Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Opinione

Dienstag, 22. Mai 2007
Sa shumë nëpërkëmbje dhe kozmopolitizëm ndaj kombit shqiptar?
Von ajkashqiptare, 23:17

                      

            Nga: Koço Danaj

Asnjë fjalë për Kosovën. Asnjë fjalë për Shqiptarët jashtë Shqipërisë administrative. Asnjë fjalë për kombin shqiptar!! Sikur të mos ekzistonin!!

Të paktën tu thoshte: Paçi Fat!!

Ishin 45 pyetje-përgjigje dhe nuk kishte asnjë pyetje-përgjigje për Kosovën. Presidenti i Tiranës Politike, Alfred Moisiu foli më shumë se dy orë, bëri një përmbledhje të 5 viteve të tij dhe nuk tha asnjë fjalë për Prishtinën, Tetovën etj. (Kosova dhe në tërësi shqiptarët nuk ishin pjesë e bilancit 5 vjeçar të Presidentit.) Ai foli më shumë se 3 faqe gazete dhe nuk e pa të udhës që të kishte edhe disa rreshta për Kosovën.

Ai deklaroi se kërkon edhe një mandat të dytë. Por duke mos folur për Kosovën, ju tha të gjithëve se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen, të mos thotë asnjë fjalë. (Parisi e vlen një meshë - do thoshte Shekspiri tek Henriku i katërt). Ndërsa Kosova, për Presidentin e Tiranës Politike nuk vlejti as një rrjesht. President Moisiu foli për të gjitha, që nga Albatrosi, KLD, kthimi i ligjeve, Prokurori, përmendi emra gjyqtarësh, politikanësh etj. Por President Moisiu nuk foli për rreziqet që i kanosën sot pavarsisë së Kosovës, me tentativat për të rishikuar planin Ahtisari. (Heshtje).



Presidenti nuk foli për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për rreziqet që u kanosen shqiptarëve në Maqedoni nga grindjet midis tyre. (Heshtje). Presidenti nuk tha asnje fjalë për shqiptarët në Mal të Zi dhe të drejtat e tyre pas pavarsisë së këtij shteti. (Ndërsa President Moisiu po fliste, në Podgoricë vazhdonte gjyqi kundër 18 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm nga shteti i pabërë malazez. Por përsëri heshtje). Presidenti nuk foli asnjë fjalë për rrezikun e ndarjes së Kosovës, ndërsa Surroi e konsideroi Veriun e saj njësoj si Transnistrinë e Moldavisë.

Po a ishte i detyruar të fliste ?

Dhe pas këtij parashtrimi vjen pyetja dhe përgjigja e pyetjes : Po a ishte i detyruar të fliste Presidenti për ato që u sapothanë? Kemi të bëjmë me dëshirë apo me detyrim kushtetues ? Për t´ju përgjigjur pyetjes le të bëjmë pak analizë : Presidenti i Tiranës Politike e ka për detyrim kushtetues të interesohet për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Brenda këtij detyrimi ai duhet të fliste : Të paktën t´ju kishte thënë : Paçi Fat. Brenda këtij detyrimi ai duhet të fliste dhe të thoshte të paktën: Mos bini në grackën e ultranacionalizmit maqedonas dhe mos u përçani me njëri tjetrin.

Po pse tani - mund të vijë pyetja tjetër ? Po sepse për dy orë ai bëri rezymenë e mandatit të tij, sepse ai shpalli ambicien për një mandat të dytë. Pra përafërsisht ai parashtroi Platformën Politike. Dhe në këtë Platformë Politike, Kosova është baraz me zero, Tetova është baraz me zero, Presheva është baraz me zero, Ulqini është baraz me zero. Pa folur për problemin çam që është nën zero. Me Intervistën Rezyme, President Moisiu duket sikur ju tha shqiptarëve : Po më zgjodhët përsëri president, nga unë do të keni vetëm një Ministri Emigracioni dhe asgjë tjetër. Nuk do të keni asnjë fjalë për Prishtinën, Tetovën, Preshevën etj etj.

Por ai shkeli edhe Kushtetutën, pasi e ka për detyrë të flasë. Është tjetër se çfarë flet. Por Kushtetuta të detyron të flasësh. Dhe President Moisiu e shkeli Kushtetutën. Por e shkeli përballë kombit shqiptar. Por sa kohë që kombi është abstrakt, e shumta do të marrë disa shkrime kundër dhe asgjë tjetër. Duke e analizuar nga jashtë veprimtarinë e Moisiut përgjatë 5 vjetëve, del edhe në një konkluzion tjetër që ai jo vetëm që e ka shkelur Kushtetutën gjatë rezymesë së tij televizive, por ai nuk ka përfillur Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë përgjatë 5 vjetve të veprimtarisë së tij.

Përse?

Preambula e Kushtetutës së Shqipërisë ka një paragraf që flet për legjtimitetin e aspiratës së bashkimit kombetar të shqiptarëve. Sa kohë që shprehja qëndron në Preambulë, ajo nuk mund të anashkalohet, pavarsisht nga dëshira e këtij apo atij politikani apo qeveritari, pavarsisht nga politika apo gjeopolitika. Dhe institucioni që duhet ta përfillë atë më shumë se kushdo tjetër është ai i Presidentit. Sepse Presidenti është unitet populli, unitet kombëtar etj etj. Por përgjatë 5 vjetëve, President Moisiu në dhjetra dhe qindra takime, nuk e përmendi asnjëherë këtë të drejtë të shqiptarëve që për atë është detyrim kushtetues. Pra nuk kemi të bëjmë me dëshirë, por me detyrim kushtetutes. Por Moisiu e shkeli edhe këtë parim madhor të Kushtetutës. Në vend të konkluzionit Megjithatë, intervista u dëgjua, ajo u lexua. Ka konkluzione të pjesshme që mund të dalin nga kjo intervistë, ka konkluzione partiake etj, të cilat janë normale.

Por ka edhe një konkluzion ndoshta më përgjithsues: Presidenti Moisiu shfaqi hapur në këtë intervistë edhe mentalitetin e tij politik, përkatësinë e rrymes ku ai bën pjesë, ambicien e tij për të qenë edhe pesë vjetë të tjera president. Përballë thelbit të intervistës dhe ambicies për pushtet, natyrshëm mund të shtrosh pyetjen: Vërtet kaq shumë nëpërkëmbje dhe kozmopolitizëm meriton kombi shqiptar?

[Permalink]


Montag, 14. Mai 2007
GJYKATA POLITIKE UNMIKISTANEZE
Von ajkashqiptare, 21:14

      

Shkruajnë:  Xhemil Zeqiri, Fadil Shyti, Mona Agrigoroaiei

                         Flakë!!

Shqiptarë, Hidhni në flakë, digjni,

 Gjarpërinjtë robërues!

Të sistemit mashtrues!

Dhe, flakeni tmerrin helmues,

 Që luftën  donë ta burgosë, 

 Ta çrrënjosë!

E kështu të varrosë

Definitivisht,

                                             LIRINË.

Mona Agrigoroaiei

“Demokracia” e UNMIK-ut nuk është shumë larg “demokracisë” së kohës së sundimit të drejtpërdrejt serb, apo vazhdim i sundimit serb. Këto persekutime të njerëzve përparimtarë kanë ngjarë edhe në kohën e titistëve dhe të millosheviqëve gjakatarë. Të vihet grushti në gojë, nëse shprehësh mendime të kundërta me atë të pushtetit; të pret qelia e burgut nëse guxon të kesh ndërgjegjësimin qytetar që t´i kundërvihesh kolonizimit; të pret arrestimi nëse u kundërvihesh lojërave të kurdisura që po synojnë të mbajnë popullin shqiptar në një robëri më të zezë se ajo jugosllave.

Veprimi i gjykatës kundër atdhetarit Albin Kurti me shokë, hiq nuk na habitë, sepse ishin gjykatat politike serbe dhe ato shqipfolëse si kjo gjykatë politike që dënonin në shërbim të Serbisë, të cilat e mbajtën atdhetarin e madh Adem Demaçin, 30 vjet në burgjet jugosllave, vetëm për ”fajin” se donte liri për popullin e tij dhe se ishte dhe është shqiptar me shpirt shqiptari. Po kjo golgotë fashiste ra pamëshirshëm mbi atdhetarin dhe veprimtarin e paepur të çështjes shqiptare - Ukshin Hotin. Për regjimet serbe dhe puthadorët e tij, Ukshin Hoti u bë një element i rrezikshëm, i cili ua prishte gjendjen zotërinjve të paqes së përgjakur në Beograd dhe në Prishtinë.

