Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Opinione

Freitag, 04. Mai 2007
KOSOVA NË PRAG TË PAVARËSISË - POR EDHE TË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME!
Von ajkashqiptare, 00:24

Shkruan: Bashkim MAZREKU,  ish - i burgosur politik

Më 01.05.2007, Bernë

Cilat janë dy skenarët - që mund të gjenerojnë kriza të reja edhe pas statusit të Kosovës (!?!)

Zgjidhja e statusit të Kosovës po ofrohet, por çfarë do të jetë dhe si do të arrihet deri në finalizim, akoma nuk dihet çartë. Ajo çka dihet tashmë nga të gjithë e që gjindet në tavolinën Këshillit të  Sigurimit të OKB-së, është propozimi i M.Ahtisarit për Pavarësi të Mbikqyrur. Ky propozim deri më tash është i vetmi dhe sipas diplomacisë botërore, (përjashto këtu Rusinë), mendohet të jetë më i miri i mundshëm, që do të siguroj një zgjidhje optimale.

Nuk dua të përsërisë ato qëndrime, për të cilat shumë  u shkrua dhe po shkruhet këto ditë, lidhur me këtë çështje kapitale. Nuk dua të përsërisë as pikëpamjet dhe optimizmin e vazhdueshëm të politikanëve kosovarë, që duket të jetë i parakohshëm dhe i pa bazë.

Me këtë rast, dua të përqëndrohem në dy skenare të mundshme të zgjidhjes së problemit, e që nuk janë risi  e të pa thëna, por mendoj jo aq shumë të përsëritura. Ky shkrim pra ka për qëllim përsëritjen edhe një herë të këtyre skenareve dhe tërheqjen e vëmendjes në to.

Skenari i parë

Këshilli i Sigurimit aprovon një Rezolutë të re për Kosovën, pa vënë veto kundër, nga anëtarët e përhershëm, (këtu kam parasysh Rusinë  dhe Kinën), të cilat në këtë rast mund të abstenojnë.

Sigurohen 9 vota pro dhe Rezoluta votohet.

Parlameti i Kosovës aprovon Kushtetutën e Kosovës dhe shpallë pavarësinë,  e cila do të njihet nga shtetet veç e veç.

Ardhja e një misioni të ri nga BE-ja për të mbikqyrë procesin e zbatimit të marrëveshjes në Kosovë, bazuar në propozimin e M. Ahtisarit, siç thonë shumica e politikanëve të Kosovës, apo siç do të thoja unë për të qeverisur në mënyrë virtuele me Kosovën, ngase de fakto këtë qeverisje do ta kishin vendorët. Kjo qeverisje duale do të zgjasë aq sa do të donte misioni mbikëqyrës, nëse nuk përcaktohet ndryshe me rezolutë të OKB-së.

Pasojat e këtij skenari

Problemet me veriun e Kosovës, ku serbët në shenjë revolte do të manifestonin në të gjitha mënyrat pakënaqësinë e tyre. Gjendje e jashtëzakonshme në veri të Kosovës, gjendje e lehtë e jashtëzakonshme në enklavat serbe, të cilat do të kërkonin mbrojtje më të madhe e ndoshta edhe tërheqje nga vendet e tyre, për t´u shpërngulur atje ku mund të gjejnë mbrojtje më të mirë.

Mobilizim i KFOR –it në shkallën e parë të rrezikshmërisë. Kufijtë administrativ të Kosovës mbesin të paprekur, por jo funksional ashtu siç i kemi tani, e veçanërisht në veri,  ku askush (pos serbëve) nuk do të ketë këntroll. Kosova do të njihet si shtet i pavarur në kufijtë ekzistues, por asesi nuk do të mund të kontrollojë kufijtë e saj verior.

Ky skenar do të kundërshtohet nga Serbia, e cila mund të mobilizojë forcat e veta deri  në kufi me Kosovën, për të ndikur të paktën në aspektin psikologjik te serbët dhe për të treguar njëkohësisht, se ata  janë përsëri të gatshëm të luftojnë për Kosovën. Kjo gjendje mund të zgjas me javë e muaj deri sa të krijohet një realitet i ri dhe ai është funksionimi i mirëfillt i shtetit të Kosovës, në fushën e judikaturës, mbrojtjes së pakicave, (kryesisht serbe), dhe ngritjen e nivelit social për të gjithë qytetarët e Kosovës, të paktën për një shkallë me të lartë se në shtetet fqinje.

Për zbutjen e kësaj gjendje, Serbisë do t´i ofrohen benificione të mira e ndoshta edhe aderim të shpejt në UE, para të gjitha vendeve tjera të Ballkanit perëndimor. Por, bashkë me Serbinë do t´i hapet rruga padyshim edhe Kosovës drejt një perspektive të ngadalshme por të  mirëfilltë, në gjiun e UE-s. Ndarja e Kosovës me këtë skenar mbetet e mundshme por jo edhe e pashmagshme...

Skenari i dytë

 Mos aprovimi i Rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të vetos së Rusisë.

Ky skenar nuk e pengon përsëri Parlamentin e Kosovës që të aprovojë Kushtetutën dhe të shpallë pavarësinë, e cila sikurse në skenarin e parë do të filloj të njihet nga shtete të ndryshme veç e veç.

Dallimi esencial i këtij skenari nga skenari  i  parë është se: derisa skenari i parë ka Rezolutën e OKB-së bazuar mbi Propozimin e marrvëveshjes së M. Ahtisarit, si bazë legale për misionin mbikëqyrës të Unionit Europian, skenari i dytë nuk përjashton mundësinë e pavarësimit, por nuk ka asnjë bazë legale për ndërhyrje ndërkombëtare në cilësinë e mbikëqyrjes. sepse do të mungonte materja e mbikëqyrjes, pra marrëveshja. Mungesa e kësaj marrëveshje do të detyronte Parlamentin e Kosovës t´i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndërhyrje në cilësinë e mbikëqyrjes ( por në çfarë baze kur  s´kemi marrëveshje ??).

Në këtë situatë, "de jure" Misioni i UNMIK-ut do të vazhdoi të qëndroj edhe mëtej në Kosovë. Pra, Kosova e pavarur me Misionin e UNMIK-ut dhe KFOR-in në Kosovë. Misioni i UNMIK-ut mbi bazën e rezolutës 1244 nuk  do të shfuqizohet nga OKB-ja, por nga vetë parlamenti i Kosovës dhe nga njohja e pavarsisë nga shtete të ndryshme. UNMIK-u nuk do të ketë dalje legale nga Kosova, sepse nuk do urdhërohet nga KS i OKB-së për një gjë të tillë. Nuk do të qëndroj ky mision më në Kosovë,  sepse ky mision në Kosovën e pavarur është i pakuptimt. Misioni i ri i UE-së nuk do të mund të hyjë në Kosovë, sepse nuk ka bazë legale nga OKB-ja, por as që do të mund të qëndroj anash (indiferent). Në fakt me këtë skenar bjen në ujë plani për marrvëshje - sipas propozimit të  M. Ahtisarit, andaj as Misioni i ri Europian s´ka përse të vijë në Kosovë. Vetëm gjendja e jashtëzakonshme (në prag të luftës) do të mund të krijonte një alibi për misionin evropian, tashmë me qëllime të papërcaktuara në zbatim të ndonjë marrëveshje, por vetëm për të menagjuar krizën e re dhe për të mënjanuar kështu eksplodimin e kësaj bombe të kurdisur që quhet Kosovë.

Pasojat e këtij skenari

 Kosova e pavarur me UNMIK-un brenda por pa kompetenca e pa Mision të UE-së. Me KFOR i cili do të përballet me një gjendje të jashtëzakonshme, por tanimë me përmasa më të mëdha se sa në skenarin e parë. Kufijtë e Kosovës nuk do të mund të kontrollohen, sidomos kufiri verior. Serbët do të marshojnë drejt veriut të Kosovës (tanimë deri në lumin Ibër) e cila edhe ashtu është nën kontrollë të tyre dhe ata do të kërcënojnë me luftë të re. Poashtu edhe serbët e pjesëve tjera të Kosovës (nëpër enklava) do të fillojnë shpërnguljen masive në drejtim të veriut. Dhe kësisoj, Kosova do të përballet me një gjendje të jashtëzakonshme dhe me një eskalim të situatës, të ngjashme me atë të pragut luftës. Ky eskalim i situatës, do të varet shumë nga vendosmëria e KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës,  e sidomos nga SHPK, TMK etj.

Ndarja e Kosovës e pashmangshme!

Siç vihet në dukje, të dy skenaret tregojnë se pjesa e veriut të Kosovës është një çështje shumë e ndjeshme dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Asnjë institucion, as civil as ai ushtarak nuk do të ketë kurajo ta zgjidhë këtë problem në rrugë paqësore, sepse serbët nuk pranojnë një zgjidhje të tillë, të mësuar me agresivitet, e të lidhur emocionalisht me prenë e vet (Kosovën), që mbi një shekull e mbajtën nën sundim.

Pra, Kosovën në të ardhmen pritet ta kaploi një gjendje e jashtëzakonshme. Kosova do të paguan edhe një çmim të pavarsisë. Sa do jetë i lartë ky çmim dhe për sa kohë do të paguhet ai, do të varet shumë nga vendosmëria e vendorëve dhe në radhë të parë nga forcat ushtarake vendore dhe ndërkombëtare që janë prezente në Kosovë.

Së këndejmi mund të thuhet se Pavarësia e Kosovës nuk është  çështje e kryer siç propagandojnë politikanët shqiptarë, në veçanti super parlamenti i Kosovës i quajtur Grup i Unitetit, i cili duket se e ka humbur busullën në kompetencat që i ka marrë, e të cilat askush nuk ja ka dhënë as legjitimuar.

Se është koha të përgatitemi për më të keqen (edhe nëse del mirë) nuk ka dyshim, por realiteti po tregon, se ne po përgatitemi për festim -  pa menduar në flijime të reja, qofshin ato edhe vetëm ëndrrat tona, se Kosova po bëhet shtet i pavarur me tërë teritorin e saj dhe se s´do të ketë ndarje të saj! Disa po bazohen në Parimet e Grupit të Kontaktit për mosndarjen e Kosovës, por duket që po harrojnë se ato janë parime dhe hiq më shumë. Dhe, parimet janë relative.

Misioni Europian mund të vijë në Kosovë me rezolutë apo me gjendje të jashtëzakonshme. Por, ai mision si edhe lidershipi vendorë, duhet ta kenë parasysh, se zgjidhja paqësore  dhe njohja e Pavarësisë së Kosovës pa konflikte të reja nuk do thotë asgjë më shumë as më pak se Kosova do të mbetet edhe me tej fuqi baroti. Një zgjidhje stabile dhe një menagjim optimist të gjendjes pas statusore do të jetë zgjidhje që unë do ta quaja: Program. Pra, misioni europian zgjidhjen e Kosovës duhet ta sheh si program menagjimi dhe zhvillimi.

Pikat më të ndjeshme të këtij programi duhet të jenë: siguria, ekonomia dhe aspekti social.

