit, kur, prej vdekjes së tij, u shemb në fund të shek. XIV. "Kopja e përmbledhur e regjistrit të vilajeteve të Jeliçes, Zveçanit, Hodidjedës, Sjenicës, Rashës, Shkupit, Tetovës dhe e vendeve që u përkasin atyre" , i hartuar nga 5 deri më 18 maj të vitit 1455, ka të dhëna me shumë interes që dëshmojnë se nga koha e hartimit të tij deri në fund të viteve 60 të shek. XV këto treva kanë qenë të lidhura dhe nën ndikimin e fuqishëm të luftës antiosmane të Skënderbeut. Shpërthimi në Shqipëri i kryengritjes antiosmane në nëntor të vitit 1443 është nxitur edhe prej rrethanave të favorshme ndërkombëtare, që u krijuan në fillim të viteve 40 të shek. XV. Në tetor të vitit 1443 trupat hungareze të komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin, u futën në thellësi të Ballkanit dhe filluan "Fushatën e Gjatë" që zgjati deri në fillim të vitit 1444. Ato marshuan në drejtim të viseve verilindore shqiptare. Kudo ato gjetën gatishmërinë e banorëve të krahinave ku kalonin për të luftuar së bashku kundër të njëjtit armik. Vetë Huniadi ka shkruar ato ditë se ushtria e tij po "rritej nga dita në ditë me shumë bullgarë, arbën, serbë, boshnjakë" . Beteja u zhvillua më 3 nëntor të vitit 1443 në afërsi të Nishit, ku trupat osmane u thyen dhe u tërhoqën të shpartalluara. Ushtria e J. Huniadit vazhdoi marshimin në thellësi të zotërimeve osmane gjatë një dimri të ashpër dhe u fut në Bullgari, duke zbritur deri në juglindje të Sofjes. Gjatë 5 dhe 6 dhjetorit të vitit 1443 ushtria e J. Huniadit pësoi disfatë në Vasilicit dhe filloi tërheqjen. Pas një muaji, më 5 janar të vitit 1444 ajo pësoi një disfatë të dytë në Pirot (në juglindje të Nishit). Me humbje të ndjeshme të shkaktuara edhe prej kushteve natyrore të stinës, në fillim të shkurtit të vitit 1444 ushtria e J. Huniadit arriti në Budapest me një efektiv disa herë më të vogël nga numri fillestar i luftëtarëve, kur nisi fushatën në tetor të vitit 1443. Ngjarjet e mësipërme ndikuan në jetën politike të Ballkanit. Në gusht të vitit 1444, me miratimin e sulltan Muratit II dhe me kufij të rrudhur, u rimëkëmb Despotati i Rashës. Armet e Skënderbeut Në betejën e Nishit, të 3 nëntorit të vitit 1443, ka qenë edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që kishte detyrën e funksionarit të lartë osman, atë të sanxhakbeut të Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane në betejën e 3 nëntorit të vitit 1443 dhe vazhdimin e marshimit të trupave të J. Huniadit në drejtim të Bullgarisë, Skënderbeu i gjykoi si çastin më të përshtatshëm për çlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkatdhetarë pjesëmarrës në betejën e Nishit dhe i shoqëruar nga i nipi Hamza Kastrioti, Skënderbeu mori rrugën për në atdhe. Gjatë kthimit nga Nishi rruga natyrshëm e solli Skënderbeun në Fushë-Dardani. Forcat osmane ishin larguar nga Kosova e sotme pas disfatën që pësuan në Nish. Skënderbeu ka vijuar udhën drejt zotërimeve familjare në kushtet e një dimri shumë të ashpër dhe në qytetin e Prizrenit duhet të ketë qëndruar gjatë për të riorganizuar pushtetin dhe mbrojtjen e vendit. Prej këtu ai ka marrë rrugën e Tetovës për të arritur në Dibrën e Poshtme (Pollogu i sotëm) dhe ka përforcuar grykat e saj për të penguar kalimin e trupave osmane drejt fushës. Në pjesën lindore të zotërimeve familjare Skënderbeu ka qëndruar dy-tri javë. Pastaj ka marrë rrugën drejt viseve përëndimore dhe çliroi Krujën e kështjellat e tjera pranë saj. Pas kësaj ai u rikthye në viset lindore për të çliruar Dibrën e Sipërme dhe kështjellën më të rëndësishme të saj, Sfetigradin. Regjistri kadastral osman i vitit 1455 ka të dhëna të mjaftueshme që dëshmojnë se Dardania në përgjithësi dhe sidomos Dardania Përëndimore ka qëndruar jashtë kontrollit osman . Trevat shqiptare të çliruara në nëntor të vitit 1443 shtriheshin gjeografikisht afërsisht po në atë hapësirë që kishte arritur shteti i Balshajve gjatë viteve 70-80 të shek. XIV. Prandaj Skënderbeu ka thënë gjatë ditëve të