Navigimi
Login / Verwaltung
Kategorien
· Fotogaleria (3)
· Histori (9) · Intervistë (5) · Kulturë (5) · Kuriozitete (0) · Opinione (21) · Përsonalitete (1) · Poezi (0) · Të ndryshme (22) RSS Feed
Lidhje
· dervina.com
· nënëshqipëri.info · al-today.com · pashtriku.org · vetevendosje.org · radiokosovaelire HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis"
- Ukshin Hoti
Kontakti
|
Du befindest dich in der Kategorie: Opinione Mittwoch, 25. April 2007
HELENIZIMI, FRYMËZUESI I NACIONALIZMIT AGRESIV GREK
Nga: Sulejman ABAZI Të mos gënjejnë veten as politikanët shqiptarë dhe ata grekë e as misionarët e politikës evropiane, të cilët po e lejojnë këtë situatë, duke i bërë lëshime të pamerituara politikës greke. Por të mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikës greke ka një „pasuord“ dhe ky pasuord është i instaluar në skutat politike të Athinës. Ai hapet herë pas here, duke vënë në lëvizje megafonët e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura të tëra antishqiptare, në mënyrë që politika greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar të jetë përherë në sulm. Është vërtetuar që rastet e thyerjes apo të krisjes së ndërgjegjes kombëtare kanë mprehur vigjilencën kombëtare dhe prania e pasojave të tyre mbi arsyen historike mund të shkaktojë tronditje të reja më të rënda se më parë.“Strategjia” greke e doktrinës për “Vorio-Epirin” ka dështuar. Çfarë kërkojnë segmentet shovene greke të përfaqësuara nga Dulet, Janullatosët, Bollanot&CO të cilët çirren për “Vorio-Epirin” dhe shprehin pretendimet territoriale kundër Shqipërisë? Po iu themi që në fillim, siç ua kemi thënë edhe më parë: Nuk ka “Vorio-Epir”, por ka Epir, i cili ka qenë, është dhe do të jetë histori dhe hapësirë etnike shqiptare.
Politika dhe opinioni shkencor shqiptar këtë konstatim historik, ka ardhur koha ta thonë me zë të lartë në gjuhën shqipe. Përballë një politike të hapur, të mbarsur me nacionalizëm agresiv dhe imponues në çdo rast, në qëndrimin grek gjallojnë çdo ditë e më shumë pretendimet absurde territoriale, të cilave tashmë u ka dalë boja. Qarqet shovene me megafonë të tipit Geixh, Dule, Bollano e një takëm “historianësh”, që guxojnë të dalin në ekranet shqiptare dhe të kërkojnë ballafaqim për gjenezën pellazgo-epiriote-thesprote-shqiptare në misionin e tyre kanë dështuar. Sido që po ndodh, këto zullume politiko-ideologjike me prapavija reaksionare fetare, kurrsesi nuk do të kalojnë në heshtje, edhe kur politika zyrtare në shtetin shqiptar hesht dhe nuk zbaton ligjet kushtetuese të vendit. Historinë nuk mund ta tjetërsojnë as Bollanot & CO, e as një takëm politikanësh shqiptarë, që janë tulatur përpara presioneve politike greke. Krahasueshmëria me rastin e Kosovës, e bën këtë gjakprishur dhe të tjerë pas tij të bëjë një gabim trashanik dhe të zbulojnë në opinion dështimin e strategjisë shovene greke kundër Shqipërisë. Pretendimet territoriale janë një turp politik, për të gjithë ata që shesin moral për demokracinë dhe standardet e saj. Ky mbetet një problem i hapur që kërkon shpjegim, dhe këtë duhet ta bëjnë ata që i fryjnë erërave shovene në rajon. Institucionet zyrtare greke nuk njohin çështjen çame, duke e konsideruar atë “një çështje të mbyllur”, ato bëjnë presion mbi emigracionin shqiptar, duke shfaqur anën më të errët të dominuar prej llumit të shoqërisë greke, nën hundën e tyre zhvillohet veprimtari ultranacionaliste nga qarqe të dyshimta deri paramilitare, të cilat shfaqin hapur pretendimet territoriale mbi “Vorio-Epirin”, si në rastin e fatkeqit Bollano. Në kundërshtim me ligjet shqiptare jepen pensione, serviret fantazma e homogjenitetit dhe dyshtetësisë, bizneset greke u rrëshqasin ligjeve të shtetit shqiptar, hapen shkolla greke të palicencuara, dhunohen simbolet kombëtare, dhunohen të drejtat e njeriut, vriten shqiptarë në mjedise publike dhe në burgje, dhunohet rendi kushtetues, lëshohen kërcënime prej trupave ushtarake, cenohet siguria kombëtare, duke ndërhyrë hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Çfarë ka mbetur tjetër për t’u bërë në shpinë të Shqipërisë, zotërinj pushtetarë dhe politikanë? Hipokrizia e politikës greke është kthyer në qëndrim institucional megaloman, me pak shanse për t’u korrigjuar. Zullumet e saj të përfaqësuar me emra pushtetarësh dhe funksionarësh shtetërorë, bien shumë në sy, dhe kjo bën që askush të mos mohojë praninë e „luftës së ftohtë“ midis dy vendeve. Të mos gënjejnë veten as politikanët shqiptarë dhe ata grekë e as misionarët e politikës evropiane, të cilët po e lejojnë këtë situatë, duke i bërë lëshime të pamerituara politikës greke. Por të mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikës greke ka një „pasuord“ dhe ky pasuord është i instaluar në skutat politike të Athinës. Ai hapet herë pas here, duke vënë në lëvizje megafonët e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura të tëra antishqiptare, në mënyrë që politika greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar të jetë përherë në sulm. Pse të mos e pranojnë: Politika greke ka dështuar në drejtim të nacionalizmit etniko-fetar kundër Shqipërisë. Po e përsërisim, ka dështuar. Pararojat e saj politike dhe fetare, PBDNJ, “Omonia“, Kisha Ortodokse Greke dhe organizata terroriste „Mavi“, kanë dështuar në misionin e tyre. Këta “ambasadorë të përhershëm” të shtetit grek, janë pjestarë të kongreseve të përvitshme të “Vorio Epirit”. Opinioni shqiptar tashmë i njeh. PBDNJ jep natyrën e një njeriu të trullosur që nuk po gjen vend. Ajo nuk është ndier rehat në politikën shqiptare, duke ndërruar karriget sa andej këndej, për të përfituar maksimalisht në misionin e saj antishqiptar. Për gjuhën e hidhur të Dules me shokë shqiptarët nuk kanë nevojë për përkthyes. Diskretitimi i politikës greke i ka kapërcyer me kohë përmasat e marrëdhënieve dypalëshe dhe “dosja greke“ tashmë është e hapur në dorë të faktorit ndërkombëtar. Dalja e Dules nga koalicioni dhe përgjërimi i tij për “interesat e biznesit shqiptar”, dalja e Bollanos, (priten surpriza të tjera greke në të ardhmen), heshtja e disa subjekteve