Kosova, për tetë vite me radhë ka përparuar mjaftë, krahasuar me gjendjen e luftës nëpër të cilën fatkeqësishtë kaloi. Ndërsa po të krahasohet me një gjendje normale ajo ka vendënumruar. Qytetarit të varfër i është shpërlarë mendja, ngase ai nuk guxonte të bëj asgjë gjatë kësaj kohe të pritjes së pavarsisë, dhe prandaj duhet ta duroj varfërinë e skajshme edhe më - duke pritur pavarësinë!

Pas pavarësisë, qytetarit i duhet mbushur mendja dhe barku!

E para me optimizëm, bazuar në sigurinë, funksionimin e shtetit juridik, pa korrupcion e kriminalitet, liri të fjalës dhe procese vërtet demokratike. 

E dyta, me ndihma të mirëfillta sociale dhe programe zhvillimi në ekonomi, vende të reja pune, rrymë e ujë pandërprerje... dhe menagjim të vetë njeriut ashtu siç don dhe meriton ai, e jo ashtu siç mundet dhe do shteti. Buxheti i Kosovës nuk krijohet mbi kurrizin e qytetarit, por mirëqenja e qytetarit krijohet mbi kurrizin e shtetit. Shteti kërkon tatime, qytetarët paguajnë aq sa munden, ndërsa ato abuzohen dhe qytetari përsëri pretë (ta zëmë) me orë të tëra për një dokument, s´ka punë, s´ka shkollim cilësor etj., dhe nga kjo gjendje qytetari s´ka as shpresë për të nesërme më të mirë.

Për të arritur sukses, (kuptohet ngadalë e jo për një natë), shteti i Kosovës me ndihmën e misionit të ri, fillimisht duhet të menagjoj aspektin social dhe të sigurisë, për të vazhduar pa vonuar edhe zhvillimin e ekonomisë.

Nëse prezenca e re ndërkombëtare kufizohet të ndihmoj në këto parametra dhe vendorët kufizohen në funksionimin e shtetit të ri të Kosovës për të mirën e qytetarëve, (e jo të kërkojnë prej tyre pritje e heshtje për të mirën e vet pushtetarëve), Zgjidhja të jetë – Program, Pavarësia – Program..., atëherë mund të shpresohet jo vetëm për një  mirëqenje të qytetarëve,  por edhe për zgjidhje racionale të konflikteve ndëretnike. Ngritja e standardit në Kosovë krahasuar me shtetet fqinje do të ndryshoi dioptrinë e rrymave nacionaliste. Kosova duhet të arrijë një zhvillim të shpejt sa të zgjoj xhelozinë e fqinjëve, në të kundërtën Kosova edhe për shumë kohë do jetë vatër e pashuar krizash, vendi më i varfër që do të gjeneron vetëm dhunë e urrejte, qoftë ndëretnike qoftë qytetare në raport me shtetin. Pra, ndarja e Kosovës do të pengohet, pos me ushtri e vendosmëri edhe me këtë logjikë të zhvillimit.

Nëse Kosova e pas statusit dhe misioni europian dështojnë në zgjidhjen – program dhe emitojnë UNMIK-un, kjo do të paraqes një shkas të ri për vazhdim të  gjendjes së jashtëzakonshme mbi baza ushtarake, do të krijojë një shtet policor dhe kështu festimi i pavarësisë së Kosovës do të zgjas shkurt, sepse vendin do ta zënë orët policore, manifestimet e ndryshme në rrugë dhe anarkia, të cilën askush nuk e dëshiron, në këtë kohë të pritjes së gjatë të pavarësisë. Nëse ndodh më e keqja, atëherë kosovarët për të kaluar në Serbi, pasaportat e tyre duhet t´i tregojnë “te ura” mbi lumin Ibër!

[Permalink]


Dienstag, 01. Mai 2007
AMERIKA ME BUKË, SERBIA GJENOCIDALE PRAPË ME GURË AMERIKËN! – DERI KUR AMERIKA DO TA TOLEROJË KËTË MONSTRUM TERRORIZUES ANTISEMITIST T’I CENOJË VLERAT
Von ajkashqiptare, 00:43

BAROMETRI DIPLOMATIK
Data: 04/07/2005 - 15:41
Prof.Dr. Mehdi HYSENI

RIBOTIM

* Derisa Serbia agresore nuk do të paguajë çmimin e shtrenjtë sikurse Iraku i Sadam Hyseinit, Ballkani do të jetojë në ethe të përjetshme të errësirës mesjetare serbo-bizantine .

* * ** Fatkeqësisht, këtë konstatim tonin e vërtetoi edhe ringjallja e sopatës së pandryshkur çetnike e kriminelit serb të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihjaloviqit, e cila e plandosi përdhe FLAMURIN AMERIKAN në Ravna Gorë të Serbisë, më 15 maj 2005(!!!)


Ky veprim vandal provokues antiamerikan sheshit provoi sesa (çentiko-fashistët serbomëdhenj të vojvodës Drazha Mihajloviq, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Vuk Drashkoviqit, të Nebojsha Çoviqit, si dhe të Kishës Ortodokse Serbe etj.) historikisht e “kanë dashur-mbështetur sinqerisht” Amerikën. Për më tepër, rasti i shkeljes dhe i përdhosjes së flamurit amerikan në Ravna Gorë, dëshmon sheshit se Serbia me gjithë zhurmën e saj deklarative në favor të proceseve transitive evropiane e rajonale, që është vetëm në funksion të rimëkëmbjes së saj ekonomike e asgjë më shumë, Amerikën dhe shqiptarët i konsideron si një nga armiqtë më të rrezikshëm dhe të paparashikuar të ekzistencës së saj kolonialiste dhe ekspanisoniste në Ballkan. Ky vandalizëm dhe destruksion i pashërueshëm i politikës pushtuese të Serbisë së Madhe, i orientuar dhe i praktikuar kundër Amerikës dhe shqiptarëve nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si rrezik permanent i institucionalziuar në doktrinën dhe në praktikën e qeverisë dhe kishës serbe, që në mënyrën më të paturpshme dhe më tinzare (duke u shërbyer me gënjeshtra dhe me akuza të fabrikuara në llogari të së vërtetës historike mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike dhe shqiptarët në Ballkan) synon dhe vepron pareshtur për ta distancuar Amerikën nga aleatët e saj shqiptarë, vetëm për vetëm që pikësëpari Kosova edhe më tej të mbetet si koloni e paprekur e SMZ-së. Këtë koncept politiko-strategjik serbomadh, i fokusuar në afat të gjatë për “bombardimin” e aleancës shqiptare-amerikane në Ballkan, e ilustron edhe ky shembull karakteristik i diplomacisë kolonialiste serbomadhe, i shprehur nga kryeshefi i diplomacisë së Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, Vuk Drashkoviq: “ Nëse Kosova fiton pavarësinë e saj, atëherë ky automaizëm në të njëjtën kohë nënkupton edhe pavarësinë e Republikës Serbe në Bosnjë” (“Vjesnik, 1.07.2005). Edhe pse dioptrina diplomatike e mjegulluar e Vuk Drashkoviqit nuk i sheh, as nuk i njeh parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare mbi vetëvendosjen e kombit shqiptar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike, të kolonizuar nga Serbia dhe Mali i Zi, simetria e pavarësisë së Kosovës me atë “Republika srpska” nuk ka asnjë element a parim ndërlidhës (qoftë në kuptimin historik, territorial dhe etnik, qoftë në atë juridik ndërkombëtar), sepse “Republika srpska” minoritare është krijuar me terror dhe me gjenocid serbomadh të Radovan Karaxhiqit, të Ratko Mladiqit dhe të Slobodan Milosheviqit në kurriz të qenies nacionale dhe territoriale të kroatëve dhe të myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërkaq, Kosova me popullsinë e saj indigjene shqiptare mbi 90% , që nga vitet 1878 dhe 1912-1913, është shkëputur nga territori e njësuar i Shqipërisë Etnike, në saje të politikës dhe të luftërave aneksioniste gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi, të ndihmuara nga aleatët tradicionalë të Fuqive të Mëdha të Evropës (Rusia dhe Franca). Shkurt, Kosova është problem kolonial qindravjeçar, zgjidhja e vetme së cilit është pavarësia e pashmangshme, që nënkupton rikthimin e saj në integralen e kufijve natyrorë dhe historikë të Shqipërisë Etnike. Ndërkaq, “Republika srpska” është antitezë e paradigmës së Kosovës, sepse historikisht nuk ka qenë kurrë pjesë integrale e territorit etnik të Serbisë, as krahinë, as republikë e pavarur serbe, veçse një minoritet serb në një territor të përbashkët kroato-boshnjak. Prandaj, çdo paralele e tërhequr si simetri e pavarësisë së Kosovës me atë të “Republika srspka” është e gabuar dhe e pajustifikueshme si në aspektin historik, ashtu edhe në atë juridik ndërkombëtar, pavarësisht nga aspiratat e politikës gjenocidale serbomadhe dhe të aleatëve të tyre të “paudhëzuar”, që të krijojnë edhe në Serbi në Bosnjë e Hercegovinë në llogari të kontestimit apo të njohjes së pavarësisë së ligjshme dhe të domosdoshme të Kosovës.

Asimetria e partnerizmit serbo-amerikan

Ky fenomen nuk mund shpjegohet as të justifikohet mbi asnjë bazë (pa marrë parasysh projektet e interesave të dikurshme dhe të sotshme të hegjemonizimit dhe të kolonializmit serbomadh në Ballkan, për realizimin e të cilave qeveria dhe kisha serbe në vazhdimësinë historike kanë synuar ta kenë edhe mbështetjen e Amerikës. Mirëpo, kjo “llogari pa hanxhiun” e Serbisë së Madhe, mori fund me bombardimin e saj nga Amerika dhe nga aleatët e saj të NATO-s, më 24 mars-10 qershor 1999, si rrjedhim i parandalimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë) po qe se nuk merren në konsideratë këta dy faktorë vendimtarë: (1) GJENI DEMOKRATIK AMERIKAN dhe (2) GJENI ANTISEMITIST(RACIST) SERBOMADH. Si rrjedhim, se gjeni demokratik amerikan në asnjë segment të tij nuk është komplementar dhe, nuk e njeh gjenin antisemitist serbomadh, edhe erdhi në shprehje marrja nën mbrojtjen direkte morale, humanitare, ekonomike, ligjore dhe ndërkombëtare e viktimave shqiptare, kroate dhe myslimane nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, këtë akt human, demokratik dhe qytetërues në dimensione të përbotshme, që është në funksion të ndërtimit të lirisë, të pavarësisë, të zhvillimit, të demokracisë dhe të paqes së popujve të terrorizuar nga gjenocidi kolonialist i SMZ-së, qeveria e sotme “demokratike” e Beogradit dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk do ta harrojnë kurrë (edhe pse këto në “frymën demokratike-internacionlaiste” po i vardisen Amerikës, në mënyrë që të marrin “bekimin” e saj për ta rikthyer Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Madhe) se ai akt ishte “agresion” kundër Serbisë dhe serbëve. “Jusitifikimi” vetëm mbi bazën e zanafillës psikopatologjike të gjenit antisemitist serbomadh, që në çdo kontekst e përjashton logjikën e arsyes së gjenit demokratik amerikan. Kjo ka qenë shkaku dhe arsyeja kryesore pse çetnikët e legalizuar dhe të dekoruar të Drazha Mihajloviqit, përkatësisht të Vuk Drashkoviqit e shkelën në mënyrë barbare dhe provokuese flamurin amerikan në Ravna Gorë, më 15 maj të vitit 2005.