  

Në momentin kur Ukshin Hoti u deklarua hapur kundër krahut të djathtë të S. Millosheviqit, fashistit Arkan, kur ky krekosej rrugëve të Prishtinës hipur mbi kalë dhe u thoshte shqiptarëve: ”nëse doni luftë urdhëroni, ja ku na keni”! - Ukshin Hot do të deklaronte: ”Kosovës i duhen forcat e armatosura, gjegjësisht ushtria; që rinia e saj të mos shkonte të mbaronte ushtrinë në shtetet tjera ose të largohej nga vendi, ky qe një kushtrim guximtar dhe shumë vizionar nga aspekti strategjik, kur në atë kohë ushtarët shqiptarë po ”vetëvriteshin” në ditët e fundit, kur po u mbaronte shërbimi ushtarak në armatën armike serbe-jugosllave. Ky numër, atëbotë, arriti në dhjetëra veta, ndërsa politika pacifiste përveç vajtimeve dhe premtimeve nuk lëvizte asnjë gur për së mbari, pra për ndryshimin e rrjedhave politike dhe të bëhej ndonjë hap drejt çlirimit të vendit. Kujtojmë këtu njëkohësisht se ishte Ukshin Hoti, ai, i cili i demaskonte këta gjykatës shqipfolës, që ishin në shërbim të Serbisë, prandaj e mbajtën pambarimisht burgjeve dhe e dënuan padrejtësisht, pikërisht për këtë ai në ditën e gjykimit do të deklaronte: ”mua më burgosën dy qeveri; qeveria e Beogradit dhe ajo e Prishtinës.

Tani, as pas kaq vitesh ”lirie” nuk dihet ku gjendet Ukshin Hoti. Nga sa u pa dje dhe po shihet sot si në dritën e diellit; fajtorë për këtë janë serbët pushtues, puthadorët e tyre pacifistë dje dhe administrata e UNMIK-ut sot, që nuk bënë dhe as po bëjnë asgjë për fatin e tij. Tani pas luftës së famëmadhes UÇK, të njëjtit gjakpirës po e mbajnë burgjeve Albinin, për të vetmin ”faj” se edhe ky si paraardhësi i tij po ua prishë gjendjen, UNMIK-ut dhe puthadorëve të tij.

Por, këta shpirtkatila, nuk janë aq sylesh sa kujton dikush: pse fjala vjen gjatë dhe pas luftës nuk e burgosën përsëri heroin tonë, Adem Demaçin, kjo nuk ngjau aspak për faktin se Baca Adem u pajtua me regjimet fashiste, JO! -Ai, s´u pajtua kurrë! Por, këto regjime të regjura jo vetëm për shtypjen e egër të popujve, por edhe për dinakërinë që i karakterizon, morën dhe po e marrin këtë qëndrim sepse, nuk duan të demaskohen hapur para popullit, i cili do të revoltohej, nuk do të mund të mashtrohej kështu si tani, dhe pastaj do të ngritej kundër tyre. Por mos të harrojmë se as për luftëtarin e lirisë, Adem Demaçin, gjatë luftës dhe pas saj rruga e tij nuk qe e shtruar me dafina. ”Gjykatësit” e pamëshirë atë e dënuan dhe po e dënojnë me shpifje dhe izolim me intriga të paqena për të vetmin qëllim që ta pengojnë në veprimtarinë e tij atdhetare, kundër UNMIK-ut dhe kundër atyre, të cilët ai aq guximshëm i quan ”mafi politike”, pra puthadorët e UNMIK-ut në Prishtinë.

Nga të gjitha këto sa i cekëm më lartë konstatojmë se e kaluara me të tashmen nga aspekti i të drejtave të shprehjes dhe e veprimit të lirë - për lirinë kombëtare, nuk kanë ndryshuar aq sa ndryshojnë dy pika uji në një gotë. Prandaj, populli duhet të kuptojë këtë gjendje tepër të hidhur që po kalojmë si komb, duhet të kuptojë se çështja shqiptare gjendet në rrezik. Ne, të gjithë e dimë mirëfilli se Adem Demaçi ynë i madh prej kohës së daljes nga burgu qe ai që e shtriu dorën e pajtimit me të gjithë dhe veproi gjithçka që ia mori mendja se qe e dobishme për Kosovën dhe viset tjera shqiptare, me të gjithë. Por, këtë pajtim dhe bashkëpunim jo rrallëherë ia kanë keqpërdorur liderucët e politikës së pakrye shqiptare sot! Adem Demaçi, e bëri këtë kompromis jo për kapriciot e tij politike, siç mundohet sot ta akuzojë pa fakte ”si njeri pa qëndrime të qarta politike dhe strategjike” ndonjë intrigant, por e bëri për t´u bashkuar fort kundër armiqve shekullorë sllavo-okupatorë.

Adem Demaçi i madh kurrë gjatë veprimtarisë së tij nuk e mori, (mbase edhepse i takonte ky rol), të nderohej si babai i kombit, ai nuk pranoi kurrë këtë epitet dhe nuk pranoi kurrë të vetëquhej njeriu i parë ose i dytë i Kosovës. Atë e bënë dhe po e bëjnë njeriun e parë të Shqipërisë Natyrore veprat e tij heroike në dobi të saj. Nga kjo konstatojmë se lavdia vjen më shumë tek ata që pikërisht nuk veprojnë për poste dhe lavdi ditore! Ata, viganë të historisë kurrë nuk e njohin hijen e turpit, për asnjë çast, për disa orë, për disa muaj, as për disa vite! Ngjanë kështu, sepse ata e kanë vrarë me kohë frikën, para se armiku t´i burgoste, t´i fyente apo edhe t´i vriste.

Po, kjo strategji sulmesh po bëhet edhe ndaj ushtarakëve të lartë shqiptarë me akuzat që u bëhen në Hagë. Jo, se këta kanë bërë krime lufte, (bile edhe këtë diplomacia ndërkombëtare fort mirë e din), por kjo bëhet për t´i frikësuar shqiptarët se ja çka ju pret, po nuk i përfillët një për një urdhrat tona dhe nuk i respektoni kornizat ”demokratike”, sepse ne jemi ata që mund dhe duhet të vendosim për fatet tuaja, e jo ju.

- Sipas kësaj logjike të prapë po del se: ”ne ju kemi çliruar, ne mundemi edhe t´ju sundojmë!!!

Pra, shqiptarët i paskan bërë tri luftëra, vetëm për t´i ndërruar pushtuesit dhe uniformat e tyre.

Jo more zotërinj, kjo logjikë nuk shkon! Nëse mendoni kështu do të gaboheni rëndë! Sepse ne shqiptarët kurdoherë e kemi respektuar vetëm uniformën shqiptare të lirisë. Uniformat pushtuese kurdoherë gjatë historisë populli ynë i ka flakur dhe i ka djegur në zjarr!

Është kjo robëria e kinse e shtetit “të pavarur”, e ëndrrave të oligarkisë së shitur tek UNMIK-u që përpiqet kështu të afirmohet në nivel të rëndësisë institucionale, e fantazmave të mafisë që po shtiret në rënd të fuqisë publike, duke goditur pa mëshirë çdo atdhetar që i bën të ditur popullit se është i gënjyer, i mashtruar, i tradhtuar…

E vërteta është e rrezikshme në Kosovë. Është e ndaluar nga gjykata politike e UNMIK-ut. Gjykatë që kinse e kishte liruar Albin Kurtit, me kushte, që të mos merret me politikë, të mos takohet me njerëz, të mos takohet me aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, të mos i nderojë shokët e tij të vrarë nga plumbat e UNMIK-ut...(?!)Prandaj kush e shpiku dhe e përhapi gënjeshtrën se në Kosovë ka demokraci, është ose i shitur, ose i marrë!…Vetë termi “demokraci” kuptohet se ajo është “fuqia e popullit”, ajo buron prej popullit dhe ka synim popullin. Atëherë, jo vetëm se është mirë që çdo qytetar të merret me politike, por ka detyrë të merret me të.

Ky sistem ka krijuar një mur mbrojtës tepër perfid. Që themeli i tij të mos tretet, që të mos shkrihet, të mos thyhet nga vërshimi lumit të kthjellët dhe i ftohtë i së vërtetës, që kërkon të thahet çdo energji lirisjellëse të popullit, çdo aftësi kryengritëse antikoloniale të tij. Këtu shihen dy fytyrat të kundërta të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Që nga themelimi i saj, ajo ka qenë një pishtare e fuqishme e luftës çlirimtare dekolonizuese për popujt dhe kombet e tërë botës. Kjo është fytyra parimore, etnike, e shndritur e OKB-së, që ndër të tjerat edhe dënoi fuqishëm mbajtjen në burg të luftëtarëve për çlirim kombëtar dhe vetëvendosje, në rezolutën nr 32/122 të vitit 1977 e titulluar “Mbrojtja e personave të burgosura si pasojë e luftës së tyre kundër aparteidit, racizmit dhe diskriminimit racial, kolonializmit, agresionit dhe okupimit të huaj dhe për vetëvendosje, pavarësi dhe përparim social, siç më poshtë vijon:
NENI 1.

 - Shpreh solidaritetin me luftëtarët për pavarësi kombëtare dhe përparim social të popujve të tyre, kundër kolonializmit, aparteidit, racizmit dhe okupimit të huaj.
NENI 2.

 -Thekson sërish se çdo orvatje për të shtypur luftën kundër sundimit të huaj dhe regjimeve raciste janë të papajtueshme me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut.

NENI 3.

 - Kërkon lirimin e të gjithë individëve të burgosur si pasojë e luftës së tyre kundër aparteidit, racizmit dhe diskriminimit racial, kolonializmit, agresionit dhe okupimit të huaj dhe për vetëvendosje, pavarësi dhe përparim social të popujve të tyre”.