Kryengritjes së Përgjithshme çlirimtare se ishte "pasardhës i Balshajve dhe donte vendet që kishin qenë të tyre". Në fillim të vitit 1445 Skënderbeu së bashku me vëllain e vet, Stanishën, i kërkoi Venedikut që të merrte me qera doganat e zotërimeve veneciane në trojet shqiptare . Në këtë mënyrë synohej që të qarkullonin mallrat lirisht nga bregdeti veriperëndimor shqiptar në viset lindore shqiptare, në Dardani, dhe anasjelltas. Kjo kërkesë atëherë u refuzua. Në mosmarrëveshjet e mëpasme që çuan në konflikte të armatosura midis Venedikut dhe Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe e drejta e shqiptarëve për të zotëruar pjesën përëndimore të Udhës së Gentës. Përpjekjet osmane për ripushtimin e Dardanisë kanë filluar në vitin 1454 me rrethimin e Novobërdës, të cilën e pushtuan më 1 qershor të vitit 1455. Pas dy javësh kampi i ushtrisë osmane ndodhej në fshatin Reçan të Prizrenit, por këtë qytet dhe Pejën nuk i mori dot. Në fillim të vitit 1456 osmanët pushtuan përkohësisht Medunin. Për të mbajtur viset e lira shqiptare nën goditje ushtarake të pandërprerë, sulltan Mehmeti II gjatë rrethimit të Novobërdës krijoi një njësi administrativo-ushtarake të veçantë, që kishte afër 240 hase e timare përgjithësisht të mëdha dhe i shënoi në një regjistër kadastral më vete. Në të u përfshinë trevat e Gostivarit e të Tetovës, të Kaçanikut bashkë me një pjesë të Shkupit, të Dardanisë Përëndimore (pa qytetet e Prizrenit e të Pejës, sepse osmanët nuk kishin mundur t'i pushtonin), të Zveçanit (Mitrovicës), të Plavës e të Gucisë, të Jeliçes (Sanxhaku) etj., si edhe një pjesë e Bosnjës Jugore. Me këtë organizim të veçantë, që nuk zgjati as dy vjet u synua të shkëputeshin e të nënshtroheshin viset periferike lindore e veriore shqiptare, që ishin të lira dhe nën kontrollin e Skënderbeut e të fisnikëve të tjerë shqiptarë. Ato iu dhanë Isa Beut, që ky të vepronte energjikisht për zotërimin e tyre. Zeameti i Isa Beut prej rreth 150 fshatrave shtrihej në të gjitha krahinat. Njësia ushtarako-administrative e krijuar në vitin 1455 nuk qe efikase. Për nënshtrimin e banorëve të saj është përdorur ushtria, si në vitet 1458, 1459 dhe 1463. Skënderbeu ka qenë gjithnjë i pranishëm në Dardani. Në fillim të muajit shtator të vitit 1464 ai i nisi trupat e veta në drejtim të Sjenicës dhe u ndesh me trupat osmane, të cilat i shpartalloi. Udhëtimi për në Sjenicë (në veriperëndim të Pazarit të Ri) bëhej duke kaluar nëpër Rrafshin e Dukagjinit të sotëm. Prandaj edhe gjatë vitit 1464 Dardania Përëndimore është kontrolluar prej Skënderbeut. Studimi i thelluar i burimeve historike ka për të nxjerrë të dhëna gjithnë e më të shumta që do të ndriçojnë edhe më mirë lidhjet e ngushta që kanë pasur Kastriotët me Dardaninë.
Montag, 14. Mai 2007
PUSHKA E TAHIR MEHËS I HAPI SHTEG LIRISË
Shkruan: Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU ( Fjalë në Akademinë Përkujtimore, mbajtur në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, më 13 maj 2003) Burri i Dheut - trim i paepur, paraardhës i sakrificës ademjashariane për atdheun, Tahir Nebih Meha, u lind, më 10 tetor 1943, në Prekaz të Drenicës, Panteon i dëshmuar i shqiptarizmës. I ndjekur nga i et, 71- vjeç, Nebihu, Kullën stërgjyshore e ktheu në varr të hapur për pushtuesin jugosllav të tokave shqiptare, më 13 maj 1981. Gjyshi i Tahirit, Emin Lati, ishte pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare Kaçake të Kosovës, bashkëluftëtar i Azem Bejtës. Ishte Burrë i vendit e i kuvendit, symprehti i Çetës. Pas vrasjes së Azem Bejtes, më 14 qershor 1924, Emini e ruajti pushkën e Azemit me admirim e me krenari dhe, më 1941, ia dorëzoi të birit, Nebihut, që ky ta nderonte shqiptarinë në Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës në Sanxhakun, pjesë historike të Shqipërisë. Pushka e Azem Bejtes në dorën e Nebihut shkëlqeu edhe në Luftën e Drenicës nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës dhe në Luftën e Tahir Mehës.