Çetniku Drazha Mihajloviq

Pikërisht fenomeni i asimterisë së gjenit demokratik amerikan vë në dukje faktin se Serbia nuk ka asgjë të përbashkët me tradicionalen, as me të sotmen demokratike e qytetëruese të Amerikës, por me gjenin antidemokratik dhe antiperëndimor të Rusisë cariste-komuniste-“demokratike” me ndihmën e së cilës në shekuj ia ka arritur që ta kultivojë “dialektikën parimore” të gjenit antisemitist në ndryshimin e hartës gjeopolitike të Ballkanit, duke iu grabitur territoret indigjene të Shqipërisë Etnike (50%), të Kroacisë dhe të Hungarisë.

Pra, pse çetnikët e pasardhës së kriminelit Drazha Mihajloviq, të organizuar dhe të indoktrinuar nga Vuk Drashkoviqi nën flamurin nacionalshovinist serbomadh dhe, sipas ligjit të zyrtarizuar shtetëror të Serbisë së Vojislav Koshtunicës, e kanë përbaltur flamurin amerikan, ( duke e shkelur me këmbë, e pastaj, kinse, duke ngritur prapë në shtizën e tij, si provokim i dyfishtë i amalgamës pluraliste çetnik-fashiste) dhe jo edhe flamurin e Anglisë dhe të Francës, ndër arsyet kryesore është: ASIMETRIA E GJENIT DEMOKRATIK AMERIKAN DHE E GJENIT RACIST SERBOMADH. Prandaj, si në aspektin e filozofisë historike, ashtu edhe të asaj politike, demokratike dhe juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, këto dy fenomene të asmimetrisë së theksuar e përjashtojnë njëra-tjetrën. Kështu që, si në planin afatgjatë, ashtu edhe në afat të shkurtër politika zyrtare e Serbisë nuk ka gjasë reale, që për interesa të saj imperialiste në Ballkan, ta përfitojë si partner “ të natyrshëm” Amerikën. Sado dhe, në çfarëdo forme qoftë le të shtiret para Amerikës politika strategjike e Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi, si “engjëll i bardhë a zi”, fenomeni antisemitist serbomadh antiamerikan dhe antishqiptar, tanimë është “lexuar” në hollësi dhe është ndëshkuar ligjërisht nga Amerika dhe NATO-ja. Për më tepër, këtë fenomen e ka të qartë jo vetëm Amerika dhe Evropa, por tërë bota demokratike dhe e qytetëruar. Për këtë arsye, ka ardhur koha që, edhe politika gjenocidale e SMZ-së, të heqë dorë nga “politika e llotarisë” së saj në disfavor të interesave strategjike të Amerikës në Ballkan ngase është mjekuar përgjithmonë sëmundja patologjike e gjenit antisemitist serbomadh nga gjeni demokratik amerikan. Këtë duhet ta kenë pasur të qartë si qeveria e Beogradit, ashtu edhe Kisha Orotodokse Serbe, ndryshe çdo potez i gabueshëm i politikës së tyre të njësuar, ka gjasë të rindëshkohet në mënyrë edhe më të ashpër dhe, më të merituar sesa në vitin 1999 nga NATO-ja. SMZ-ja nuk duhet të ushqejë iluzione të kota “ duke parë ëndrra në diell”, se një ditë do të gjejë gjuhë të përbashkët me gjenin demokratik dhe human amerikan, pavarësisht se kush e drejton Amerikën, republikanët e Xhoxh W. Bushit, apo nesër demokratët. Kjo është krejt njësoj, sepse si administrata republikane, ashtu edhe ajo demokratike emërues të përbashkët kanë GJENIN DEMOKRATIK AMERIKAN, që në mënyrë flagrante përjashton GJENIN ANTISEMITIST SERBOMADH, si dhe çdo antitrup me primesa antidemokratike dhe anticivilizuese të fenomenit patologjik-paranoid serb, pavarësisht se në cilat meridiane të botës shfaqen ato as sot apo nesër. Këtë argument të pakundërshtueshëm e provon edhe miratimi unanim i Rezolutës nr.134 së Senatit Amerikan (22 qershor 2005) në shenjë rikujtimi dhe denoncimi të gjenocidit serbomadh në Srebrenicë këtu e dhjetë (10) vjet më parë(1995).

Legalizimi dhe rehabilitimi i Lëvizjes famëkeqe
çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit-justifikimi absurd
i krimeve gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit

S’ka dilemë se vampirizimi i historisë së disfatave politiko-ushtarake të projekteve kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë së Madhe, që identifikohet me programin dhe me veprën kriminale të Lëvijzes çetnike të Drazha Mihajloviqit, ndër të tjera, në një mënyrë dëshmon edhe rehabilitimin e politikës gjenocidale të SMZ-së agresore të Slobodan Milosheviqit. Argument i pakundërshtueshëm i këtij konkluzioni është rikthimi i PAJUSTIFIKUESHëM i Serbisë agresore të kriminelit Slobodan Milosheviq në bashkësinë ndërkombëtare (OKB, OSBE etj.). Pikërisht, një rehabilitim i SMZ-së blanko, antihuman, antiligjor, antidemokratik dhe anticivilizues nga institucionet dhe faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, ka ndikuar dhe, pa dyshim do të ndikojë negativisht në rivendosjen e marrëdhënive normale ndërfqinjësore të Serbisë me Kosovën, si dhe me shtetet e tjera fqinje në rajon. Posaçërisht, “regjimi demokratik” i identifikuar me pasardhësit e kriminelit Slobodan Milosheviq, siç janë Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviq, Boris Tadiq dhe Nebojsha Çoviq etj., po përdorë të gjitha mjetet propagandistike dhe politike, duke u shtirur deklarativisht me “sinoniminë pluraliste, demokratike, integruese dhe paqësore” për të hyrë me çdo kusht nën “ombrellën mbrojtëse” të interesave të politikës strategjike të SHBA-së në Ballkan. Në thelb, të gjitha përpjekjet e këtilla të serbomëdhenjve kanë karakter amoral, antiligjor, antipaqësor, antidemokratik dhe eufemistik, që kanë për qëllim ta “përpunojnë” dhe përvetësojnë Amerikën, në mënyrë që kjo si superfuqi botërore ta ketë marrë nën mbrojtjen direkte Serbinë kolonialiste, ashtu sikurse ka vepruar dhe, edhe sot po vepron “Rusia-nënë” e Serbisë. Mirëpo, pavarësisht nga kjo aspiratë qëllimkeqe dhe iluzore e krerëve të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë së ligjësuar çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit, Amerika, në asnjë formë (pavarësisht nga gjeneza shekullore e “menysë” së kërkesave dhe të dëshirave të shkreta të sistemit kolonialist serbosllav në Ballkan) nuk mund t’i konkurrojë “Rusisë-nënë”, që t’ia adoptojë foshnjën e saj serbe, sepse ajo është pjellë e saj si në kuptimin nacional, religjioz, kulturor, racor, ashtu edhe në atë civilizues sllav, që nuk ka asnjë element të përbashkët me vlerat thelbësore të kombëtares, të kulturës, të religjionit, të gjuhës dhe të civilizimit as të Amerikës, as të Evropës Perëndimore. Në këtë vështrim, politika, as diplomacia amerikane nuk ka se çka të jetë konfuze a të hezitojë, kur është fjala për deshifrimin e politikës së interesave “nacionale dhe demokratike” të Serbisë, sepse ato janë të lidhura ngushtë vetëm interesat afatgjata të sferës së interesit serbosllav në Ballkan, historikisht të dirigjuara dhe të konsumuara nga Rusia cariste-komuniste e dikurshme dhe e sotshme.


Krimineli Millosheviq

Sa më sipër, Serbia e Madhe e dikurshme çetniko-fashiste e Drazha Mihajloviqit, dhe Serbia e Madhe e sotme gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe e Vuk Drashkoviqit, në asnjë kuptim nuk mund të jenë kurrfarë paradigme, as kurrfarë partneri i kapshëm për agjendat politiko-demokratike, paqësore dhe strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës as në Ballkan, as në Evropë dhe, në asnjë skaj të botës, sepse Serbia dhe Mali i Zi në kuptimin e tradicionales historike janë foshnja të krijuara nga epruveta e sferës së interesit të Rusisë në Ballkan dhe në Evropë. Se në çfarë stadi është ruajtur konstanta historiko-politike dhe religjioze e tradicionalizmit rus ndaj serbëve, malazezëve dhe ndaj sllavëve të tjerë të jugut në Ballkan, këtë e provon edhe pjesëmarrja dhe mbështetja direkte dhe indirekte (në njerëz, arsenal ushtarako-luftarak) e Rusisë “demokratike” e Boris Jelcinit në të tre agresionet gjenocidale të SMZ-së kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Këtë pohim e vërteton ky shembull konkret i gjenocidit serbomadh (të cilin edhe Rezoluta e Senatit Amerikan Nr.134, 22 qershor 2005, e ka cilësuar si të tillë): “...Politika e agresionit dhe e pastrimit etnik, e kryer nga ana e forcave serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë në periudhën e viteve 1992-1995 me ndihmën direkte të pushtetit Republikës Federale Jugosllave (Malit të Zi dhe Serbisë), solli në përndjekjen e mbi 2 milionë njerëzve, rreth 200 mijë të vrarë, me dhjetëra-mijëra të dhunuar ose të torturuar në forma të ndryshme, si dhe granatimin permanent dhe sulmet snajperiste kundër civilëve të pafajshëm në Sarajevë dhe në qendrat e tjera urbane. Duke i rikujtuar viktimat e Srebrenicës, Senati Amerikan e vë në dijeni tërë botën se nuk ka harruar se çfarë ka ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë para dhjetë vitesh, duke i dërguar mesazhin e qartë se krimi duhet të ndëshkohet, kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë ta mbështetin pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Bosnjës dhe Hercegovinës.” (“Vjesnik”, 1.07.2005)..

