Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë, bëje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Kulturë

Sonntag, 22. April 2007
Illyricum Sacrum
Von ajkashqiptare, 15:07

Illyricum Sacrum është nje vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndare ne nente vellime. Ne te flitet për historine e ilireve, domethene për historine e shqiptareve qe kane jetuar ne faqen perendimore te Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum permban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime te shumta për te paret tane, te cilat nuk gjenden askund vec ne kete vepër te madhe. Sipas prof. Aleksander Stipcevic, vepra Illyricum Sacrum është nje arritje kapitale e historise evropiane. Ajo ka rendesi te dores se pare si burim te dhenash për historine mesjetare te Ballkanit Perendimor. Vellimi i pare ka dale ne vitin 1751, kurse i fundit ne vitin 1909. Shtate vellimet e para janë pergatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vellimet e fundit nga Jakobo Coleti.

Treqind e dy vjet me pare, ne vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkevit te Tivarit, imzot Vincenc Zvajevikut: "Deshiroj te permbushesh nje vizite pastorale ne trojet e Arbnise. Te shkosh atje dhe te shikosh nga afer kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullite. Pasi te keni bere kete pune dua nga ju nje raport te hollesishem për gjendjen e kishave te Arbnise dhe te besimtareve¦ dhe me ne fund dua te di, a e perdor ai popull gjuhen e vet, te folmen arbneshe?" Duke i shkruar ipeshkevit te Tivarit, Papa Klementi XI, qe quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak te origjines shqiptare, kerkonte gjallerimin e jetes katolike ne Shqiperi, si dhe ruajtjen e gjuhes se ketij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptaret ishin te vendosur ne ruajtjen e traditave te tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari qe kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishes katolike ishte mjeti me i mire për te ruajtur fene dhe kombin ne kete vend qe kercenohej gjithnje e me shume nga dyndjet osmane.

Duke iu pergjigjur letres se Atit te shenjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotesuar me perkushtim te thelle urdhrin e shenjte te Papes. Pas ekspedites ne Arbni, ai i shkruan Papes: "¦ iu solla dheut rreth e rreth, gjithembare e pashe vuajtje shume o Ate i shenjte. Qytetet e lulezuara ishin vene nen harac, pashe kala te rrenuara, forcen tone te prishur, e kisha te perlyera. Pashe pleq te vuajtur, meshtare duke qare, barinj te travajur, murtajen qe bente kerdine. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte te me ndahej copa." Ne fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll keshtu letren e tij: "Konstatimet e mia do te ishin te pavlera sikur te mos ndermerreshin hapa te menjehershem për t'i ardhur ne ndihme popullit te Arbnise qe është, ne te njejten kohe, edhe populli juaj o Ate i Shenjte!"

Pas ketij leterkembimi Papa Klementi XI vendosi qe ne Merci te Lezhes me 14 e 15 janar 1703 te mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim te Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbereshet e Italise ne Shen Miter Korone. Ai dha 4000 skude për nje vend te perhershem ne Kolegjin Urban te Propagandes Fide ne Rome, vend i cili do te mbahej nga nje shqiptar. Me iniciativen e tij u hap katedra e gjuhes shqipe ne Rome. Sipas Papa Klementit XI, rimekembja e Arbnise, domethene ringritja e ndergjegjes kombetare mund te vinte duke ruajtur gjuhen, fene dhe historine e te pareve. Sipas Papes, keto ishin simbole te unitetit kombetar. Ashtu si ne vitin 1702, dhjete vjet me vone, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkepunim nje intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për te ndermarre nje ekspedite te gjere nepër dheun e te pareve te tij, nepër Iliri. Keshtu nisi puna për korpusin "Illyricum Sacrum", te cilit Daniele Farlati do t'i kushtonte gjithe jeten e tij.

Me kete vepër Farlati behet nje nga personalitetet me te medha te ilirologjise. Ai është me i madhi, perfaqesuesi me dinjitoz qe njohim deri me sot. Nuk ka ilirolog tjeter qe mund te konkurroje me te për periudhen antike, deri ne Mesjete. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tone shume e shume kohe para se te vinin sllavet ne Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e sakteson kohen ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetem ai, paraqet themelet e nderlikuara mbi te cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhesve tane. Për te kryer studime te tilla nuk është e lehte. Duhet shume kohe, shume dije, dokumente e deshmi qe mund t'i gjesh pas nje hulumtimi te gjate e ne vende te ndryshme. Burimet e informacionit janë gati te paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehte t'i deshifrosh. Mendoni se c'pune kolosale i është dashur Farlatit për te ndertuar pa asnje te mete mozaikun e ilireve qe jetonin ne faqen perendimore te Ballkanit. Nese historiografise sone i heqim Farlatin, atehere prejardhja jone do te ishte e dyshimte, e manget, e cunguar. Te dhena për kete periudhe kane paraqitur edhe studiues te tjere, por roli dhe saktesia e Farlatit janë te padiskutueshme. Te gjithe ata qe duan te flasin për iliret dhe historine e shqiptareve, patjeter duhet te mbështëten e te citojne Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai perfaqeson banken me te madhe te te dhenave për Ilirine.

Sot për sot, ne Shqiperi gjenden tri vellime te Daniele Farlatit, nje vellim qe ndodhet ne AQSH, nje vellim ne Biblioteken Kombetare dhe nje vellim qe gjendet ne Shkoder. Vellimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden ne Vatikan, ne Venedik, ne Kroaci, ne Muzeun e Vjenes etj. Edhe ne keto vende, kopjet e Illyricum Sacrum janë te rralla. Me nje nisme te marre nga shtepia botuese ARBI ne Prishtine, ashtu sic u veprua me "Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia" te Shuflait, pritet te veprohet edhe me nente vellimet e Farlatit e Coletit për "Illyricum Sacrum". Për kete korpus qe i kalon te 5500 faqet do te ndihmoje Ministria e Kultures se Kroacise dhe Ministria e Kultures se Kosoves. Natyrisht, Ministria e Kultures se Unionit Serbi - Mali i Zi as qe mendohet te ndihmojje. Po keshtu, edhe Ministria e Kultures se Maqedonise pasi ne kete vepër flitet për Shkupin ilirik te banuar nga shqiptaret. Ndihme nuk mund te jape as Ministria e Kultures se Greqise, sepse ne Illyricum Sacrum flitet për nje te treten e Greqise te banuar nga iliro-shqiptaret.

Korpusi Illyricum Sacrum

1751 Venedik Vellimi I Autor Daniele Farlati

1753 Venedik Vellimi II Autor Daniele Farlati

1765 Venedik Vellimi III Autor Daniele Farlati

1769 Venedik Vellimi IV Autor Daniele Farlati

1775 Venedik Vellimi V Autor Daniele Farlati

1800 Venedik Vellimi VI Autor Daniele Farlati

1817 Venedik Vellimii VII Autor Daniele Farlati

1819 Venedik Vellimi VIII Autor Jacobo Koleti

1909 Split Vellimi IX Autor Jacobo Koleti

Nga Volumi i pare deri tek i nenti janë dashur 150 vjet pune e palodhur për te krijuar kete korpus, qe flet jo vetem për prejardhjen e shqiptareve, por edhe për historine e ilireve qe jetonin ne pjesen perendimore te Ballkanit. Autor i vetem për shtate volumet e para te ketij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes se tij, Jakobo Koleti, perfundoi volumin e tete e te nente te "Illyricum Sacrum". Formati i faqeve te ketij korpusi është sa ai i revistave te sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga Arbi Ltd, Prishtine, nje ndihmese te madhe ka dhene Drejtoria e Pergjithsme e Arkivave te Shqiperise. Sipas drejtorit Sinani, DPA ka krijuar te gjitha lehtesite e komunikimit me te gjitha institucionet qe ka marreveshje dypaleshe e qe zoterojne te nente vellimet origjinale te Illyricum Sacrum. Pikerisht keto kopje do te sherbejne si matrice e paster për botimin fototipik. Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shqiperise ka ndihmuar gjithashtu ne perpunimin e lendes, duke shfrytezuar ne menyre te frytshme marreveshjet dypaleshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkepunetoret e saj me te ngushte jashte Shqiperise për kerkime ne bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjes etj., etj. Tani Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shqiperise po nxit institucionet shqiptare për t'u bere pale ne botimin e kesaj vepre monumentale.

Te paret dhe te fundit qe duhet te ndihmonin për botimin luksoz e voluminoz te Illyricum Sacrum është Ministria e Kultures se Shqiperise. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka nje kosto te larte. Për te qene bashkebotues duhet te japesh. Pas ketij financimi Shqiperia ka te drejte te marre edhe kopjet e domosdoshme, jo nje e dy, por aq sa do te derdhe buxhet. Ne te kundert, shtepia botuese, duke ruajtur etiken dhe protokollin, do t'i dergoje Tiranes zyrtare, ndoshta nje ose dy kopje, e shumta tri, asnje me shume. Tri kopje janë fare pak edhe për nje institucion te vetem, sic është Biblioteka Kombetare. Asnje historian shqiptar, nuk i ka pare deri me sot te nente vellimet e "Illyricum Sacrum". Ata mund te kene pare e mund te kene lexuar nje vellim, ate qe gjendet ne Biblioteken Kombetare, por asnjehere nuk i kane pare te nente vellimet e Farlatit. Ky është rasti me i mire qe jo vetem historianet, por edhe studiuesit, shkollaret, akademiket e te tjere t'i kene me ne fund te nente vellimet e Farlatit.

Ne menyre solemne, ne prani te perfaqesuesve te arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nenshkrua ne Prishtine marreveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit te Kosoves. Kjo është marreveshja e dyte midis dy arkivave. AQSH-ja ka qene i pranishem ne Kosove menjehere pas hyrjes se trupave te NATO-s ne kete vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qene nder institucionet e para qe ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi midis dy institucioneve. Dokumentet e arkivit shteterot Shqiptar fillojne qe nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit te Kosoves janë grabitur qysh ne vitn 1989. Ato janë cuar te gjitha ne Beograd. Nje gje e tille ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenise, Kroacise e Bosnjes. Ju s'keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosoves janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografike, regjistrat e pronave etj., etj. Mendoni se c'telash i madh i hapet shoqerise dhe ekonomise se atij vendi. Arkivat e ish-federates jugosllave janë ne proces gjyqesor për ndarjen e pasurise arkivore. Arkivi i Kosoves nuk mund te hape ende nje proces gjyqesor për kete qellim, pasi nuk janë percaktuar raportet midis Prishtines dhe Beogradit. Për te gjitha keto arsye, si dhe për faktin qe arkivistet e Prishtines janë ne hapat e para, ndihma ndaj ketij arkivi do te mbetet perparesia jone.

