Beeplog.de - Kostenlose Blogs Hier kostenloses Blog erstellen    Nächstes Blog   

Navigimi

Login / Verwaltung
 · Anmelden!

Kategorien

RSS Feed

Lidhje

HTML Box
"Shqipėrinė e pabėrė bėje Shqipėri tė bėrė, bėje ose vdis" - Ukshin Hoti

Kontakti


Du befindest dich in der Kategorie: Tė ndryshme

Sonntag, 27. Mai 2007
RIBASHKIMI KOMBËTAR (II)
Von ajkashqiptare, 14:52

Si të realizohet Ribashkimi?

Çështja kombëtare, fjali që të rrëqeth trupin, e kam fjalën për atdhetarët e vërtet e jo lloj-lloj mafiozi. Sa e sa mashtrime, dredhi, tradhti e përfitime janë bërë në emër të saj. Shumëkujt i ka shërbyer si një mburojë në realizimin e interesave personale. Nga kjo veçmas kanë përfituar ata që janë të preokupuar me materializëm, e të cilët e kanë pa si një shans që duke u inkuadruar në partitë politike e organizma tjerë, janë pasuruar në emër të çështjes kombëtare.
Edhe për ribashkim shqiptarët kanë pengesa. Edhe këtu nuk janë si popujt tjerë. Shumica e popullatës së thjesht, e mashtruar nga pushtetarët i thonë jo, ribashkimit, ndërsa një pakicë e popullatës me ca intelektual janë për po, ribashkimit. Ribashkimi në vend se të jetë ide njësimi e shqiptarëve ajo kuptohet si e kundërta e saj. Prandaj duhet të zbatohet strategjia më e butë e mundshme e bashkimit të shqiptarëve rreth kësaj ideje madhore, dhe të i shmangemi ndonjë përplasje brenda shqiptare e cila do të ishte me pasoja të paparashikueshme për sigurinë tonë. Derisa shqiptarët vazhdimisht rrezikohen nga faktorët e jashtëm (serb, grek), rreziku më i madh i vjen nga faktori i brendshëm. Zvogëlimi i rrezikut nga brenda ndikon drejtpërdrejtë në zvogëlimin e rrezikut nga jashtë.
Se a duhet ribashkimi të realizohet, vetë apo me ndihmën e huaj, është pyetje që shqiptarët duhet të vendosin. A munden shqiptarët që vetë të hartojnë, zbatojnë dhe realizojnë procesin e ribashkimit , si dhe në çfarë përmase, varet nga shumë faktor. Por nëse diçka realizohet me forca vetjake, frytet e punës janë më të ëmbla në krahasim me përkrahjen e dikujt tjetër.

Pse ribashkimi? Si e vetmja alternativ që do të pengonte shpërbërjen e popullit shqiptarë si dhe do të krijonte parakushte për rimëkëmbje kombëtare.
Si të realizojmë atë? Epiqendra e ribashkimit është Tirana. Nëse ajo ndërgjegjësohet atëherë ribashkimi është i pashmangshëm. Nuk duhet të krijojmë iluzione se ribashkimi shkon prej nivelit lokal apo regjional kah qendra, por e kundërta. Në të vërtet, a nuk e dëshmon historia jonë 17 vjeçare, që sa herë ishte në pyetje interesi kombëtar shqiptarë, armiqtë tanë në bashkëpunim me forcat e errëta në vend godisnin Tiranën për vdekje. Nga shumë personalitete shqiptare na është thënë se hallka më e rëndësishme e çështjes shqiptare është Kosova. Realiteti e dëshmon se ajo hallkë, apo alfa dhe omega e çështjes shqiptare është Tirana.
Çështja e ribashkimit duhet bërë hapur e pa druajtje. Ne nuk duhet të turpërohemi nga askush për ribashkim, vetëm se kërkojmë atë që na takon madje e garantuar me konventat ndërkombëtare. Kur themi se kemi të drejt sipas konventave ndërkombëtare, pse mos të realizojmë atë të drejt?