Tri gjenerata: Emin Lati, Nebih Meha dhe Tahir Meha Prometeut Tahir Meha, meqë dilte nga një familje me tradita të luftës kundër okupatorit serb, nuk iu lejua shkollimi në shkollën e mesme. Ushtrinë e mbaroi në Mal të Zi dhe u shqua në shenjëtari. Në Kavadar të Maqedonisë, një kohë, punoi punëtor fizik. Nuk mund ta duronte shkaun komandar dhe iu kthye vendlindjes, tokës, bujqësisë. Do të shquhet me shkathtësi akiliane dhe me gatishmëri për sakrificë sublime. U bë tmerr për kolonistët serbë në Prekaz e rrethinë. Kishte tipar e natyrë epike të personazheve të Lahutës së Malcisë, tipik me Shan Dedën e Dedë Jakupit, që si turkut si kaurrit rrumbullak fjalën ja thotë! E donte historinë, lexonte libra të vjetër e të rinj, dhe mbi të gjitha mburrej me Oso Kukën, Ahmet Delinë, Hasan Prishtinën, Azem Bejten, Mehmet Gradicën dhe Shaban Palluzhën. Ua kishte lakmi vdekjen. Këmbëngulës ishte, në qëndrimet e veta, i papajtueshëm me rrethin që bashkëjetonte fatalisht me robëruesit. Dhe, po të mos ishte i tillë, indipedent, nuk do t’ia kthente fjalën, as pushkën, Beligradit, të përgdhelurit historik ruso-evropianë. Meqë nuk priste trashëgimtar mashkull me Shefkijen, u rimartua me Hakën, me shpresë se do ta trashëgojë me ushtarë të shqiptarisë, siç do t’u thoshte miqve.
Ahmet Delia Konfrontimin e parë me policinë jugosllave, Tahir Meha, e përballoi më 1965, të dytin, me armë në dorë, më 1971, së bashku me t’et, Nebih Mehën, në vendin “Vojtesh”. Aty ia ktheu plumbat njësitit policor që u bënte kontrollim rutinor, për armë, pazarxhinjve. Nga fundi i vitit 1979, Tahir Mehën e kapën udbashët shkije e shqipfolës, dhe e torturuan mizorisht. Nga kjo kohë, Tahiri ishte ariu i plagosur i Prekazit hijerëndë, i çelikosur egër kundër pushtuesit dhe sahanlëpirësve shqiptarë: “Ma nuk njoh pushtet të Jugosllavisë. E kam nda mendjen se ma mirë m’asht nji ditë sokol se sa njiqind vjet sorrë e zezë!” Së këndejmi, policia e pushtuesit emrin e Tahir Mehës e futi në indeksin e personave “të rrezikshëm për sigurinë dhe vëllazërim-bashkimin jugosllav”, ndërkaq Gjykata e Qarkut në Skenderaj e dënoi, në mungesë, me gjashtë muaj burg, për mosbindje qytetare dhe për armëmbajtje pa leje. Dhe, më 28 prill 1980, në Skenderaj, u hetua, iu bë rrethimi. Ishte me t’et, Nebihun, dhe disa shokë. Rreth orës 14, në përpjekjen e Bluzave blu për ta arrestuar, por Tahir Meha e çau bllokimin me zjarr të Walterit 9mm, me një varrë në trup, por duke lënë pas një polic të plagosur. Kaloi në arrati, me armët ngjeshur, përfundimisht, kundër Jugosllavisë. “Biri im! Nëse do të shkruani për Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare Antijugosllave, shkruani për jatakët, se ata janë më të mëdhenj se kaçakët…!” – më kishte porositur, më 1973, ish-kaçaku Salih Pirraku. Tahir Mehën e strehuan, e përkrahën dhe e morën në mbrojtje, rreth një vit, Zekë Fazlija e Osman Maloku të Çubrelit dhe Jonuz Shala i Fortesës. Në Fletarrestin për kapjen dhe burgosjen e Tahir Mehës, shkruante: “Mesatarisht i zhvilluar, i gjatë rreth 170 cm, fytyrë të rrumbullakët, flokë ngjyrë gështenje të errët të nënqethur me rregull, në kokë zakonisht mban kallpak. Ka gojë, hundë, sy, duar, këmbë të zhvilluar normalisht. Në qoftë se është pa kallpak, flokët i krehë prapa, nuk është tullac, por ka flokë të dendura. Veshur gjatë ikjes (më 28 prill), ka pasur një mantel ngjyrë kaltër të qelë. Gjatë ecjes, lëviz me kujdes, duke kthyer kokën majtas dhe djathtas…”. Pas shpërthimit të Demonstratave studentore të 11 e 26 marsit dhe Ngritjes Gjithëpopullore Shqiptare të 1, 2 e 3 prillit 1981, Tahir Meha u kthye përfundimisht në Kullën stërgjyshore: “Kanga e studentëve m’nxori nga bira e minit dhe tashti e ka renin kanga ime…!”