Shtrohet një pyetje: Në emër të cilit parim të OKB-së po mbahet padrejtësisht në burg Albin Kurtin, aktivist i denjë dhe atdhetar shqiptar për vetëvendosjen e popullit shqiptar akoma të pushtuar dhe të kolonizuar?!

Në emër të cilave ligje, UNMIK-u e detyroka Albin Kurtin të mos merret me lirinë e mendimit politik?! Se, nuk ka demokraci askund në botë që detyron qytetarët të rrinë pasivë para zhvillimeve politike në vendin e tyre. Vetëm “demokracia” e prishur kaotike koloniale serbo-unmikistaneze dhe e puthadorëve shqipfolës, po predikon ligje të tilla të inkuizicionit mesjetar. Këtu shfaqet vetëm fytyrën e shëmtuar të OKB-së, mostrën e urryer të balancës së forcave midis Fuqive të Mëdha që pa kripë ha çdo parim dhe e përtyp duke injoruar të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje, duke rënë në të njëjtat gabime që krijuan në fillim të shekullit 19 një Ballkan “fuqi baruti”, një vullkan që nuk mund të shuhen duke e shtuar vrerin e favorizimit të pansllavizmit.

Prandaj, kërkojmë me vendosmëri të zbulohet dhe të dihet sa më parë për fatin e të madhit atdhetar - Ukshin Hotit. Gjithashtu,, vendosmërisht kërkojmë lirimin e veprimtarit të madh, Albin Kurtit! Përndryshe, liria e Kosovës po mbetet peng!

Angehängte Dateien:
unmik-small1.jpg unmik-small1.jpg (6 kb)

[Permalink]


Mittwoch, 09. Mai 2007
LLOGARIA E GABUAR E KOHËS SË VAMPIRËVE PARAMILITARË TË “CAR LLAZARIT” PËR TË RIMARSHUAR NË KOSOVËN SHQIPTARE SIKURSE MË 1989-1999!
Von ajkashqiptare, 18:59

                                   

                             BAROMETRI DIPLOMATIK
                              Prof. Dr. Mehdi HYSENI

TEODOSIJE SIBALIQ (peshkopi i Lipjanit): “ Nuk mund të ketë trup të pashpirt: Kosova do të jetë serbe derisa ajo të jetojë në shpirtin e popullit serb dhe, derisa serbët të jenë të gatshëm për të jetuar në të, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë të cilat na rrethojnë sot…” (NS,nr.485, 8.01.2005).

BILANA SËRBLANOVIQ: “KOSOVO VISE NIKADA SRPSKO”! “KOSOVA KURRË MË SERBE. ”(B92,4.05.2007).