politike në Shqipëri, janë të lidhura me dy dështime të ndjeshme të politikës greke. Tendenca e turravrapit të qarqeve shovene greke dhe segmenteve dashakeqëse në politikë, për helenizimin e jugut të Shqipërisë, të sinkronizuara me trysninë e ftohtë politike, ekonomike dhe fetare, janë hapësirat që mbajnë sot peng çështjen çame, çështjen e minoritetit dhe emigrantëve shqiptarë dhe vetë marrëdhëniet midis dy shteteve. Nuk po bëjmë ndonjë zbulim të ri sensacional, përveçse i referohemi të vërtetës historike. Së pari, rruga e pakthyeshme e pavarësisë së Kosovës, ku Greqia ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër. Pse nuk e dëshiron Greqia këtë pavarësi? Çfarë pretendon Greqia më tej? Si mund të pranojë Greqia që të ndryshojnë raportet gjeostrategjike në Ballkan me daljen e një shteti të ri shqiptar? Politika greke e di se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështja çame dhe e tërë kombësive që jetojnë sot në Greqi do të jetë një çështje e hapur, që do t’i kapërcejë hapësirat absurde të “zgjidhjeve dypalëshe“. Janë të prekshme në jetën politike greke kërkesat e kombësisë maqedonase, bullgare, turke dhe të shumë pakicave të tjera me prejardhje gjenetike. Në kushtet e “rrethimit demokratik“, të cilin Greqia ka kohë që po e ndien, çështja e helenizmit do të sfumohet. Greqia duhet të zhvishet prej tij. Ai është mashtrimi më i madh që po i bëhet historisë së Ballkanit. Së dyti, intrigues mbetet fakti i çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri. Politikës greke i kanë interesuar liderët shqiptarë, sepse nëpërmjet tyre ajo ka mundur të ruajë interesat e saj në Shqipëri. Nuk është e vështirë të kuptohet që ajo të mos ketë hedhur kartat e saj për kreun e shtetit shqiptar. Zhvillimet politike kohët e fundit dhe kompleksiteti i sajuar, me sa duket, i ka djegur këto karta dhe kundërvënia greke ka filluar të ndihet ndaj politikës shqiptare, pse jo dhe ndaj qeverisjes së partisë në pushtet. Nuk është çështje “daljeje“ nga koalicioni, nuk është çështje e një “Bollanoje“, nuk është çështje prishjesh në bregdetin “minoritar“, por shumë më tepër se kaq. Zhvillimi i ngjarjeve në hapësirën shqiptare dhe maturia shqiptare për të qenë në unison me faktorin politik ndërkombëtar për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me çështjen tonë kombëtare e kanë nervozuar politikën greke dhe “pasuordi“ i saj është vënë në lëvizje. Në mënyrë të kamufluar, po dhunohen parimet e sigurisë kombëtare. Kërcënimet dhe rreziqet nuk janë abstrakte, por janë të pranishme dhe veprojnë, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e vendit. Lufta e ashpër politike e dy partive të mëdha në Shqipëri po krijon hapësira boshe, të cilat po shfrytëzohen nga qarqe reaksionare, me synime të pastra politike, etnike e fetare në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar. Incidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë periudhë, janë një ogur i keq i asaj që po vepron, i asaj që pretendohet se nuk duket, i asaj që nuk gjen dot justifikim përpara opinionit shqiptar, i krizës politike permanente që kërkojnë shpjegim, i dhunimit të institucioneve të sigurisë që shkaktojnë kaos politik, social dhe ekonomik, i mosfunksionimit të shtetit dhe rendit kushtetues, i frikës nga njerëz që i kanë shitur interesat e tyre matanë kufirit, qëndrime këto që po diskretitojnë politikisht vendin. Ky mund të jetë përfundimi i gjithçkaje që bëhet keq në këtë vend, në fund të fundit, i asaj që nuk u ka pëlqyer dhe nuk do t’u pëlqejë kurrë shqiptarëve. Këto momente, pa dyshim, shkaktojnë tensione politike, por nëse shqiptarëve u kërkohet t’u tregohen gjurmët, ata shikojnë ujkun përballë. Këta precedentë politikë i kapërcejnë kufijtë e konflikteve të brendshme, dhe nëse shqiptarët reagojnë ashpër, shkaktarët duhet të binden se diçka në këto marrëdhënie është mbrapsht. Marrëdhëniet midis dy shteteve janë lënë të ndjekin rrjedhën e tyre, por pa menduar se luhatjet po lënë pasoja shumë të rënda në thellimin e përçarjes dhe të armiqësisë, për të cilat do të duhet shumë kohë që ato të normalizohen. Marifetet politike të politikës greke janë kthyer në një rrezik permanent, duke e krahasuar atë me një njeri që rri me kopaçe në dorë pas dere dhe pret vetëm rastin të të godasë. Çështja e zgjidhjes së konflikteve midis dy shteteve kërkon subkoshiencë politike me standarde qytetare, sepse në të kundërt ato nuk mund të kalojnë kurrsesi pa lënë gjurmë të hidhura në memorien historike të popujve që dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi.
Montag, 23. April 2007
PAVARËSIA E KUSHTËZUAR NUK ËSHTË PAVARËSI POR VETËM MASHTRIM!
Shkruajnë:
Këta bukëshkalë edhe pse popullit ia dhanë premtimin se: “për pavarësi të Kosovës nuk negociohet”, pas kapjes së pozitave të pushtetit pa shtet, të shtyrë nga interesat e tyre personale ata jo vetëm bënë negociata tepër të pafavorshme për Kosovën dhe viset tjera shqiptare, por gjatë atyre negociatave për të cilat u bënë shumë shpenzime për ahengjet e sejmenëve të Fatmir Sejdiut si: Lutfi Haziri, Agim Hyseni, Veton Surroi dhe Hashim Thaçi e të tjerë të cilëve u ka marrë koka erë, të cilët i ka dehur opiumi i premtimeve boshe nga “aleatët e mëdhenj” apo më saktë ua kanë verbuar sytë interesat personale, klanore dhe partiake. Kjo, për pasojë solli prapakthimin e madh në historinë e re të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të okupuara nga shovinistët sllavë. Duke bërë lëshime të një pas njëshme përballë delegacionit të Serbisë, erdhi pastaj e “famshmja” Paketë e Ahtisarit e cila Kosovën tani po e shpie drejt disfatave të reja; duke e kthyer nga një krahinë autonome siç ishte dikur në Serbi, në një krahinë autonome por tani jo vetëm nën Serbi, por edhe në tutelën ballkanike dhe evropiane- kjo me siguri do të jetë për ne shqiptarët një fatkeqësi e madhe sepse trojet tona po ri copëtohen sërish, të përshkuara jo vetëm me kufi-zinj por dhe me tragjedi të reja rreth këtyre kufijve dhe në brendi të territoreve tona, aty ku pushtetin paralel do ta kenë kolonialistët e vjetër dhe të rinj serbë.