 

                                          DANIELE  FARLATI

Daniele Farlati

Përfundoi studimet për teologji në Gorz. (Gorz është sot një qytet i vogël në Itali në kufirin me Slloveninë. Sllovenët e quajnë qytetin Gorizia). Mbas përfundimit të studimeve u pranua në Urdhërin e Jezuitëve në Bolonja1707. Punoi për 5 vjet si mësues i letërsisë klasike në Kolegjin e Jezuitëve në Padova. Iu rikthye studimeve teologjike në Romë dhe në vitin 1722 u dorëzua prift. Në po këtë vit u kthye përsëri në Padova për të ndihmuar At Filippo Riceputi në kërkimet e tia historike. Riceputi synonte të shkruante historinë e fesë dhe të kishës katolike në Iliri dhe kishte skicuar në vitin 1720 vijat e përgjithshme të studimit. Riceputi dhe Farlati punuan së bashku për 20 vjet duke grumbulluar çdo dokument të ruajtur në arkivat e kishës katolike. Rezultati i kësaj pune kërkimore ishte grumbullimi i 300 vëllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq në vitin 1742(?) gjatë përfundimit të hartimit të 2 pjesëve më voluminoze të studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martirëve dhe shenjtorëve të krishtërimitIliri, dhe jeta e Shën Pjetër Orseolos (St. Peter Urseolus).

Mbas vdekjes së Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkëautor At Jacopo Coleti. Së bashku ata përgatitën për botim Volumin I, i cili u botua në Venecie në 1751. Volumi I përmbante historinë e krishtërimit për dioqezën e Salonës deri në shekullin e 4-të. (Salona është sot një qëndër arkeologjike 5 km larg qytetit të Splitit, Kroaci). Në vitet pasardhëse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes së Farlatit në vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua në vitin 1818.

 

Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

ishte historian dhe bashkëautor i veprës madhore Illyricum Sacrum, një nga burimet më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Lindi më 22 shkurt 1690, në San Daniele del Friuli, (një komunë në provincën Udine), Itali- Vdiq me 25 prill 1773. Mendohet se vdiq në Venedik, Itali.

[Permalink]


MBI GJUHËN SHQIPE
Von ajkashqiptare, 04:58

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull "Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen", botuar në vitin 1854.

  Franz Bopp

Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij "Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker" Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austrian Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet "Formula e pagëzimit", e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe "Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit", që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
"Formula e pagëzimit" është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në "Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915".
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në "Recherches sur les anciens textes albanais", Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në "vendet e shenjta". Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin "Ungjilli i Pashkëve".
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.

  Meshari

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është "Meshari" i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. "Meshari" i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, "Meshari" i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
"Meshari" i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj "nuk është një arë fare e papunuar". "Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike". Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; "shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut".
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull "Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam", dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine". Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij "De obsi dione scodrensi" (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, "Meshari" i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga "E mbesuame e krishterë….", e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, "Fjalorin latinisht-shqip", me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.

 Frang Bardhi

Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua "Evetar"-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së "Evetr"-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua "Shoqata e të shtypurit shkronja shqip", që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është "Fjalori i Gjuhës Shqipe" i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.

       

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri "Komisioni letrar shqip", që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes". Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi "një komb-një gjuhë letrare", vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes " i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.

   Delegatët e Kongresit (1972)

Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se "populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar".
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë "Drejtshkrimi i gjuhes shqipe" (1973), "Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe "Dictionarium Latino-Epiroticum" (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën "Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese", Livorno 1864, vëll.II "L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese", Prato 1866.

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe.

  Norbert Jokli

Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe "Dictionarium Latino-Epiroticum" (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën "Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese", Livorno 1864, vëll.II "L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese", Prato 1866.

 Sami Frasheri

Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi "Gramatikën e gjuhës shqipe" dhe më 1806, Sami Frashëri botoi "Shkronjëtoren e gjuhës shqipe", dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një "Fjalor të gjuhës shqipe", i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë "Bashkimi".
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.

Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën "Për pastërtinë e gjuhës shqipe" (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave "Parashtesat" (1956) dhe "Prapashtesat e gjuhës shqipe" (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të "Fjalorit të gjuhës shqipe" të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: "Fjalori i gjuhës shqipe" (1954), "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe" (1980), "Fjalori i shqipes së sotme" (1984), "Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe" (1976), "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe "Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe" (2000) dhe "Fjalor frazeologjik ballkanik" (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar "Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe", një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është "Gramatika e gjuhës shqipe" I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes" në 7 vëllime, nga E.Çabej; "Meshari" i Gjon Buzukut (E.Çabej); "Gramatika historike e gjuhës shqipe" (Sh.Demiraj); "Fonologjia historike e gjuhës shqipe" (Sh.Demiraj); "Gjuhësia ballkanike" (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes", në shtatë vëllime, I "Hyrje në historinë e gjuhës shqipe", II "Fonetikë historike" (1958), "Meshari i Gjon Buzukut" (1968), "Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes" (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: "Fjalor i gjuhës shqipe" (1954), "Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe" (1972), "Fjalori drejtshkrimor".
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin "Studime gjuhësore".
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

 

Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: "Studime filologjike" (Tiranë); "Gjuha shqipe" (Prishtinë); "Studia albanica" (Tiranë); "Jehona" (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si "Arbëresh"
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

 

                          ARSIMI SHQIP

 

Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille,

Normalja, u hap ne qytetin e Elbasanit ne dhjetor te vitit 1909, sipas vendimit te Kongresit Kombetar te Arsimit, mbajtur me 2.09.1909.

Deri ne Kongresin e Lushnjes, me 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 here, si pasoje e represionit te pushtuesve xhonturq, por edhe rifilloi per shkak te ndjenjave te medhaja arsimdashes te popullit shqiptar.Drejtoret e pare te saj ishin Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Sali Ceka dhe nder pedagoget e pare ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj.63 nxenes te kesaj shkolle rane deshmore per lirine e Atdheut gjate Luftes se Dyte Boterore.Deri ne vitin 1939 ne te gjithe vendin numeroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetem nga 1/4 e femijeve te kesaj moshe.

Arsimi parauniversitar,

Aktualisht, numerohen mbi 4540 institucione arsimore parauniversitare, nga te cilat 2340 jane kopshte femijesh, 1815 shkolla fillore e 8 vjecare, si dhe rreth 530 shkolla te mesme, te pergjithshme e profesionale.Vetem gjate ketij viti jane ndertuar 33 shkolla 8 vjecare dhe jane rikonstruktuar 140 godina ekzistuese. Po ashtu eshte ndertuar 1 shkolle e mesme dhe jane rikonstruktuar 65 te tjera.Numri i nxenesve ne arsimin parauniversitar kap shifren 737 400 veta. Sistemi parashkollor perbehet nga mbi 2200 kopshte, nga te cilat mbi 1950 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga 82000 femije dhe aty punojne afro 4 100 edukatore.Ne arsimin e detyruar funksiojne 18515 shkolla 8 vjecare, nga te cilat 1525 jane ne fshat. Ato frekuentohen nga rreth 560 000 nxenes dhe ne to punojne afro 29 500 mesues, nga te cilet mbi 19 500 jane ne fshat.

Arsimi profesional,

Shkollat e para profesionale u hapen per here te pare ne vitin 1921-shkolla teknike e Tiranes. Ne vitin 1924 hapet shkolla tregtare dhe nje vit me vone, shkolla teknike e Golemit. 3 vjet me vone shkolla te tilla funksiojne edhe ne Gjirokaster e Berat, ku pergatiteshin teknike e punetore te kualifikuar nga mesues shqiptare dhe te huaj.Gjate viteve '45-'90 numeri i shkollave profesionale arriti deri ne 380, por shume nga to ishin hapur pa kritere shkencore dhe sherbenin vetem per qellime propogandistike per te treguar karakterin masiv te tyre.Aktualisht funksiojne rreth 40 shkolla profesionale, te dy niveleve, 3 dhe 5 vjecar, te shperndare ne 22 rrethe te vendit.Ato jane ne profilet bujqesore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, ndertimi, tekstil-konfeksione, per sektoret e nafte-gazit, pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera.Ndihme ne ristrukturimin e sistemit arsimor dhe te formimit profesional ne Shqiperi pas viteve 90 po japin mjaft shtete perendimore si Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Hollanda dhe fondacione te ndryshme si Soros, "Harry Fultz", "San Edigia", GTZ, "Swisscontakt", Kulturkontakt, etj.

Arsimi i Larte,

Arsimi i Larte ne Shqiperi e ka zanafillen ne vitin 1946, me Institutin 2 vjecar te Tiranes dhe aktualisht ne te gjithe vendin funksiojne 11 universitete dhe shkolla te larta.Funksiojne gjithsej 8 universitete, 3 nga te cilet ne Tirane. Ketu funksiojne gjithashtu, Akademia e Arteve te Bukura, Instituti i Kultures Fizike dhe shkolla e larte e infermierise.Numri i pergjithshem i studenteve per vitin akademik '99-2000 ne te gjithe vendin arriti ne 20 000 veta, ose 1000 studente me shume nga nje vit me pare.Rendesi e vecante sivjet i eshte kushtuar programeve e kurrikulave te reja mesimore, duke kerkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perendimore. Po ashtu jane hedhur hapat e pare ne sistemin pasuniversitar, duke krijuar qendrat e edukimit ne distance, qe tani per tani funksiojne prane universitetit politeknik dhe atij te Tiranes.Universiteti i Shkodres ka funksionuar mbi bazen e nje instituti qe ne vitin 1957 dhe tani ketu ka 6 fakultete me 12 dege te ndryshme ku rreth 2000 veta studiojne me shkeputje nga puna dhe rreth 3000 te tjere pa shkeputje nga puna. Aty japin mesim 140 lektore qe mbi 80 per qind jane kualifikuar jashte shtetit vitet e fundit dhe 50 per qind e tyre kane tituj e grada shkencore.Universitete jane ngritur gjate viteve te fundit edhe ne qytetet Elbasan, Korce, Gjirokaster e Vlore.Ne Shqiperi ka edhe dy akademi ushtarake, ajo "Skenderbej" per forcat e armatosura te kembsorise, ajore dhe detare, ku vetem ne vitin akademik '99-2000 jane regjistruar 400 studente, ose dyfishi i studenteve te nje viti me pare. Kjo akademi zbaton programe mesimore te ngjashme me ato te forcave te armatosura gjermane. Me ndihmen e forcave te MAPE-s eshte rikonstruktuar edhe Akademia e Rendit, ku pergatiten oficere per mbrojtjen e rendit publik.