Ky pohim i vonuar për më se 1 shekull, është objektiv, sepse mbështet të vërtetën historike dhe legjitime se Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë territor i ligjshëm i Serbisë, e as “shpirt, as zemër i trupit”, e as “djep” i serbëve dhe i Serbisë, por i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kur serbomëdhenjtë paranoidë, barbarë dhe gjenocidalë janë në gjendje t’i lënë kockat dhe kokën e tyre të molepsur hegjemoniste për koloninë e tyre të dikurshme 100-vjeçare, atëherë, pse edhe ne shqiptarët të mos vdesim për Kosovën tonë dardane(ilire). Pse me të gjitha forcat dhe me gjithë potencialin tonë kombëtar dhe shtetëror, të mos e mbrojmë Kosovën tonë shqiptare, kur historia dhe bashkësia ndërkombëtare janë në anën tonë. Nuk ka fare rëndësi numri “5000 a 50.000” i kriminelëve paramilitarë çetniko-fashistë gjenocidalë serbomëdhenj, të cilët me ndërsimin dhe me mbështetjen e shërbimeve, të organeve dhe të institucioneve të ndryshme sekrete a publike serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe, më 5 maj 2007 janë “kunguar” dhe “bekuar” në kishën “Lazarica”të Krushevcit se do të përsërisin luftën, agresionin, plaçkitjen, terrorin gjenocidal (ashtu sikurse kanë vepruar në intervalin kohor 1989-1999 , duke e djegur Kosovën dhe, duke i masakruar shqiptarët, të cilët në atë kohë ishin të pambrojtur nga preventiva diplomatike dhe ushtarake e bashkësisë ndërkombëtare), me qëllim që ta “kthejnë Kosovën në Serbi” , po qe se ajo do të njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj.
Me gjithë kërcënimet e propagandës subversive dhe luftarake të “ushtrisë” paramilitare serbe, të quajtur me emrin “car Lazar” , nën komandën e Zhelko Vasileviqit (deputet i parlamentit te Serbisë dhe “kollovogjë” i kasapëve paramilitarë çetnikë), ne kësaj radhe jemi më të fuqishëm dhe më përgatitur se kurrë, që t’i përgjigjemi çdo sulmi dhe çdo provokimi, që do të shfaqej nga harangat dhe nga bandat “profesionale” (për të shuar etjen e tyre ataviste me gjakun e pafalshëm të shqiptarëve, duke torturuar, duke dhunuar, duke vrarë, duke therur në bajonetat e ndryshkura çetnike foshnja, fëmijë, gra shtatzëna, pleq dhe të rinj civilë shqiptarë në Kosovë) terroriste gjenocidale çetniko-fashiste serbomëdha. Si ata, ashtu edhe “mësuesit” e dobët të tyre qeveria dhe Kisha Ortodokse Serbe, duhet ta mbajnë parasysh faktin se në Kosovë më nuk kanë asnjë gjasë më të vogël për të depërtuar, sepse kohët dhe rrethanat politike dhe ushtarake kanë ndryshuar në themel, edhe pse paranoja kolektive serbe është verbuar dhe nuk po sheh se Kosova qe 8 vjet nuk është nën sovranitetin kolonial serbomadh, as nën “mëshirën” e regjimit gjenocidal terrorist paramilitar, militar dhe policor të Serbisë së kriminelit Slobodan Milosheviq, por nën juridiksionin politik dhe ushtarak paqësor të bashkësisë ndërkombëtare (UNMIK dhe KFOR) dhe të forcave të TMK-së, si dhe të forcave të tjera të armatosura, të organizuara gjithëpopullore shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike. Kjo do të thotë se, popullata civile shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj (Anamoravë, Iliridë, Malësi e Madhe e Mbishkodrës) është nën preventivën e plotë të faktorit mbrojtës shqiptar dhe të forcave ndërkombëtare ushtarake, të instaluara në Kosovë, që njihen me emrin KFOR. Më konkretisht, çdo falangë (e madhe apo e vogël) terroriste paramilitare a militare çetniko-serbe, pavarësisht nga mbështetja e tyre e brendshme apo e jashtme, që do të mësyjë për të kryer aksione inkursive terroriste në Kosovë, do të ndeshet me thyerje qafe dhe koke nga forcat mbrojtëse shqiptare dhe ndërkombëtare e jo me lutjet mëshiruese të popullatës së pambrojtur dhe të pafuqishme civile, si dhe të pedagogjisë së paqes pasive të rugovizimit, sikurse në krimin gjenocidal të tyre,të kryer gjatë viteve 1998-1999.
Prandaj, çdo tentim i Serbisë dhe i serbëve terroristë që, ushtarakisht të ndërhyjnë në Kosovë, do të jetë fatal jo vetëm për aktorët e atij “aksioni invadues”, por edhe për vetë minoritetin kolonial serb në Kosovë, edhe për vetë Beogradin, i cili më nuk do të bombardohej (nën përkujdesjen e kamerave të “fotoreporterëve” frengo-ruso-serbë dhe të aleatëve të tyre antiamerikanë) “ vetëm me avionët luftarakë të forcave ajrore, por edhe nga ato tokësore dhe detare të NATO-s. Për më tepër, çdo ndezje dhe përflakje e ndonjë konflikti ushtarak përbrenda kufirit të territorit të Kosovës shqiptare nga ana e invaduesve kriminelë çetniko-fashistë serbë,të shtytur dhe të përkrahur nga regjimi militarist i Beogradit dhe i politikës së ndyrë të KOS-it, do të ketë për shkak dhe për pasojë që “epiqendra e tërmetit” të luftës së intensitetit të lartë të zhvillohet jo në Kosovë, por në thellësinë më të madhe të Serbisë, duke përfshirë në plan të parë Beogradin dhe objektivat strategjike ushtarake të Serbisë, si dhe bazat e saj të arsenalit të armatimeve dhe të armëve kimiko-biologjike në Krushevac, në Lluçani dhe në Vinça etj., të cilat kanë ngelur, të padëmtuara nga bombardimet 78-ditësh të forcave luftarake të Aleancës së Atlantikut Verior- NATO (24 mars-10 qershor 1999). Me një fjalë, çdo tentativë e konfliktit të armatosur terrorist invadues në Kosovë qoftë në formë sporadike individuale apo të organizuar nga ana e Serbisë së Boris Tadiqit (kryetar) dhe të Vojsilav Koshtunicës (kryeministër), do të jetë një aventurë e përsëritur e regjimit të dështuar gjenocidal dhe nazifashist e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, mirëpo, për ndryshim, do të ketë katastrofën e Serbisë, jo të Kosovës, sepse ajo nuk do të ketë kapacitet, as forcë ushtarake për të përballuar fuqinë e luftës së drejtë mbrojtëse të NATO-s dhe të Amerikës në Kosovë.
(1) Alternativa e vetme e Serbisë, njohja e pavarësisë së Kosovës!
Për t’iu shmangur konfrontimit ushtarak me forcat e NATO-s dhe të shqiptarëve në Kosovë, si dhe për të shpëtuar dhe siguruar gjithanshmërisht ekzistencën dhe ardhmërinë e pakicës serbe në Kosovë, në vend të deklaratave kërcënuese luftarake antishqiptare, se do të përdorë forcën, (në rast se Kosovës do t’i njihej statusi i pavarësisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që, Kosovën sërish ta kthejë nën sovranitetin e saj kolonial), ndër shtetet e para në Ballkan, do të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës, sepse kjo, pikësëpari, do të ishte në interes të pakicës serbe në Kosovë dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore të Serbisë me shtetin e ardhshëm të Kosovës. Ndryshe, çdo bllokadë dhe përzierje e Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës, thjesht, do të thotë fundin e minoritetit serb në Kosovë, si dhe izolimin e serbëve dhe të Serbisë jo vetëm në relacionet rajonale ballkanike, por edhe në shkallë evropiane dhe ndërkombëtare.
Në rast se Serbia do të provokojë luftën në Kosovë, me qëllim që atë ta copëtojë sipas Planit të saj “A”, duke u mbështetur në instruksionet dhe në ndihmën direkte të Rusisë, atëherë, do të jetë e sigurt se ajo do të pësojë sanksione edhe më drastike sesa regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit. Për të mos ndodhur diç e tillë, serbët dhe Serbia, duhet të marrin parasysh, edhe opinionet dhe këshillat e vlefshme të forcave dhe subjekteve përparimtare serbe, siç është edhe ky mesazh i saktë dhe tejet realist i shkrimtares serbe, Bilana Sërblanoviq, “ Serbët duhet zgjuar nga gjumi dhe, t’u thuhet se Kosova kurrë më nuk do të jetë serbe. Tani, duhet të mbrohen vetëm pakica serbe dhe monumentet e kulturës në Kosovë, asgjë më shumë.”(B92,04.05.2007), drejtuar jo vetëm shpirtrave të zinj meskin të peshkopit serb të Lipjanit, Teodosije Sibaliq, të peshkopit Artemije Radosavleviq, të patriarkut Pavle të Kishës Ortodokse Serbe, Boris Taditiq (kryetar), Vojislav Koshtnicës (kryeministër), Vuk Drashkoqivit (ministër i Jashtëm) dhe Sanda Rashkoviq-Iviq (kryetare e Qendrës Koordinuese për Kthimin e Serbëve në Kosovë) të Republikës së Serbisë, por edhe gjithë popullit serb, se njëherë e përgjithmonë duhet të heqin dorë nga politika paranoide e ndyrë mitologjike, mashtruese dhe falsifikatore e kuazishkencës dhe e politikës kishtare dhe qeveritare serbomadhe, se Kosova nuk është serbe, por shqiptare.
Kjo përgjigje me bazë të qëndrueshme morale, historike, politike dhe të ligjshme si për Beogradin zyrtar, politikën kishtare të KOS-it, ashtu edhe për “ushtrinë e re” paramilitare-vampirizuese të “car Llazarit”, të promovuar në kishën “Lazarica” në Krushevac, më 5 maj 2007, është paralajmërimi i fundit me interes gjithëserb se më në Kosovë nuk kanë shans të marshojnë kurrfarë bandash, harangash, njësitesh, eskadronësh paramilitarë, policorë vrastare për të masakruar fëmijë, gra shtatzëna, pleq e të rinj...,etj., dhe, për të plaçkitur dhe vjedhur pasuri, për të djegur dhe rrënuar shtëpia, banesa dhe vendbanime të shqiptarëve, duke shndërruar Kosovën në hirin kishtar mesjetar dhe në varreza masive, krim dhe gjenocid ky, i kryer më 1998-1999 po nga këta të njëjtit paramilitarë-vampirë-vrasës të “car Llazarit”-Slobodan Milosheviqit,të Vojislav Sheshelit, të Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, të Vuk Drashkoviqit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, sepse në Kosovë në vend të “markave gjermane”..., etj., të plaçkitura me dhunë dhe me terror gjenocid nga popullata civile shqiptare, kësaj radhe do t’i presin plumbat dhe raketat e forcave ndërkombëtare të NATO-s (KFOR-it) dhe të forcave mbrojtëse shqiptare.
(2) Cila është struktura e gardës paramilitare “Car Llazar”?
Me gjithë njohurinë tonë të deritashme lidhur me kryerjen e krimeve monstruoze gjenocidale të formacioneve private-shtetërore-kishtare-patologjike paramilitare të çetnikëve fashistë serbë, të cilët kanë shkaktuar me dhjetëra, qindra dhe mijëra viktima në njerëz të të gjitha moshave kundër popullatës civile në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë(1991-1999), sipas kallëzimit penal të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, struktura organizative e tyre ishte kjo: [“Ato grupe, vërtet, ishin ushtri private, shumica e të cilave ishin kriminelë, por, pavarësisht nga kjo, kanë qenë të toleruara dhe të mbështetura nga pushteti serb, posaçërisht nga Ministria e Mbrojtjes. Ndër më famëkeqet kanë qenë çetnikët e PRS-së së Vojislav Sheshelit, të njohur si “Beli orlovi”, të drejtuara nga Dragoslav Bokan dhe Mirko Joviq i Ripërtëritjes Popullore Serbe”, si dhe “Dushan Silni” dhe “Srpska garda” e Lëvizjes së Përtëritjes Serbe të Vuk Drashkoviq. Mirëpo, ndër formacionet paramilitare më të njohura dhe më të fuqishme (në kryerjen e krimeve dhe të mizorive gjenocidale ndaj popullatës civile të pambrojtur në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë – vërejtje –mh) në hapësirat e theksuara, gjithsesi, kanë qenë “Crvene beretke” dhe “Srpska dobrovoljacka garda-SDG e Zhelko Razhnjatoviq-Arkan. Mirëpo, nga të gjitha formacionet paramilitare, të cilat,prej vitit 1991 e deri më sot, vetëm njëra prej tyre është transformuar, ajo e Milan Paroshkit.” (Shih:www.dnevnik.com,05.05.2007)].
Si në kuptimin moral, politik dhe juridik, ashtu edhe në atë të demokratik e paqësor, çfarë do të thotë “mbijetesa” 17-vjeçare e RECIDIVIT të njësiteve dhe efektiveve private-paramilitare çetniko-fashiste serbe për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe për vetë sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë së Serbisë nën drejtimin e Boris Tadiqit (kryetar) dhe të Vojislav Koshtunicës(kryeministër)? (1) – Do të thotë se, Serbia është shkëputur dhe distancuar nga zinxhiri i politikës paramilitare terroriste të regjimit militarist të Slobodan Milosheviqit? –Jo! (2) – Do të thotë kjo, se Serbia është reformuar dhe niveluar në kuptimin e demokracisë dhe të demokratizimit të saj, sipas standardeve të BE-së, të OSBE-së dhe të OKB-së?- Jo! (3) – Do të thotë kjo, se Serbia i ka “pastruar” obligimet dhe përgjegjësinë e saj para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në ekstradimin e të gjithë kriminelëve me në krye Ratko Mladiqin dhe Radovan Karaxhiqin, të cilët mbajnë përgjegjësi penale ndërkombëtare për kryerjen e akteve të krimit të gjenocidit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë? – Jo! (4) – Do të thotë kjo, se Serbia me tërë këtë bagazh të pashlyer nga skena politike dhe shoqërore e formacioneve ekzistuese terroriste paramilitare, të cilat, pothuajse,edhe pas dy dekadash ende nuk janë nxjerrë në bagën e zezë të drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore për të dhënë llogari sipas peshës së veprave të tyre kriminale të luftës gjenocidale, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë?-Jo! – Andaj, si është e mundur që një Serbi e këtillë-“dele e zezë” për humanizmin, drejtësinë, demokracinë, paqen,bashkëpunimin dhe sigurinë ndërkombëtare, të jetë kthyer në OKB, në OSBE, si dhe në strukturat e tjera të Bashkimit Evropian? – Ky është rast precedent dhe turpi më i madh i faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare,që kanë pranuar rikthimin e Serbisë gjenocidale në OKB, pa dhënë asnjë llogari ligjore as materiale për zhdëmtimin e viktimave të gjenocidit dhe të agresionit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të shkaktuara në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Si për “regjimin demokratik” të Serbisë, ashtu edhe për institucionet demokratike të BE-së, e në veçanti të OKB-së, të SHBA-së dhe të NATO-s, duhet të jetë i qartë fakti se, pa eliminimin e forcave ekzistuese paramilitare dhe terroriste serbe (prej të cilave një kontingjent i tyre, i stacionuar në pjesën veriore të Mitrovicës, qe 8 vjet radhazi nuk pushuar së vepruari me aksionet e tij subversive terroriste në përndjekjen dhe terrorizimin e shqiptarëve dhe të boshnjakëve nga shtëpitë dhe banesat e tyre), si dhe të arsenalit ushtarak konvencional dhe kimiko-biologjik të Serbisë, nuk mund të llogaritet, as të shpresohet për arritjen e ndonjë paqe të qëndrueshme dhe sigurie të garantuar për popujt e Ballkanit, në veçanti për shtetet fqinje siç janë Kroacia, Kosova, “Maqedonia”, Hungaria etj.
Krahas karakterit me përmbajtje negative, armiqësore, antihumane dhe antiligjore të formacioneve paramilitare në kurriz të viktimave të gjenocidit serbomadh, të kryer në Kroaci kundër kroatëve, në Bosnjë kundër myslimanëve dhe në Kosovë kundër shqiptarëve(1990-1999), [“Marko Lapushina (gazetar dhe ekspert policor i gazetës javore serbe të Beogradit “Ndeljni telegraf” ka pasqyruar edhe këto karakteristika negative të paramilitarëve të “Gardës Car Llazar”, të formuar në vendlindjen e car Llazarit në Krushevac, më 5 maj,2007:” Ato janë forca të rrejshme nacionale, të cilat veten e quajnë si forca mbrojtëse gjithëserbe. Ato nuk kanë lidhje me car Llazarin, por përfaqësojnë patriotizmin e rrejshëm, duke u përpëlitur që vetes së tyre t’ia atribuojnë ndonjë aureolë të heroit kombëtar dhe të trimave të rinj legjendarë të Serbisë.”(www.dnevnik.com,05.05.2007)].
Sa më sipër prania dhe ekzistenca e sistemit paralel paramilitarit në Serbi provon sheshit se në cilën pjesë të Ballkanit, ende nuk është fituar lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, kundër primitivizmit barbar të egër, kundër mbeturinave fashiste dhe kundër fundamentalizmit serbomadh, faktorë këta, të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.