Për të evituar reprizën e këtij rreziku potencial serborus, që drejtpërdrejt e kanos jo vetëm Kosovën dhe shqiptarët, por edhe paqen, sigurinë, demokracinë dhe integrimin e Ballkanit, politika strategjike e SHBA-së, do të duhej të përqendrohej pikësëpari në demaskimin e ligjshëm dhe human të politikës pushtuese dhe grabitqare të SMZ-së ndaj shteteve të dëmtuara fqinje (Kroacia, Hungaria dhe Shqipëria). Serbia nuk meriton të mbështetet në asnjë mënyrë nga Amerika dhe nga aleatët e saj lojalë, sepse, edhe me tre gjenocidet e saj të fundit (1990-1999), ka dëshmuar botërisht se lufton kundër interesave vitale të Amerikës si në dimensione të rajonit ballkanik, ashtu edhe në ato evro-ndërkombëtare. Këtë orientim praktik të politikës armiqësore të SMZ-së kundër Amerikës, e ka dëshmuar edhe e bombardimi luftarak 78- ditor i saj nga ana e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO-s), i cili u bë me iniciativën dhe me pjesëmarrjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast shpëtuan shqiptarët dhe Kosovën nga hollokausti serbomadh çetnik. Ky është edhe një argument më shumë, të cilin politika dhe propaganda nacionalshoviniste çetniko-fashiste serbomadhe, do ta shfrytëzojë si “alibi” për “ denoncimin e mundshëm” dhe distnacimin e saj nga kursi i politikës paqësore amerikane në Ballkan dhe në mbarë botën. Ky qëndrim negativ dhe primitiv, anakronik dhe irracional i politikës perfide “me dy tehe” të Serbisë ndaj Amerikës, përfundimisht do të zbardhet, po qe se Kosovës me të drejtë, do t’i njihet statusi i pavarësisë nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj. Mirëpo, si do që të jetë e ardhmja e statusit të Kosovës, politika serbe, as Serbia nuk kanë asnjë gjasë, që të amnistohen ligjërisht dhe moralisht nga të gjitha krimet e kryera të terrorit gjenocidal të tyre në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë, sepse sipas së drejtës ndërkombëtare ato nuk parashkruhen, pavarësisht nga ndryshimi i regjimeve politiko-shtetërore në Serbi dhe në Mal të Zi. Këtë konstatim tonin e provon dhe e justifikon edhe miratimi i Rezolutës Nr.134 i Senatit Amerikan lidhur me denoncimin e gjenocidit serbo-çetnik në Srebrenicë të Bosnjës, sipas së cilës , pritet të nxirren para ligjit dhe drejtësisë ndërkombëtare të gjithë aktorët e atij akti të shëmtuar antinjerëzor dhe anticivilizues, të kryer nga forcat militare dhe paramilitare serboçetnike kundër 10000 mijë viktimave të pafajshme civile myslimane. Prandaj, Serbia dhe serbët nuk duhet të mashtrohen, duke e gënjyer vetveten dhe aleatët e tyre të shkretë, se Amerika do t’i marrë në mbrojtje, duke i rehabilituar nga krimet e luftës, nga politika e agresionit dhe nga spastrimi etnik i qindra-mijëra viktimave civile shqiptare, kroate dhe myslimane në hapësirat e ish-RSFJ-së.

Gjeni antisemitist çetniko-fashist nuk njeh dekorata meritore të gjenit demokratik amerikan(!)

Si thotë fjala e urtë popullore: “Qenit të keq kot qiti, ai prapë të ha, sepse është qen i keq”. Prandaj, si në kuptimin e së përgjithshmes, ashtu edhe asaj të së veçantës, “qeni i keq” kurrsesi nuk meriton të shpërblehet nga askush qoftë edhe për “ndonjë meritë rasti” të tij për t’i shpëtuar të tjerët, sepse ai nuk bën atë për shkak të ndonjë humanizimi, por thjesht për shkak të “hesapeve” të tij personale, se si të shpëtojë vetë nga borxhet që ua ka të tjerëve dhe, të ngopet e të jetojë në kurriz të tjerëve. Kjo është filozofia e thjeshtë pse krimineli Drazha Mihajloviq i ka shpëtuar “500 pilotët amerikanë” me rastin “e avarisë” së aeroplanit të tyre nga armiqtë nazifashistë-aleatët e Lëvizjes çetnike Serbe në territorin e Serbisë. Më pastaj, hitoria e pasluftës së dytë botërore e ka vërtetuar se ai akt nuk është bërë për hir të parimit të ndjenjës së humanizmit, as të parimit demokratik internacionalist, por për hir të kombinacioneve të çetnikëve me partizanët për t’i këmbyer robërit e tyre, si dhe për t’i shpëtuar denoncimit të fundit nga forcat triumfuese antifashiste si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

* * *

“Qenin plak dhe të ri” çetniko-fashist barbar serb, kot le ta dekorojë AMERIKA dhe bota DEMOKRATIKE, ai prapë të ha, nuk njeh arsye, as mëshirë, as humanizëm, as internacionalizëm, sepse me shekuj është mësuar mbrapshtë, të ushqehet me gjakun e viktimave të pafajshme njerëzore josllave (kroatë, shqiptarë dhe myslimanë), nuk njeh kurrfarë vlerash njerëzore, qytetëruese as demokratike, sepse udhëhiqet nga instinkti atavist i pangopshëm, si dhe nga paranoja kolektive se vetëm serbosllavët në Ballkan e kanë të “drejtën e rezervuar” nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, të jetojnë të lirë dhe të pavarur në kurriz të shqiptarëve dhe të tokave të tyre etnike të kolonizuara, e jo nga arsyeja e shëndoshë njerëzore e humanizmit. Këtë konkluzion tonin e provon sheshit edhe gjenocidi i fundit (1990-1999) i Serbisë së pasardhësve të kryekriminelit të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajloviq: Slobodan Milosheviq, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq, Momçilo Krajishnik, Bilana Plavshiq, Vojislav Sheshel, Vuk Drashkoviq, Zhelkjo Razhnjatoviq-Arkan dhe i qindra kriminelëve të tjerë serbomalazezë, të cilët për ta vazhduar dhe, njëherit për ta shpërblyerë për së vdekuri ideologjinë dhe veprën çetniko-fashiste të “patriotit më të madh serb”, Drazha Mihajloviqit, e dogjën në themel : Vukovarin e Kroacisë, Srebrenicën e Bosnjës (me mbi 10000 mijë myslimanë: gra, fëmijë, burra, djem dhe pleq i kanë masakruar mizorisht në sy të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare) dhe Kosovën.


Çetniku Shesheli

Ajo çka është më e tmerrshme dhe, dot e pajusitifikueshme për të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare, vepra kolektive gjenocidale e Serbisë dhe e Malit të Zi ende nuk është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare (!?) Në vend se drejtësia dhe ligji ndërkombëtar ta thoshin fjalën e tyre meritore, sikurse në rastin e dënimit të Gjermanisë nazifashiste (1945), bashkësia ndërkombëtare bën gabimin e papërmirësueshëm e amniston dhe e rehabiliton Serbinë dhe Malin e Zi gjenocidal, duke i rikthyer në: Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në OSBE, si dhe në strukturat integruese të Bashkimit Evropian etj. Ky akt antimoral, antijuridik dhe antidemokratik është i papranueshëm si për të drejtën humanitare ndërkombëtare, ashtu edhe për Rendin e Ri Botëror, sepse në mënyrë hipokrite dhe për interesa të ndryshme gjeostrategjike dhe ekonomike të fuqive të mëdha evropiane janë sakrifikuar jetët e njerëzve të pafajshëm në hapësirat josllave të ish-RSFJ-së, duke e lejuar Serbinë dhe Malin e Zi pothuajse një decadë të plotë, të ushtrojë hollokaustin e saj mbi kroatët, myslimanët dhe shqiptarët. Këtë indifference dhe antihumanizëm të Evropës demokratike dhe integruese ndaj hollokaustit serbomalazez, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, ndoshta mund ta “justifikojë” vetëm “diplomacia preventive” e KS të Kombeve të Bashkuara e Kofi Annanit, por jo assesi asnjë dispozitë, as paragraf i Kartës së OKB-së, si dhe asnjë normë, as rregull e drejtësisë ndërkombëtare, as e rendit pozitiv juridik ndërkombëtar. Këtë padrejtësi ndaj viktimave të theksuara joserbe të Serbisë dhe të Malit të Zi, në sy të gjithë botës demokratike e përparimtare, e rikonfirmoi rikthimi i këtyre dy shteteve agresore në gjirin e OKB-së (!?) Pikërisht një rehabilitim i këtillë absurd, antiligjor dhe antihuman ka ndikuar dhe po ndikon me të madhe që edhe qeveritë “demokratike” të Serbisë në krye me Vojisllav Koshtunicën, Nebojsha Çoviçin, Tadiqin etj., të vazhdojnë të njëjtin kurs të ashpër me të njëjtat rekuizita të ideologjisë çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit, përkatësisht të Slobodan Milosheviqit. Këtë konstatim tonin e vërteton edhe nxjerrja e ligjit nga ana e Parlamentit të Serbisë sipas të cilit është rehabilituar dhe ligjësuar vepra jetësore gjenocidale nazifashiste e Lëvizjes çetnike të Drazha Mihajloviqit. Në saje të këtij ligji, që është produkt i ideologjisë çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit, edhe është mbajtur tubimi në Ravna Gorë, si tubim shtetëror i Serbisë, me ç’ rast shefi i diplomacisë së Serbisë dhe Malit të Zi, ishe figura qendrore e organizimit dhe e mbajtjes së atij manifestim me karakter gjithëçetniko-fashist dhe antidemokratik.


Shovinisti Drashkoviq

Simetria e ideologjisë nacionalshoviniste e Drazha Mihajloviqit=Slobodan Milosheviqit dhe e Vuk Drashkoviqit në favor të zgjerimit të Serbisë së Madhe

Sipas pohimit të kryediplomatit serbomalazez, Vuk Drashkoviq: “Drazha Mihajloviq dhe lëvizja e tij çetnike ishin antifashistë, duke qenë se nuk kishin pranuar që të nënshkruajnë kapitullimin e Serbisë, si dhe ta hduhin në baltë flamurin e ushtrisë çetnike serbe në vitin 1945”(“Glas javnosti”, 16.05.2005). E vërteta historike, është krejtësisht ndryshe= Dragolub Drazha Mihajloviq së bashku me lëvizjen e tij çetnike dhe me kollaboracionistët e tjerë ishin në anën e mbrojtjes së fashizimit së bashku me qeverinë kuislinge serbe të Beogradit, e cila ka nënshkruar kapitullimin e saj.

Ngritja e tre flamujve të: Amerikës, Anglisë dhe të Francës së bashku me flamurin serbomalazez shtetëror në Ravna Gorë, ishte një provokim i rëndë për historinë dhe për luftën triumfuese të këtyre tre shteteve në aleancën e përbashkët antifashiste mbi nazifashizmin hitlerian. Në tubimin e çetnikëve fashistë serbomëdhenj në Ravna Gorë për ta përkujtuar gjeneralin e tyre - monstrumin nazifashist Drazha Mihajloviq, i cili së bashku me lëvizjen e tij çetnike famëkeqe , gjatë Luftës së Dytë Botërore, në emër të doktrinës së shenjtë politiko-religjioze të “patriotizmit” të Serbisë së Madhe (ashtu siç veproi me gjenocidin e tij, edhe pasardhësi i tij Slobodan Milosheviqi në shfarosjen e kroatëve, të shqiptarëve dhe të myslimanëve gjatë viteve 1990-1999), ka ushtruar gjenocid të paparë ndaj shqiptarëve në Kosovë, ndaj kroatëve në Kroaci, si dhe ndaj myslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë. Si rrjedhim, Gjykata Supreme Ushtarake e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, më 18 korrik 1946 e dënoi me pushkatim së bashku me 9 kryekriminelë të tij çetniko-fashistë:” Drago Jovanoviq, Tasa Deniq, Mladen Zhujoviq, Radoslav Radiq, Milan Glishiq, Velibor Joniq, Gjuro Gjokiq, Kosta Mushicki, Boshko Pavloviq”(Politika, 26.03.2005). Kjo është e vërteta historike e “lëndës” ideologjiko-politike dhe ushtarake e “Lëvizjes çetnike”, të udhëhequr nga Drazha MIhajloviq. Ai nuk ishte as antifashist, as demokrat, as humanist, por një tiran, një reaksionar idiot, një kolaboracionist kuisling çetnik, i rreshtuar në anën e Aleancës nazifashiste të Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit. Historikisht, moralisht, ligjërisht dhe demokratikisht “portreti” ideologjiko-politik dhe luftarak fashist i Drazha Mihajloviqit dhe i “Lëvizjes çetnike” të tij, nuk kanë ama asnjë lidhje me historinë, me demokracinë dhe me vlerat e tjera antifashiste liridashëse dhe të qytetërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga themelimi i saj deri më sot.