Mbase, për vizionet “largpamëse” të I. Rugovës se: do të jemi të hapur ndaj Serbisë, këta politikanë dritëshkurtër dhe mund të krenohen, sepse vërtetë Kosova fatkeqësisht po mbetet e hapur ndaj Serbisë...
Ekipi i Marti Athisarit e pranoi këtë teori reaksionare dhe Pakon për Kosovën, pas 17 -18 muajsh e reduktoi, me pavarësi të kushtëzuar, pasi u konsultua edhe me politikanët kompromisaxhinj të Tiranës “demokratike”, kujtojmë këtu rastin kur pas takimeve me Solanën dhe të tjerë këtë status i pari e paralajmëroi, ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj. Ky, qe “sihariqi tragjik”, të cilin pastaj e përkrahën pa rezerva i pari, Veton Surroi dhe pastaj “elefantët” e zhytur në kënetën politike kundër-shqiptare.
Samstag, 21. April 2007
Deklarata e Pokantikos dhe Marrëveshja e Lesh-koqiqit
GOMARËT E OPOJES - KUAJT E KOSOVËS!
Shkruan: Behxhet Shala Në fund të javës (Deklarata e Pokantikos dhe Marrëveshja e Leshkoqiqit, Kosova e pavarur në Amerikë- ndarja e Kosovës në Belgjikë, gomarët e Opojës, kuajt e Kosovës, Al Kapone dhe Ramë Makarone, Bajrami në Amerikë, Skenda në Afrikë, Klintoni, shteti dhe shoqëria civile,Vala 900- jeta 300, Fak(t)mbledhësit në Kosovë, shpresat në Gjakovë, 1700 -2100 euro për heshtje, prodhimi me afat të skaduar-shëndeti i dëmtuar( Kurtis në Angli, Sekuritate në Rumani) dhe………..Kosova C, simbolet etj.etj... Deklarata e Pokantikos dhe Marrëveshja e Lesh-koqiqit: Ekipi i Unitetit, lejlekët e pavarësisë së tredhur ( mbikëqyrur) të Kosovës, patën deklaruar se me dorëzimin e Pakos së ashik Ahtisarit në OKB, do të perfundojë edhe misioni i tyre” vullnetar” anipse i kanë pasur në dispozicion , për shpenzime të vogla, nja 10 milionë euro të buxhetit të Kosovës. Çka janë këto për buxhetin e Kosovës, Amerika do ta kishte problem! Në fakt, kjo ishte paja e premtuar nga ministri Haki Shatri për pavarësinë e Kosovës ndërkaq, sipas traditës, mungonte Fisheku i Pajës sepse këtu nuk flitej për mbrojtjen e nderit dhe moralit, ishte humbur diku rrugës apo më mirë të them në fillim të rrugës! Diçka që humbet, nuk mund të mbrohet. Lexuesit të vëmendshëm, sigurisht i kujtohet se delegacioni i Kosovës, i hurit dhe i konopit, në Rambuje të Parisit problemin kryesor e kishte si do ta formonin qeverinë dhe si do t’i ndanin postet e jo çka do të bëhej me Kosovën. Janë hudhur shumë taketuke, pjata fluturuese ne drejtim të njeri – tjetrit, janë përmendur paraardhësit e gjinisë femërore deri te mbretëresha Teuta, me një fjalë, kanë menduar se do të bëhen yje të Hollivudit dhe kanë përfunduar si karikatura të Bollivudit! Ekipi i Unitetit, krejt në baza “vullnetare” mori përsipër një obligim të rëndë, t’i shërbejë Kosovës edhe për 120 ditë, pastaj, nëse paraqitet nevoja edhe ndonjë vit por, gjithsesi më pak se Titoja dhe Enveri. E nënshkruan, më 14 prill (13 ditë pas 1 prillit), në Amerikë, Deklaratën e Pokantikos. Edhe një ditë dhe datë historike për Kosovën, në Amerikë! Deklarata fillon me zotimin e zbatimit të Pakos së ashik Ahtisarit dhe përfundon me vendosmërinë e këtij Ekipi për pajtim midis komuniteteve etnike të Kosovës( vini re, edhe në “shtetin” e ardhshëm shqiptarët do të jenë komunitet etnik dhe jo popull). Pra, u ndala në dy elemente, kokën (pakon e ashik Ahtisarit) dhe bishtin (pajtimi i komuniteteve etnike). Prandaj jam kundër kësaj Deklarate dhe si alternativë propozoj Marrëveshjen e Lesh-koqiqit. Janë disa argumente në favor të kësaj iniciative të re. Së pari, rendi e lypë që për Kosovën të vendoset këtu. E dyta, mungojnë emrat e Skender Hysenit, Blerim Shalës, Ylber Hysës, Haxhi Zylfi Merxhës, otac Savës e personaliteteve të tjera, patriotike dhe politike. Ato morale nuk na duhen! Së treti, ku është Shuku - energy man, Zeusja e Arbërisë dhe Blant decentralizimi i Ahtisarisë! Ku është ATRC që ka shtruar sofra në terë Kosovën dhe e ka injoruar Lesh-koqiqin pragmatik, historik dhe njëetnik?! Epo, ndoshta kjo e fundit e ka lënë Lesh-koqiqin në margjina dhe e ka faktorizuar Pokantikon e margjinave. Dhe, vetë emërtimi i këtij lokacioni është argumenti më bindës në favor të propozimit tim. Prefiksi i këtij lokacioni ua mundëson Ekipit të Unitetit legalisht të vazhdojnë ta bëjnë punën lesh, si deri më tani, ndërkaq sufiksi ua garanton të drejtën të luajnë k… me 2 milionë qytetarë të Kosovës apo komunitete etnike në Republikën Demokratike me Pavarësi të Mbikëqyrur të Kosovës sipas Deklaratës së Pokantikos. E tash një pyeteje: a jeni për Deklaratën e Pokantikos apo Marrëveshjen e Lesh-koqiqit?