- u thoshte miqve që e vizitonin. Sigurimi shtetëror jugosllav kishte informata të sakta për vendosmërinë e Tahir Mehës, ndaj i futi nën mbikëqyrje njëzetekatërorëshe çdo lëvizje të Tahirit, si personin më potencial për rrezikshmëri ndaj rendit policoro-ushtarak jugosllav të jashtëzakonshëm, të vendosur në Kosovë më 1 prill 1981. Milicia i dërgonte “miq” herë me porosi “miqësore” e herë me ultimatume, të dorëzohej. Trimi ishte fjalëshkurtër: “Jam në shtëpinë time dhe këtu mund të më gjeni…!” Spiunët e informuan milicinë se Tahir Meha i kishte thënë farefisit, pak ditë para ndodhjes së historisë: “Krejt pasunija jeme âsht n’grykë të pushkës e n’kofshi t’gjallë kini me mbledhë shusha e tru të milicëve rreth kësaj Kulle…!” dhe “…për Luftën time ka me shkrue edhe “Zhen Min Zhibao” e Kinës…!” Kjo ishte dëshmi e tërthorët sa fortë e donte Enver Hoxhën - Shqipërinë. Kjo e goditi forcërisht sedrën e makinerisë policore e ushtarake të pushtuesit, ndaj përgatiti planin ta kapte Tahir Mehën, të gjallë ose të vdekur, brenda në Kullë, për t’i dhënë tis shembullor rinisë shqiptare kryengritëse të “Pranverës Shqiptare ’81”. Dhe, një surprizë e tillë ishte planifikuar për ditën e Festës së Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pikërisht më 13 maj 1981.
Planin operativ të policisë për rrethimin dhe kapjen ose asgjësimin e Tahir Mehës e hartoi Sigurimi Shtetëror i Jugosllavisë me urdhër të Franjo Herleviqit, sekretar i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Është skica me shënime të sakta për pozitën e Kullës dhe të objekteve ndihmëse. Pushtuesi sllav, albanofob i dëshmuar, mendonte ta kurorëzonte 40-vjetorin e formimit të OZNA-s, që koincidonte me Njëvjetorin e vdekjes së Titos, me një fitore të madhe, shembullore, në fortesën e shqiptarisë, në Drenicë. E dëshironte një grusht vendimtar kundër “irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar”, rrënues të themeleve të Jugosllavisë avnojiste. Ndaj, rrethimit të Kullës së Tahir Mehës i parapriu një aktivitet i madh politik, propagandistik e policor gjithëjugosllav antishqiptar - për demaskimin e mesazhit të Demonstratave studentore, të Ngritjes Gjithëpopullore Shqiptare dhe të aktivitetit politik të organizatave shqiptare ilegale në themele të “Pranverës Shqiptare ’81”. Franjo Herleviç në intervistën dhënë TANJUG-ut, më 12 maj, midis të tjerash, kërcënoi: “Populli i Kosovës dhe mbarë Jugosllavia do ta bindin armikun se do t’i mbrojnë vetë frytet e revolucionit”. Në Dosjen “Tahir Meha” të organeve të hetuesisë jugosllave, përnjëherë pas Ditës së Përgjakshme, të 13 majit 1881, në Prekaz, ka të dhëna me interes të madh për Heroizmin e Luftës së Tahir Mehës. Në “Planin operativ të Shërbimit të Sigurimit Publik për kapjen e Tahir Mehës”, midis të tjerash, saktësohej: Më 12 maj 1881, rreth orës 17, Organet e Sigurimit u informuan: “Tahiri, me siguri në mbrëmje, do të jetë në shtëpinë e vet, në fshatin Prekaz i Ulët (…) Aksioni duhet të fillojë të mërkurën, më 13 maj 1981, në ora 02 (…) Pas bllokimit të shtëpisë, posa të fillon agu i parë, me ndihmën e megafonit duhet të ftohej Tahiri që të dalë dhe të dorëzohet. Në rast se nuk pranon të dorëzohet duhej të merreshin masat dhe veprimet e parapara…” Në dokumentin që përshkruan ngjarjen, më tutje, shkruan: Tahir Mehen, rreth orës 01.30 të natës, midis 12 e 13 majit 1981, “e kishin zgjuar të lehurat e qenit në oborr. Kishte nxjerrë revolen që mbante nën jastëk kur flinte” dhe “ishte kollitur zhurmshëm (…). Kishte kohë që bënte gjumë me rrobe veshë”. E porositi gruan, Shefkijen, të pyeste, nga dritarja e Kullës, se kush ishte? Një polic do t’i përgjigjet: Shtëpia është rrethuar dhe e fton Tahirin, “të dorëzohet, për shkak se ekziston urdhri gjyqësor për arrestim…!” Tani, gruaja e dytë, Haka, gjithnjë sipas sugjerimit të Tahirit, do ta ftojë policinë të largohej nga oborri, duke u thënë: “Tahiri nuk është këtu!” Një milic shqipfolës do t’i përgjigjët, qartë: “Jemi në dijeni se Tahiri është në shtëpi”.