[Permalink]


Montag, 07. Mai 2007
KONSENSUS DHE MORATORIUM PARTIAK NË FAVOR TË RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE
Von ajkashqiptare, 01:06

                                      

                 BAROMETRI DIPLOMATIK
                 Prof. Dr. Mehdi HYSENI

* Në vend të hymnizimit dhe të fetishizimit të kultit të individit, të liderizimit dhe të partimanisë sterile shekullore dhe gjysmëshekullore, ta votojmë lëvizjen gjithëpopullore shqiptare që tanimë njihet me emrin VETëVENDOSJA. Ky është shansi ynë më i volitshëm historik që, në perspektivë,të dalim nga errësira shekullore e përçarjes vetjake dhe nga sundimet e huaja kolonizuese tiranike.
*Ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk do bëhet në vitin 2013 (siç ka parashikuar “astrologjia politike” e K. Danajt), por do bëhet vetëm atëherë, kur të gjitha partitë dhe forcat politike shqiptare (pozitë- opozitë) do të vetëdijësohen, të kuptojnë dhe të veprojnë konkretisht, politikisht, demokratikisht, kombëtarisht dhe shqiptarisht se, e vetmja “parti” është Shqipëria e Ribashkuar. Pra, ky koncept strategjik afatgjatë gjithëkombëtar shqiptar ka gjasë reale të jetësohet vetëm atëherë pasi të gjitha partitë e mëdha dhe të vogla shqiptare, të kenë kaluar nën flamurin e përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndryshe, rruga e ribashkimit tonë do të jetë e gjatë dhe vetëm një “ëndërrë e bukur” dhe me rrezik të madh që të jetë e parealizueshme edhe në shekullin XXI, edhe për shkak të interesave të ngushta partiake dhe të efekteve negative të partimanisë së faktorit të brendshëm politik shqiptar, i cili qe 18 e këndej (1990-2007) në kohën e transicionit demokratik, as që ka pasur guxim, as forcë të pohojë dhe të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare zgjidhjen e problemit kolonial të gjysmë Shqipërisë Etnike (50%) në Ballkan. Ky dështim i turpshëm dhe i pajustifikueshëm i faktorit të brendshëm politik shqiptar, edhe është një nga shkaqet kryesore, që kushtëzoi themelimin e Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar/FBKSH,20002/ dhe, më pas daljen në skenën politike të Lëvizjes Vetëvendosje/2004/.