Kosova e pavarur në Amerikë- ndarja e Kosovës në Belgjikë: I kemi dy mundësi që u shfaqën këto ditë: ai i pavarësisë dhe ai i ndarjes. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns deklaroi se SHBA–të e përkrahin pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës dhe se do ta përkrahin pavarësisht a do të ketë Rezolutë të OKB-së apo jo? Optimistët e morën si infuzion për forcimin e optimizmit, të krisurit e Fatmirit nuk e komentuan, e kaluan në heshtje. Mediat e Beogradit e komentuan ndryshe, si deklaratë e nxjerrur nga konteksti politik i mendimit dhe si pastekst pragmatik i veprimit apo cilësimit. BE e hoqi Kosovën nga rendi i ditës deri në maj që pa masë i dëshproi fansat e Burnsit ndërkaq u ndau një terapi të krisurve të Fatmirit apo , sipas disa mediave të shkruara të Kosovës, idhtarëve të Vitalij Çurkinit. Midis dy opcioneve të propozuara: pavarësisë së Kosovës në Amerikë dhe ndarjes së Kosovës në( Bruksel ) Belgjikë mund të ndodhë lehtë kjo e dyta. Shohim e bëjmë! Gomarët e Opojës, kuajt e Kosovës: Milazim Ramadani e jo Naim Maloku (iu kam kthyer emrit burimorë, më vonë iu tregoj pse), nallban e jo politikan nga Bresana e Opojës është ankuar se zanati i nallbanit ngadalë po zhduket dhe nuk ka punë si më parë sepse ka shumë pak gomarë dhe kuaj , me një fjalë kanë ikur kohët e arta kur klientët e usta Milazimit pritnin në radhë për shërbimet e tij. Duket se nuk ka punuar në shtigje të gjata, i ka munguar planifikimi strategjik. Besoj se tani e ka shumë më lehtë për të gjetur klientelë, vetëm duhet ta ndryshojë pak modelin e mbathjeve për thundrat moderniste. Dhe të dali jashtë rrethit te vet , Kosova është e populluar bukur shumë, edhe me gomarë e sidomos me kuaj. Al Kapone dhe Ramë Makarone: Dua t’ju tregojë me pak fjalë për dy personazhe që kanë lënë gjurmë në histori apo më mirë të them që e kanë vulosur një kohë në të cilën kanë jetuar. Njërit, edhe pas vdekjes fama vetëm sa i është rritur ndërkaq tjetrit edhe për së gjalli fama ka filluar t’i venitet. E kanë një emërues të përbashkët: preteksti për çka janë arrestuar nuk ka të bëjë fare me kontekstin e aktiviteteve të zhvilluara.Al Kapone i lindur më 1899 bëhet shef i pakontestueshëm i mafias së Çikagos dhe përgjegjës për furnizim me pije alkoolike për Amerikën pasi shteti me ligj e pati nadaluar prodhimin dhe importimin e pijeve alkoolike. Al Kapone i hapë zingjirin ilegal të bareve dhe pijetoreve duke prodhuar në mënyrë ilegale pije si edhe duke importuar ilegalisht lëndën e parë për prodhimin e pijeve. Ka qenë i paskrupullt në eliminimin e konkurrencës kështu që me te identifikohet “ gjakderdhja në ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt 1929” kur i eliminoi 7 kundërshtarë të bandave rivale në mënyrën më shtazarake. Burgoset më 1931, për fshehje të tatimit dhe i kalon në burg 8 vite ndërkaq vdes, i harruar nga të gjithë në vitin 1947. Ramë Makarone është kosovar i Nexhmedin Spahiut, fatmirësisht është gjallë dhe i fortë. Është i njohur për dyshime të aktiviteteve piroteknike në “ditën e Shën Solanës”. Gama e aktiviteteve shkon deri te institucionalizimi i hulumtimeve strategjike e sidomos disejnimin e skemave qeveritare, përbërjes thuaja të gjitha qeverive në Kosovën e pasluftës. Gojëkëqinjt flasin se Qeveria mund të formohej vetëm pasi ta ketë marrë bekimin nga zoti Makarone. Një ditë të prillit, dikush nga hetuesit ndërkombëtarë dhe vendorë, pasi ta kenë dëgjuar tregimin për Al Kaponen, morën guximin dhe e arrestuan Ramë Makaronen me qëllim që nën prapanicë tia vendosin furrikun e Al Kapones. Megjithatë mundi iu shkoi huq dhe jo që nuk e pësoi si Kapone por ndejti më pak se të ishte aktivist i Vetëvendosjes sepse, po të behej ndryshe, shumë gjëra do t’iu dilnin si duq! Nuk do të rrezikohej vetëm “demokracia” e pakos sëAhtisarit por edhe substanaca e pavarësisë së tredhur…….pozita e vet kryetarit! Bajrami në Amerikë, Skenda në Afrikë: Fushata e lobimit po vazhdon, me rotacion. Si në ish Jugosllavinë, iku Raif Dizdareviqi dhe erdhi i madhi Sejdo Bajramoviqi! Tash Kosova denjësisht përfaqësohet në Amerikë edhe pa Skendën i cili, me gjasë do të përfundojë në Afrikë. Bajrami, pasi e bashkoi Mitrovicën dhe e decentralizoi Kosovën pse mos ta bëj kryeqytet të Kalifornisë psh. Gjakovën. Këtë nuk do ta ketë ndonjë problem nëse me Elton Xhonin bëhet tandem. Kryediplomati i Serbisë, Vuk Drashkoviq, sipas mediave të Kosovës e ka vizituar Afrikën në përkrahje të Serbisë dhe , ka pësuar fijasko që do të thotë i ka shpenzuar apo bërë rrushë e kumbulla paratë e KEK-ut dhe ato të privatizimit. Hallall i qofshin! Pas suksesit të madh në Amerikë, lobisti Skenda, nuk e fitoi Oskarin ( por diçka po!) me gjasë do të shkojë në Afrikë për ta vazhduar lobimin në Afrikën e Jugut, Ganë, Indonezi dhe Panama. Skenda ka deklaruar se më së shumti sukses në lobim në Afrikë do të arrijë në Panama. Unë plotësisht i besoj! Klintoni, shteti i Kosovës dhe shoqëria civile: Në konferencën e organizuar në Amerikë nga Fondacioni i vëllezërve Rokfeller( ata në Amerikë janë për biznes si në Kosovë motrat Mustafa për muzikë), ish kryetari Bill Klinton deklaroi se Kosova nuk mund të jetë shtet demokratik dhe stabil pa një shoqëri civile të fortë dhe OJQ të pavarura. Kur ta kemi parasysh se cfarë shoqërie civile dhe cfarë OJQ kemi në Kosovë atëhere mund ta paramendojmë se cfarë shteti do të jetë Kosova. Diçka si Afganistani sa i përket sigurisë, Kolumbisë sa i përket demokracisë, Koresë së Veriut sa i përket