S’ ka dilemë se dorëzimi i dekoratës “Order of merit” vajzës së kriminelit të Luftës së Dytë Botërore, komandantit të çetnikëve, Drazha Mihajloviq në prag të festimit të 60-vjetorit të fitores së Koalicionit Antifashist mbi nazifashizimin, është një paradoks historik dhe politik, që nuk përputhet me realitetin e rendit të dikurshëm, as të sotshëm historiko-politik dhe demokratik ndërkombëtar. Këtë e ka vërtetuar historia e Luftës së Dytë Botërore, si dhe historia e derisotme, se politika, as diplomacia, as demokracia amerikane nuk kanë asgjë të përbashkët me ideologjinë dhe me praktikën politike të fashizmit çetnik serb të Drazha Mihajloviqit. Jusitifkimi zyrtartarëve të Demartamentit Amerikan, se medalja e theksuar, dorëzuar pasardhësve të Drazha Mihajloviqit, nuk ka kurrfarë lidhje me politikën e sotme amerikane, por është me bazë historike, që ka të bëjë me shpëtimin e 500 pilotëve amerikanë nga ana e forcave çetnike të Drazha Mihajloviqit. Për këtë akt shpëtues, ish-presidenti i Amerikës, Harry S. Truman, e ka shpërblyer Drazha Mihajloviqin me “Medalen për Merita” qysh në vitin 1948. Mirëpo, për shkaqe të pasqaruara kjo deklaratë ka qenë e “konservuar” në sirtarët amerikanë pothuajse 60 vjet. Duke mos hyrë në motivin dhe justifikimin politik të politikës amerikane pse është nominuar dhe, pse i është dorëzuar vajzës së Drazha Mihajloviqit dekorata e theksuar, momenti i dorëzimit të saj në vigjiljen e 60-vjetorit të fitores mbi fashizmin, ishte një provokim i pajustifikueshëm për vlerat ndërkombëtare të antifashizmit. Për më tepër, dorëzimi i tij është bërë në kohën më delikate, politikisht jooportune, kur vetë Amerika dhe Evropa Perëndimore janë duke bërë përpjekje maksimale, që të gjejnë kompromisin për të pajtuar të pamundurën-gjenocidin çetniko-fashist serbomadh me të mundurën-luftën e drejtë çlirimtare mbrojtëse të kroatëve, myslimanëve dhe të shqiptarëve. Pikërisht ky paradkos absurd dhe i pajustifikueshëm si mbi bazën historike, politike dhe morale, është pjellë e drejtpërdrejtë e veprës gjenocidale kriminale të Drazha Mihajloviqit, të cilën e zbatoi me përpikëri dhe në mënyrën më mizore pasardhësi i tij kriminel, Slobodan Milosheviq me soldateskën e tij gjenocidale kundër shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve, si dhe kundër njerëzimit dhe të së drejtës ndërkombëtare.
______________

[Permalink]


Samstag, 28. April 2007
Pse në shqipëri nuk ka protesta në mbështetjen e vetëvendosjes së Kosovës?!
Von ajkashqiptare, 22:48

ESE POLITIKE
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

"Po iu jap një porosi,
Këmba e huaj keq iu rri,
Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë,
Çonu të gjithë në shërbim t'lirisë."


Sa jemi të përçarë, sa jemi të ndarë në 1001 parti? Sa kemi dhimbje për njëri-tjetrin? Sa afër jemi me njëri-tjetrin, duke e ndarë të mirën dhe të keqen së bashku, si në kohë mjerimi, të skamjes, të varfërisë dhe të papunësisë katastrofike mbi 50%? Sa jemi duke e ndihmuar njëri-tjetrin sinqerisht dhe realisht si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje? Sa të bashkuar jemi në mendime, në qëndrime, në pikëpamje dhe në veprime konkrete (jo vetëm në letra dhe në spekulime teorike) jemi me njëri-tjetrin? Çfarë diferencash ekonomike dhe sociale janë krijuar dhe mbizotërojnë sot në shoqërinë shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike? Çfarë roli kanë luajtur deri më sot (1990-2007) “masmdiat e pavarura” në mbështetjen, në afirmimin dhe në avancimin e interesave vitale dhe të vlerave kombëtare e shtetërore shqiptare, si dhe në zbulimin dhe në demaskimin e padrejtësive dhe të devijimeve si në planin politik, ekonomik, social, kulturor, kombëtar dhe ndërkombëtar?

I gjithë ky spektër pyetjesh kërkon përgjigjje imediate dhe direkte nga bartësit dhe titullarët me “ferman sulltanati” të politikave dhe të antipolitikave të qeverive, të ashtuquajtura demokratike dhe reformatore, të inauguruara në pushtet që nga dekada e fundme e shekullit XX, pse populli shqiptar edhe brenda 18-vjeçarit të shkuar ndodhet në një gjendje të këtillë tragjike si në aspektin etik human, ashtu edhe në atë kombëtar, social, ekonomik, politik dhe demokratik, ku në vend të mirëkuptimit, të dashurisë, të respektit të mbështetjes së ndërsjellë ndërmjet njëri-tjetrit si kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje e prosperiteti, mbisundon përçarja, urrjetja, egoizimi, egocenetrizmi, përçmimi, hipokrizia, anarkia, mashtrimi, shfyrtëzimi i njeriut mbi njeriun, krijimi i dy klasave shoqërore: makroborgjezia aristokratike dhe klasa skamnore jopunonjëse (mbi 50% të papunë, pa mjete elementare ekzistenciale, të pa strehë dhe të paperspektivë), mohimi dhe nëpërkëmbja e vlerave të njëmendta të shoqërisë shqiptare, si dhe anatemimi dhe përndjekja e tyre në format më të ndryshme abuzuese si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut shqiptar.

E gjithë kjo “skenë” deformiteti e shoqërisë shqiptare pasqyron elementet më të vrazhdta të hipokrizisë së organizuar vendore dhe ndërkombëtare, të fetishizimit dhe të mitologjizimit të lirisë individuale dhe kolektive, të demokracisë, të zhvillimit dhe të përparimit të përgjithshëm ekonomiko-politik dhe shoqëror.

Përderisa në shoqërinë shqiptare të mbisundojnë këto dukuri negative dhe me pasoja të rënda për ekzistencën e përgjithshme ekonomike, sociale, politike, kombëtare dhe shtetërore, nuk mund të bëhet fjalë për lirinë, për demokracinë, për pavarësinë, për mirëqenien dhe për zhvillimin e mirëfilltë dhe të gjithmbarshëm të kombit shqiptar, as të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Liria e njeriut nuk nënkupton demokracinë vetëm mbi bazën e lirive dhe të drejtave politike, por edhe barazinë ekonomike dhe kulturore mbi bazën e punës, që është në funksion të lirisë, të zhvillimit dhe të kontributit të jetesës normale dhe të begatë të individit dhe të shoqërisë. Tipi i këtillë i demokracisë supozon respektimin dhe dinjitetin e personalitetit e njeriut, lirinë e mendimit, të shprehjes, të veoprimit dhe të krijimit të lirë, sundimin e vlerave morale, humanitare, kulturore, profesionale, kombëtare dhe shtetërore, dialogun e përhershëm ndërmjet qytetarëve dhe të pushtetit shtetëror.

Sistemi demokratik i mirëfilltë i një shoqërie është forca motorike që mobilizon dhe aktivizon energjinë individuale dhe kolektive të njerëzve: vetiniciativën e njerëzve në ndërtimin dhe në zhvillimin e shoqërisë, ngritjen e shkallës së përgjegjësisë, të sundimit të drejtësisë, të barazisë, të ligjit dhe të gjyqësisë së mëvetësishme, që është në funksion të mbrojtjes së sistemit të vlerave nga çdo lloj i keqpërdorimit dhe të diskriminimit të tyre.

Duke qenë se gjatë 18-vjeçarit të shkuar (1990-2007) në vend të krijimit të bazës dhe të premisave reale të rendit demokratik si në Shqipërinë londineze (1912), ashtu edhe në “ekspoziturat” e saj në Kosovë dhe në Iliridë, mbretërojnë varëfëria, papunësia, anarkia, pabarazia, dallimet sociale, ekonomike, korrupsioni, ligji i xhunglës, shpërngulja e vazhdueshme e popullësisë shqiptare nga trojet e tyre stërgjyshore për të kërkuar bukë, strehë dhe shpresë për ekzistencën dhe ardhmërinë e tyre nëpër vendet fqinje, në Evropë dhe në botë.
Të gjitha këto deformime të theksuara përbëjnë esencën e përmbajtjes teorike dhe praktike të antidemokracisë, të antihumanizimit, të antikombëtares, të pseudopatriotizimit, të antibashkimit dhe të antireformizmit të deklaruar evro-perëndimor.

Këtë fenomen apo më mirë të them këtë recidiv negativ e provuan edhe këto gabime të pakorrigjuara të politikës së brendshme dhe të diplomacisë së Republikës së Shqipërisë (1990-2007): (A) Njohja e Republikës së IRJM-së-Maqedonisë në vitin 1991, pa zgjidhur asnjë problem jetik të shqiptarëve atje. Këtë e dëshmoi edhe zhvillimi i luftës së drejtë të UCK-së kundër shtypjes, agresionit dhe shfyrtëzimit të qeverisë sllavomaqedone, me ç’rast pati shumë viktima shqiptare si rrjedhim i terrorit të organizuar shtetëror të qeverisë sllavomaqedone, në kuadrin e së cilës ishte edhe PDSH-ja e Arben Xhaferit. (B) Mosprerja e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë që nga ardhja në pushtet e ish-kriminelit Slobodan Milosheviq, i cili me agresion dhe me terroror gjenocidal e pushtoi dhe e rikolonizoi Kosovën më 1989. (C) Mosndërhyrja konkrete ushtarake e Republikës së Shqipërisë për parandalimin e gjenocidit të forcave ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, të cilat i masakruan me mijëra fëmijë, gra, djemë, vajza dhe pleqë shqiptarë; të cilat i vranë mbi 10.000 shqiptarë të të gjitha moshave; të cilat i dogjën me qindra dhe mijëra fshtara dhe vendbanime anembanë Kosovës; të cilat ua plaçkitën tërë pasurinë e luajtshme dhe të palkujatshme të shqiptarëve, vlera e së cilës ende nuk është rrumbullakësuar; të cilat me forcë, me dhunë, me vrasje, i dëbuan nga Kosova mbi një milion shqiptarë, duke i deportuar në vendet fqinje (Shqipëri, Maqedoni, Turqi etj.). (Ç) Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me RFJ-në (Serbia dhe Mali i ZI) më 2000, me të ardhur në pushtet “forcat e reja-demokratike”, siç ishin: Zoran Gjingjiq, Vojislav Koshtunica, Nebosha Çoviq etj., pa zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. (D) Mbështetja e Serbisë nga ana Shqipërisë, që ajo të rikthehej në organiztat ndërkombëtare (OSBE dhe në strukturat e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore etj.). (DH) Mbështetja e Planit të Marti Ahtisarit për “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës nën tutelën e BE-së. (Ë) Njohja e Republikës së Malit të Zi në qershor të vitit 2006.(E) Heshtja dhe mosdeklarimi zyrtar para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar se Kosova është pjesë integrale e territorit natyral të Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë kolonizatore dhe hegjemoniste. (G) Normalizimi i marrëdhënieve diplomatike me Greqinë më 1990, pa zgjidhjen e çështjes koloniale të Çamërisë.