Duhet të dimë kush, si, rrugët dhe mënyrat e veprimit Ribashkimi është kombinim i secilës nga pak. Pak mençuri politiko-diplomatike, pak dinakëri, por gjithnjë e mbështetur në atë kryesoren, në forcën ushtarake. Nuk duhet të bazohemi në shabllone diplomatike, juridike, sepse çështja shqiptare ka veçorit e veta. Nuk bënë punë këtu neni aq, neni kaq, por nen mbi nene duhet të jetë, interesi shqiptarë e lyp kështu.
Paraprakisht duhet të i bëjmë një analizë vetes dhe të i shohim anët e dobëta dhe të forta me të cilat disponojmë, dhe duhet bërë përpjekje që të i përmirësojmë anët e dobëta. Kështu nga anët e dobëta mund të numërojmë (mungesën e vullnetit të pushtetarëve për ribashkim, mungesa e forcës ushtarake, mungesa e parasë, lokalizmi, xhelozia, egoizmi, smira). Nga ana e fort kemi ( tërësinë tokësore, njëllojshmërinë etnike, vitalitetin rinor, miqtë ndërkombëtar dhe të ardhmen).

E tërë filozofia duhet të përqendrohet, si të bëhemi faktor. Nga kjo duhet të zgjedhim objektivin tonë të ardhshëm. Cili duhet të jetë objektivi jonë? Bërja e forcës ushtarake. Vetëm kur ta bëjmë atë, armiq e miq do të na dëgjojnë zërin. Por edhe të dëgjuarit e zërit nuk është i mjaftueshëm, nëse nuk dimë si të realizojmë ribashkim e trojeve shqiptare. Nëse dikush thotë se ribashkimi do të bëhet me dialog, ai ju mashtron. Nuk është politika sot çështje e dëshmive, të kaluarës historike, e çka jo tjetër. Ajo është çështje e interesit. Po të jetë çështje e dokumenteve, dëshmive, që moti çështja jonë do të ishte përmbyllur. Deri tash, a nuk patëm argumente të bollshme? Nëse dikush thotë se ribashkimi mund të arrihet me paqe, ai vepron sikur pushtetarët e sotëm, kur thonin në të kaluarën, se pavarësia e Kosovës me mjete paqësore nuk ka alternativ.
Gabimi i objektivave shkakton mosrealizimin e qëllimit me pasoja tejet të rënda. Në të gabuarit e objektivave shembullin më të mirë e kemi me shkollimin e shqiptarëve dhe emancipim të femrës. Në të kaluarën, mendonim se për përparim kombëtar na duhen të shkolluarit dhe emancipimi i femrës. Këto dy objektiva shqiptarët kaherë i kanë arritur, por ishin të mjaftueshëm për përmirësimin e statusit politiko-administrativ të shqiptarëve?

Për shkollim shqiptarët sot po ia kalojnë edhe Finlandës, e cila vlerësohet si vend me nivel arsimor numër një në botë. Të vetmen gjë që kemi për eksport janë intelektualët tanë. Për femrën shqiptare, jo që mund të flitet për emancipimin e saj por për lirin e tepruar e cila i ka mbushur edhe bordelet botërore. Nëse mendohet për vetëdijesimin e femrës në pikëpamje politike, këtë është vështirë për ta arritur, për shkak të natyrës së përgjithshme të tyre. Edhe femra shqiptare është e preokupuar me pamjen e saj si të gjithë femrat e botës dhe dëshiron të duket sa më seksi. Mos të keqkuptohemi për femrat, por punët e burrave, duhet të i kryejnë burrat e jo femrat.
Shqiptarët sot nuk janë në këtë gjendje si rezultat i të pashkolluarve. Por edhe femra shqiptare e cila përbën gjysmën e popullit tonë, përkundë emancipimit të saj nuk arriti të tregoj potencialin e saj politik dhe të i thotë ndal dukurive të dëmshme kombëtare.