Akademia e Shkencave

Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise u krijua ne vitin 1972, duke bashkuar disa nga 25 institucionet kerkimore shkencore qe ekzistonin atehere.Ne 25 janar 1973 u be mbledhja e pare e Asamblese, qe shenon njekohesisht, diten zyrtare te themelimit te Akademise.Ajo numeron ne perberje te saj 12 institucione e qendra kerkimore shkencore, duke luajtur rol te pazevendesueshem ne progresin social, ekonomik e teknik te vendit.Ato jane Instituti i informatikes dhe matematikes se aplikuar, Instituti i fizikes berthamore, Instituti i kerkimeve biologjike, Instituti sizmologjik, Instituti hidrometeorologjik, Qendra e kerkimeve hidraulike, Qendra e studimeve gjeografike, Instituti i gjuhe-letersise, Instituti i historise, Instituti arkeologjik, Instituti i kultures popullore dhe Qendra e studimit te arteve.Ndermjet shkencetareve te shquar shqiptare, te perfshire ne levizjen e madhe te humanizmit europian, permenden emrat e Leonik Tomeut, Marin Becikemit, Gjon Gazuli, Marin Barleti, per te vijuar me pas me rilindasit tane te shquar, Kostandin Kristoforidhi, vellezerit Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, themeluesin e rektorin e pare te universitetit te Turqise, Hasan Tahsini e mjaft te tjere.Me vone shquhen shkencetaret shqiptare si Aleksander Xhuvani,Refat Frasheri, Bilal Golemi, etj.Kryetari i pare i Akademise se Shkencave ka qene prof Aleks Buda, (historian) dhe ne rradhet e akademikeve renditen prof.Eqerem Cabej, Kole Popa, Petrit Radovicka, Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Kole Paparisto, Odhise Paskali, Sotir Kuneshka, Fejzi Hoxha, Zija Kellici, Petrit Gace dhe Zef Kakariqi.Kryetari aktual i Akademise se Shkencave eshte prof Ylli Popa (mjek). Senati i Akademise perbehet nga 39 anetare, personalitete te shquar ne fusha te ndryshme te shkences. Ne senat jane zgjedhur akademiket Josif Adhami, Dritero Agolli, Selaudin Bekteshi, Hamit Beqja, Teki Bicoku, Tish Daija, Besim Daja, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Bardhyl Golemi, Andromaqi Gjergji, Skender Gjinushi, Farudin Hoxha, Ismail Kadare, Hajredin Kumbaro, Hysen Lacej, Hekuran Mara, Luan Omari, Mentor Permeti, Petraq Pilika, Ylli Popa, Bajram Preza, Kristaq Prifti, Eduard Sulstarova, Dhimiter Shuteriqi, Teki Tartari, Alfred Uci dhe Zija Xholi.Nder studimet dhe kerkimet me te shquara shkencore te viteve te fundit te kryer nga akademiket e punonjesit e tjere shkencore permenden "Historia e Shqiperise" ne 4 vellime, botime te dokumentave te trashegimise kulturore te popullit shqiptar, te zbulimeve te reja arkeologjike, korpuset popullore dhe atlasi etnografik, fjalori i gjuhes se sotme shqipe, fonetika dhe gramatika e gjuhes se sotme shqipe,fjalori drejtshkrimor, studimet etimologjike, atlasi dialektologjik, historia e letersise shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar, etj.Ne fushen e shkencave natyrore e teknike jane kryer mjaft studime e kerkime per hidroenergjetiken, vendburimet e naftes e gazit, perdorimin e rrezatimeve berthamore, zbatimin e metodave gjenetike, te metodave matematikore dhe informatike, vleresimin e burimeve dhe pasurive natyrore, krahas studimeve te shumta per klimen, sizmicitetin, floren e faunen e Shqiperise, etj. te sintetizuara ne Atlasin Gjeografik te Republikes se Shqiperise qe eshte duke u pergatitur. Gjithashtu, sivjet, per here te pare, Akademia e Shkencave ka statusin e saj qe garanton funksionimin e saj jopartiak, vetem mbi kritere e parime shkencore e humane, ne zbatim te Kushtetutes.

Arsimi jopublik (privat)

Arsimi jopublik privat, pas clirimit, e ka zanafillen ne vitin 1992, me hapjen e shkollave te para te ketij lloji (medresete). "Pionieri" i mirefillte i ketij lloj arsimi eshte kolegji turk "Mehmet Akif" i Shoqerise private "Gjylistan".Ky sistem u legalizua me miratimin ne Kuvend te Ligjit Nr.7952, date 21.O6.1995 "Per arsimin e mesem" ku nje vend i vecante ze dhe dispozita mbi miratimin e funksionimin e shkollave jopublike.Aktualisht ne Shqiperi funksionojne 70 institucione arsimore jopublike te tille si kopshte femijesh, shkolla 8 vjecare e te mesme, fetare e laike, qe ekzistojne ne 14 rrethe te Shqiperise.Vetem ne Tirane, metropolin shqiptar, jane hapur gjate ketyre 9 vitete e fundit 22 institucione arsimore private, kopshte dhe shkolla, si dhe medrese. Vetem gjate vitit akademik, '98-'99, shkollat jopublike u frekuentuan nga 5 400 femije dhe ne to jane te punesuar rreth 450 edukatore e mesuese, numer ky qe luhatet sipas fluksit te nxenesve.Gjithashtu, i eshte hapur "drita jeshile" edhe shkollave te larta private, miratuar nepermjet Ligjit "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" me Nr 8387 dt 30.07.1998.Kohet e fundit nga instancat e larta shteterore jane bere traktativa per hapjen e nje universiteti katolik, ne bashkepunim me Seline e Shenjte te Vatikanit, si dhe te nje universiteti italian.

 

 

 

 

 

 

[Permalink]


Montag, 16. April 2007
SHQIPJA, GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE
Von ajkashqiptare, 00:29

Shkruan: Teuta LLALLA

Tetovë, 11.04.2007

------------------------------------------- 

Nga pellazgjishtia në ilirishte dhe pastaj në shqipe u shtrashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Europës. Nga shumë historianë të huaj dhe shqiptar është thënë se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke!? Kjo nuk është e vërtet sepse është vërtetuar me argumenta të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë na vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë.

Por pse nuk u shkruajtë gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?

Kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumenta të shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar ende dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Fotografia është pema e gjuhëve e ndërtuar nga Instituti i Gjuhëve në Suedi në fillim të viteve 1970 dhe është botuar disa herë në Greqi në dhjetor 1985 në Simpoziumin shkencor të mbajtur në Athinë me temë ,,DISKUTIM MBI GJUHËN SHQIPE,, organizuar nga Lidhja e arvanitasve të Greqisë, dhe nënkujdesin e ministrisë së Kulturës Greke. Botuar për herë të dytë në revistën ,,BESA,, në maj të vitit 1985 dhe ribotuar në vitin 2001 nga Lidhja e Arvanitasve të Greqisë. Pra, kjo pemë është njohur në heshtje edhe nga institucionet e Greqisë.

---------------------------------------------

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane. Shkencëtarët që bënë emër në këtë drejtim përmenden:

-Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

-Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

-Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

-Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

-Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetrat në bot.

-Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

-Eduard Shnajder, një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shkroi në librin e tij për ‘Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion të hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’.

-Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

-Norbert Jokli 1887-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp qëndrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

-Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroit nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja në ilirishte dhe më pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjale greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po te shohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhën shqipe si përshembull: Zeus - Zë, është perëndia me e fuqishme që kishte për grua perëndinë Hera - Era. Perëndia tjetër Letos – Lëton. Zeusi me vonë u martua me perëndeshën Mentis - mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apollon mendoj se e ka marrë këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apolloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shumë lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.

Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europianë, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhëra tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shumë për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.

[Permalink]


Sonntag, 15. April 2007
PREKAZI - Memorja jonë e përhershme
Von ajkashqiptare, 17:06

Reportazh, nga Rajmonda MALEÇKA)

Prekaz…! Të gjithë duan të shkojnë drejt Drenicës. Të gjithë duan të shkojnë atje…në Prekaz. Është njëri nga vendet më të njohura. Të huajt dhe shqiptarët duan të shohin çdo gjë atje,... rrugët, malet, fushat, njerëzit, fëmijët, djemtë, vajzat, pleqtë… Eh!- atje vjen erë e hershme shqiptare. Duan të prekin me dorë historinë vetë, atë që vjen nga përjetësia për të shkuar në përjetësi.

Drenica

Treva ku lufta dhe paqja, ditët e mira dhe ditët e këqia të Kombit shqiptar gjetën strehë, gjetën njerëz, gjetën gjak dhe gjuhë. S'ka ditë dhe datë të shënuar të Kombit shqiptar, që në Drenicë të mos keta gjetur njerëzit e vet. Pa dyshim është krahina dhe vendi i njohur për të gjithë shqiptarët, për të kaluarën dhe të sotmen, që çdo ditë mbjellin të ardhmen. Aty ku shqiptarët janë më vëllezër se në çdo vend tjetër shqiptar.