I gjithë ky spektër i gafave dhe i gabimeve tragjike, të theksuara vetëm si nocione emërtuese (pa hyrë në zbërthimin dhe në trajtimin e tyre analitik dhe sintetik të shkaqeve dhe të pasojave të tyre, që deri tani kanë rënë mbi kurrizin e kombit dhe të shtetit shqiptar), pa dyshim se është një nga pengesat kryesore edhe për zvarritjen e pavarësisë së Kosovës, edhe për procesin historik të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, si edhe për moszjgidhjen e çështjes globale shqiptare në Ballkan.

Shembull konkret i vazhdimësisë së një strategjie të tillë politike dhe kombëtare të gabuar i qeverive antidemokratike të Shqipërisë (1990-2007), të personifikuara dhe të personalizuara me: Salih Berishën, Rexhep Mejdanin, Fatos Nanon, Ilir Metën, Alfred Mojsiun, Pandeli Majkon, Paskal Milon, Besnik Mustafajn e shumë të tjerë, tanimë është edhe pasiviteti dhe infefrioriteti i reagimit gjithpopullor shqiptar në mbështetjen e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë të Kosovës.

Në këtë vështrim, (ndryshe nga politika zyrtare e Tiranës në mbështetjen e dertiashme të pavarësisë gjysmake dhe të kushtëzuar, që iu konvenon vetëm inetresave gjeopolitike, startegjike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake të armiqve serbo-sllavë dhe të koniunkturës së tyre evro-ndërkombëtare, të prirur nga Rusia, Kina, Sllovakia, Rumunia, Greqia etj.), të të gjitha subjektet politike shqiptare në Shqipëri, të cilat e mbështesin pa rezervë pavarësinë e plotë-vetëvendosjen e Kosovës, nevojitet që, sa më parë të jetë e mundur, të hidhen në veprim, duke organizuar dhe udhëhequr protestat paqësore demokratike gjithëpopullore anemnabë Shqipërisë (Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korcë, Elbasan, Berat, Gjjirokastër, Kukës, Lushnj, Permet, Mirëditë, Tropojë...etj.) për t’i treguar Serbisë gjenocidale dhe Rusisë hegjemoniste, si dhe mbarë botës se Kosova është tokë shqiptare dhe e Shqipërisë dhe, jo e serbomëdhenjve paranoidë racistë dhe e Serbisë së Madhe kolonialiste-xhandarit shekullor të Ballkanit.

Ngritu, o populli im dashur dhe i shtrenjtë shqiptar! Ngritu, derisa fati i Kosovës ende është në duart tona! Në duart e popullit gjithëshqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e jo në, “tefteret” sekrete, në frikën, në fuqinë ekonomiko-tregtare dhe karrieriste, në pseudopatriotizëm, në demokracinë e rreme, dhe në prosperitetin utopik të sundimtarëve të sotëm, të cilët në vend të çlirimit, pë pavarësimit, të lirisë, të bashkimit dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, kanë zgjedhur rrugën e dështimit, të nënshtrimit, të vasalitetit (për hir të rujatjes së pushtetit të tyre dekretues dhe të pasurisë së tyre të paligjshme, të fituar nga djerësa dhe gjaku i popullit të përvuajtur dhe të varfëruar), të kapitullimit total nën “obrellën” dhe zinxhirët e përgjakshëm të robërisë së deritashme kolonialiste serbo-sllave.

Pra, fati i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë Etnike është në duar të popullit, jo të politikave, as të politikanëve të falimentuar, e as të biznismenëve të shoqërisë së sotme konsumtare. Prandaj, derisa nuk ka kaluar “ ora 12,05”, dmth. para se të mbahet mbledhja e KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, partitë politike shqiptare (pavarësish nga orientimi i tyre: të djathta, të majta, të qendrës, etj.), nevojitet që së më parë, t’i orgnaizojnë protestat paqësore dhe demokratike gjithëpopullore në Shqipëri, të cilat do të jenë vetëm në funksion të mbështetjes së pavarësisë së plotë të Kosovës. S’ka dilemë se ky aksion gjithëpopullor do të ishte në përputhje të plotë me aspiratën shekullore të çlirimit, të lirisë, të pavarësisë dhe të ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga fakti se, do ta pëlqenin këtë “masmediat e pavarura”( të financuara nga “filialat” e ndryshme të huaja, kuptohet që veprojnë dhe luftojnë për qëllime dhe interesa të agjendave dhe projekteve të huaja armiqësore, jo në interes të mbështetjs dhe të përligjjes së inetresave strategjike të përgjithshme kombëtare dhe shtetërore shqiptare) politikat dhe politkikanët anarkistë, mafiozë, spiritualistë, individualistë, absolutistë, konformistë, totalitaristë, etatistë, teknokratë... etj., si dhe makineria e tyre e ideologjizuar informative, e cila qe 18 vjet të shkuara (në emër të mëvetësisë dhe të anticenzurës), më tepër ishte në funksion të mbrojtjes së interesave të tyre, e jo të interesave jetike të qytetarit shqiptar, të cilin, për fat të keq, në emër të demokracisë dhe të zhvillimit të reformave ekonomike, e kanë izoluar në periferinë e lirisë si “lëndë të gjallë” shoqërore.

Fundja, siç ka thënë ish-kyetari i qeverisë së parë të Shqipërisë londineze (1912), i madhi ynë dhe i pavdekshmi, Ismail Qemali, të mos pranojmë asnjë të keqe “as të madhe, as të vogël”, që bie ndesh me interesin e përgjithshëm dhe vital kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve, as të Shqipërisë Etnike. Ky është borxhi dhe detyrimi ynë i përjetshëm ndaj fatit të kombit dhe të shtetit tonë shqiptar.

Pra, ky është çasti vendimtar historik për të gjithë ne, të ngrihemi të gjithë për një, dhe, një për të gjithë në mbrojtjen legjitime të pavarësisë dhe të lirisë së Kosovës, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë ne, do të ngelim sërish të përçarë, të ndarë dhe të izoluar (me “Murin e Berilinit”) nga njëri-tjetri sikurse këtu e 100 vjet më parë.

[Permalink]


Freitag, 27. April 2007
MOS NA DETYRONI TË RIDËSHMOJMË VENDOSMËRINË TONË!
Von ajkashqiptare, 20:19

Nga: Sejdi VESELI

 

Pazarllëqet që po ribëhen me trojet tona etnike, shpresa për jetësimin e fryteve të luftës së armatosur çlirimtare, të të gjithë ata që mendojnë arsyeshëm, drejt dhe në frymën e shëndoshë kombëtare, me të drejt po ngulfatet nga dëshpërimi.

Këto pazarllëqe, të cilat  kësaj radhe me siguri do mbeten në tentativë, që prej fillimit, ashtu si në të kaluarën po ribëhen prapa shpinës së popullit shqiptar, natyrisht, sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit (përmbaruesit) ndërkombëtar, në përputhje të plotë me interesat serbomëdha të Beogradit zyrtar dhe të kreut të Kishës Ortodokse “shënsaviane”.  

Në raport me interesat tona legjitime, disa qarqe relevante ndërkombëtare (tradicionalisht proserbe), vazhdojnë të sillen sipas avazeve të vjetra, atyre të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të Versajës..., por për nga forma më të rafinuara. Pra, të kamufluara, kinse edhe me nevojën e jetësimit të njërës nga normat më të avancuara të demokracisë, me atë të decentralizimit të pushtetit vendor.

Për të gjithë ata që rezonojnë drejt, decentralizimi i pushtetit është një veprim në të mirën e shtetasve. Por, forma e decentralizimit që po bëhet në Kosovën Unmikistan, kryesisht mbi bazën etnike (proserbe),  nuk e ka këtë qellim.

Qëllimi i vërtet i këtij far decentralizimi ishte legalizimi i enklavave serbe dhe krijimi i parakushteve për ndarjen e Kosovës, me që rast Serbia do të përfitonte afro 34% të territorit.

Në kudër të këtyre pazarllëqeve, po bëhen dhe ribëhen lojëra të ndryshme.

Një prej këtyre lojërave është edhe vizita që po i bënë Kosovës delegacioni fakt mbledhës i KS të OKB-së. Vetë agjenda e këtij delegacioni e lakuriqëson argatëllëkun proserb të tij. Vetë fakti se si UNMIK-u ashtu dhe marionetat e tij(IPVQ-të), nuk kanë qenë të njoftuar(sipas deklarimeve të tyre), deri në momentin e fundit, për agjendën të tij “faktmbledhëse” në Kosovë, ndërsa enklavat serbe një javë më parë kanë qenë të njoftuara (me siguri për të përgatitur aktrimet në disa pika të kufirit Kosovë-Serbi) , qon në përfundim se kjo agjendë është gatuar në përputhje me kërkesën e Beogradit zyrtar dhe sugjerimet e  miqve të tij tradicional, me në krye me zyrtarët moskovit.

Për ne shqiptarët, kjo është një paralajmërim ogur i zi, se po na përsëritet historia e hidhur.

Përballë edhe këtyre veprimeve të liga në raport me interesat jetike të popullit tonë, pas krejt atyre sakrificave sublime që bëri ai gjatë shekujve dhe të cilat i kurorëzoi gjatë Epopesë së lavdishme nën Flamurin e tij të vetëm dhe të përjetshëm kombëtar, nëpërmjet Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës,  ky dëshpërim i tij, për të gjithë ata që nuk i kanë shkëputur lidhjet me te, është një reagim i pritshëm dhe normal.

  Nga reagimet e popullit gjithashtu mund të përfundohet, se po shkon huq krejt ajo propagandë e atyre qarqeve që po përpiqen të ribëjnë pazarllëqe me sotmen dhe të ardhmen tonë, edhe pse e  përkrahur nga alishukritë dhe sinanhasanet bashkëkohor, si dhe nga tellallët e tyre besnik, të instaluar në disa mjete të komunikimit masiv.

Nga reagimet në rritje të popullit, gjithashtu mund të përfundohet, se si në të  kaluarën, ashtu dhe sot, propaganda e atyre që punojnë kundër interesave të tij,  nuk do të arrijë t’i mbytë aspiratën për të vetëvendosur dhe për t’u vetëpërcaktuar për të ardhmen e tij!

Duhet ta theksojmë me krenari, se populli ynë është aq i vetëdijshëm, se po lejojë që t’i mbytet aspirata për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në Truallin e tij, do të shndërrohej  në një kufomë të gjallë.