Kush?

I tërë populli shqiptarë nga trojet etnike dhe diaspora. Në ballë të këtij procesi pushtetarët (e vërtet) dhe intelektualët shqiptarë.

Si?

Derisa në analizën e punës e përmendëm faktin se gjatë përgatitjes duhet të shkojmë në këtë radhitje; shqiptarët-fqinjët-ndërkombëtarët. Etapa e realizimit duhet të shkoj në; shqiptarët-ndërkombëtarët-fqinjët.
Ne si popull duhet të krijojmë ngjarje, e jo vetëm të i shikojmë ngjarjet rreth dhe për ne. Shqiptarët nuk duhet lejuar që ngjarjet të udhëheqin me ta, por ngjarjet të jenë të udhëhequra nga ta. Ideja e ribashkimit është realitet e jo utopi. Bota është e gjerë në ekonomi e industri, ajo i pret ato popuj që duan ndryshime, e jo përtacët. Nëse nuk dimë diçka nuk duhet të turpërohemi që të angazhojmë ekspert nga jashtë.

Si popull kemi përgjegjësi për gjendjen tonë, por përgjegjësia është më e madhe nëse nuk bëjmë orvatje të ndryshojmë. Por, a mundet një popull i tërë të ndryshoj? Natyrisht se jo, duke pasur parasysh natyrën e ndërlikuar të njeriut si dhe faktorët e shumtë që ndikojnë në të.
Por ajo për çka vuan çështja shqiptare, është se lypset një grup prej 20 burrave që të jenë bartës të procesit prej fillimit deri në fund. Këta 20 veta lypset të mbulojnë territorin shqiptarë prej nivelit qendror (Tiranës) deri në atë regjional. Shqiptarëve i duhet një udhëheqësi e guximshme e cila duhet të marrë vendime për 100 vitet e ardhshme, e jo për 5 vite në emër të gjoja një jetë më të mirë.
Rolin kryesor e luan këtu individi i cili duhet të plotësoj disa kritere. Si kriter më kryesor duhet të ishin cilësitë e larta morale të individit e në radhë të parë vullneti apo përkushtimi ndaj çështjes kombëtare, vendosmëria, dituria, mos joshja ndaj parasë, mos dhënia e tij ndaj alkoolit, prostitucionit. Pse këto kritere të larta? Për arsye se, paraja,alkooli, femrat, e bëjnë njeriun që të largohet nga rruga e nisur, dhe lehtë të përdorshëm nga individ qëllimkëqij, dhe shërbimet e huaja. Veprimtarë i përshtatshëm i çështjes kombëtare është çdo individ i cili nuk është përzier në vepra të pakëndshme, dhe vepron drejt, këto janë parashenja se kemi të bëjmë me një individ që meriton përkrahjen në veprimet e tija. Dështimet tona në të kaluarën ishin, se nuk kemi arritur të punojmë aq sa duhej dhe kemi qenë të dhënë pas botës epshore. Vendosmëria jonë është thyer nga joshjet e parasë dhe jetës luksoze.
Veprimtarët që angazhohen për ribashkim duhet të nxisin njëri tjetrin në ngritjen e moralit veprues, e jo të lodhen ende pa filluar. Veprimtarët duhen të jenë të vendosur deri në fund, pa marr parasysh pengesat duke e ditur se çfarë përfitimi vjen nga ribashkimi.

Cilat rrugë të ndjekim? Paqësore apo luftarake?Të dyja. Mungesa e forcës nuk na bënë partner serioz por objekt nënshtrimi.
Mënyra e veprimit? Kalon nëpër dy etapa kryesore si dhe shumë nën etapa. Etapat kryesore janë; parapërgatitja dhe deklarimi i ribashkimit.