Qindra vjet e në Drenicë nuk rreshtën kurrë taborret për ta sunduar këtë vend rrebel, që s'ka rreshtur kurrë për lirinë e vet. Qindra vjet dhe pushtuesit e shqiptarëve nuk rreshtën drejt Drenicës, të cilët kudo shkelën mbollën vdekjen. Drenica qëndroi…

Ec nëpër Drenicë. Vetë relievi është një dialog intimiteti me atë që ka aspiruar Drenica, me atë që në të gjithë globin quhet liri. Ka një akt hyjnorë, në atë që Perëndia ka derdhur në Drenicë. Male, fusha, gryka, shkëmbinj, ashpër dhe butë. Rrepe të mëdha, si të ishte një labirinth, si të ishte një kurth…

Ec nëpër Drenicë, nën atë qiell shqiptar dhe gjithçka që del para syve, çdo grykë, çdo gurë, çdo drurë, çdo kullë, të duket se hyn në dialogë me ty. Të flet për 100 vjet më parë, për 50 vjet më parë, për 10 vjet më parë, për 5 vite, për dje dhe për sot… Është një dialog që nuk hesht për asnjë moment. Në çdo kohë Drenica ka patur atë që quhet qëndresë.


Azem dhe Shotë Galica


Shaban Polluzha

Njerëzit

Kanë ecur qindra vite, dhjetra dekada, qindra ngjarje e mijra njerëz. Epokat kanë mbajtur fytyrën tek njëra-tjetra, ashtu siç djemtë kanë kërkuar t'ju ngjajnë baballarëve, ashtu si niprat kanë dashur t'ju ngjajnë etërve. I gjen kudo njerëzit, shkojnë dhe vijnë me një dhimbje, me një buzëqeshje, por me një krenari të lexueshme në fytyrë. Si mund të ndodhë ndryshe… me atë që kanë patur kaq të rënë, kaq të vrarë, kaq heronj dhe kaq krenari. I gjen kudo njerëzit e Drenicës, i njeh kudo njerëzit e saj. Kudo dhe kurdo ata të përgjigjen :-Jam nga Drenica.

Emrat e Hasan Prishtinës, Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës, Azem Bajta e Shote Galica nuk mund të mbeten vetëm në Drenicë. Pas tyre është çdo drenicak, qoftë 100 vjeç a qoftë 7 vjeç, qoftë grua a qoftë burrë. Të gjithë drenicasit pas tyre janë, prandaj kudo t'i takosh dhe t'i pyetësh drenicasit, ata të përgjigjen:-Jam nga Drenica!


…dhe Prekazi…

Është një meditim që të vjen ndërmend sa të kujtosh Prekazin. Dhe sa vjen në Kosovë, pyetja e parë që të vjenn në buzë është ajo:- Nga bie Prekazi?!. Të gjithë për atje i çojnë këmbët. Atje të presin Jasharët, të cilët janë bërë FLAMURI i shqiptarëve në dekadën e fundit, si burrat, gratë, fëmijët, pleqtë, gjithëçka që kanë patur dhe kanë Jasharët.Të gjithë janë pjesa më e gjallë e historisë së Kosovës. Të presin ata që ranë nën dhunën, ku njëra nga perandoritë më barbare dhe më e prapambetura e Ballkanit,-Serbia,- derdhi dhe ushtroi mbi një familje të Madhe, si Jasharët. Të presin monumentin dhe të rënët, ato të cilët radhë-radhë janë në tokën e lirë të Prekazit dhe të Kosovës. Prekazi të bën më shumë njeri, të bën më me peshë dhe më real. Kjo ngjan gjithmonë me histoinë dhe me kohët që mbartin në gjirin e tyre.

Ajo kulla e Ahmet Delisë, më e njohura në Kosovë. Në Shkodër e Oso Kukës. Kullat, ky vend i hershëm i shqiptarit. Kulla dhe kështjella, sinonime të njëra-tjetrës. As më pak dhe as më tepër. Kulla, një kat. Dy kat e më shumë. Gurë të latuar, gurë të mbledhur nëpër zalle, kulla të ngritura në mal. Mure të trasha, ku erërat dhe plumbat përplasen parreshtur…

Kullë-njerëzit, kullë-zakonet, kullë-atdhedashuria kullë-qëndresa; gjithçka-kullë. Vendi dhe kuvendi i burrave. Fëmijët, gratë, vajzat, burrat, pleqtë, Shabani, Adem e Hamzë Jashari, të gjithë ata që ranë e të gjithë ata që janë gjallë, janë njerëzit e parë të lirisë së Kosovës. Këtë e dinë të gjithë.

Kulla-muze! Të gjithë e rrespektojnë si një vend i shenjtë. Pelegrinazhi i shqiptarëve. Kënga e ka çuar në katër cepat e botës Prekazin dhe kullën e Jasharëve. Në të vërtetë historia shqiptare atje ka qenë, që kur është krijuar. Këtë e tregon ajo që ka ndodhur dhe ajo se ç'thonë të gjallët e Jasharëve.

Memoriali.

Ç'mund të bëhej ndryshe me Prekazin! A mund të harrohet ajo që bëri dhe ajo që ndodhi atje? Në altarin e lirisë gjithë brezat: një familje, gra dhe burra, fëmijë dhe të moshur. Të gjithë derdhën gjak në rrënjët dhe kujtesën e lirisë. Të duket se atje u fijuan të gjithë shqiptarët.

Jasharajt janë themeli i asaj që ngjau dhe e ardhmja që ëndërrojmë. Dhe memoriali për ta nuk është në Prekaz, por kudo që ka tokë shqiptare. Prekazi është kujtesa jonë për lirinë. E kemi kërkuar gjithë jetën, sa për të një shekull kemi flijuar një milion të rënë. Prekazi është bashkimi ynë rreth UÇK-së, asaj që ruajti jetën dhe ktheu shpresën e madhe të të gjithë shqiptarve. Prekazi është virtyti ynë i përjetshëm, se Shaban, Adem e Hamzë Jashari janë e do të mbeten modeli i burrit dhe njeriut shqiptar.

Prekazi është memoria jonë e përjetëshme, siç ka qenë lufta dhe flamuri në të gjithë historinë tonë. Drejt Prekazit do të ketë njerëz nga e gjithë Bota, ashtu siç do të ketë edhe këngë, ashtu siç do të ketë dhe dasma dhe lindje fëmijësh. Baca Shaban, Baca Adem e Baca Hamzë në atë moshë që ranë do të presin dhe do të përcjellin njerëz…




Poemë për Adem Jasharin

1.

Nëpër shtigjet e Drenicës,
u ba koh' që ka ra malli,
i mungon Kosovës Baca,
i mungon Adem Jashari.

Nga Drenica n'Dukagjin,
mbeti Bac' Adem Jashari,
asht' kudo nëpër Kosovë,
e askund si gjendet varri.

Ah, medet Kosova e lashtë,
ah, medet Kosova e Re,
me legjenda m'i ke shekujt,
ditët po i ngrys me varre.

Çdo konak e ka nji kàngë,
nji legjend' çdo vend e ka,
i merr qielli luftëtarët,
brenda varri nuk i mbà.

Ah, medet e gjithë Drenica,
gjithë Jasharët i vrau shkjau,
e l'shon zànin Azem Galica,
Adem Jashari, bre burrë mbahu!

Vetëtima po mbjell Sharri,
nga Prizreni në Rugovë,
n'vrap ka mbetë Shaban Palluzha,
me flamurin e kuq në dorë.

Boletini shtegut t'malit,
krah i ec Hasan Prishtinës,
Hamzë Jashari pa dalë dita,
ja mbledh zjarrin vetëtimës.

2.

Zà legjenda na ka bà,
për me lè a për me vdek,
janë ilirë e dardanë,
janë Bato e Skanderbeg.

Shkrepi dielli me vetëtima,
n'lisa t'moçëm u zgjua mali,
në Kosovë ka ra dita,
zà ka bà Adem Jashari.

Moj Kosovë me f'tyr nàne,
moj Kosovë me zemër burri,
gjith' ata që ranë për ty,
e lanë gjakun tek flamuri.

UÇK- emrin e mori,
Ushtria jonë Çlirimtare,
kanë ardh' burrat ku kanë qenë,
porsi lisat jan' kthy n'male.

Rrin n'Prizren e rri n'Dukagjin,
n'Fushë -Kosovë e në Prekaz,
rrin n'Shalë e Caralevë,
rrin n'Jezercë e n'Karadak.

Në UÇK të gjith' shqiptarët,
jan' ba varg e jan' bà male,
gjith Kosova kala àsht' ba,
o me vdek o me mbet' gjallë.

3.

Is' Boletini malit ka zbrit,
Dedë Gjo Luli ka lan' varrin,
Azem Bejta i ka ikë shpellës,
kuvend bajn' me Adem Jasharin.

Dor' e burrit asht' shtërngue,
për Kosovë me derdh gjak,
zàni i burrit asht' digjue,
derë më derë e prag më prag.

1000 vjet prè e vra,
për liri e për flamur,
1000 vjet n'llogore mbetë,
e në sy pa vu gjumë.

Ka 1000 vjet në viset tona,
kemi le e kemi vdek,
po kush e polli kët' "soj" hasmi,
për me u vra vjet për vjet?

4.

Asht' me male Kosova ime,
i ka fushat të pa-anë,
djemt-lisa, çikat-selvi,
që robninë supeve se mbajnë.

I ka fushat me lulëkuqe,
i ka malet, drurë të lartë,
i ka agimet lot'-fëmije,
i ka mbrëmjet larë në ar'.

I ka varret me amanete,
i ka kàngët lashtësi,
i ka dasmat me flamurë,
thellë legjenda ka në gji.

I ka mortet dit' betimi,
si asht' guri fjalën e ka,
fole trimash asht' Atdheu,
veç pej zemrash i bàm' kala.

5.

Mal me lisa çue n'kamë,
ka ushtue krej shqiptaria,
Adem Jashari burr' drenice,
shkëlqen si prelud liria.

Shteg më shteg e natë më natë,
ditë më ditë hasmi e ndjek,
zà i burrit s'shuhet kurrë,
as në gjallje e as i vdek.

Për çdo ditë hasmi i vjetër,
n'gjak e gjini don' me shkret,
ia vret nipat, i vret foshnjat,
kullat n'zjarrr përher' ia djeg.