* * *
Duke mbajtur parasysh koherencën e logjikës dhe të historikes së përmbajtjes së ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, atëherë e vetmja alternativë dhe i vetmi substitut për jetësimin e saj është Lëvizja Vetëvendosje, sepse kuentisenca e konceptit të vetëvendosjes në qendër të vëmendjes ka autonominë dhe barazinë e individit dhe të kolektivitetit me të njëjtat liri, të drejta dhe detyrime të përbashkëta, që përbëjnë tërësinë e interesit të përgjitshëm të popullit si në kuptimin e kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, kurse partia në plan të parë ka imponimin e kursit dhe të direktivave të saj ideologjiko-politike partiake, si dhe krijimin dhe mbrojtjen e interesave lideriste të saj në marrjen e pushtetit me çdo kusht, veçori këto që parktikisht përbëjnë barrierën kryesore të përçarjes dhe të dispersionit të elektoratit votues mbi baza partiake, jo mbi bazën e interesit të përgjithshëm të unitetit politik dhe kombëtar, por vetëm mbi bazën partiake, që më tepër është shprehje e konceptit doktrinar (sipas programit a platformës së përcaktuar ideore politike e kombëtare), e cila si në kuptimin e së veçantës, ashtu edhe në atë së përgjithshmes pasqyron orientimin deklarativ politik të mbështetjes së interesit të përgjithshëm.
Në këtë vështrim, për t’u liruar (të paktën, përkohësisht, derisa të arrihet objektivi i fundit i ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike) nga praktika e deritashme e partimanisë dhe e ideologjizmave të ndryshme të saj, që drejtpërdrejt dhe tërthorazi kanë ndikuar negativisht në procesin e ringjalljes, të ribashkimit dhe të ribërjes së Shqipërisë Etnike, ka ardhur koha d.m.th. janë krijuar kushtet dhe rrethanat e tilla politike si në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, ashtu edhe në atë rajonal dhe vendor që, hëpërhë të ndërprejmë garën e etheshme historike të praktikës dështuese të flamujve të ndryshëm partiakë dhe, në vend të tyre të ngrejmë flamurin kombëtar shqiptar të Skënderbeut për ribashkimin e të gjithë shqiptarëve (mbi 7 milionë) dhe të Shqipërisë Etnike.
Pra, nëse është i saktë dhe i justifikueshëm konkluzioni kombëtar i Mithat Frashëri se “Partia jonë është Shqipëria”, atëherë nuk kemi çfarë të spekulojmë me logjikën dhe me filozofinë partiake, por duhet t’i përmbahemi këtij amaneti të tij kombëtar historik, t’i braktisim, t’i lëmë anash partitë për një afat të përkohshëm. Shumë thejsht, nëse “partia “ ime është Shqipëria e Ribashkuar, atëherë nuk ekziston asnjë motiv, as arsye, asnjë interes më i vlefshëm dhe më madhor që të merremi me “gjimnastikë” partiake dhe ideologjike, por, patjetër (ditë e natë), duhet të merremi me punë dhe me veprimtari të drejtpërdrejtë dhe konkrete aktive, që është në funksion të artikulimit të objketivave dhe të interesit të përgjithshëm, afatgjatë dhe parësor kombëtar dhe shtetëror të ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Për ta jetësuar këtë objektiv me karakter dhe me domethënie madhore dhe të shenjtë për gjithë kombin dhe për Shqipërinë Etnike Londineze, është e domosdoshme që të aderojmë në Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që të kontribuojmë me të gjitha forcat dhe, me gjithë potencialin tonë inetelektual, shkencor, politik, ekonomik, demokratik, kombëtar dhe patriotik shqiptar në masovizimin, në fuqizimin, në sensibilizimin, në afirmimin dhe në mbështetjen e plotë gjithëpopullore në dimensionin mbarëkombëtar shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Vërtet, siç ka thënë Midhat Frashëri : “Partia jonë është Shqipëria”, duke
e aprovuar dhe, duke e quajtur të drejtë këtë aksiomë për interesin e përgjithshëm të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, edhe ne duhet ta pyesim me ndërgjegje vetëvetën: - ç’po na duhen partitë, të na mbajnë akoma të përçarë në tabore të ndryshme, të na ushqejnë me shpresa të thyera, me vaje, me halle dhe me vuajtje mijëvjeçare etj., që në thelb kanë për pasojë politikën statike dhe diferencuese ideologjiko-partiake, të na mbajë të “disiplinuar” mbi bazën e interesave partiake- nën këmbën e huaj edhe nja 100 vjet të tjera? - Shqipërinë e kemi në plan të parë, të luftojmë bashkarisht me një platformë, nën një flamur, në një Lëvizje të përbashkët gjithëkombëtare shqiptare-Lëvizjen Vetëvendosja. Ndryshe, nuk mund ta jusitifikojmë “devizën e përbashkët” para historisë dhe para kombit shqiptar se të gjithë e kemi “ një ide, një qëllim, një qëndrim dhe një interes unik”, derisa jemi të ndarë dhe të shkapërderdhur në “1001” parti me inetresa dhe me objektiva të ndryshme në praktikën e përditshme të shoqërisë shqiptare.
Historia e hidhur njëshekullore ka provuar se statusi i gjendjes së sotme të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, ndër të tjera (përveç faktorit të jashtëm antishqiptar), ka pasur dhe, ende, edhe sot, ka për pasojë edhe përçarjen tragjike dhe përplasjet iracionale ideologjike dhe partiake (të luftës për pushtet) të faktorit të brendshëm politik shqiptar, që karakterizohen me bilancin negativ të politikës kombëtare dhe ndërkombëtare të partive të ndryshme shqiptare (majtiste, djathtste, centriste etj.).
Fatkeqësisht, edhe sot, në fillimshekullin XXI, shqiptarët dhe Shqipëria Etnike janë të ndarë dhe të kolonizuar në katër shtete fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, “Maqedonia” dhe Greqia) si pasojë e partizmit dhe të liderizmit përbrenda shqiptar. Mirëpo, po qe se edhe sot, edhe në të ardhmen vazhdon të jetojë si “profesion” (pa dhënë fryte konkrete në realizimin e procesit historik të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike) monopartizimi ose pluripartizimi, është rrezik që fati i shqiptarëve dhe i gjysmë Shqipërisë Etnike, edhe për një kohë të gjatë dhe, të paparishkuar, të ngelë nën vargonjtë e hekurt të sistemit kolonial njëshekullor sllav në Ballkan, pavarësisht nga prognoza arbitrare dhe retorike e “astrologjisë” së analistit politik, Koço Danaj, se “bashkimi i shqiptarëve do bëhet, jo më larg se në vitin 2013”?!
Një koncept i tillë parashikues i ” K. Danajt, (ndoshta) do të jetë i realizishëm në “vitin 2013”, nëse ai mbështetet në thënien humoristike popullore :” Nëse Bajrami bie në Ramazan”?! – Si mund të nxirret një konkluzion i tillë fare i paargumentuar, kur tanimë, doktrina dhe praktika 18-vjeçare (1989-2007) e rendit të ri botëror ka provuar të kundërtën nga “tezat argumentuese” të K.D., domethënë krijimin dhe njohjen e shteteve multietnike, multipluraliste (me shumë kushte dhe me shumë kufizime të standardeve të noveluara politike, ekonomike dhe juridike ndërkombëtare, të justifikuara kryesisht mbi bazën e njohjes së të drejtave të njeriut dhe të filozofisë integruese-globaliste të tregut të lirë, të lëvizjes dhe të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe të kapitalit etj.), jo të shteteve nacionale sovrane, të bazuara në të drejtën historike dhe të vetëvendosjes, të drejta këto, të cilat, hëpërhë i mohohen vetëm kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Pra, po qe se abstrahohen të gjitha realitetet e krijuara në Ballkan dhe, më gjerë në Evropën Juglindore (produkte këto të strategjisë gjeopolitike dhe gjeoekonomike e tregtare të Paktit të Stabilitetit për Shetet e Evropës Juglindore), si rrjedhim i procesit transicional integrues dhe globalist të fuqive të mëdha botërore, projektet dhe agjendat e të cilave nuk e kanë në fokus përligjjen dhe novelmin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve dhe të vendeve të kolonizuara, siç është rasti i çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, por shtytjen dhe promovimin e standardeve decentralizuese, multietnike, pluraliste dhe të drejtave të njeriut, atëherë mund të merret si “e saktë” prognoza politike e K.D., se “bashkimi i shqiptarëve do të bëhet në vitin 2013”. Mirëpo, K. D. në kuadrin e analizës së tij të “politikës komparative ndërkombëtare” lidhur me parashikimin e çështjes së bashkimit, ka harruar ta analizojë edhe një element tejet relevant-sistemin politik shumëpartiak, që përbën strumbullarin e politikës së brendshme shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike. Sikur ky element të ishte marrë në konsideratë dhe, të ishte zbërthyer gjithanshmërisht nga ana e “matematikës politike” së K. Danaj, mirëfilli, atij, nuk do t’i dilte prova e “vitit 2013” e ribashkimit të shqiptarëve, por ndoshta edhe më e afërt apo më e largët, varësisht nga “magnituda” e perceptimit të fakteve dhe të argumenteve sipas teorisë realiste të marrëdhënieve politike ndërkombëtare.
Si do që të jetë, simulimet në politikë dhe në diplomaci janë të lejueshme, por në rastin konkret, simulimi politko-propagandistik i K. Danës lidhur me vitin parashikues të bashkimit të shqiptarëve nuk mund të merret si i saktë, as serioz, sepse më tepër ka karkter provokues liberal dhe neoliberal sesa real dhe konstruktiv. Nëse K.Danaj ka argumente se, në planin e politikës së brendshme shqiptare nuk ekzistojnë dallueshmëri, mosmarrëveshje, fërkime dhe papajtueshmëri ndërmjet partive të ndryshme për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, atëherë mund të pajtohemi me faktin se, zgjidhja përfundimtare e problemit shqiptar në Ballkan i përket një së ardhme shumë afërt, por duke mos përcaktuar javë, muaj dhe vite, sikurse “analistët” dhe “shkencëtarët” e politikës pacifiste dështuese të rugovizimit lidhur me “pavarësimin” e Kosovës, e cila, ende nuk u pavarësua, edhe pas vdekjes së I.Rugovës.
Për t’iu shmangur “ teorisë së lojërave” dhe “teorisë parashikuese” të prognozave arbitrare dhe subjektive lidhur me datën e saktë të ribashkimit të shqiptarëve në Ballkan, si dhe për të evituar rrezikun dhe tragjedinë njëshekullore të mosbërjes së Shqipërisë Etnike, e vetmja rrugëdalje e ngutshme dhe e arsyeshme është vendosja e moratoriumt të përkohshëm e të gjitha subjketeve politike shqiptare në Lëvizjen Vetëvendosja, sepse kjo do të ishte rruga më e lehtë, më e shpejtë, si dhe garancia e vetme dhe e sigurt, legjitime dhe demokratike, që do të përshpejtonte procedurën e masovizimit dhe të mobilizimit të faktorit të njësuar politik mbarëshqiptar si në shkallën kombëtare, ashtu edhe në rindërkombëtarizimin e zgjidhjes së çështje koloniale shqiptare në Ballkan.
Nëse mbajmë parasysh gjendjen e mjerueshme të dikurshme dhe të sotshme të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të copëtuar, të ndarë, të kolonizuar dhe të aneksuar nga popujt barbarë sllavë të Jugut të Ballkanit, atëherë konkluzioni del i qartë dhe i pakundërshtueshëm, ka ardhur çasti vendimtar historik, që të gjitha partitë shqiptare me konsensus, të shkrihen në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndryshe, me 1001 parti, me 1001 interesa dhe objektiva të ndryshme, kurrë nuk do të arrihet deri te realizimi i aspiratës së shenjtë shekullore-ribashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike, por sërish, edhe në shekullin XXI, do të ngelin vasalë dhe lodër e kolonializmit të egër serbo-sllav dhe e neokolonializmit modern evropian. Pra, nëse duam të dalim nga rrethi vicioz i izolimit të hekurt kolonial shekullor sllav, atëherë, nuk kemi se çfarë të presim, duke bëra gara maratonike në ngritjen e flamujve të ndryshëm partiakë, se kush ka anëtarë më shumë, kush ka zyra më shumë, kush merr donacione dhe ndihma vendore dhe të huaja më shumë, kush ka më shumë përfaqësues partiakë nëpër qeveri dhe në parlamente vasale-marionete, si dhe kush i ka “punët mirë” me të huajt dhe me vasalët e tyre, të inauguruar për interesa dhe qëllime të tyre të ndërsjella në disfavor të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror. Natyrisht, edhe ato parti minore, të cilat nuk jetojnë në kurrizin e participimit të mjeteve financiare nga arkat e huaja dhe nga buxhetet e qeverive të tyre vendore, por si të thuash “mbijetojnë” me “mjete vetjake” sa për të thënë se quhen parti për hir të rujatjes së karriegeve në pushtet dhe të liderizmit indivudal, grupor, ideologjik partiak, mahallor dhe provinicial, duhet t’i bashkëngjiten Lëvizjes Vetëvendosje, sepse vetëm aty, do të mund ta gjenin burimin dhe mbështetjen e plotë të çuarjes përpara të kërkesës së derjtë dhe të ligjshme të kombit shqiptar për çlirimin, pavarësimin dhe ribashkimin e tij të plotë në shtetin e tij legjitim dhe natyral që quhet Shqipëria Etnike.
Prandaj, pavarësisht nga iniciativat, standardet dhe instrumentet e ndryshme të strategjisë dhe të taktikës evro-ndërkombëtare, që shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar t’iu imponojë sistemin e përbashkësisë shumëpartiake dhe demokratike (duke margjinalizuar të drejtën e vetëvendosjes), të gjitha ato parti shqiptare, të cilat ende nuk e kanë “lujtuar asn një guri” në favor të ribashkimit gjithëkombëtar, sepse në plan të parë kanë “makroprojektet ekonomike dhe tregtare” sesi të pasurohen më shumë në kurriz të lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike) nuk kanë se çfarë të presin, as të llogarisin se një ditë do të shndërrohen në parti të mëdha, por duhet sa më parë të shkrijnë përkohësisht subjektivitetin e tyre partiak në Lëvizjen Vetëvendosje.
Me të shkelur në “epokën demokratike” (1990-2007) premtimet e bartësve dhe të aktorëve të saj në realizimin dhe në reforimin ekonomik, politik, juridik, demokratik dhe të drjetave dhe lirive të njeriut( me theks të posaçëm të njohjes dhe të realizimit të së drejtës së vetëvendosjes) të vendeve dhe të popujve të vegjël sikundër është Kosova, përkatësisht gjysma e Shqipërisë Etnike dhe shqiptarët ende me status të kolonizuarit nga ana e aleanca e sllvaëve të Jugut të Ballkanit (serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët), jo që janë përmbushur, por ende nuk kanë ardhur për shqyrtim në “itinerarin historik-reformist-demokratik” të agjendës së tyre. Në kuptimin praktik, për shqiptarët si kombi më i vjetër në Evropë, kjo do të thotë se ende nuk ka liri, pavarësi, demokraci, as ribashkim në kuptimin kombëtar dhe shtetëror sikurse për popujt e tjerë të Ballkanit. Edhe pas ndryshimeve të sistemit bipolar të marrëdhënieve politike dhe eknomike ndërkombëtare, për kombin shqiptar ende vlen “deviza e vjetër” e “Evropës së re”, e cila Shqipërinë e konsideron vetëm si një “shprehje gjegrafike” në hartën e Ballkanit. E “qartë”, sipas kësaj teze të vjetër dhe të re serbo-sllave evropiane, vetëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, “ligjërisht” sipas realpolitikës së Edvard Greit dhe Otto V. Bizmarkut, të Slobodan Milosheviqit, të Boris Tadiqit, të Vojislav Koshtnicës, të Kishës Ortodokse Serbe dhe të Rusisë cariste-federale të Rusisë së Vladimir Putinit, nuk mund të vijë në shprehje aplikimi i parimit dhe i së drejtë së vetëvendosjes si komb dhe si shtet i vetëm në Ballkan!?
Si dikur (para 100 vjetësh), edhe sot, kjo padrejtësi, ky përçmim, kjo urrejtje dhe ky qëndrim negativ antikombëtar dhe antishqiptar i politikës së “Evropës së vjetër” dhe i “Evropës demokratike”, me të njëjtin motivacion për t’i izoluar dhe përjashtuar vetëm shqiptarët si komb dhe si shtet (brenda kufijve të Shqipërisë Etnike) nga e drejta e sotme ndërkombëtare dhe nga sistemi pozitiv juridik ndërkombëtar, para së gjithash është në kundërshtim me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku thuhet: “ Të zhvillohen marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve, të bazuara në respektimin e parimit të drejtave të barabarta dhe të së drejtës së vetëvendosjes së popujve, dhe të merren masa të tejra të duhura për forcimin e paqes universale.” (The Charter of the United Nations and Statute of the International Court of Justice, The United Nations Department of Public Information DPI/511, December 2006, Chapter I, Artcile 1, pargraf 2; Chapter IX, Article 55, paragraf 1.).