Dhe, deri rreth orës 3 të 13 majit 1981, për terrin e para agimit, me shi të imët, njësi të mëdha të Milicisë së Bashkuar të Jugosllavisë i bënë tre rrathë të hekurt. Së bashku me një pjesë të Mbrojtjes Territoriale të Kosovës, në pozicione lufte, deri nga mesdita e së mërkurës, u tokëzuan rreth 2000 këmbësorë të mbështetur nga katër tanke, tre helikopterë dhe shumë reflektorë. Oda e Kullës ku ishte barrikaduar Tahiri, kishte një dritare të madhe dhe tri frëngji. Tahir Meha, sipas përshkimit të ngjarjes në Dosje, ishte afruar pranë dritares dhe kishte zhvilluar dialog me milicët. Midis të tjerash, u kishte thënë: “Nuk kam besim që t’i dorëzohem policisë së Serbisë se ata m’i kanë thyer brinjët njëherë dhe njëherë më kanë plagosur”. Njëkohësisht, kishte përcjellë lëvizjet e milicëve dhe kishte reaguar me të shtëna ndaj lëvizjeve dhe të shtënave të tyre. Gjatë negociatave për dorëzim, Tahiri kërkoi “dorëzanë”, një Zoranin, shef të Sigurimit Shtetëror në Mitrovicë dhe një “Imerin apo një Faikun”. Duket se kishte ndërmend t’i vriste. Kjo mund të vigjilohet nga përgjigja që mori nga milicët: “Imeri ka vdekur në komunikacion, e Faiku është në shok dhomë”. Një milic, i cili ishte në roje “afër odës”, i konstatoi hetuesit, më 17 maj 1881: “Tahiri ka dalë në dritare, ka biseduar me gati të gjithë policët dhe nuk ka dashur të dorëzohet, duke thënë se ‘unë i gjallë nuk dorëzohem’. Bile, nganjëherë, e shpalonte gjoksin dhe thoshte ‘vramëni!” Nga ora 10 të 13 majit 1881, hyri në veprim edhe Njësia e Policisë Speciale, komandanti i së cilës ishte identifikuar me nofkën Franc. Gjithnjë sipas “Dosjes”, ai kërkoi nga policia e rregullt të mbante “Tahirin në dritare për 2-3 minuta, deri sa të vendoste njerëzit e vet në vende të caktuara dhe të jepte urdhër për futje të lotsjellësit” brenda në Kullë. Dhe “derisa polic të tjerë kanë biseduar me Tahirin për t’ia tërhequr vëmendjen, njësiti special i është afruar shtëpisë (…). Të veshur në uniforma të gjelbërta, pjesëtarët e njësitit special janë përvjedhur pranë shtëpisë”. Heroi ynë, Tahir Meha, shtinte hollë. Të parit, që ëndërronte grada, por edhe tjetrit që pati guxim ta ngrehte kokën më lartë se të tjerët, njëri boshnjak e tjetri shqiptar, Tahiri ua qëndisi ballin. Specialcave iu dridhen duar e këmbë, ndaj dy fishekë të gazit lotsjellës nuk qëlluan dritaren. Goditën murin e Kullës dhe helmi mbuloi milicët dhe specialcat, të cilët u detyruan të largohen nga ajo mynxyrë, që krijuan vetë. Dhe, thirrjes, së vazhdueshme, me megafon, për dorëzim, Tahir Meha do t’i përgjigjet, me gjuhën e Oso Kukës, para 119 vjetësh, e të Shaban Pallushës, para 44 vjetësh, gjithnjë duke i lutur milicët shqiptarë të mos ia mësynin Kullës, se “për kit Luftë ka me nije edhe Vashingtoni”!