lirisë dhe Afrikës së Jugut( në kohën e aprteidit) sa i përket barazisë! Vala 900-jeta 300: Në valën e arrestimeve që ndodhën kohëve të fundit në Kosovë, u arrestuan edhe 7 të dyshuar për atentat ndaj kreut të ART, z.Anton Berisha. Atentatet ishin si në telenovelat e Amerikës së Jugut, seriale të vërteta, deri më tani të shfaqura në dy epizoda. Gjatë hetimeve, të dyshuarit deklaruan se për atentatin e parë janë paguar nga 300 euro! Merreni me mend çfarë nënçmimi, për vrasjen e personit që ka qenë përgjegjës për tenderë të telefonisë mobile në vlerë afër 100 milionë euro të caktohet honorari prej 300 eurosh. Vërtet mizerie! E pabesueshme, e paparë! Gjithnjë sipas mediave, atentatorët e kanë pasur levërdinë pasi që i kanë racionalizuar shpenzimet. Shpenzimet me autobus në një drejtim nuk kanë qenë më shumë se 3 euro, shpenzimet e logjistikës nja 17 euro, gjithsej 20 euro, fitimi i pastër 280 euro, sa rroga e një kirurgu. Aq vlen sot jeta në Kosovë! Për Naim Malokun nuk do t’i jepte kush as 30 euro, për Behxhet Shalën 1,50 euro ( 1 euro për një plumb, 50 cent i mbesin për një makiato)! Për Arben Xheladinin dhe Mon Balajn nga një plumb , me afat të skaduar! Kjo është pra Kosova e UNMIK-ut dhe e barkodit 1244! Fak(t)mbledhësit në Kosovë, shpresa në Gjakovë: Këshilli i Sigurimit i OKB-së, më në fund vendosi që Misioni fak(t)mbledhës ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Në Serbi do të qëndrojë një ditë ndërsa në Kosovë dy ditë, një ditë në entitetin politik dhe etnik shqiptar në Prishtinë dhe ditën tjetër në entitetin etnik dhe politik serb, në Mitrovicën e bashkuar që i ndanë vetëm ura, si muri i Berlinit dikur. Këtë dhuratë e kemi nga Skendë Xhuxhikashvili i Xhorxhisë dhe Fatmir Mbeki i Tanzanisë, fatmirësisht nuk e kemi nga tanët! Institucionet e Kosovës po i presin duarhapur dhe ballëlartë misonarët faktmbledhës të bindur se ata këtu po vijnë të interesohen për gripin e shpezëve, armatimin nuklear, krizën humanitare në Darfur, ndikimin e trekëndëshit të Bermudeve në rritjen e rendimentit të kikirikit, përcjelljen e shtatëzënisë së gruas së sir Elton Xhonit dhe probleme të tjera për të cilat kosovarët i kanë përgjigjet gati. Më duket se ata që po flasin aq lehtë dhe aq ëmbël, pas raportit të këtij misioni, do t’iu djegin buzët e disave, që janë më të zëshëm ndoshta edhe prapanica. Po , ta shohim! Ashiku dhelprak Ahtisari e parandjen se ky mision vjen krejt për diçka tjetër andaj”kërcënohet” se, nëse ndryshon pakoja e tij( e pashmangshëm do të ndryshojë), Kosova do të shndërrohet në një rajon që nuk do të mund të qeveriset. Kosova deri më tani është qeverisur sipas modelit kolumbian( kombinim i mafias ndërkombëtare dhe vendore, diçka si pizza-conection). Me propozimin e Pakos së Ahtisarit do ta kemi një qeverisje më të moderuar, të ngjashëm me Hugo Chavesin në Venezuelë. 1700-2100 euro për heshtje: Më në fund një lajm dhe vendim që i gëzoi pa masë të gjithë qytetarët e Kosovës. Fjalë e urtë popullore se heshtja është ar(dukat) , u vërtetua. Deputetët e parlamentit të Kosovës u shpërblyen për këtë, iu ngritën pagat deri më 1700 euro ndërkaq shefave të grupeve parlamentare deri më 2100 euro. Tani deputetët janë të motivuar të angazhohen për pensionistët ( e kanë lëmoshën 44 euro), punëtorët në arsim (140 euro), punëtorët shëndetësorë (160 euro) , SHPK që me aq vullnet po e mbron rendin e kornizës kushtetuese (170 euro), kategoritë e dala nag lufta( nga ndihmat sociale) TMK-ushtria e ardhshme e Azerbejxhanit( nga 150 euro) etj.etj. Të gjitha këto kategori që i përmenda kanë më së shumti arsye të gëzohen sepse do të përfitojnë më së shumti. Pastaj, edhe deputetët, nuk e kanë aq lehtë, traumatizohen ngase për një mandat 4 vjeçar nuk mund të vijnë në rend ta flasin asnjë fjalë dhe ta dëshmojnë përkushtimin për Kosovën dhe dëshirën për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve etnike ( votuesve të tyre). Tash po bëhet e qartë pse pakoja e Ahtisarit u përkrah aq lehtë dhe me aq entuziazëm. nga parlamentarët e Kosovës. For few euros more, për një grusht euro më tepër! Prodhimi me afat të skaduar-shëndeti i dëmtuar ( Kurtis në Angli-Sekuritate në Rumani): Në raportin e tij, kryeprokurori i emëruar nga Stiven Shuku, Robert e jo James Dean, i amnestoi policët e Securitates rumun të policisë së UNMIK-ut të cilët më 10 shkurt 2007 ekzekutuan protestuesit paqësorë, Arben Xheladin dhe Mon Balaj si edhe plagosën rëndë e lehtë mbi 80 protestues paqësorë. Ai, në raportin e tij ceku se ka përgjegjësi kolektive për policët rumunë duke përjashtuar përgjegjësinë individuale. Me një fjalë, iu dërgojë një mesazh të qartë policisë së UNMIK-ut dhe pse jo edhe të SHPK-së: mund të vritni protestues paqësorë, sa të doni apo kur të doni ama duhet të jeni në grup sepse përegjegjësia atëhere do të jetë kolektive dhe jo individuale. Në këtë rast ligji ju mbron dhe mund ta vazhdoni punën. Edhe kur po na vrasin, po na nënçmojnë, po na vrasin me plumba dhe municion që i ka skaduar afati i përdorimit. Nuk e di kur e tha këtë kryeprokurori Robert Dean e tha me qëllim të na bind se kemi pasur fat që ishin plumbat me afat të skaduar sepse në të kundërtën, numri i viktimave do të ishte më i madh. Pas këtij raporti mendoj se Robert Dean do të emërohet shef i Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Edhe më parë, drejtori i burgut të Dubravës Xhef Çester, pas vdekjes së dhunshme të 5 të burgosurve në këtë burg pati gjetur azil pune në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, ku,medoj