Parapërgatitja e terrenit duhet të shkoj në dy etapa paralele. Parapërgatitja brenda shqiptare dhe parapërgatitja ndërkombëtare. Duhet të jemi të sinqertë se parapërgatitja brenda shqiptare paraqet procesin më të mundimshëm të ribashkimit. Pse? Ideja e ribashkimit është zbehur në popull nga pushtetarët e sotëm. Për pushtetarët tanë ribashkimi është proces shumë i dhembshëm, pasi që janë të lidhur me pushtetarë të vendeve fqinje e ndërkombëtare dhe humbin privilegjet ekonomike. Prandaj nuk mjafton vetëm të thuhet duam ribashkim, por duhet të dihet si dhe me sa më pak dhimbje, kur them dhimbje mendoj për shqiptarët e jo okupatorët tanë.
Në kuadër të parapërgatitjes brenda shqiptare duhet të përqendrohemi që të i shpjegojmë popullatës, se çka fitojnë shqiptarët me ribashkim dhe çka humbin, në të vërtet se kush është humbësi më i madh. Por edhe të jemi të sinqertë me popullin se ribashkimi nuk mund të ua zgjedh tërë problemet e tyre, por krijon bazamentin e zgjidhjes së problemeve të grumbulluara me shekuj. Duhet të sqarohet se pas ribashkimit, ku duhet të shkojmë, pra të kemi program strategjik zhvillimor.

Paramendo ribashkimin kombëtar, një ekonomi, një ushtri, një akademi shkencore, një kulturë, një sport. Aty ku gjendet vetëm një tërësi ka rregull, ka disiplinë, ka zhvillim ka përparim. Turizmi, bujqësia, pasurit nëntokësore paraqesin një parajsë të ardhshme për shqiptarët. Kuptohet nëse duam dhe dimë që të qeverisim! Në përparimin e Shqipërisë së ardhshme asaj të ribashkuar, sikur të duam mundë të shfrytëzojmë potencialin e madh të intelektualëve shqiptarë të shpërndarë në tërë botën. Ata janë duke punuar në universitetet me renome botërore, pastaj në degë të ndryshme të ekonomisë, dhe ne duhet të ua mundësojmë që përvojën e tyre ta bartin në atdhe dhe në këtë mënyrë ta zhvillojmë Shqipërinë. Vetëm në një Shqipëri të tillë, populli shqiptarë mundë të krijoj vlera kombëtare dhe të përgjithshme për mbarë njerëzimin.
Në tërë këtë punë na nevojiten disa frymëzime shpirtërore që do ta bënin punën e veprimtarëve më të dukshme, më reale. Po cilat mund të janë ato gjëra frymëzuese? Krijimi i një abetare mbarëkombëtare pa dyshim se do të ishte një fitore morale tejet e madhe. Pastaj shkrirja e dy akademive shkencore në një të vetme, bashkëpunimi kulturor, bashkëpunimi sportiv në krijimin e një lige të vetme shqiptare p.sh të futbollit, ose çfarë morali të fuqishëm kombëtarë do të na jepte, kualifikimi i kombëtares sonë për ndonjë kampionat evropian ose botëror. Këto janë gjëra që askush nuk mund të i ndaloj para aktit përfundimtar, deklarimit të ribashkimit. Çka është më e rëndësishmja, janë gjëra që nuk kushtojnë shumë, përveç vullnetit të mirë.