Vërtet, qëndresa e heroike e Tahir Mehës tmerroi Jugosllavinë. Nga mesi i ditës në Shtabin komandues të Operacionit, në nja 600 metra nga Kulla, arriti edhe Franjo Herleviç, të cilin atë ditë e shohim në Beograd, e gjetkë në Serbi dhe në Mbledhjen e Kryesisë së KSA të Kosovës. Tashti së paku tre milicë kishin kafshuar dheun e tokës së Drenicës, disa ishin plagosur, kurse të tjerët në pozicione, në Tahir Mehën shihnin vetë Titanin e pa pushtueshëm as nga zotërat. Pas një rirreshtimi strategjik të forcave, kundër Kullës nga tri anë shtinin tri tanke dhe nga sipër një helikopter. Dy helikopterë mbanin nën vështrim Prekazin e Drenicën, që të pengonin ndihmën eventuale për Tahir Mehën, i cili nga frëngjitë e tri ballëve të Kullës, tmerronte armikun. Shtinte rrallë, herë me Walter e herë me Kraragujevce, dhe kurrë dy herë në një person. Të gjithë i godiste mbi vetulla, nën strehë të helmetës. Plaku 71 vjeç, Nebih Lati, me orë të tëra, me pushkën e Azem Bejtes, nga konaku përdhes, kapur për Kullën, ishte mburoja e hyrjes në Kullë. Duke ndërruar pozitën, për të nxjerrë nga Kulla dy gratë dhe pesë fëmijët e Tahirit, një plumb e goditi në dorën e majtë. Me të djathtën, plandosi komandosin Pejoviq, që po mbante nën zjarr derën e Kullës. Pasi plagën ia lidhi Tahiri me nënkmishë, Nebihu zbriti në katin e parë dhe edhe për disa orë e mbrojti hyrjen në Kullë. Predha të shumta të mitralozit e goditën, rishtazi. Plakun fisnik, Nebih Latin, do ta qëllojë për vdekje komandanti Franc, i cili ia mori pushkën, trofe. Plagë mori edhe e mbesa 16 vjeç, Mihrie Tahir Meha, e cila me guxim ndihmonte, në luftë, gjysh e babë. Vërtet, Nebih Lati i plagosur tepër rëndë, ishte tërhequr, zhagazi, brenda derës së Kullës, ku tashti ishte vetë ferri. Disa tramblone të gazit lotsjellës kishin depërtuar brenda. Tahiri e vendosi t’et, në një grazhd, i vendosi një gjësend për nënkresë, i ofroi një qyp me ujë dhe, i pa epur, plotësisht i pathyeshëm për të realizuar betimin, herë në njërën e herë në frëngjinë tjetër të Kullës, mbillte vdekje mbi armikun. Kjo Luftë po vërtetonte opinionin e popullit se Shtëpia ka orë, vetëm se duhet venë vetes detyrë për qëllime të larta. Asnjë komando nuk arrinte të futej në kullë, nga dritaret ose nga dera, ndaj rreth orës 22, një tank rrënues mësyu kullën nga ballina e derës dhe depërtoi në brendi të saj. Me trarët e parë ra mbi tank edhe Tahir Meha dhe sapo kapiteni e ngriti kupolën të shohë ç’po ndodhte me Kullën dhe me Tahir Mehën, trimi ua hodhi bombën brenda. Nuk dihet sa veta vrau në tank, por dihet se kapiteni që drejtoi tankun ishte malazias, kolonist në Çallapek, dhe tani jetoi në Pejë, i verbër. Specialci Radoiçiq, do të saktësojë: “Kur ‘blinda’ ka goditur derën dhe ka rrënuar një pjesë të shtëpisë nuk është parë më asgjë për shkak se është ngritur një re e pluhurit. Udhëheqësi i njësitit special ka dhënë urdhrin për tërheqjen e transporterit dhe ka vazhduar me hedhjen e bombave të dorës. Gjithashtu ka ndriçuar oborrin me reflektorë”. Vërtet. shembja e kullës, ngritja e pluhurit, helmi kimik dhe tymi i tankut pamundësuan qëndrimin brenda rrënojës. Legjenda e Kombit, Tahir Meha, përshpejtoi me pushkën në njërën dhe me bombë në dorën tjetër, për të çarë rrethimin e Kullës. Krahaqafë kishte trastën me 750 fishekë dhe një bombë në rrip. Sipas Radoiçiqit, “Tahir Meha ka braktisur pozitën e tij dhe ka luajtur në krejt apo hiç. Ka dalë nga shtëpia e tij e rrënuar dhe ka filluar të vrapojë. Ka kapërcyer një gardh dhe është nisur poshtë arave. Janë dëgjuar dy breshëri automatiku dhe një e shtënë pushke. Tahiri ka hasur në pozicionin e dytë të policisë”. Krisma e pushkës ishte e shtëna e fundit e Tahir Mehës, për dinjitetin dhe për lirinë shqiptare. Plumbi nuk i shkoi huq. Dhe, nuk doli komandos t’i shkonte pranë, të vërtetonte vdekjen e tij. Ia mësyn kufomës me tank dhe vetëm pasi vemëzat e armës ciklopike ia shtypi këmbët nën gjunjë, Prometeut shqiptar, u dha sihariqi: “Është i vdekur…!” Gëzim dhe brohoritje nuk pati. Në luftën 19-orësh Tahir Meha e realizoi betimin, pikë për pikë. Tashti Oborri i Kullës ishte përplot shusha, kufoma milicësh e armë të tyre. Mjeku serb i