se ëshëte edhe tani. Pra, epilogu i krimeve të 10 shkurtit është: Stiven Kurtis i pandëshkuar në Angli, policëte Sekuritates rumune të UNMIK-ut të graduar në Rumani, Fatmir Rexhepi i punësuar në të njëjtën Ministri dhe Albin Kurti duke i kaluar pushimet në të gjitha burgjet në Kosovë dhe Metohi! Dhe, Ulpiana Lama e relaksuar pas stresit mbeti në Qeveri. Pavarësia e Kosovës, Kosova C dhe simbolet: O komunitete etnike ( sipas Ahtisarit dhe Ekipit të Unitetit), gëzohuni se Pavarësia e tredhur vetëm sa nuk ka ardhë, ose në gjysmën e dytë të këtij viti ose në fillim të vitit 2008. Që atmosfera të jetë me festive, do t’ju argëtojnë 1300 policë të BE, 600 ushtarë të KFOR-it gjermanë që kanë ardhur enkas për këtë ngjarje historike, njësitë speciale të SHPK-së, njësitë speciale për intervenim në situata gazmendi nga Pakistani etj. Gëzimi deri në qiell! Dikush tha se Termocentrali Kosova C është përallë moderne e unë e them se është andrallë shukiane dhe çekiane……..rexhepiane, begolliane etj. Simbolet, ah simbolet e shtetit të Kosovës…flamuri do të jetë si ai i TMKsë ( me ngyra tjera dhe me fatin e TMK-së), himni : Ko to kazhe , ko to lazhe , Kosovo je malo( me propozimin e EU) ndërkaq stema( fotot e Ahtisarit, Lavrovit, Rada Trajkoviqit dhe Ylberit)….ndëras pasaportat, jo të Malishevës por të Ranillugut! Këtë që po e premton Ekipi i Unitetit mund ta realizojnë vetëm nëse e nënshkruajnë Marrëveshjen e Lesh-koqiqit sepse ia garanton bazën legale! Më duhet të tërhiqem për një kohë sepse e kam humbur një mik të madh, Naim Malokun, më është hidhëruar keq. Një ditë, në restorantin “Te Pishat”isha me shoqen dhe fëmijët dhe Naimi ndonëse ishr shumë afër meje as që ma vuri, jo të më flas por as që ma lëshoi shikimin. U ndjeva tepër keq kur djali më tha:” a është ai Naim Pyka dhe pse nuk po të përshëndetë?”. Me një fjalë, isha si Ulpiana Lama pas protestave të 10 shkurtit 2007, nën stres dhe i traumatizuar. Nuk do të shkruaj më për Naim Malokun, më lehtë dhe më shpejt do ta marrë veten. Periudha e rehabilitimit tim shpirtëror, mental, intekelektual, moral, kombëtar, politik dhe patriotik nuk e besoj se do të zgjasë më shumë se destresimi i Ulpianës. Besoj se atëhere do të jem në gjendje të shkruaj. Deri atëhere, u pafshim!
Donnerstag, 19. April 2007
Nyja shqiptare
A do të mbulohet sërish kriza me krizë?!
Mittwoch, 18. April 2007
FALUS(N) GONGU I KOSOVËS DHE PRAPASHTESA E JAKOVËS!
Nga:Behxhet SH. SHALA Në fund të javës ( Surroi, Rada dhe Shuku, Ambasadat e Kosovës në Muçibabë, Ahtisari dhe Besnik Mustafaj, Kuvendi dhe simbolet “shtetërore”, Numan Baba dhe 99 liliputët, Fa(k)tmbledhësit e Rusisë dhe fatmirët e Tanzanisë, Llapi lobon, Kosova pëson, 12000 euro, Ylberi dhe baba Savë që vazhdimisht po bëjnë davë, dhe , mund ta paramendoni..Zeusja e Arbërisë dhe minukët e Dardanisë etj.etj.etj dhe shumë të tjera. FALUS(N) GONGU I KOSOVËS DHE PRAPASHTESA E JAKOVËS!
Lexues të nderuar, për t’ua lehtësuar kuptimin e titullit, më duhet t’i jap disa sqarime në mënyrë që të orientoheni drejt dhe mos të përfundoni si anëtar i Grupit për Lobim, hartues i Kushtetutës së Ahtisar Kajdanit apo ndonjë nëngrupi politiko-strategjik për afirmimin e prostitucionit politik dhe të trafikimit diplomatik në Kosmetistanin demokratik e sidomos mu(l)tietnik( tungjatjeta o Milaim Zeka për këtë shprehje autentike, ishalla nuk e lexon Agim Zatriqi se të rrou dreqi ty, te unë nuk kanë punë edhe nja 15 ditë)! Do të ishte fat të përfundoni në Hilandarin e Graçanicës apo në Shtërpcën e Ademit dhe Fatmirit, kumbarët e opshtinës së
Shtërpcës në Kosovë dhe Metohi. Në fund të viteve 1990 Falun Gong(Dafa) ishte bërë jashtëzakonisht popullore në Kinë, afërsisht 100 milonë njerëz e praktikonin ate. Kjo praktikë vetë-kultivuese tradicionale kineze kishte për qëllim përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik përmes ushtrimeve të lehta për t’u mësuar, meditim dhe lartësimin e mendjes dhe të karakterit. Praktika mbështetet në parimet universale të Ndershmërisë-Mirësisë dhe Tolerancës. Edhepse Falun Gongu kishte orientim paqësor, presidenti kinez Jiang Zemin e shpalli të paligjshme në korrik të vitit 1999 dhe filloi një fushatë persekutimi dhe represioni në shkallë te gjerë kundër të gjithëve që e praktikonin ate. Si rezultat i këtij represioni mbi 1600 përkrahës të Falun Gongut janë torturuar deri në vdekje, mbi 100.000 të burgosur apo në kampe pune dhe mbi 1000 të mbyllur në spitale për të sëmurët psiqik. Qëllimi final i Falun Gongut ishte: ta lehtësojë stresin dhe ankthin, të rrisë energjinë dhe gjallërinë, ta përmirësojë shëndetin fizik dhe te sjellë lartësimin shpirtëror. Ndërkaq, më 1999, në qershor, KS i OKB-së e legalizoi Falus Gongun e Kosovës……………do ta vazhdoj në fund të shkrimit! Surroi, Rada dhe Shuku: Nuk mbaj mend, që kohëve të fundit kam hasur në një triling më interesant. Prej kohës së Cimës, Lecit dhe Qumilit ,Treshi- Përsheshi. Humori i tyre dikur ka qenë shumë më politik se politika që e ushtron ky triling, që çdo gjë e kanë e kanë bërë përshesh, në emër të politikës! Surroi, si kryetar i Komitetit( krahinor) për komunitete( këtë post e ka pasur të paracaktuar), ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në fushën e dialogut ndëretnik midis shqiptarëve pakicë dhe serbëve shumicë…..në luginën e Preshevës. Po përpiqet t’i shndërrojë në Luankoka( për lexuesit e moshës së re, Luan Koka ka qenë një pion i Milosheviqit dhe si përfaqësues i pakicës rome ka