Kush e njeh mirë popullin tonë, ka qenë dhe është i bindur, se do të përfundojë turpshëm edhe epilogu i përpjekjeve të bijve dhe nipërve të atyre, të cilët e patën ndarë dhunshëm këtë krahinë shqiptare, nga trungu i saj-Shqipëria Natyrale.

Të gjithë ata që po synojnë të bëjnë pazarllëqe me interesat e ligjshme të shqiptarëve, më në fund do të binden, se aprovimi i vendimeve të dëmshme për këto interesa nga servilet e tyre të cilët hiqen si përfaqësues të popullit shqiptar, nuk e ka asnjë vlerë, sepse këta e kanë humbur besimin e tij për t’i përfaqësuar. Andaj, veprimet e këtyre neotoptanistët, neoalishukrive dhe famujve të dushanmugoshëve, mund ta kenë vetëm mbështetjen e klaneve dhe mujashve të tyre, por të popullit kurrë! 

 Mos të mashtrohet askush, se populli jonë do të heq dorë nga përcaktimi i tij i vulosur në lumenj gjaku. Përcaktim ky i sanksionuar në amanetin e dëshmorëve të tij, që prej vitit 1912 dhe mund të përmblidhet në një fjali të vetme:RIBASHKIMI I SHQIPËRISË NATYRALE!

Ai është bindur se rruga deri në realizimin e këtij amaneti, lypë shumë mund dhe sakrifica të reja, sepse nga hileqaret e kohës edhe mund të merr goditje, por nuk do të mposhtet kurrë!

Mos të mashtrohet askush, se gatishmëria e popullit tonë për të shfrytëzuar të drejtën e tij legjitime për të jetësuar vetëpërcaktimin e tij për të vetëvendosur po shënon rritje. Ai po detyrohet të ndërmerr të gjitha  veprimet e domosdoshme dhe konkrete për bashkimin e potencialit të tij mendor dhe veprues, në kuadër të një subjekti gjithëkombëtar, i cili do t’i prijë atij drejt dhe sigurt deri në  realizimin e plotë të aspiratave të natyrshme dhe shekullore, për të qenë zot në Atëmemëdheun e tij të vetëm -Shqipërinë Natyrale.

 Mos të mashtrohet askush, se për realizimin e plotë të këtij vetpërcaktimi të drejtë, nëse e lypë nevoja populli jonë nuk do të hezitojë të sakrifikojë prapë dhe në çdo kohë, çfarë do t’i kërkojnë rrethanat!

Nuk do të dëshironim që të gjithë ata që po përpiqen që të na e përcaktojnë të ardhmen, duke mos e përfillur vullnetin dhe të drejtën e tonë, të na detyrojnë t’i  bindim se sa jemi të vendosur për të realizuar të drejtën tonë, sepse atëherë do të jetë shumë vonë dhe pasojat do të jenë të paparashikueshme!

   

            Prishtinë, 27 prill 2007



[Permalink]


Mittwoch, 25. April 2007
“BOMBA E TYMOSUR” GREKE E VASIL BOLLANOS NUK QËLLOI "JANULLATOSËT" NË TIRANË, POR PAVARËSINË NË KOSOVË!
Von ajkashqiptare, 23:54

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

* Lind pyetja: - Cili shtet në botë, së pari e ka zgjidhur çështjen minoritare, e pastaj të shumicës dërrmuese, ashtu siç po veprojnë në praktikë garniturat politike “moderniste” zyrtare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup? – Deri më sot, nuk ekziston asnjë shtet në botë, që të ketë vepruar dhe, për tepër, të jetë bërë shtet në saje të aplikimit “tezës minoritare”, për shkak se, si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në praktik të filozofisë politike dhe demokratike, kjo tezë është shtruar gabimisht dhe mbrapsht, kur është fjala për aplikimin e drejtë të saj, sepse është në kolizion flagrant me njohjen dhe me realizimin e së drejtës historike dhe të vetëvendosjes së popujve indigjenë në trojet e tyre, sikundër që është populli shqiptar në territorin e tyre natyral të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Ky është problemi, të cilin e kanë kuptuar thellësisht dhe gjerësisht shtypësit dhe agresorët kolonialistë serbomëdhenj dhe grekomëdhenj, me në krye Anastas Janullatosin, Artemije Radosavleviqin, Vasil Bollanin, etj., të cilët qe më se një dekadë janë duke e ”zbërthyer” për mrekulli, ashtu si po iu konvenon interesave të minoriteteve koloniste serbe dhe greke në Shqipërinë Etnike.

 Vasil Bollano

Edhe më konkretisht ndërrimi i tezës së theksuar në dëm të drejtës historike dhe legjitime të kombit shqiptar nuk ka asnjë bazë qoftë logjike, politike apo juridike, por është një nga format më të egra revanshiste dhe vandaliste të politikës, të propagandës dhe të praktikës kolonialiste dhe hegjoministe të serbomëdhnejeve dhe grekomëdhenjve, që përbën konstantën e vazhdimësisë historike të strategjisë së shfarosjes së shqiptarëve si komb dhe si shtet në Ballkan. Në këtë kontekst, shtrohet dhe, gjithmonë duhet të shtrohet pyetja e pashmangshme pse serbomëdhenjtë dhe grekomëdhenjt racistë të tipit, Slobodan Milosheviq, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, Kosta Simitis,Vasil Bollana, Nikollas Zervas...,e qindra të tjerë të mos i urrejnë shqiptarët dhe, të mos ua mohojnë dhe kontestojnë të drejtat e tyre historike dhe legjitime në trojet e tyre etnike-ilirike-shqiptare, kur historikisht është e njohur se “Populli shqiptar nuk u përzie as me grekë, as me romakë, as me gotë, as me ostrogotë, as me vizigotë, as me hunë, as me avarë, as me hungarezë,as me turq, as me bullgarë, as me normanë, as me venecianë,as me malazezë, as me grekët e rinj. Nuk u përzie me askë, por i pat në meni të gjithë, sidomos sllavët dhe grekët, të cilët u orvatën më së tepërmi për t’i shkombëtarizuar dhe asimiluar shqiptarët dhe, për t’ua grabitur tokat e tyre atërore ilirike-shqiptare.”(Të drejtat e Shqipërisë Etnike, “Albin”, Tiranë, 2001,f.173.

Pra, ruajtja e racës, e gjuhës, e kulturës, e emrit dhe identitetit kombëtar dhe shtetëror, si dhe lufta e pareshtur shekullore për mbrojtjen dhe për rikthimin e trojeve të tyre, të grabitura me dhunë dhe me gjenocidë nga amalgama serbo-greke sllave e fqinjëve ballkanikë, është një nga faktorët thelbësorë pse grekët dhe serbët kanë tentuar me shekuj t’i zhdukin shqiptarët nga faqja e Ballkanit. Për më tepër, grekomëdhenjtë hegjemonë, së bashku me Vasil Bollanin dhe me janullatosat e tjerë (të njohur dhe të panjohur), “kanë arsye të plotë”, të pretendojnë dhe të veprojnë në shkëputjen e Shqipërisë Jugore në emër të “pavarësisë” së “Vorio-Epirit grek”, sepse dihet, meritën më të madhe për krijimin e shtetit “të pavarur të Greqisë më 1829, pa dyshim e kanë vetë shqiptarët, sepse jo vetëm shumica e krerëve të ushtrive greke, por edhe të gjithë fatosat e pavarësisë helenike kanë qenë shqiptarë, si Boçari,, Zhavella, Kanari, Miauli, Kullurioti, Sakturi...,etj,etj., që ishin nga Suli, Hydra e Specja dhe nga viset e tejra të Shqipërisë.” (Të Drejtat e Shqipërisë Etnike, Po aty, f.173).

                

Marko  Boçari                                Pavlo Kundurioti                  Athanasio Miauli

      Kjo është e vërteta, që përnjëmend, grekomëdhenjve ua terrtisë sytë dhe ua mjegullon mendjen e keqe, por politika,as shkenca shqiptare, në asnjë mënyrë dhe, me asnjë çmim nuk duhet ta heshtin dhe ta injorojnë këtë të vërtetë për hir të interesave komplentare të biznesit të tyre plaçkitës dhe karrierist me grekomëdhenjtë dhe me serbomëdhenjtë, me qëllim të arritjes së ndonjë kompromisi politik në kurriz të shqiptarëve dhe të territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, sikurse që është rasti më drastik dhe i pajustifikueshëm (si mbi bazën historike, ashtu edhe mbi atë politike dhe juridike) i njohjes së Republikës së Malit të Zi në qershor të vitit 2006 nga e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Mjaft më me mashtrime, me hipokrizi politike dhe me teoretizime spekuluese analitike diletante dhe kuazishkencore në adresë të patriotizimit, të reformimit, të integrimit, të pluralizimit dhe të demokratizimit të Shqipërisë, nevojitet aksion konkret dhe imediat në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe kombëtar të Republikës së Shqipërisë, si dhe në zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe të çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan.

Mjaft më me shterimin e energjisë politike dhe ekonomike, të fokusuar në plan të parë për “rehatimin” dhe për sigurimin e “gjumit të ëmbël” të minoritetit serbo-grek, derisa, pikësëpari, të mos zgjidhet problemi i gjithanshëm i shumicës dërrmuese si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, në Çamëri, në Iliridë dhe në Anamoravë. Pra, së pari, nevojitet dhe, është kërkesë urgjente e kohës, që të zgjidhim problemin kombëtar shqiptar në Ballkan, e pastaj, kuptohet vetiu, do të vinte në “redn dite” edhe zgjidhja e “problemit” të minoriteteve koloniste serbo-greke sllave në hapësirat e Shqipërisë Etnike, në përputhje me standardet dhe me ligjet ndërkombëtare, por pa prekur dhe, pa cenuar në asnjë formë të drejtën historike dhe legjitime të kombit shqiptar, as të Shqipërisë Etnike. Këtë objektiv strategjik me karakter afatgjatë të mbrojtjes dhe të avancimit të interesave prioritare kombëtare dhe shtetërore gjithëshqiptare, patjetër, duhet ta ketë parasysh si politika e brendshme, ashtu edhe e jashtme e Shqipërisë.

Pse, dhe deri kur qeveria shqiptare do t’i lejojë përzierjen direkte dhe indirekte Greqisë në çështje të brendshme të Shqipërisë, e cila qe 18 vjet radhazi, duke shfrytëzuar “shërbimet e vullnetit të mirë” të kryepeshkopit të saj Anastas Janullatos (i cili është turpi dhe fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë) dhe të kyreliderëve ekstremistët dhe terroristët e minoritetit të saj grek në Shqipëri, po zhvillon aktivitetin e saj intensiv të përbashkët dhe të bashkërenduar në të gjitha frontet, që sa më shpejt ta helenizojë dhe ta ricopëtojë Shqipërinë Jugore, duke e quajtur “Vorio-Epir” të Greqisë.