Me krijimin e rrethanave nëse ne i prijmë këtij procesi, vjen çasti përfundimtar i deklarimit të njësimit të territoreve shqiptare, në një administratë të vetme të shtetit të ribashkuar shqiptarë. Cili do të jetë reagimi i shteteve fqinje? Nëse bazohemi nga luftërat më të reja dërgimi i më së paku 300.000 forcave ushtarake në drejtim të trojeve shqiptare. Prandaj neve, na duhet të dimë këtë gjë dhe duhet të kemi forcën tonë në përpjesëtim me forcën e armiqve. Sa kohë na duhet për bërjen e një force të respektueshme, këtë mendim duhet ta japin ekspertët tanë ushtarak. Kjo forcë duhet që të jetë e aftësuar jo për vetëmbrojtje, por për mësymje. Mund të gaboj, por mendoj se na duhen 10-20 vite.
Po cili do të jetë reagimi i bashkësisë ndërkombëtare?Kjo është një pyetje që pa ndonjë nevojë të madhe i shqetëson shqiptarët. Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare do të jetë në përputhje me raportin e forcave në terren. Bashkësia ndërkombëtare i çmon popujt e organizuar dhe mbi të gjitha të vendosur në përpjekjet e tyre për ndonjë qëllim, e aq më tepër kur është në pyetje dekolonizimi i një populli të tërë. Vetëm nëse dimë të ballafaqohemi me fqinjët tanë, edhe bashkësia ndërkombëtare do të dijë, se kah të ia mbaj.

Faktori kohor është mjaft i rëndësishëm në procesin e ribashkimit. Ai mund të jetë i shkurt dhe më i lehtë nëse angazhohet shteti shqiptarë, dhe më i gjatë e më i vështirë nëse organizohet nga ndonjë organizatë me karakter kombëtarë e cila nuk është pjesë e pushtetit por thirret në vlerat kombëtare si dhe në të drejtën për dekolonizim. Këtu vlen të theksohet edhe vërejtja me vend që i kishte bërë profesor Mejdiu, analistit Danaj, se paralajmërimet e tij për ribashkim në vitin 2013 nuk janë serioze. Do të dëshiroja që parashikimet e analistit Danaj të jenë të sakta, por ribashkimi nuk varet nga datat, por nga puna dhe angazhimi serioz.
A ka ndonjë alternativ Ribashkimi Kombëtar? Po. Është shpërbërja e cila ka filluar më 1878 e do të vazhdoj deri në realizimin e plot të Naçertanisë dhe Megaliidesë.

FBKSH

Në këto çaste kanë shqiptarët ndonjë adresë ku mund të drejtohen për të realizuar ribashkimin? Ideale do të kishte qenë, strukturat shtetërore të Shqipërisë administrative. Por, pasi që ajo për këto 95 vite, nuk ka shpreh interesim, kemi një adresë e ajo quhet FBKSH. Individët kyç të saj kanë dhënë dëshmi se janë serioz në arritjen e ribashkimit.
Struktura organizative e FBKSH-ës, ku kanë ndarë trojet shqiptare në disa zona me zonën numër një Shqipërinë administrative, deklaratat e tyre për çdo proces politik kombëtar në trojet shqiptare, edhe atë në tri gjuhët botërore e bëjnë një organizëm serioz, i cili di të udhëheq diplomacinë në mënyrë të duhur, të cilit po i vjen koha, ku do të jetë partner i pashmangshëm ose vetë udhëheqës në realizimin e procesit të ribashkimit. Strukturat e FBKSH-ës, siç janë krahu i saj i armatosur AKSH dhe shërbimi i zbulimit SKSH, si dhe revista periodike Kuvendi, që ka për qëllim të zgjoj vetëdijen kombëtare dhe ta lartësoj në vendin e merituar, e bëjnë një partner edhe më serioz për të ardhmen e shqiptarëve.