qenë i instrumentalizuar kundër shqiptarëve) të luginës, shqiptarë-Panda! Me pakon e Ahtisarit serbët i ka bërë “nebeski narod” ndërkaq komunitetet e tjera po i shetitë anekënd botës, prej Durrësi deri në Antali,t’iu mbajë ligjerata për demokraci! Vendasja e kryelobistit të famshëm kosovar dhe shqiptar, Skendës, Rada Trajkoviq, edhepse specialiste për vesh(dëgjim), hundë(nuhatje) dhe fyt(gëlltitje) është bërë krejt autiste, nuk po ia ndien fare se çka po flasin Surroi dhe Shuku. Madje, as që i bëri përshtypje një arie nga sapun –opera e Kushtetutës së Muçivërcës që ia këndoi Vetoni: “ Rado, llepa Rado”. Shuku tërë kohën bisedonte me telefon me Bajramin dhe Et’hemin. Vetëm diçka dëgjohej C,C,C……Ky triling, në poker është kombinimi më i dobët prej trilingjeve dhe gjithmonë humbë përveç në rast të blofit, si i tillë ka mbijetuar deri tani dhe do të mbijetojë….derisa të hapen letrat, besoj shumë shpejt do të hapen! As Hudinit nuk i ka mbetur litari i ngrirë në ajër gjithmonë, jo për shkak se atëhere nuk kishte viagra! Shkolla diplomatike e Muçibabës: Kush mbjell iluzione, siguron poste në kontekstin e zhvillimeve dhe mashtrimeve aktuale politike. Për ta forcuar gënjeshtrën për Kosovën e pavarur dhe sovrane, ende pa u marrë një vendim për Kosovën nga vendimmarrësit, kanë filluar të përfolet për hapjen e Ambasadave të Republikës Demokratike të Kosovës me Pavarësi të Mbikëqyrur në disa vende të botës. Kjo i përngjan asaj kur Kosova i pati hapur zyrat “diplomatike” në Nju Jork, Bruksel etj. Kurrë nuk u patën hapur. I njëjti fat, me sa duket do t’i përcjell edhe “ambasadat”. Qakejt e paramilitarizmit diplomatik, qysh tani po bëjnë llogari dhe po ndajnë territore duke shpresuar se , në këtë mënyrë do ta sigurojnë vazhdimësinë e një jete të mbytur me luks dhe se papërgjegjësinë do ta shtyjnë deri në infinit. Dihet shumë mirë se si shkollohen dhe formohen diplomatët, në vendet normale. Ndërkaq në Kosovë, kursantët për diplomatë, deri më tani e kanë mbaruar kursin kundër analfabetizmit në fushën e diplomacisë rurale , në liceun e Bashkurtit ( shkolla e natës) dhe, sipas informatave, do ta vazhdojnë kursin e ditës, sipas të gjitha gjasave, në Vjenën e Maria Terezës. Sipas asaj se si do të zhvillohen gjërat, këta “diplomatë” e ardhshëm, shkathtësitë e tyre diplomatike do të kenë mundësi t’i zhvillojnë në Zyrën ndërlidhëse të pop Jovanit në Ranillug, Pikën për marëdhënie midis komuniteteve” Dva Golluba” në Prilluzhë, në Kabarenë e njohur të majka Jevrosimes në Gorazhdec, në Çerdhen e diplomacisë rajonale” Ku po knojnë këto dy kumrija” në Lesh-koqiq si edhe në “Klubin e allësh –verisheve diplomatike të Nafije hanëmit” i cili gjendet ne kilometrin e 16 të magjistrales Hajkobillë- Muçivërcë, prapa shtëpisë së Halit Sefasë, atashe për marëdhënie dhe ndërmjetësim. I tërë ky proces do të mbikëqyrej nga doajeni i diplomacisë kosovare, Mulla Ibrahim Diplomacija i cili e pati dhënë provimin në zgjidhjen e një skanadali midis bivsha kralevinës SKS dhe Shqipërisë Në fakt, mëzati i Xheladinit ( nga Fushëkruja) i pati këcy pelës së Zhivadinit dhe plasi sherri! Pra, propozoj që kjo klasë e diplomatëve kosovarë të vijojë specializimin në Shkollën për Diplomaci të Lartë në Muçibabë të drejtuar nga rektori, Mulla Ibrahim Diplomacija. Këta do të bëheshin diplomatë të karrierës, buxheti i Kosovës do të kursehej dhe, besoj, deri atëhere Kosova do të bëhej shtet. Ahtisari dhe Besnik Mustafaj: Pakoja e Ahtisarit dhe qëndrimi i Besnik Magjistarit përputhen 100%, e ndalojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Bashkimin e Kosovës me Serbinë nuk do ta ndalonin.Besnik Mustafaj nuk e ka lexuar Kushtetutën e Shqipërisë. Turp, jo për Ahtisarin. Kuvendi dhe simbolet “shtetërore”: A do të kalojë propozimi i Melit për “ Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”, si himn dhe flamuri i Dardanisë, “ Himni i flamurit” dhe flamuri i kuq me shqipen dykrenare si propozim i patriotëve të dikurshëm ( idealistëve), ish luftëtarëve të UÇK-së, mafiozëve të pasluftës të konvertuar në politikanë, ose “ Od Vardara pa do Trigllava” i atyre që shumë e duan Kosovën multietnike, “ Ko to kazhe, ko to lazhe…..”e Rada Trajkoviqit, “ Xhelem, xhelem” e Haxhi Merxhës, “ Lijepa Emina” e Numan Babës.. etj.etj. Me gjasë, të gjitha këto propozime bien në ujë, gjakrat nxehen deri në pasion të papërmbajtur pa nevojë sepse simbolet dalin vetvetiu( si Ganiu) nga pakoja e Ahtisarit. Andaj, shqiptarë, patriotë të ndershëm dhe të pandershëm, serbë,boshnjak, turq, romë,ashkalinj, egjiptas, kroatë, goranë dhe kosovarë të Nexhmedin Spahiut, mos besoni në konkurs për simbole “shtetërore” sepse ato janë të gatshme. Në OKB edhe ashtu nuk do të jemi ndërkaq simbolet “shtetërore”, çdonjeri do të ketë të drejt t’i përdorë në kantonet e veta, komunat e veta, në dasma, kanaxheqe, syneti, festa kombëtare dhe fetare etj. Do të kthehemi në kohën e principatave ku secili do ta ketë flamurin, himnin dhe stemën e vet. Numan Baba dhe 99 liliputët: Në vitin 1989, kur u bënë ndryshimet kushtetuese, me dhunë në Kuvendin e Kosovës , nën kërcënimin e tankeve, një grushti burrash që i kundërshtuan këto ndryshime iu priu një femër, Melihate Tërmkolli ndërkaq në vitin 2007, gjithashtu në Kuvendin e Kosovës kur u pranua me aklamacion pakoja e Ahtisarit, pa tankse, pa kërcënim, ngeli i vetmuar vetëm Numan Baliqi që e shfrytëzojë të drejtën demokratike për ta kundërshtuar këtë pako. Numan Baba këtë guxim e pagoi me një çmim të caktuar, u denigrua