Zà i burrit nëpër male,
zà u l'shon gjith' shqiptarve,
mos e humbim atdheun tonë,
dhe të vramit i ngre në varre.

6.

Gjam' e madhe n'Kosovë ra,
thuj' Jasharët i shojti shkjau,
historia na bani zà,
Nanë Kosova, Ti sot mbahu!


Mbi Jasharët ra murtaja,
mbi Jasharët vdekja s'fali,
u vra plaku, u vra plaka,
u vra foshnja, vajza, djali.

1000 vjet mbi dheun tonë,
aq nji vdekje s'ishte parë,
Bacë Ademi majë lisi,
për Kosovën ka mbetë gjallë.

Njerëz pa fund thërret liria,
legjend burri kërkon malli,
në krejt lirinë e Kosovës,
fytyrën la Adem Jashari.

Fryn në Sharr e në Jezerc,
në Drenicë e në Rugovë,
se ndal vrapin ai burrë,
me flamurin ton' në dorë.

Nuk ka vdek e as do vdesë,
Ai Bacë Adem Jashari,
nga 1000 vjet nëpër luftëra,
për liri ka ra shqiptari…


25 dhjetor 1999 (Prizren ora 16.00)


Sot je bàm' dritë

1.

Tokë e lashtë arbnore,
në mendime lirie, zgjuar rri,
dhe mbi mermerin e bardhë, Bac' Adem,
rrugën e nise nga Nëna Shqipëri.

Në Tiranë nëntori i pavdeksisë,
fytyr' e Adem Jasharit-vërtik në ball',
bëhet stinë pranvere në histori,
e çdo dëshirë nëne bëhet djalë.

2.

U bën' vite Adem Jashari,
u bën' vite tuj të pritë,
dje të kishim mal' qëndrese,
kurse sot u bëre dritë.

Pas kaq vitesh ndarë me ty,
si ushtarë rrijmë në radhë,
kujtes' e dhembshur shqiptare,
nuk derdh lot', por thotë mall.

Për të ardhur gjithë të rënët,
dhe yjet në pritje rrinë,
si dikurë që u prije i pari,
vallë pas teje prap do t'vijnë!?

A do të vijnë bijtë e Kosovës, shqiptarisë,
të gjallojn' malet me epikë trimërie,
ëndërrat që i lan' në mes t'i nisin prap,
mbi k'të tokë të lashtë shqiptarie!?

3.

Kaluan vite pa të parë,
s'të lëshuan malet apo dheu i zi…!?
Malli bëhet rrudhë e thinjë,
kurse dhimbja bëhet dritë e liri.

Krejt Kosova dhe shqiptaria,
të kishin pritun për me ardhë,
Sharri, Korabi e Kaçaniku,
i kishin bërë flokët e bardhë.

U bëre konaku i parë i burrnisë,
krushk i par' lirie mbi kalë të bardhë,
fytyra e re e Motit të Madh,
fytyrë burri prej shkëmbit dalë.

Dalë prej këngëve të arbërit,
nga palët e flamurit vjesht' pas vjeshte,
bekim fëmijësh përmbi djepa,
dhimbje nëne dalë prej zemre.

E gjithë Kosova, nga Prekazi në Skënderaj,
në sytë e tu dritë do të pijë,
për të rritur vite pavarësie,
për të rritur dritë njerëzore në sy fëmije.

4.

Me të gjithë ata që për lirinë ranë,
tokën shqiptare e lidhni si shall,
ndërsa vjen kështu i rëndë,
të gjithë të rënët ti i ngjall.

Një mijë lapidare pas të vijnë,
erzin e kreshnikut kudo mbjell,
për historinë shqiptare bërë shkëmbinj,
dhe për jetën tonë bërë diell.

5.

Siç e shkund lisi dëborën,
e si nëna e mban jetën në duar,
në çdo stinë mbi mermer,
për të qenë për jetë zgjuar.

Për të qenë për jetë rracë arbnore,
për të gjithë ato që e duan lirinë,
fëmijët dhe flok-thnjurit e mirë,
në Prekaz e Skënderaj do të vijnë.

6.

I betuar për jetë në besë burri,
me shqiptarët në rrugë lirie,
nëpër tokë a nëpër qiell,
një ditë patjetër do të vije.

Në të gjallë rrije me shqipet,
vëlla me rrufetë në qiell lëshuar,
dje kuvend me kreshnikët e zanat,
sot fëmijët të ledhatojnë me duar.


[Permalink]


Tri vajzat nga Prishtina
Von ajkashqiptare, 16:52

RIZA LAHI

Lufta plasi katër muaj pa përfunduar provimet e maturës.
Kishin të trija emra ujrash dhe i kishin flokët e derdhur si derdhen ujrat. Ishin shoqe të pandara, si delta e një lumi të dalë nga gjimnazi i Prishtinës. Quheshin Valbona, Vjosa dhe Jonida.
Tri netë pasi ia mshau NATO me fluturime, ato u mblodhën të trija dhe ndenjën tërë natën zgjuar;prindërit asnjëherë nuk bëheshin merak për kësi rastesh që ishin të rralla - ishin rritur të tria bashkë dhe nënat i kishin shoqe me njëratjetrën.
- Unë do të nisem për në Shqipëri me kollonën që niset nesër në mëngjes - tha Valbona.
- Unë hë për hë do të rri këtu;mbase do të vijmë edhe ne më vonë, por s'e kemi vendosur. Arsyeja e vetme është gjyshja ime plakë e cila ka disa vite që del vetëm te dera e oborrit - tha Vjosa.
- Unë nesër do të shkoj me vëllain në UÇK - tha Jonida.
Këto ishin fjalët e para ndarjes së tri shoqeve ndërsa yjet mbi Prishtinë kishin nisur të fundoseshin e tyli i zbehtë i agimit, si një kombinezon nate, sikur sillte aromën e veçantë të çarçafëve të nuseve kosovare natën që i shtien në gjerdek.
Ja se si rrodhi jeta e secilës brenda tri javëve pas asaj nate e cila, ndërsa largohej si perçe myslimane e flakur natën e gjerdekut, ofshante e të këpuste shpirtin nga lotët e ndarjes.

JONIDA
Në fillim i bënë një kurs të shpejtë për mësimin e "kallashnikovit"; kur shtiu për herën e parë në jetën e saj, mundi ta mbante veten për mrekulli pa iu dridhur dora. I ngjitën nofkën "infermierja" dhe ajo tek po merrte çantën e ndihmës së shpejtë, befas u kërkoi shokëve që ta mbante ajo "golinovin" e vetëm që kishin . Nuk kishin besim?Të urdhëronin, cili të donte e të bënin një garë me të. . . Hahahaaa, po bënte hajgare Nida, po qysh ajo, more vëllazën, dinte me shtie m'shkja ma mirë se ju?
Çuditërisht, shokët vendosën t'ia jepnin asaj "golinovin", mitrolozin e rëndë.
Ja edhe beteja e parë për gjimnazisten nga Prishtina.
Si një re plot me breshër e vetëtima kish rënë në shpirtin e Jonidës njoftimi se atë natë do të kalonin dy makina ushtarake serbe dhe se u duhej bërë pritë. Pikërisht atë natë;pikërisht në mesnatë.
Ishte mesnata e parë kur vajza mbase do të vriste një njeri;mbase më shumë. Ndoshta vërstnikë me të. Sigurisht që dikush u kishte mësuar atyre se si shtihet me pushkë sepse, natyrisht që ata më parë kishin qenë djem që asqë e dinin se ç'ishte pushka, por bridhnin pas diskove. Kurse tani. . . Ata bridhnin anembanë Kosovës me ura zjarri ndër duar. "Kur shikoj cilindo polic serb, pyes veten: "Kushedi se sa gra ka përdhunuar ky e sa fëmijë ka vrarë", i pat thënë nën dritën e hënës njëri nga të njëmbëdhjetë luftëtarët e njësitit natën e dytë të stabilizimit; ishte një djalë i ardhur nga SHBA që e vështronte vajzën me sy përgjërues, sikur i fliste një ikone.
Komandanti tyre ishte një vendas i ardhur nga Suedia pas njëmbëdhjetë vitesh emigracioni politik. Ishte me sy miopësh, shkruante poezi dhe kishte tri vajza që ia kish lënë së shoqes. Një poezi, ai ia kish dhënë për ta lexuar edhe Jonidës. Aty ai i thonte së shoqes t'i rriste vajzat vetë dhe, poqese babai i tyre do të binte për lirinë e Kosovës, ishte detyra e asaj t'u tregonte bijave se i ati u kishte rënë duke u postuar nga një të puthur para vdekjes.
Informata jepte shifrën e 50 a 60 luftëtarëve serbë të forcave speciale. Pra, nga më të tmerrëshmit.
- Ja e fitojmë një betejë sonte, ja vdesim të tanë si burrat. A qe besa, he burra? - pyeti komandanti të dhjetë antarët e njësitit të tij duke i ndalur sytë pak më gjatë te Jonida.
Asnjë qerpik nuk lëvizi. Në të vërtetë, në të gjitha shkollat ushtarake të rruzullit, sulmuesit duhet të kishin epërsi taktike në njerëz dy deri në tri herë. Kurse. . .
- Kam menduar që, pritën ta zëmë në një vend ku secili nga ne ta ketë të pamundur për t'u tërhequr, kurse… Që të gjithë, me përjashtim të Jonidës kemi qenë nganjëherë, e pakta, në duar të torturonjësve serbë. Pra. . .
Edhe më e tmerrëshme nga xhenazja yte ishte të rënët rob.
- Jo, more djem.… ngjoni mue… ngjoni mixhën… Duhet me e xanë pritën sak qatje, tu prroni. Me ndej e me pritë qatje pa u ndie e me t'ia msha shkjaut me të tana sa ta bien kryet. Kur t'fillojnë e ta marrin vedin, kur të vijnë përforca, se shkjau ka radie e ka alete frëngu boll, me hikë përmes prronit… Me gjue si rrfejae me hikë si era! Or çun!
Kishte ndërhyrë ndërkohë baca Nuredin, bash i ati i komandantit, një plak i bukur, i gjatë si lis Kosove që i bie bora në dimër; kish qEnë në rininë e parë kaçak para se të dilte në mal kundër gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore.
Stepjen e theu komandanti:
- Babë, pashë zotin… Na len…
- Paj duheni edhe për sonte, por edhe për nesër, more cullët e mixhës. Duheni derisa të dliret Kosova.… Me gjue e me hikë, me gjue e me hikë. . .
- Babë!… Vinka pleqëria edhe me frikë…
Komandanti e pa të atin gjithë inat në vënd që t'i hidhej në fyt.
Baca Nuredini zbërtheu xhaketën dhe të gjithë panë kokën e kuqe të një bombeje të vjetër.
- Sonte nuk ju dahet mixha more djem. Jena bashkë sonte!
Tanimë asnjë sy i inatosur.
Jonida u ngrit ta përqafonte plakun, i cili sërish këmbënguli për "te përroi". Qatje! Vetëm qatje prita e bje e mshai m'ta shkjaut!
Luftëtarët vendosën variantin e "parashutistit". Varianti i "parashutistit" donte të thoshte për të gjithë - i njëjti fat që e pret parashutistin në luftë . Kur ai kërcen nga aeroplani, ai e ka të pamundur të kthehet prap atje ku u hodh dhe, e vetmja mënyrë që të shpëtojë është asgjësimi i kundërshtarit që e pret poshtë.
Virgjëria e luftës për Jonidën do të prishej ose me fitoren e betejës, ose me vdekjen e saj ( "Do ta ruaj për vete fishekun e fundit;unë nuk bie e gjallë në duart e militarëve sërbë. Do ta ruaj edhe një granatë;asaj i heqë fitilin me dhëmbë, dhe gjithëçka merr fund edhe po mu dridh dora t'ia shkrep vetes"- kështu u pat thënë Jonida Vjosës dhe Valbonës "atë" natë.
Veçse tërheqje nuk kishte. Ja fitore, ja vdekje.
- Me i mbushë do thasë me zall e me i vu gjithandej me u mbrojte. . . Edhe, hyxhym, me i thye të tana dritat e rrugës. . . Asnji cingare me ndezë!
Të gjithë i zbatuan si engjëj këshillat e kaçakut plak, i cili luftoi atë natë pranë Jonidës që desh i shpëtoi arma nga dora kur dëgjoi zhurmën e kamionëve si të ishte këngë djajsh që nga skëterra.
Kur serbët nisën të kundërpërgjigjeshin me zjarr, Jonida u mat të ngrihej e t'ia mbathte nga sytë - këmbët. Ishin çaste absolutisht instinktive, pothuajse të pakontrolluara nga ajo por, atë tam - tam të llahtarëshëm sekondash e kish prerë sokëllima "Prite, he thi, Azem Galicën!" dhe granata e gjirit e kaçakut të vjetër.
Sokëllima e zërit të bacës Nuredin, shpërthimi i granatës e sollën në vete vajzën e cila, fillpas, mori furi nga breshëritë e "golinovit" të saj.