Zëdhënësi i saj zotëri Gafurr Adili i paraqitur para opinionit të brendshëm e ndërkombëtar, me emër e mbiemër, i vendosur me adresë në Tiranë, po bëhet kurban i çështjes kombëtare duke i ftuar të gjithë shqiptarët në rrugën e shpëtimit, në rrugën e humanizmit dhe në rrugën e përparimit, njëherazi duke dërguar një sinjal ndryshe te bashkësia ndërkombëtare se pushtetarët shqiptarë në të gjitha trojet, nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptarë. Adili po e përmbush me sukses misionin e tij të shenjtë i patundur në qëndrimet e tija. Ai ka treguar vlera të larta morale dhe njerëzore me zonjën e BE-së, kur ajo i kishte ofruar 1 milion euro vetëm që krahu i armatosur i FBKSH-ës, AKSH-ja të shpërbëhej. Kjo është shenjë se Adili është i vendosur dhe serioz në punën e tij. Ai ka qenë i vetëdijshëm se fjalët pa forcë nuk do të i dëgjoj askush. FBKSH-ja pa AKSH-ën vetëm se do të i bashkëngjitej korit të më shumë se 100 partive politike shqiptare. Por porosia kryesore që i ka dërguar Adili, BE-së është se ''qëllimin e popullit shqiptarë për ribashkim nuk mund ta blini me para''.

Ky refuzim i Adilit i rritë peshën intelektuale si te Evropa, e në veçanti te populli shqiptarë. Është detyrë e çdo shqiptari që me të gjitha mundësitë, si intelektuale ashtu edhe materiale, ta ndihmojnë këtë strukturë të ardhshme gjithëkombëtare e cila ka synim njerëzor në fuqizimin e faktorit shqiptarë në këtë pjesë të Evropës, apo bërjen e shqiptarit Zot, në tokën e vetë.

FBKSH-ja në punën e saj do të ketë pengesa të mëdha, e rrezikun më të madh do ta ketë brenda trojeve shqiptare, sidomos nga partitë e ndryshme politike të lidhura me klane mafioze ndërkombëtare.

FBKSH-ja duhet të i kushtoj kujdes të posaçëm kontaktit me popullin. Pse ky kujdes? Veprimtarët shqiptarë kanë një të ''metë'' në punën e tyre. Po cila na qenka ajo? E meta kryesore e veprimtarëve të çështjes kombëtare qëndron në atë se, pasi që ata janë të gatshëm të flijojnë gjithçka për atdhe mendojnë se edhe pjesa tjetër e popullit është e gatshme ta bëj një gjë të tillë. Këtu edhe fillon filli i problemeve sepse gjatë punës në terren hasin në vështirësi duke u keqkuptuar nga shumë individ. Pse vjen deri tek ky keqkuptim është rezultat i asaj, se jo të gjithë e kuptojnë rëndësinë e interesave kombëtare prandaj edhe nuk janë në gjendje të flijojnë diçka, sado e parëndësishme që është ajo për ta.

Prandaj ngritja e vetëdijes kombëtare lidhur me idenë e ribashkimit duhet të bëhet qetë e pa imponime. Përveç revistës Kuvendi e cila pa dyshim se do të luaj rolin e vet pozitiv, rëndësi më të madhe do të kishte edhe mundësia e hapjes se një stacioni televiziv kombëtar ku do të propagandohej ideja e ribashkimit dhe ku do të kultivoheshin vlerat e mirëfillta kombëtare të popullit shqiptarë. Ky televizion sipas mundësisë, varësisht nga gjendja financiare të filloj me dy orë në ditë, pastaj të zgjeroj skemën programore dhe të ketë shtrirje në tërë trojet shqiptare, e në fund edhe të përcillet nga shqiptarët në botë përmes sinjalit satelitor.
Pse TV-ja ka rëndësi aq të madhe? Kjo duhet të bëhet për dy arsye. E para, se shqiptarë pak lexojnë dhe e dyta, duhet të godas mediat e kozmopolitëve shqiptarë prej nga shpërlahet truri i popullit, sidomos me idenë e ribashkimit. Por rëndësia e TV-të ka edhe një arsye tjetër. Shkencërisht është vërtetuar se vetëm 10 % e njerëzve merren në mënyrë aktive me ndryshime,10% i rezistojnë kurse 80% janë vëzhgues. Pra, 80% të shqiptarëve janë në pritje për përqafimin e idesë së ribashkimit.