nëpër media ndërkaq Arben Xheladini dhe Mon Balaj e paguan këtë me jetën e tyre. E drejta për jetë u barazua me aklamacionin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për aklamacion u shpërblyen me gjeografi( udhëtime në vende të ndryshme të botës) ndërkaq Arbeni dhe Moni u shpërblyen me udhëtim në përjetësi! Mendoj se Numan Baliqi e ka goditur 10-en politike duke e goditur Olimpin e Arbërisë! Fak(t)mbledhësit e Rusisë dhe fatmirët e Tanzanisë: Me kërkesën e Rusisë- Serbisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta dërgojë në Kosovë një komision faktmbledhës i cili, pashmangshëm do të ndikojë në përmbajtjen e pakos së Ahtisarit përkundër faktit se është si është. Kjo do të ndikojë që shumë procese të shtyhen për më vonë në njërën anë por edhe në dinamizimin e procesit në anën tjetër. Fatmir Mbeki, kryetar i Tanzanisë e mirëpriti ardhjen e këtij komisioni ndërkaq Fatmir Sejdiu, president i Kosovës e pa si të panevojshme praninë e këtij komisioni në Kosovë. Dy Fatmira, dy qëndrime! Fatmirësisht që vijnë nga dy vende të ndryshme. Edhe diçka, Fatmir Mbeki i ka gjykuar kokëboshët e Tanzanisë që po vrapojnë pas vajzave të Estonisë ndërkaq Fatmir Sejdiu i ka dënuar kokëkrisurit e Kosovës dhe Metohisë që nuk po bashkëpunojnë me kokëboshët e Tanzanisë lidhur me vajzat e Estonisë por po punojnë në destabilizimin e situacisë! Ylberi dhe baba Savë që vazhdimisht po bëjnë davë: Dikush, nuk di kush e gjuajti murin e Manastirit të Deçanit me një Tomahawk ose përkthyer në shqip, Hawku i Tomës dhe, në vend të ngjarjes doli menjëhere Ylberi i Kosovës, kësaj here vetëm me dy ngjyra, bardh e zi me një deklaratë shumë indikuese në adresë të qartë të përgjegjësisë së mundshme. Gjithashtu, edhe baballarët, Teodosije dhe Sava deklaruan se ish UÇK-ja është përgjegjëse për këtë sulm. Më duket se dikush ka premtuar 10.000 euro në një vend dhe 2000 euro të tjera për informata. Nuk e di a është bërë ende pagesa?! Llapi lobon, Kosova pëson por edhe fiton: Si llapjan që jam, dikur krenohesha me Adem Demaçin, kryeikrisuri kryesor sipas Fatmirit. Më vonë u zhgënjeva sepse Baca e mohonte se është llapqin. Pastaj, me Shaban Shalën, të cilin e mbytën në burg në emër te vëllazërim-bashkimit. Intersant, edhe babai im quhej Shaban Shala. Pastaj, edhe me Xhelën( Rekaliun) i cili vdiç në kohën më të mirë sepse nuk u ballafaqua me horëllëqet e pasluftës dhe zhgënjimi për te do të ishte i papërballueshëm. Pas vdekjes së autoritetit të fundit politik në Llap ( Xhelës), një kohë mbeti një zbrazëti, me një fjalë një humnerë. Natyra i ka ligjet e veta, krijon mrekullira, në këtë rast e krijoi Skender Hysenin i cili rilindi si Feniksi e në fakt ishte riinkarnim i të gjitha vlerave kombëtare, politike, patriotike, humaniste etj. Kjo, në fakt edhe ma riktheu krenarinë time prej llapjani dhe, për këtë arsye nuk ka asnjë shkrim që e shkruaj ku nuk e përmendi krenarinë e Llapit, Kosovës dhe shqiptarisë- Skendën tonë. Ndërgjegja më brenë sepse nuk jam bash i sigurt se po bëj sa duhet për TE, Grande Skenden, jo Skenden nga Canali Grande të Maxonit! Lobimi i tij po i jep frytet e para, Komisionin Faktmbledhës. Po të mos ishte Skenda, as që do t’i kishim parë! Flm. shumë. Efektet e këtij lobimi do të shihen më vonë. Zeusja e Arbërisë dhe minukët e Dardanisë: Nuk po ndalem shumë kësaj radhe sepse lexuesi i nderuar mund ta kuptojë se Zeusja- zeusët e Arbërisë janë faktorët ekzogjenë të Veton Surroit, që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve për Kosovën ndërkaq minukët e Dardanisë janë endogjenët e defaktorizuar vendorë e që janë përgjegjës për zbatimin e vendimeve, cfarëdo qofshin ato. Albin Krishti dhe Ekipi i Unitetit: Paramendojeni këtë rrugëtim drejt një caku, të deklaruar si të përbashkët, Kosovës së pavarur dhe sovrane përmes vetëvendosjes: Albin Krishti, golgotizimi rrugëve të Kosovës, qendra e ndalimit në burgun e Prishtinës, burgu në Prishtinë, në Gjilan, në Pejë, në Dubravë, në Prizren…………. në , në ..Guantanamo! Ekipi i Unitetit: Nju Jork, Vashington, Vjenë, Bruksel, Paris, Berlin, Athinë, Antali, safari në Pretori, Johanesburgu etj. Albini në burgje, Ekipi i Unitetit në hotele, që të dy palëve i është imponuar vendndodhja! Edhe caku! Diçka për titullin: Pra , siç e ceka edhe më lart, në qershor të vitit 1999, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e legalizoi në Kosovë ,Falus Gongun e Kosovës, lëvizje e deklaruar si paqësore që vepronte në bazë të Rezolutës 1244. Kjo lëvizje vepronte sipas parimit të: Nënçmimit-Korrupsionit-Trafikimit-Prostitucionit-Injorimit, sublimim më i sofistikuar i vlerave demokratike, të mohuara dhe të dënueshme në vendet nga vijnë ndërkaq të preferuara për implementin eksperimental në epruvetën e quajtur Kosovë. Nga kjo epruvetë, pas mbarsimit artificial ka lindur klasa politike, si e arritura më e madhe e Falus Gongut të Kosovës! Lexues të nderuar, nëse e keni lexuar me kujdes dhe keni bërë krahasime do ta shihni se në pyetje është një ndërrim i tez(e)ave: Falus Gongu i Kosovës nuk është Falun Gongu i Kinës por Jian Zemingu i Kosovës, që për dallim nga ai i Kinës ka vrarë shumë më pak aktivist paqësor, ka internuar dhe burgosur gjithashtu më pak aktivist paqësor dhe , sipas informatave tona, nuk ka mbyllyr ende në spitale për të sëmurë psiqik aktivist paqësorë e që nuk do të thotë se nuk do ta bëjë këtë, kushtet po krijohen pas deklarimit të presidentit Fatmir Sejdiu për kokëkrisurit e Kosovës! Amen! 13 prill 2007 Prishtinë
| |