VJOSA
Vjosa, ky kombinim i mahnitëshëm e vetëm kosovar i cipës e nazeve të vajzave të orientit me vështrimin çapkën, klasik evropian të Mona Lizës, ndenji në Kosovë, por në rrethana krejt të tjera të shoqes së saj.
Në fillim të shekullit 19 një gjeograf frëng shkruante se vajzat më të bukura që ai kish ndeshur banonin në Horasanin e Persisë dhe në Kosovën shqiptare. Sigurisht ai nuk duhej të kishte ndeshur fëtyrë e trup më të bukur se të Vjosës, historia e së cilës, në këta tri javë, ishte më e ngjeshur se ajo e shoqes së saj, dhe ne do ta përshkruajmë ashtu siç ka rrjedhur.
Pikërisht atë natë që Jonidën e sollën në vete krismat e "golinovit" të saj, atë natë atë e përdhunuan shtazërisht. Atë shenjtëri vajzërore të cilën e kishte ndryrë si peshtafin më të shtrenjtë në botë dhe në vëndin më të fshehtë nga gjithkush, me gjithë aq ngacmime e ngucje, ia rrëmbyen e ia shqyen ushtarët.
Në fshatin e gjyshes së saj.
Dhe ja se si ndodhi.
Kish nxituar te qënia që donte më shumë në botë - te gjyshja;të vinte edhe ajo në Shqipëri, siç po shkonin të gjithë. Babai dhe nëna e Vjosës ishin të bindur se vetëm ajo, bija e tyre ojna - ojna mund t'ia mbushte mendjen plakës ta linte shtëpinë.
Sapo kishte kërcyer nga vetura, Vjosa qe gjendur përball tymit që kishte mbuluar gati krejt shtëpinë e gjyshes. Pak më tej njerëz të vënë në rresht përball me gryka kallashësh. Ajo i njihte të gjithë fshatarët e vënë ashtu për ibret; kish qënë e përkëdhelura e fshatit sa herë që vinte për të ndenjur me gjyshen tre muajt e verës atëherë, ah, në ata vitet e fëmijërisë.
Oj loke?! Po gjyshja e saj. . . nëne moj . . . ku ishte?
Në fillim i kish pyetur me ata sytë e butë e të shtangur fshatarët e vënë në rresht se ku ishte gjyshja e saj. Pastaj u qe sulur ushtarëve me zë të lartë e që të këpuste shpirtin, amani, a kishin zemër ata, t'i tregonin se ku ishte gjyshja. Si kish ndjerë vetëm heshtje e llahtarshme të kobit, qe sulur nëpër tym. Tek hyrja në krye të shkallëve, ajo pa dy kova bosh ku shkruhej me shkronja cirilike "Benzinë".
Gjyshja ndodhej në dhomën e miqve dhe e veshur me rrobat që ujdiste në trup e vet vetëm në ditën e Bajramit të Madh. Rrinte e palëvizur mbi minder.
"Oj gjyshe, çka je kah pret ma?Hajde me mua! Hajde qetash!" Nisi ta puthte ku mundte plakën që rrinte palëvizur si një bust ndërsa tymi po hynte me shtëllunga në dhomë.
Plaka vështronte mbesën sikur ajo të ishte vetë meleku që kish ardhur ta merrte.
"Kam qitë cekën me dekë sot, oj lulja e lokes!"
"Gjysh, po unë kam ardhë sall prej Prishtinës, sall veç për ty. . . Kam ardhë me të marrë për me hikë në Shqipni. . . Uf, çka kam hekë me ardhë deri kët, lokja jeme!"
Në faqet e zbehta të gjyshes nisën të rrëshqisnin lotë si në një bust kur bie shi.
"Paj, çohu moj gjyshe. . . Paj, çohu pra!"
"IK, oj fllanza e gjyshes. . . Ik ti. . . Sa për mue. . . Unë kam hi nuse me duvak në këtë shtëpi kur kam kenë sall sa je ti sot. . . Njitu. . . bash në nji këtë dhomë, u kam qitë kafe burrave e njiktu kam qa xhenaze!"
"Paj, as për hatrin tem s'po vjen, oj gjyshe?. . . Paj, kur kam kenë e vogël, ti gjithmonë ma puthke faqen e më thojke "ty të pafsha nuse! ". . . "
Flakët shpërthyen në dhomë. . . Uf, sa nxehtë. . . Uf. . . Drurët e dritares po kërcisnin ashtu?
"Ik, oj nusja e lokes. . . Ik pa mue!"
Vajza e pushtoi gjyshen, ndërsa minderi mori flakë. Donte të vdiste me gjyshen e saj edhe ajo, e rrëmbyera dhe e bukura si lumi i Vjosës në Shqipëri.
"Vjosa e nanës! Duhet me hikë njitash, ndryshe, unë kam me të mallkue kur ka me m'lanë zemra."
"Aman, eja!"
"Kur të më vijë fryma e fundit, kam me të pa nuse përmbi kal e, bash njat herë ka me më dalë shpirti".
Flaka u afrua vetëm dy pëllëmbë nga fustani i gjyshes.
"Vjosa e nanës. . . Amanet. . . kur të lindësh fëmijën e parë, poqese asht vajzë, venia emnin tem. . ."
"Gjyshe. . . mos më len pa ty. . .!"
"Unë nuk kam tjetër çka me i dhanë Kosovës. . . Po ia nap qatë gja që më ka mbetë - shpirtin tem"!
Dhe e shtyu vajzën ndërsa një tra ra në mesin e dhomës.
Kur nga dhoma e pritjes e Krasniqëve u dëgjua prej të gjithëve në oborr një
"Oooohhh!!!", Vjosa u sul edhe një herë brënda drejt flakëve, por e mbërthyen dy ushtarë. Ajo i pështyu, i gërdhishti, i kafshoi, por ata e morën rrëshqanë dhe e çuan në komandaturën e tyre. Atje, në katin e dytë, e përdhunuan me radhë ndërsa gjyshja po jepte shpirt disa metro më tej.