Derisa në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare ndodhet peshkopi grek, Anastas Janullatos, kuptohet se, edhe përzierja e politikës greke në punë të brendshme të Shqipërisë, do të jetë përditë më efikase dhe më e suksesshme në zhvillimin e veprimtarisë së saj subveresive në komprometimin, në kontestimin dhe në mohimin e legalitetit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shtet shqiptar, edhe pse shteti shqiptar ka kontinuitetin historik dhe legjimitetin ndërkombëtar

Deklarata e kryebashkiakut grek të Himarës shqiptare, Vasil Bollano se “ "Omonia dhe komuniteti grek ne Shqiperi nuk kerkojne me tepër për Vorio Epirin se c'kerkon Shqiperia per Kosoven"(www.balkanweb.com, 23.04.2007), është edhe një “bombë terroriste” më tepër e lëvizjes grekomadhe “OMONIA” dhe e Vasil Bollanos në “bombardimin” e identitetit kombëtar, territorial, shtetëror dhe sovran të Shqipërisë së vitit 1912, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Para së gjithash, hedhja në eter e një kërkese të tillë antishqiptare pasqyron faktin se pa asnjë pengesë dhe, në mënyrë koherente dhe efektive funksionin aksi i frontit orotodoks sllav: Athinë-Beograd-Moskë kundër interesave jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Mirëpo, këtë rrezik vdekjeprurës, nuk po e shohin politikanët, shkencëtarët dhe analistët modenristë dhe kosmopolitë, të cilët fatin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike e kanë hedhur në pazar, vetëm për të qëndruar vetë sa më gjatë në funksionet e ndryshme të pushtetit shtetëror, në emër të demokracisë dhe të pluralizmit të importuar, që ka për qëllim vënien në gjumë të shqiptarëve

Këtë rrezik me pasoja katastrofike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë Ballkanin nuk janë duke e parë vetëm klikat dhe grupet politike zyrtare shqiptare, të fronëzuara në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup, për shkak se ndjehen të kënaqura me statusin e tyre karrierist dhe materialist në kurriz të shoqërisë shqiptare dhe të shtetit shqiptar. Gjithashtu, ndërgjegjen e tyre kombëtare “e kanë të pastër”, sepse me veprimet e tyre konkrete anishqiptare kanë provuar para “mentorëve” të tyre të huaj, se janë në “rrugën e drejtë” të

Brenda 18-vjeçarit të shkuar (1990-2007), Shqipëria është shndërruar në një “poligon stërvitës” të harangave të shërbimeve sekrete policore të nëndheshme dhe të mbidheshme greko-serbe etj., të cilat pa asnjë vështirësi kanë penetruar në të gjitha poret e politikës dhe të pushtetit shtetëror të Shqipërisë. Si rrjedhim i krijimit të një vakuumi të këtillë anarkik dhe absurd me pasoja të rënda për interesat vitale të politikës kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë, pse Vasil Bollano, të mos kërkojë greqizimin e Shqipërisë Jugore, kur atij nga politika antishqiptare e Tiranës, i është dhënë “fermani” të jetë kryebashkiak i Himarës shqiptare.

 Himara

Nëse në Himarë nuk ka shqiptarë, por vetëm grekë, atëherë, shovinisti grekomadh, Vasil Bollano (sipas detyrës që ia kanë besuar “kryedishepujt” politikë shqiptarë të qeverisë dhe të parlamentit të Tiranës, duke u bazuar në votën e lirë demokratike) ka të drejtë të pyet, ku janë shqiptarët dhe, pse ata kanë ikur nga Himara shqiptare, e jo në emër minoritetit grek dhe të “OMONISë” famëkeqe subversive, ( e cila qe 18 vjet rresht po zhvillon luftë speciale të ftohtë dhe të nxehtë për greqizimin dhe për pushimin kolonial të Shqipërisë së Jugut) të kërkojë “pavarësimin e Vorio-Epirit”, ashtu siç po e kërkon Beogradi zyrtar “pavarësimin” e Kosovës , që me ndihmën e Rusisë, ta rikthejë në sovranitetin kolonial 100-vjeçar të Serbisë së Madhe. Mirëpo, politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës, duhet të ridefinojnë strategjinë e veprimit të tyre kombëtar dhe shtetëror, në vend të “përkëdheljes” së ambicieve dhe të veprimeve shkatërrimtare të kryeliderëve (siçjanë Vasil Bollani, Sanda Rashkoviq-Iviq, Artemije Radosavleviq dhe Anasatas Janullatos, “turpi i nderit” të politikanëve nudistë të Tiranës) të minoritetit grek dhe serb, duhet t’i vënë dhe, t’i mbrojnë me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet legale interesat e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, pavarësisht nga kufijtë ekzistues artificialë të 1912-së.

“Teorema e Pitagores” së helenizimit të Shqipërisë Etnike(!?)

Siç shihet nga përmbajtja e deklaratës së theksuar dhënë masmediave, dhe të konfirmuar përmes “news 24” Vasil Bollano ka menduar gabimisht (në mungesë të njohjes së historisë së Shqipërisë Etnike, ka manipuluar me termin inekzistent “Vorio-Epir”). Mirëpo, nëse ajo lexohet dhe kuptohet shqip (jo greqisht, assesi), ajo mund të merret si shprehje e drejtë, sepse kërkesa e tij për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë së Jugut (duke përfshirë edhe Çamërinë) ka dalë e drejtë dhe, si e tillë (pra, jo si kërkesë fantazmë-vorio-epir, që është antitezë artificiale, antihistorike, antiligjore dhe antishqiptare e Shqipërisë së Jugut), politika shqiptare, duhet ta procedojë për shqyrtim në qeverinë dhe në parlamentin e Shqipërisë, në mënyrë që të nxjerrin dokumentin me fuqi ligjore për çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë Jugore, duke përfshirë edhe Çamërinë ilirike-shqiptare.

Historia flet ndryshe nga vasil bollanot, caldarisot, venizelosot, anastas janullatosot, napoleon zervasosot...etj. se Himara dhe viset e tjera të territorit jugor shqiptar nuk quhen, as nuk janë kurrfarë krahine helene-greke, të ashtuquajtur “Vorio Epir”, por janë Shqipëria e Jugut, e cila është pjesë e pandashme e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike, jo kurrsesi të Greqisë.

Mirëpo, sa ia vlen se e drejta historike është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur pushtuesit kolonialistë dhe gjenocidistë grekomëdhenj me shekuj nuk kanë pranuar, e as sot në fillimshekullin XXI(viti 2007) nuk e njohin të vërtetën mbi qenësinë e kombit shqiptar në Ballkan, por së bashku në aleancë me sllavët e tjerë të Jugut të Ballkanit, në vijimësi kanë ëndërruar dhe kanë vepruar për zhdukjen e tij dhe të Shqipërisë Etnike. Rast konkret tragjedia gjithëshqiptare, që quhet Çamëria (e kolonizuar dhe e aneksuar nga Greqia e re “demokratike”), e cila shtrihet në zemër të territorit të Shqipërisë Jugore Etnike, por që me këtë të vërtetë politika dhe propaganda e Athinës zyrtare, e as politika zyrtare e Tiranës nuk duan të ballafaqohen, sepse zgjidhja e statusit të saj në favor të Çamërisë shqiptare, do t’ua prishte: “rehatinë” e migrantëve ekonomikë shqiptarë në Greqi, biznesin 18-vjeçar ekonomiko-tregtar, marrëdhëniet ekonomike, politike dhe diplomatike etj.

Prandaj, problemi dhe “incidenti” i quajtur Vasil Bollano, është pasoja, jo shkaku, sepse shkaku është faktori i brendshëm politik shqiptar, i cili qe 18 vjet (pas hapjes së kufijve me Greqinë), ende nuk është në gjendje, t’i vërë “kapak” real dhe legjitim zgjidhjes së çështjes koloniale të Çamërisë shqiptare ngase në vend të këtij prioriteti akut, është përqendruar në politikën e destruksionit, duke favorizuar interesat e huaja dhe të mirëlexuara të Anastas Janullatosit (që përbëjnë boshtin e revanshizimit dhe të vandalizimit më të vrazhdët barbarik të ndërhyrjes së politikës dhe të propagandës së Greqisë në çështje të brendshme të Shqipërisë, me qëllim që të margjinalizohet përgjithmonë zgjidhja e drejtë e statusit të Çamërisë shqiptare), si dhe në zhvillimin e luftës ideologjiko-partiake për pushtet në emër të “demokracisë dhe të progresit”. Mirëpo, në historinë e derisotme nuk është shënuar asnjë rast se përmes veprimtarisë destruktive antikombëtare dhe antishtetërore, të jetë arritur demokracia dhe progresi i ndonjë shoqërie.

Për fund, mos të harrojnë “xhingiskanët” e politikës zyrtare të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit, se me mohimin, me kontestimin dhe me zvarritjen e përjetshme të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, se me arritjen e “aranzhmaneve”, të nënshkruara në favor të drejtave të minoriteteve të huaja sebo-greke-bullgare, duke e dëmtuar seriozisht dhe në skajshmëri zgjidhjen e çështjes jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, (edhe pse të cilësuar dhe të shpërblejë si modernistë politikë të kohës konsumatore nga ana e diktatit të huaj, apo më mirë të thuhet për shkak të prirjes së interesit të tyre personal dhe grupor), prapë janë në regres edhe në kuptimin e relacioneve të brendshme gjithëkombëtare shqiptare, edhe në sistemin shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare,sepse thelbi i demokracisë bazohet në parimet e barazisë dhe të respektimit të interesave reciproke kombëtare, shtetërore, ekonomike dhe kulturore të shteteve dhe të popujve.

Siç dëfton rasti kolonial konkret i Kosovës, i Çamërisë, i Anamoravës, i Iliridës dhe i Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, këto parime dhe vlera fundamentale, të theksuara me interes të veçantë jo vetëm për shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, por edhe për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në Evropë, ende nuk i kanë marrë në konsideratë t’i shqyrtojnë as “politika moderatore” e “xhingiskanëve” vasalë, e as drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare, sepse në radhë të parë janë të preokupuar jetësisht me “standardet ndërkombëtare” se si ta ricopëtojnë territorin e Shqipërisë Etnike në emër dhe për llogari të minoritetit serb, grek dhe bullgar.

 

Shikuar në afat të shkurtër dhe të përkohshëm kjo është gjendja reale në terren të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kjo gjendje e rëndë dhe e paperspektivë momentalisht, (pavarësisht nga “ulpiset” e “politikës xhingiskane”, që sundimin e pushtetit të tyre e kanë kuptuar si të përjetshëm) për fatin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, ka karakter jetëshkurtër dhe relativ, e jo fare absolut dhe të pandryshëm, sepse kombi shqiptar në Ballkan nuk ka asnjë alternativë tjetër racionale përpos çlirimit, pavarësimit dhe ribashkimit të tij në një shtet të përbashkët, i cili, në asnjë mënyrë nuk mund të ndërtohet përmes tërheqjes së “vizave ultraviolente në mermer”, të tërhequra nga “analistët”, “projektuesit” politikë dhe shkencorë , të cilët në “figurat gjeometrike” të tyre për bazë kanë shqyrtimin e standardeve të decentralizimit-copëtimit të territorit etnik shqiptar në emër dhe për llogari të sovranitetit kolonial serbo-grek sllav, të integrimit, të pluralizimit, të sjelljes dhe të mbajtjes në pushtet me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet, regjimet marionete me në krye “xhingiskanët” e tyre, të dëshmuar si “lojalë” të tyre, pavarësisht nga fakti se të njëjtit mund të jenë me hipotekë dhe me vurratë kontrabandiste dhe trafikane... etj.



23. 04. 2007

 

 

[Permalink]


« Vorhergende Seite | Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.