Kur jemi te mediat për shkak të rrethanave aktuale në trojet shqiptare veprimtarët e FBKSH-së, të çfarëdo pozite apo funksioni, duhet të i shmangien debateve televizive që kontrollohen nga të huajt, sepse qëllimi i tyre është që ta përqeshin këtë ide. Pse shmangia? Për arsye se, po e shihni kush është i pranishëm në TV-të shqiptare sot, kozmopolitët dhe idetë e tyre. Por ekziston edhe një arsye tjetër, më e rëndësishme që të mos merret pjesë në këto debate. Çështja e të bërit shtet, çështja e ribashkimit nuk është çështje e debatit me kundërshtarët e idesë së ribashkimit, por çështje e bisedës me veprimtarët e idesë së ribashkimit.
Prandaj veprimtarët e ribashkimit si prioritet të prioriteteve gjatë veprimtarisë së tyre duhet me pas themelimin e një televizioni gjithë kombëtar, si dhe të punojnë me gazetarët e vet e jo me gazetaruc të ushtruar nga OSBE-ja apo OJQ-të. Mos të harrojmë se populli shqiptarë në këtë gjendje është sot si rezultat i mediave, të cilat nuk e njoftojnë drejtë për proceset politike kombëtare. Mediat shqiptare radhiten si fajtori numër dy, menjëherë pas pushtetarëve për këtë gjendje të pashpresë të popullatës.

Në punën e saj do të kishte qenë mirë sikur FBKSH-ja, përveç zëdhënësit, të ketë personelin e vet administrativ, përkthyes personal, inxhinierë të teknologjisë informative i cili merret me mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike, arkivin etj.

Me rëndësi të cekët është se nuk duhet të caktohen data, sepse kjo mund të shkaktoj çorientim, dëshpërim dhe jo seriozitet, si në faktorin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.
Veprimtarët e FBKSH-ës, duhet të kenë kujdes nga individ të OJQ-ve dhe biznesmenëve.

Një kujdes të veçantë, FBKSH-ja duhet të ketë në misionin e saj historik për organizimin e kuvendit mbarëkombëtar. Duhet të i kushtoj rëndësi më të madhe individëve, së kënd po e zgjedh në bërjen e procesit të ribashkimit. Mos të mashtrohen pas emrit, titullit, apo pozitës por kriter kryesor të jetë angazhimi i tij i gjertanishëm në çështjen kombëtare. Individi që të vijnë në pozita të larta të vendimmarrjes duhet të i plotësoj disa kritere e në radhë të parë vendosmërinë, guximin dhe diturinë. Ideale do të ishte që njerëzit të cilët angazhohen me këtë veprimtari ta vazhdojnë atë, ngase shokët e idealit njihen për një kohë më të gjatë dhe lehtë mund të vërejnë nëse individi i tillë është shmangur nga rruga e duhur.
Individët e dal nga Kuvendi mbarëkombëtar apo bartësi i procesit të ribashkimit duhet të bartë guximin e bërjes ose mos bërjes, e jo të lë në gjysmë të rrugës procesin. Kuvendi duhet të parashikoj strategji dhe nën strategji nëse nuk shkon gjithçka sipas planit. Në atë strategji duhet të ofroj vend për secilin i cili shpreh vullnet për angazhim, por gjithnjë duhet të merren parasysh kriteret e lartpërmendura. Shenjë kryesore e dështimit të Kuvendit mbarëkombëtarë do të ishte prania në vendet kyçe e ndonjërit nga ata ose klaneve të tyre që kanë folur për 17 vite në emër të çështjes shqiptare.