NËSE PARTITË POLITIKE SHQIPTARE ME PLATFORMËN E TYRE KOMBËTARE PATRIOTIKE SYNOJNË DHE E MBËSHTESIN ME SERIOZITET DHE ME VENDOSMËRI RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE NË MËNYRË KONKRETE, PRA, JO VETËM VERBALISHT DHE ME PARULLA BOSHE POLITIKO-PROPAGANDISTIKE, PA DHËNË ASNJË REZULTAT KONKRET NË RIKTHIMIN E TROJEVE TË COPËTUARA DHE TË GRABITURA ME GJENOCID TË TRUNGUT ILIRO-SHQIPTAR TË SHQIPËRISË ETNIKE NGA ANA E BARBARËVE SLLAVË TË JUGUT TË BALLKANI (1912-2007) , ATËHERË, ATO DUHET PËRKOHËSISHT TË SHKRIJNË SUBJEKTIVITETIN E TYRE NË LËVIZJEN VETËVENDOSJE, E CILA ËSHTË RRUGA DHE FORMA MË E SHKURTËR DHE MË E KAPSHME STRATEGJIKE PËR REALIZIMIN E KONCEPTIT TË RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE. FUNDJA, NËSE REALISHT DHE KONKRETISHT E DUAN RIBASHKIMIN GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË RIBËRJES SË SHQIPËRISË NATYRALE ETNIKE, NDAJ NUK KANË PSE TË THYHEN , DUKE RËNË NË DILEMËN MATERIALE DHE KARRIERISTE TË SALDOVE DHE TË BILANCEVE POLITIKE PARTIAKE, DUKE DIJTUR PËR FAKTIN SE “MBIJETESA” E PARTIVE SHQIPTARE (TË VJETRA, TË REJA, TË MËDHA DHE MINORE) GJATË 100 VITEVE TË SHKUARA, TËRTHORAZI DHE NË MËNYRË TË PAVETËDIJSHME ISHTE MË TEPËR ALEAT I FORTË I ANTIBASHKIMIT, SEPSE PËR SHKAK TË FËRKIMEVE IDEOLOGJIKE DHE TË INTERESAVE TË NGUSHTA PARCIALE PARTIAKE, BËNë QË, MË SE GJYSMA E KOMBIT DHE E TERRITOREVE INDIGJENE TË SHQIPËRISË ETNIKE TË RUAJË STATUSIN KOLONIAL SERBOLLAV (1912-2007).
PËR MË TEPËR, PARTITË POLITIKE JANË TË NEVOJSHME DHE KANË KUPTIM VETËM NË ATO SHTETE, TË CILAT JANË ZOT NË SHTËPINË E TYRE (KANË LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË, BARAZINË, DREJTËSINË, SOVRANITETIN E PLOTË ETJ.), KURSE NË VENDET E PUSHTUARA DHE TË KOLONIZUARA SIKUNDËR QË ËSHTË GJYSMËSHQIPËRIA ETNIKE NË BALLKAN, “MBIJETESA” E PARTIVE, PËRKATËSISHT E PARTIMANISË ËSHTË ALEATI MË I NGUSHTË DHE MË LUKRATIV I SUNDIMTARËVE TË HUAJ BARBARIKË SLLAVË, QË NË MËNYRËN VASALE E STIMULON ROBËRINË KOLONIALISTE TË TYRE. SI RRJEDHIM, QE MË SE NJË SHEKULL JEMI NGOPUR ME DËSHTIME FATALE TË PARTIVE TË NDRYSHME, PRANDAJ, NUK KEMI NEVOJË MË PËR PARTI TË TILLA QË ME SHEKUJ DHE ME GJYSMËSHEKUJ VULOSIN ROBËRINË TONË NËN KËMBËN E HUAJ BARBARE SLLAVE, POR KEMI NEVOJË TË NGUTSHME DHE IMEDIATE PËR LËVIZJE, SIKUNDËR QË ËSHTË LËVIZJA VETËVENDOSJE, PËRMBAJTJA DHE ORIENTIMI I SAJ NËNKUPTON LËVIZJE DHE VEPRIM KONKRET DREJT ÇLIRIMIT, PAVARËSIMIT, VETËVENDOSJES DHE RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE, DUKE PËRFSHIRË NË PLAN TË PARË SI PRIORITET MBI PRIORITETE VETËVENDOSJEN DHE PAVARËSINË E KOSOVËS, E CILA, SI E TILLË, ËSHTË ÇELËSI ORIGJINAL I PORTËS KRYESORE PËR TË HYRË NË SHQIPËRINË ETNIKE.