pranishëm në operacion, kolonisti Rada i Radenkut, drejtor i Spitalit të Skenderajt, fliste me argumente për 22 të vrarë e 14 të plagosur. Me këto të dhënë përputheshin edhe konstatimet e vrojtuesve okular të ekspertizës në vendin e ngjarjes, më 16 maj 1981. Ata kanë numëruar 22 piketa të vëna në vendet ku kanë mbetur milicët e vrarë. “Këtë e kam përcjellë me sytë e mi…!” – thoshte pesëdhjetetetëvjeçari Hamit Meha, mendjendritur. Por, disa përjetues të ngjarjes nga radha e pjesëtarëve të Mbrojtjes Territoriale flisnin, në besë, për 27 milicë të vrarë e për 45 të plagosur. Kështu, drenicasit Tahir e Nebih Meha, dy breza, e kurorëzuan jetën dhe luftën për truallin e lirë dhe të pacenuar në mënyrën më mitike. Ata bënë vdekje madhështore. Brezi i tretë, Mihria, me plagë, mbeti për ta mbijetuar dhunën e okupatorit, dhe, në një të ardhme të pritur, për ta gëzuar fitoren e luftës së brezave të përgjakur me okupatorin serbo - jugosllav. Më 13 maj 1981, instancat shtetërore, politike e policore të Jugosllavisë publikisht e manifestonin Festën e Sigurimit Shtetëror të planifikuar, kurse intimisht mallkonin debaklin skëterrë jugosllave - fitore e irredentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar, të vulosur me grykën e pushkës së Tahir Mehës. Më 14 maj 1981, Franjo Herleviç formoi komisionin për “të zbardhë të gjitha rrethanat e këtij rasti” dhe në krye të atij komisioni zbriti në truallin e Tahir Mehës, i cili ende po kundërmonte erë gjaku të koaguluar të komandosve të tij - “të rënë në krye të detyrës”. Nuk u durua dhe me duar të veta preku të djathtën e Tahir e të Nebih Mehës, të cilat për të gjallë nuk arriti t’ua përlyente as t’ua thyente. La urdhër: Të bëhet varrimi nën rrethim policor, me pjesëmarrje të kufizuar dhe nxitoi për Beograd, për të hartuar Kumtesën e Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme, të cilën do ta botojnë, më 15 maj 1981, të gjitha gazetat ditore të Jugosllavisë: “Më 13 maj të këtij viti në fshatin Prekaz i Ulët, komuna e Serbicës, KSA e Kosovës, organet e punëve të brendshme zbuluan Tahir Mehajn, i cili para një viti shtiu kundër organeve të sigurimit publik të KSA të Kosovës dhe që atëherë gjendej në arrati. Ky kriminel, për të cilin në vitin 1980 u shpall urdhërarrestimi, ngriti barrikadë në shtëpinë e vet bashkë me Nebih Mehajn dhe mbante peng dy gra e pesë fëmijë. Pas thirrjes që të dorëzohen, hapën zjarr kundër organeve të sigurimit” – thuhej në fillim të Kumtesës. Vërtet, kumtesa ishte hartua me kalkulime: Operacioni të tregohej si ndërmarrje humanitare, për të shpëtuar “dy gra dhe pesë fëmijë të mbajtura peng nga kriminelët”; të minimizoheshin humbjet maksimalisht - në 4 të vrarë dhe në 3 të plagosur; rënia dhe plagosja e milicëve, kombesh e kombësish të ndryshme të tregohej si vazhdim i LNÇJ-së dhe revolucionit socialist jugosllav: “Në këtë ngjarje tragjike ka edhe simbolikë, që është shprehje e vëllazërimit e bashkimit dhe e bashkëjetesës sonë, që u krijua në luftë e revolucion, me gjakun e bijve e të bijave të të gjitha kombeve e të kombësive tona. Shokët që humbën jetën, janë nga anë të ndryshme të Jugosllavisë dhe të kombeve të ndryshme”.
Në varrimin e Tahir e Nebih Mehës, më 15 maj 1981, midis rreth 70 bashkëfshatarëve e miqve ishte Shaban Jashari me djemtë: Hamzën dhe Ademin. Këto legjenda të kombit shqiptar u betuan, publikisht, para kufomës së Tahir Mehës: “Luftën që nise ti do ta vazhdojmë ne deri në pikën e fundit të gjakut!” Spiunët që përgjonin xhematin nga brenda, aty për aty, lancuan dezinformatën, për t’i njollosur Jasharajt: “ Këta janë provokatorë, dora vetë e UDB-ës…!” E vërteta ishte e hidhur për okupatorin, por e hershme për vetëdijen politike të masave të gjëra të popullit. Jasharajt legjendarë, si edhe Mehajt legjendarë, qëndronin me kohë në të njëjtat valë me objektivat politike e çlirimtare të tokave shqiptare të Amës Shqipëri. Agjencia Gazetare e Shqipërisë, pra Tirana zyrtare, më 17 maj 1981, e mori në mbrojtje Tahir Mehajn dhe Luftën e tij e quajti mbrojtje të domosdoshme të nderit, të dinjitetit në vatrën stërgjyshore. Sulmin e njësive të “milicisë ndëshkuese serbe (…) kundër një familjeje