* * *
Të nesërmen Vjosën e vranë me një breshëri prej shtatëmbëdhjetë plumbash; e vrau vetë naçalniku i komandaturës.
Në këta rrethana.
Në mëngjes, në dhomën e komandaturës që përdorej zakonisht si vënd paraburgimi e torturash, erdhën ushtarët. I thanë se, pas pak, do të vinte naçalniku. "Naçalnik epshelli. . . Naçalnik epshelli", i nxirrnin gjuhën duke u shkrirë së qeshuri vajzës së zhveshur nudo ata.
"Naçalnik epshelli. . . Naçalnik e do të rruar", thanë ata prap, ndërsa Vjosës i kish rënë të fikët. Të kruajturat e një brisku në vëndet e saja më të turpëshme, e sollën në vete.
"Hi - hi - hi - ki - ki - ki"
Të qeshurat e përbindshëve u dëgjuan tani pas dere dhe Vjosa arriti ta fshihte në pëllëmbën e djathtë briskun e flakur matanë.
Në derë u dha naçalniku;Vjosës nuk i lëvizi asnjë nerv ndërsa, në rrethana të tjera, asaj do t'i përqethur mishtë. Ishte Ai, Dragolubi, një rrugaç që i ishte vënë sa herë pas e që banonte në një fshat ngjitur me atë të gjyshes;ishte një fshat serbësh ku e flisnin shqipen fare mirë.
Edhe Dragolubi ishte i zhveshur nudo dhe, me seksin e eksituar dhe sytë e kërcyer e të skuqur, nuk i linte asgjë mangut djallit në mesnatë.
Vajza gjeti forca të kruspullohej. "A ke motër, bre?"
Djalli me gjoksin e leshtë iu lëshua përsipër duke i mërmëritur me zë të dridhur: "Vjosë, oj Vjosë! Ahhh!!! Tash ma ban edhe mue nji Dragolub të vogël. . . Qetash. . . Edhe qefë ban, edhe Dragolubin. . . Ahhh. . ."
Dhe, si ia përpiu me gojën e madhe të tërin gjirin e saj të majtë, aq të vogël, të ujtë, të vaktë dhe që s'e kish prekur dorë mashkulli kurr me përjashtim të natës së mëparëshme, nisi të shtyhej ngadalë, pa u ngutur, atje, në vendin ku e kishin çvirgjëruar ndërsa gjyshja e saj jepte grahmën e fundit.
Kur po penetronte duke mërmëritur tër epsh " Qepra, njiky asht serbi!". . .
Ushtarët që prisnin përjashta, dëgjuan një klithëm të tmerrshme e që të këpuste shpirtin dhe, fillpas, ata panë të dilte naçalniku i tyre me të dyja duart përmbi penisin e tij të mbytur në gjak.
Dragolubi, gjeti forca të mbushte kallashnikovin aty pranë ndërsa ushtarët shihnin organin e tij gati duke iu këputur dhe hyri sërish në dhomën ku dergjej Vjosa që ende e mbante briskun me dorë.
Në fishekun e shtatëmbëdhjetë të breshërisë përmbi trupin e pehrrisë kosovare, kapiteni Dragolub Vërlloviq, vjeç njëzetetetë, dha shpirt duke liruar gishtin nga këmbëza.
Megjithë ndërhyrjen kirurgjikale, ai vdiq pas dy ditësh, ndërsa e ëma me të shoqen nuk morën pjesë në varrim.
Të nesërmen, kufomën e Vjosës, të mbuluar vetëm me pllangat e gjakut të saj e të flakur jashtë oborrit të komandaturës, e gjeti një plak memec e gjysmë i marrë, që jetonte me të lypur e flinte nëpër shpella;i vetmi që kishte mbetur nga banorët e fshatit të braktisur.
Ai mori një kazmë e një lopatë në oborrin e një shtëpie diku afër dhe ia hapi gropën Vjosës pa i ngritur sytë lart qoftë edhe një herë. Pastaj mori një kovë me ujë dhe e lau pa u nxituar kufomën duke iu lutur Allahut me të tëra suret që dinte.

VALBONA
Ajo mundi të kalonte në Shqipëri;jo edhe pa peripeci, por, gjithsesi. . .
Arriti të vendosej në Tiranë. Arriti të shpallej madje edhe "Miss Shqipëria 1999" dhe të fitonte me këtë rast edhe 25000 dollarë kesh në dorë. Vetëm brënda tri javëve të saja.
Ja se cila qe aventura e Valbonës.
Kur kollona me kamionë, zetorë, vetura e karroca po i afrohej për disa kilometro "Qafës së Morinit" në Kukësin e shtetit shqiptar, befas, sikur u pushoi zëmra që të gjithëve, në të njëjtën të rrahur. Valbonës, nga frenimi i menjëhershëm, i erdhi për të vjellë dhe volli atje, në cepin e karrocerisë, te sponda fundore.
Ecjen e mëtejshme të karvanit me refugjatë e kishte penguar një njësi paramilitarësh.
- Ma len vajzën. . . A ke zot? Pash njatë zot që beson ti, pash njatë zot që asht nji, mos ma merr vajzën! . . . Të puthsha kamët, mos ma merr. . . Mos ia merr nanës vajzën se a zot. . . Aman. . . A ke motër, bre?Po shpirt, a ke, more, ty të shitoftë zana. . . Të shitoftë zanaaaaa. . . . Ma lësho vajzën, moreeee shkjau i qenit!!!
Ishte një zë gruaje në këtë natë që do të kishte rrënqethur edhe ujkun e uritur. . . Një krisëm automatiku fillpas. . . Një "pëlltumb" në tokë. . . Ofshama në prag të vdekjes. Njeriu i parë i kësaj autokollone po jepte shpirt pa e arritur "Mekën e shqiptarëve", siç i thonin ngado shtetit Amë.
Nata ishte pus;qielli dukej qe i përmbytur nga retë se nuk dukej qoftë edhe një yll i vetëm.
Nëna e Valbonës veshë edhe sot e kësaj dite shallvare apo barrnavekë - një lloj mode me origjinë nga orienti që ende e veshin gratë në Kosovë. Futur nën shallvaret e së ëmës ndodhej Valbona kur përmbi kamionin e tyre u kacavarën dy paramilitarë pa maska dhe me elektrikë dore. Flukset e dritave, si sy ulkonjash kontrolluan çdo fëtyrë në karrocerinë plot me pleq, fëmijë dhe nëna.
"Domethënë nuk paska asnjë njomcake, ë? Asnjë pulë të hutuar? Vetëm gërdalla plakë?"
Kur erdhi dita, autokollona me 1349 njerëz të numuruar nga patrulla e paramilitarëve, ende nuk po lëvizte, ndërsa Valbona vazhdonte nën barrnavekët e nënës, puq me mishin e saj, si atëherë kur e pat lindur, duke u dridhur si një dredhëz. Para se të jepej urdhëri për nisje, ndodhi një llahtar që ka për t'u treguar brez pas brezi, derisa të flitet gjuha shqipe.
Pra, gjithmonë.
Para syve të autokollonës, në krahun e majtë të saj, mu në mes, u ndal një kamion i boshatisur - njëmbëdhjetë a dymbëdhjetë metro më tej. Gjoja të mbuluara nga trupi i kamionit, në barin e lagur, u shtrinë përdhunshëm nëntë vajza të reja, të mbledhura nëpër autokollonë me ata llampat që mbanin dritën e zbehtë të xhehenemit, ndërsa e tër autokollona dëgjonte klithmat e tyre q të këpusnin shpirtin. Pastaj i ngjitën vajzat në karrocerinë që qe përpjekur të fshihte atë përgërë paramilitarësh, e cila dolli në krye të kollonës. Por skëterra nuk kishte të mbaruar ende.
Sapo u dha urdhëri për nisje, u anollua nga një tjetër paramilitar, që shokët e thërrisnin "Cërrni". Ai kërceu mbi një karroceri, dy para asaj të Valbonës që dridhej e dridhej tër kohës, dhe i mori të nipin tre vjeçar një plaku me qeleshe.
- Hidh këtu 20000 marka në dac të marrësh fëmijën prap!
Plaku arriti të nxirrte nga kuleta 6000 marka dhe ia dha. "Cërrni" pa i kërkuar para të tjera plakut, nxori menjëherë thikën nga milli dhe e preu fëmijën në fyt. Duke e mbajtur nga flokët kokën e prerë e duke e flakur trupin e ferishtes te karroceria e plakut, i tha atij:
- Gjashtë mijë marka bën vetëm koka!!!
Deri edhe disa nga paramilitarët serbë nisën të villnin kur "Cërni" filloi ta shëtiste kokën e prerë përgjatë autokollonës. . .
. . . Të ishte më e bukura nga të gjitha vajzat konkurruese Valbona?
Ekipi i jurisë ishte i tëri një ekip poetësh. E kush në Shqipëri e kishte shpirtin më të pikëlluar për Kosovën sesa shpirtrat poetë?
NJERËZ! EDHE NË ÇASTET E FRYMËMARRJES SUAJ MË TË MËNXYRËSHME SE SA ERA E KUFOMAVE TË PASHTËNA NË DHE, BËNI EDHE PËRPJEKJEN E FUNDIT FALNIUNI MAGJISË SË DIJES DHE MENDONI PËR MREKULLINË QË QUHET "JETË"; PËR KRYEATYREN E SAJ QË QUHET "DASHURI".

PASI MBAROI LUFTA TË TRI SHOQET U TAKUAN PRAPË
epilog

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, një ditë prej ditësh, të trija shoqet u takuan sërish.
Në këta rrethana.

VALBONA

Po e niste vetë kerrin e mrekullueshëm të dhuruar nga një shqiptaro - amerikan, i cili i pat kërkuar si shpërblim për dhuratën e tij vetëm një fotografi të bërë sëbashku. Ai do ta shumfishoonte atë që t'ua dhuronte klientëve të restorantit të tij me këtë diçiturë:"MISS SHQIPËRIA 1999, PAMJA E ARDHËSHME E KOSOVËS SË MASAKRUAR".
Në kerr po udhëtonin me Valbonën të gjithë njerëzit e saj më të dashur;të gjithë shëndosh e mirë;të gjithë drejt Prishtinës.
Befas, vajza nisi të pakësonte shpejtësinë. Fëtyre - terur. Po kalonin në rrugën e një fshati ku thuhej se, në një shkollë të mesme, në shkollën e vetme të fshatit, ushtria serbe kishte mbyllur 62 veta dhe u kishte vënë flakën.
Një regjisor gal shtangu dhe nxitoi të filmonte "një amazonë kosovare" të zbehtë dyll, që niste vetë makinën duke kafshuar buzën.
Papritur Valbona frenoi menjëherë. Sytë e saj të përmbytur në lotë të cilët, sikur kishin frikë të derdheshin poshtë, dalluan diku tej, një trup të derdhur me flokë të derdhur si ujra mbi shpinë.
Trupi ishte i veshur me uniformën e UÇK së dhe ishte lëshuar përmbi një topil të freskët dheu me krahët hapur, sikur donte ta fuste të tërin në gji.
Disa burra, si të ishin qiparisa qark një varri, veshur edhe ata me uniformen e UÇK-së, rrinin të heshtur anash vajzës luftëtare.
Vetëm telepatia kish mundur të bënte t'i rrihte zëmra aq fort që tutje MISS it shqiptar.
Valbona u hodh nga kerri dhe u derdh, edhe ajo, përmbi topilin e dheut, duke e puthur atë;herë atë, herë luftëtaren flokëderdhur që qante me të madhe.