Në përmbyllje të shqyrtimit të kësaj teme “sensitive”, (por me interes jetik për sensibiizimin dhe rivendikimin e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan) na mbetet t’i përgjigjemi edhe kësaj “ pyetjeje kruciale” të garuesve dhe të ithtarëve të partive pasive dhe të partimanisë enorme shqiptare: - Po si është e mundur të arrihet bashkimi dhe ndërtimi i shtetit të përbashkët kombëtar demokratik shqiptar, pa krijimin dhe funksionimin e sistemit shumëpartiak, kur dihet se edhe vendet e tjera në Evropë e gjetkë kanë nga dy a më shumë parti?
Pikërisht, në këtë pikëvështrim, edhe qëndron problemi i partimanisë shqiptare, të cilin burokratët dhe hipokritët liberalë dhe neoliberalë utopistë dhe “modernistë” të shoqërisë së sotme konsumatore pluraliste ende nuk janë në gjendje të kuptojnë dhe, nuk e kanë të qartë se në vendet ku sundon sistemi shumëpartiak (Ballkan, Evropë, Amerikë etj.) nuk janë duke u ballafaquar me problemin e pazgjidhur kombëtar dhe kolonial, sikurse që është rasti konkret i shqiptarëve dhe i gjysmë Shqipërisë së kolonizuar në Ballkan. Edhe më thjesht, një popull që nuk ka shtetin, nuk ka lirinë, nuk ka pavarësinë dhe të drejtën e vetëvendosjes së tij, kuptohet se ai nuk ka nevojë për krijimin dhe për financimin e kot dhe të padobishëm të njëqind a njëmijë partive, pavarësisht nga efektshmëria e tyre politike dhe numri i anëtarëve të tyre, por ka nevojë për iniciativë politike aktive, për lëvizje gjithëpopullore sikundër që është krijuar fatbardhësisht Lëvizja Vetëvendosje, e cila është shpresa më e madhe premtuese, edhe për fatin dhe ardhmërinë e Kosovës në radhë të parë (në kuptimin e ngushtë), edhe për ribashkimin dhe vetëvendosjen e ndritshme të gjithë Shqipërisë Etnike(në kuptimin e gjerë të përmbajtjes së filozofisë politike dhe kombëtare të ribashkimit të Shqipërisë Etnike).
Pavarësisht nga leverdia personale a grupore nga biznesi partiak, ka ardhur koha e fundit që të mos merremi me spekulime, meimprovizime politike, patriotike dhe demokratike, duke menduar dhe, duke qenë thellë të bindur se vetëm me “referate politike”, të shkruara në frymën partiake, mund të çlirohemi nga kolonializimi dhe hegjemonizmi i sllavëve të Jugut të Ballkanit. Pra, të mos e tretim kohën duke gënjyerë dhe mashtruar vetëveten dhe popullin e robëruar, të copëtuar dhe të izoluar nëpër “kënetat” koloniale serbo-malazeze-maqedone-greke, se pse partitë në gjendje okupimi dhe në kohë robërie nuk kanë kapacitetin e nevojshëm politik, diplomatik, ekonomik e as të forcës, që të sjellin ndonjë kthesë pozitive në favor të zgjidhjes së problemit kolonial shqiptar në Ballkan.
Gjithashtu, duhet të vëmë në dukje faktin se, përpos interesit politik partiak, duhet të mbajmë parasysh edhe interesin ekonomik dhe financiar, pse populli shqiptar edhe sot(pas “mbarimit” të luftërave të UÇK-së, UÇPBM-së dhe të UÇK-së në Kosovë, në Iliridë dhe në Anamoravë), të paguajë “haraç” të panevojshëm për dhjetra a qindra parti dhe fonde etj., në vend se të gjitha ato mjete dhe kontribute të tij financiare dhe materiale, t’i ketë akorduar vetëm në “arkën qendrore” kombëtare të Lëvijes Vetëvendosje, e cila brenda një afati shumë të shkurtër kohor, do të jetë një nga subjektet më të fuqishme politike, kombëtare dhe demokratike jo vetëm në skenën e marrëdhënieve politike shqiptare, por edhe në atë ndërkombëtare, sepse Platforma e saj politike në qendër të vëmendjes ka mbështetjen e vetëvendosjes dhe të interesit të përgjithshëm të popullit, jo profitin partiak dhe karrierist të luftës për pushtet të lideristëve të ndryshëm, të cilët, deri tani, gjatë sundimit të tyre (1990-2007) nuk kanë dhënë asnjë kontribut konkret të riaktualizimit dhe të mbrojtjes së çështjes së ribashkimit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, qoftë në relatat kombëtare, apo në ato ndërkombëtare, përpos Frontit për Bahskimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), i cili,me gjithë kontributin e tij të deritashëm dhe të vlefshëm në këtë çështje madhore, duhet t’i shqyrtojë të të gjitha mundësitë dhe rrethanat reale, që subjketivitetin e tij ta bartë në kuadrin e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu, do të jemi më të fortë dhe më të pathyeshëm në rrugën tonë të drejtë dhe të pandalshme drejt ribashkimit historik gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.



Po qe se mendojmë dhe veprojmë shqiptarisht me këmbëngulje të patundur,që një ditë me çdo kusht, të triumfojmë mbi partimaninë dështake,si dhe mbi sundimin e huaj kolonial shekullor sllav, pa dyshim se, do të përmbushnim edhe amanetin e Skënderbeut, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Rilindësve dhe të gjithë martirëve të rënë për idenë dhe aspiratën e ribashkimit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Në funksion dhe në dobi të plotësimit të këtij imperativi të domosdoshëm gjithëshqiptar, është edhe ky konstatim me vlerë historiko-antologjike, kombëtare patriotike shqiptare i Sami Frashërit, i cili ka pohuar se: “ Në qoftë se shqiptarët do të arrinin të vendosnin një lidhje (jo parti assesi –mh) të fortë e do të bashkoheshin të gjithë si një trup i vetëm, atëherë nuk do të gjendej forcë që të guxonte t’u kundërvihej Shqipërisë dhe shqiptarëve.”(Probleme të pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë,1987, f.112-113).
_____________________________________


[Permalink]


Freitag, 04. Mai 2007
JEMI „TË DENUAR“ TË BASHKOHEMI !!
Von ajkashqiptare, 00:47

                   

Shkruan:Koço DANAJ

Vërtetë, jemi të tillë? Po, është e vërtetë !! Jemi të tillë në të gjithë hapsirën shqiptare. Jemi të tillë në këtë rajon artificial të quajtur Ballkan Perëndimor. Pra «jemi të dënuar» të bashkohemi.
Por titulli, është më shumë se një shkrim, është më shumë së një libër ; është titull sa një Histori dhe sa një Vizion !!
Po përse bashkimi i një kombi konsiderohet si «denim», kur duhet të jetë tjetër fare. Kur duhet të jetë siç thotë De Rada : Erdhi Dita e Arbërit ?
Përse bashkimi konsiderohet imperativ kur duhet të jetë vullnët ? Përse konsiderohet një mision i pammundur, kur duhet të jetë një mundësi si shumë të tjera ?
Ky është problemi i parë që duhet sqaruar, prandaj le të merremi fillimisht me atë. Është normale për një qytetar shqiptar që më shumë të preferojë shijen e jetës se sa stërmundimin e saj. Prandaj edhe ky qytetar përdorë njëmijë e një marifete gjoja objektive për ta bërë të pamundur bashkimin. Prandaj edhe ky qytetar thotë se : «Edhe pse është një ëndërr e mrekullueshme ashtu si pershkruhet … është e pamundur. Ndoshta në 100 vjet, kush e di, ndoshta”. Ose dikush tjetër shprehet se : «Tani është koha kur duhet të diskutojmë se: A u levërdis shqiptarëve bashkimi?.»

Ka një kategori tjetër qytetari që të nxjerr si parzmore integrimin europian. Dhe në këtë parzmore shkruhet se : Integrimi europian është kundër bashkimit të kombeve, sepse ai është për asimilimin e tyre. Pra relativizimi i kufirit konsiderohet si asimilim i kombit.
Por në çdo komb, ka qytetarë, por ka edhe politikanë. Shumësia e mendimeve tek qytetarët për një problem kaq madhor, është e pashmangshme. Por kur kjo shumësi nxitet dhe ushqehet nga politikanët e shqiptarëve, problemi bëhet shumë herë më serioz dhe shtrohet se formën e titullit të trajtesës: Jemi të «denuar» të bashkohemi!!

Dhe vijmë kështu tek problemi i dytë madhor. Ajo që është normale për qytetarin, është anormale për politikanin. Qytetari ka të drejtë të mendojë deri tek pragu i shtëpisë. Politikani e ka për detyrë të mendojë përtej pragut të shtëpisë. Qytetari ka të drejtë të mendojë deri në fund të ditës. Ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë e pakta deri në fund të vitit. Qytetari e ka për detyrë të mendojë për jetën, për njeriun, ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë edhe per njerëzimin, për kombin. Qytetari edhe mund të mendojë sipas mentalitetit që pas meje, «flaka i rentë». Ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë që pas meje është fati i një shteti, vendi apo kombi të tërë.
Ky përbashkim në identitet dhe kjo ndarje në mentalitet përbën edhe dallimin midis politikanit dhe qytetarit.
Sa kohë që bashkimi shtrohet në formë denimi, aq kohë, do të thotë se tek shqiptarët ka politikanë, por nuk ka shtresë politikanësh. Ka bashkësi njerëzore, por nuk ka Shoqëri Civile.
Konceptimi i bashkimit, si një «dënim», ka të bëjë edhe me një dukuri të pranishme në mjedisin qytetar dhe politik shqiptar. Ky është edhe problemi i tretë madhor. Cila është dukuria ? Një pjesë e këtij mjedisi i lejon të drejtën vehtes së saj që jo vetëm të shprehet se nuk e do bashkimin. Por ajo i lejon vehtes që të atakojë, të sulmojë, të satanizojë ata që janë pro bashkimit dhe që japin edhe ide, fakte, argumente. Pra i lejon të drejtën vehtes që të përdorë diktaturën e stabilitetit ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Ndërsa mjedisi politik shkon edhe më tej. Ai edhe kur vete nuk është dakord me idenë e bashkimit, edhe kur harron se kjo ide është e shkruar edhe në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë nuk mjaftohet me kaq. Ai shkon më tej, ai përdorë shoqërinë juridike për të denuar partizanët e bashkimit dhe për të trembur simpatizantët e tyre. Është akoma i freskët kur me insistimin e disa politikanëve shqiptarë, në Tiranë u denuan disa partizanë të bashkimit. Dhe sa kohë që ka akoma politikanë të tillë, aq kohë edhe bashkimi do të konsiderohet si «dënim». Pra jemi «të denuar» të bashkohemi !!

Tiranë, 01.05.2007

[Permalink]


« Vorhergende Seite | Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.