shqiptare dhe vrasjen e dy anëtarëve të saj” në vatrën e lindjes, Tirana e kualifikoi dhe e ndërkombëtarizoi si terrorizëm shtetëror të Jugosllavisë kundër qenies shqiptare të Drenicës e të Kosovës. Dhe, vërtet, koha, kjo vërtetuese e gjërave, tregoi: Adem Jashari, i mbështetur fuqimisht në Mëmën Shqipëri, pushkën e Tahir Mehës, me sakrificë pa çmim, e bëri Top dhe prelud të Revolucionit Gjithëshqiptar Nacionalçlirimtar në rrjedhë. Heroi i kombit, Tahir Meha me rezistencën dhe me luftën mbiheroike e theu, njëherë e përgjithmonë, mitin e pathyeshmërisë së makinerisë pushtuese serbo-jugosllave në tokat shqiptare, të mbjellë me dhunë gjenocidiale të pandërprerë prej pushimit të pushkës së Ibrahim Lutfiut, dëshmor i Lëvizjes për Lirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare, më 15 janar 1951. Tahir Meha i tregoi rinisë shqiptare dhe popullit se Lufta e armatosur, jo demonstratat me duarthatë, është rruga e Lirisë. Se albanofobia sllave e kupton vetëm gjuhën e pushkës. Lufta e Tahir Mehës do të bëhet ushqim shpirtëror për të burgosurit e “Pranverës Shqiptare ’81” për të përballuar dhunën çnjerëzore në kazamatet e Jugosllavisë. Kjo luftë ktheu besimin në masat e gjera, se populli lindë, rritë, e ka në gjirin e vetë Burra të Dheut për t’u përbe mbi kokën e tyre, si mbi perëndinë, ndaj edhe rapsodi saktësoi: “Tahir Meha në t’dytin kat,/ Po lifton me Beligrad”. Vërtet, e ardhmja vërtetoi se Pushka e Tahir Mehës i hapi shteg Lirisë së Kosovës e të kombit shqiptar. Përcaktimi për vdekje heroike i Rexhep Malës e i Nuhi Berishës, më 1984, i Fahri Fazliut e i Afrim Zhitisë, më 1989, ishte frymëzim i prekshëm i heroizmit të Tahir Mehës. Dhe, vendosmëria e Besim Latifit (1968) dhe e Skënder Manollit (1957) të Pollatës së Llapit, për të kthyer shtëpitë në fortifikatë kundër milicisë speciale të Jugosllavisë, më 13 shtator 1990, pa marrë parasysh çmimin, ishte vetëpërcaktim për sakrificë tahirmehote. Së fundi, përcaktimi i Tahir e Nebih Mehës dhe i Besim Latifit e Skënder Manollit, për sakrificë pa çmim për dinjitet shqiptari dhe rënia heroike e tyre, ishte përvojë e përjetuar e Adem e Hamëz Jasharit, legjenda mbi legjendat njerëzore të UÇK-së. Ushtar i orëve të para të Adem Jasharit, vetë siluetë e Tahirit, ishte i vëllai, pesë vjet më i madh, i dënuar politik i Lagjes së veprimtarëve të “Pranverës Shqiptare ’81”, dëshmori Beqir Nebih Meha, i rënë heroikisht, më 25 mars 1999, në krye të njësitit të UÇK-së. Dhe, sa më shumë që po na sprovon koha, në Kosovë dhe rreth e rrotull në tokat shqiptare, në këtë fill të Lirisë sonë të nëpërkëmbur ndërkombëtarisht për interesa të pushtuesve historik të vendeve shqiptare, aq më i madh po rritet Tahir Meha, aq më frymëzuese po bëhet Pushka e Tij habertare - për bashkimin dhe për Lirinë e kombit shqiptar. Këshilli Organizues për Shënimin e 20-vjetorit “Pranvera Shqiptare ’81”, në Njëzetvjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehajt, pranë rrënojave të Kullës, vendosi pllakën përkujtimore me mesazh historik: Shqiponja dykrenore KËTU, MË 13 MAJ 1981 TAHIR NEBIH MEHA DHE NEBIH EMIN MEHA KULLËN STËRGJYSHORE E KTHYEN NË VARR TË PUSHTUESIT JUGOSLLAV. NDEZËN FLAKËN E LUFTËS ÇLIRIMTARE TË <<PRANVERËS SHQIPTARE ’81>>, TË KURORËZUAR ME FITOREN E UÇK-SË. PREKAZ, 13 V 2001 - KËSHILLI ORGANIZUES. Nga : pashtriku. org
Dienstag, 08. Mai 2007
Përvjetor i Lavdisë
Ilir Konushevci - Mërgimi (20. 6. 1969 - 9. 5. 1998)
Më 31 janar 1997, në orën 16 e 5, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, u vrianë Zahiri, Hakifi dhe Edmondi. Mbledhja është mbajtur më 2.9.1997, në fshatin Surkish dhe mërën pjesë: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Në këtë mbledhje është vendosur që Rrustem Mustafa- Remi të jetë përgjegjës-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset që ta vazhdojë punën furnizuese me armatim në nivel vendi dhe të jetë anëtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anëtar i Shtabit Rajonal. Pas këtij takimi, Iliri, së bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye në Shqipëri, ku e vazhdoi punën në furnizim me armatim.
Montag, 30. April 2007
SHALA E BAJGORES - vështrim historik
|