JONIDA

Jonida qe bërë shoqe me gazetaren italiane Xhenina di Xhovanni. Vetullzezë e syzezë, me dy buzë si prej bugenvilesh që rriten ngado nëpër Mesdhe, italiania, befas qe ndodhur në brigadën kosovare të rrethuar nga të katër drejtimet prej forcave serbe të mbështetura në MIG ë.
" Mos i hiqni këpucët, mos u zhvishni fare. . . Do të flini në këtë çadër me ushtarë, nuk kam tjetër. . . Ju nuk keni se si të largoheni tani. . . Mbase sonte natën do të ketë sulm".
Kështu i tha Xheninës komandanti i brigadës, një burrë me mjekër të zezë, i cili, në fakt nuk kishte qënë i gabuar në pandehmën e tij.
Ishte ora dy pas mesit të natës. Rraketat e MIG ëve verbonin edhe dritën e plotë të hënës tek shpërthenin duke u përplasur përdhe me tërsëlimë.
Pas pak minutash, sapo ra tempi i MIG ëve, serbët hynë në territorin e kampingut. Oficerët e brigadës arritën të vendosnin menjëherë situatën kur sapo paniku nisi të shpërthente si ciban i ndyrë në mes të rekrutëve të rinj, shumica vetëm entuziastë nga qyteti që nuk kishin rënë kurrë në të këtilla kërcënime të jetës . Jonida duke shtënë me " Golinov " thërriste slloganin e vjetër të kosovarëve të rilindjes sonë kombëtare:"Prite, he thi, Azem Galicën! ".
Sokëllima e saj vajzërore solli në vete gjithë ata rekrutë që qenë shushatur, ashtu si edhe ajo vetë dikur në kontaktin e parë me zjarrin.
Gjithsesi, mysafirja gazetare, për më tepër vajzë e huaj, duhej të mbrohej me aq dinjitet, sa mbrohej edhe flamuri i brigadës, i cili mund të binte në duart e sulmuesve me një kusht - pasi të shfarosej edhe kosovari i fundit. Jonidën e urdhëruan të priste të plagosurit në pikën më të mbrojtur;t'i priste tok me Xheninën me buzët si bugenvilet e Mesdheut në Napoli, ku ajo kishte shtënë për herë të parë dashuri me detin. . . . Sollën një të plagosur që ishte pothuajse i vdekur;pulsi i pakët tregonte se pulsi po i fikej nga njëra sekondë në sekondën tjetër. Ishte fare i ri;në fëtyrë i dalloheshin puçrat e dashurisë . Jonidës i ra të fikët sapo thirri "shpirti i vetëm i dadës! ". Ishte i vëllai, vetëm dhjetë muaj më i madh nga ajo. . Luftëtari që ishte duke u fikur ishte i vëllai i Jonidës.
Xhenina di Xhovani, mbase edhe se prej vitesh e njihnin në tër botën si "gazetare e luftës", arriti ta mblidhte veten menjëherë. Me dy grushta ujë në fëtyrë, ajo solli në vet shoqen e saj. Pastaj u vu përmbi djaloshin me puçrat e dashurisë në fëtyrë. Kur Jonida arriti të bënte veprimet e njeriut të sapozgjuar nga gjumi, Xhenina kish derdhur tër ujin që i kishte mbetur mbi djaloshin dhe ia kishte lidhur plagën me sutjenat e veta që i kishte shqitur me forcë.
I plagosuri, si njohu të motrën, si i buzëqeshi asaj, mundi. . . popo. . . arriti të ngrinte dorën e ta shëtiste nëpër xhaketën e çapërlyer me copa - copa të përgjakura. . .
"Oh, ç'bukuri e mrekullueshme;vetëm shqiptare;vetëm kosovare" - do të shkruante më pas në reportazhin e saj gazetarja italiane që punonte për një gazetë angleze, duke sqaruar se luftëtari shqiptar, në pragun e vdekjes së tij, kishte kërkuar në xhepin e xhaketës gjënë më të shtrenjtë që kishte pasur - një cigare. Për t'ia dhuruar asaj, si një e huaj që po i ndihmonte shqiptarët në ditë të rëndë.
Atë agim ra edhe komandanti i brigadës, një luftëtar që kishte marrë pjesë më parë në luftë për çlirimin e popullit kroat. Pas tij, komanda e brigadës u mor nga e shoqja e cila, i urdhëroi në mënyrë kategorike të tërhiqeshin të gjithë kurse vetë, ajo, snajperja më e mirë nga të gjithë luftëtarët e UÇK së, vendosi të luftonte vetëm. Kur qenë tërhequr të gjithë dhe serbët e ende nuk kishin kurajon për të organizuar një mësymje tjetër, kosovarja nisi të shtinte në këmbë. Donte të vritej atë ditë, me të shoqin, të cilin e kishte shoqëruar në të gjitha betejat, që në Bosnjë.
Pas gjashtëmbëdhjetë ditëve, brigada sulmoi një kamp ku të gjithë të ndaluarit ishin gra dhe përdhunoheshin për ditë;ishte një kamp përdhunimesh. Që të dyja shoqet e pandara tanimë, luftëtarja dhe gazetarja, shoqëruan për në fshatin ku në të vërtetë ndodhej varri i Vjosës, një grua 22 vjeçare që quhej Lëndina.
"Serbët kanë në strategjinë e tyre përdhunimin e grave dhe vajzave kosovare, por jo vrasjen e tyre, në mënyrë që të godasin sa më rëndë mentalitetin mysliman të familjes kosovare dhe të ligështojnë meshkujt e tyre luftëtarë", do të shkruante për në Londër drejt nga Kosova Xhenina di Xhovani në një tjetër reportazh.
Dy herë Lëndina desh u shpëtoi duarve të shoqeve me qëllim për t'u vetëvrarë derisa e çuan tek i shoqi, një fshatar me shtatë klasë shkollë. Ai rrinte brënda në shtëpinë e tij të boshatisur krejt dhe, kur pa të shoqen që kishte aq kohë pa e parë të hynte kokulur, u verdh dyll.
"Unë e di se çfar i kanë bërë serbët kësaj në komandatutë. . . Më mirë ta kisha puthur të vdekur", tha ai ndërsa Lëndina qante me ngashërim e pa zë në fundin e dhomës pa guxuar t'i afrohej të shoqit, duke nxjerrë me gjysmë zëri të vetmen gënjeshtër në jetën e saj se "atje. . . veçse më kanë rrahë. . . kurrgja tjetër, të keqen dada. . . ". Një gënjeshtër që i dilte përmes lotëve të përvëluar.
"Oj Lëndinë! Ik, shko te baba! ! "
Gruaja humbi ndjenjat me një klithëm që do të kishte qetësuar edhe sulmin e një gjarpëri.
Xhenina nisi ta sillte në vete, ndërsa Jonida i tha fshatarit që kishte qënë në burg si bartës municionesh për UÇK në:
"Ti je burr që ke durue burgun në Kosovë, por nuk po diftohesh burr ma. A të ka mbetë ndonjë pikë burrnie, bre? Paj, a e din kanunin e maleve qi thotë si nuk ka ma qartë se ca duhet me ba kur ka nji rast si ky i joti, bre trim? Që të dy, gruaja e përdhunueme me forcë e dhe burri i saj i koritun, hakmerren të dy bashkë. Hakmarrja lahet vetëm me gjak. Përdhunuesit e popullit kosovar kanë kenë pushtuesit e Kosovës, e na, qe pra, Kosovën e dlirme!!!"
Kur Lëndina erdhi në vete, ndjeu kokën e të shoqit mbi gjoksin e saj dhe i mbylli sytë sërish për t'u ndjerë më mirë, por kosovari iu drejtua të dy vajzave të reja duke parë nga dritarja:
"A po e shifni q'atë topilin me dhe?Atje asht vorri i nji vajzës që ka mbytë me brisk rroje nji komandant shkiesh. Rahmet pastë, quhej Vjosa, vajza ma e bukur qi kanë pa njikta dy sytë e mi e të Lëndinës. . . Ka dekë me shtatëmbëdhjetë plumba kallashi në shtat. . ."

MBYLLJA

Kështu, atë ditë, u takuan sërish të tri shoqet prishtinase. Njëra me rrobat e luftëtares e me shtëpi të rrënuar, le ta quajmë, të varfër, pra, për më tepër me të dy prindërit të vrarë, por me të vëllain shëndosh si molla.
Tjetra me kurorën e MISS ALBANIA, me xhepat me dollarët e fituar brënda një koncerti, me kerrin e mrekullueshëm, me prindërit gjallë dhe shtëpinë në Prishtinë të paprekur.
Tjetra - poshtë topilit me dhe.
Heshtjen e theu zëri i MISS it.
- Unë, me dollarët e MISS-it kam me të ba nji vorr të madhe e kam me ta çue atje nji bust prej argjenti, oj motra ime qi re për Kosovë. Besoj se dalin, apo jo? - iu kthye luftëtares, duke shtuar në drejtim të saj:
- Kurse kerrin, merre ti, Jonida, se unë nuk i hypi e gjallë ma atij. . . Ti je ma e bukur se unë, por bukurinë tande ta pa e tanë bota;të tanë bota e ka pa bukurinë e plumbave të tu për liri!
- A e di se çka kam gjanë ma të shtrenjtë në këtë botë?Kam rrobat e mia të luftës, armët e mia e qindisinat e mia qi i kam mbarue kur të tjerët flejshin. . . Njita kam, oj Vjosa ime, e njita kam me t'i shti ty në dhe -i foli luftëtarja varrit nën trupin e saj.
Xhenina di Xhovani, ndërkohë, çau kordonin e burrave që i kishin rrethuar të tri shoqet, dhe u lëshua, edhe ajo, mbi topilin e dheut duke klithur "Mama mia" e duke qarë për herën e parë pas kaq kohësh në Kosovë.

12 korrik 1999 - 1 gusht 2001

[Permalink]




Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.