Përfundim:

1. Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë, ku në vend se udhëheqësit të ia tregojnë popullit rrugën, populli duhet të ia tregoj rrugën udhëheqësve;

2. I vetmi revolucion që shqiptarët kanë arrit në këto 17 vite është ai seksual;

3. Intelektualët shqiptarë janë turpi i popullit;

4. Ta shohim botën ashtu si është e jo si dëshirojmë dhe të kuptojmë se bota udhëhiqet me teorinë e Darvinit;

5. Nuk ekzistojnë kombe të mëdha e të vogla por ekzistojnë kombe të organizuara e të paorganizuara;

6. Ribashkimin mund ta bëjnë vetëm individët të cilët kanë cilësi dhe vlera të larta morale;

7. Për ribashkim nuk ka nevojë të reformohet i tërë populli por vetëm ata të cilët merren me çështjen e ribashkimit;

8. Nuk ka ribashkim me rrugë paqësore. Me paqe shqiptarët mund të shkojnë në Romë, Stamboll, Jerusalem dhe Mekë e të fotografohen;

9. Ribashkim ka vetëm me forcë ushtarake. Me bërjen e forcës shqiptarët mund të shkojnë në Bruksel e NewYork e të faktorizohen;

10. Çmimi i ribashkimit është më i ulët se i kolonizimit.

Kjo ishte mënyra më e butë dhe më e dëshirueshme e ribashkimit të shqiptarëve. Por kam frikë se rruga e ribashkimit mund të jetë ndryshe dhe tejet e dhimbshme, sidomos për disa individ të klaneve politiko-mafioze. Ne kemi nevojë për një pastrim të thellë kimik. E për ta realizuar atë shqiptarëve u mungon vetëdija e lartë kombëtare. Le të shpresojmë se mendimi i dytë është i gabuar dhe kurrë të mos realizohet.
Në shekullin 21 dy janë alternativat shqiptare. Shpërbërja ose bërja. Për fat të keq alternativ e tretë nuk ekziston. Shqiptarët e kanë fjalën se kah duhet të shkojnë.




Angehängte Dateien:
096dc4601.gif 096dc4601.gif (46 kb)

[Permalink]


Freitag, 25. Mai 2007
Rekuiem i fjalës së lirë
Von ajkashqiptare, 14:59

                         

             Nga: Behxhet Sh. SHALA

Ashtu kalimthi, në një kafeteri të Prishtinës ku flitet për politikën e lartë që zhvillohet në Beograd, Bruksel, Paris, Londër dhe Uashington e filluam një minidebat për aktualitetet në Kosovë me mikun tim, Shkëlzen Maliqin.

Nuk biseduam fare për politikën në Prishtinë sepse, të dy jemi të mendimit se në Prishtinë, çdo gjë bëhet ama politikë jo, ndoshta vetëm një përpjekje për të simuluar diçka të tillë. As për politikën e Moskës dhe Pekinit nuk u ndeshëm fare sepse legjitimitetin e përfaqësimit të këtyre shteteve e ka Beogradi andaj ishte si e tepërt të merremi me përsëritje aq më parë kur jemi para përmbylljes së proceseve historike, të cilat, pa asnjë dyshim do të përfundojnë me Kosovën e varur dhe pa sovranitet.

Shkëlzeni mendon ndryshe dhe unë e respektoj të drejtën për diversitet të mendimeve, dhe jo vetëm në planin politik. Në fakt, në gazetën Express Shkëlzeni merrej me Unitetin e Ekipit të Unitetit që për mua është krejtësisht humbje kohe, si një temë apo etyde politike e tejkaluar edhe në çastin kur u detyruan të bëhen bashkë, në takimin e parë. Një Unitet i tipit, Kuazimodo. Tash dua të ndalem në temën e dytë apo Etydeve politike: Skandali Kurti i cili në fakt ishte edhe shtiza e thyerjeve të mia me debatuesin debatik. Që në fillim dua ta them se unë jam avokati Albin Kurtit për aq sa e pranon për avokat Albini Ahmet Hasollin para gjykatës së UNMIK-ut! Asgjë më tepër.

Është e vërtetë se nuk jam angazhuar për mbrojtjen e Albinit si Albin, sepse ai ka ditur dhe di të mbrohet në rrethana edhe më të rënda! Albinin e kam përdorur si pretekst ndërsa konteksti ka qenë; mbrojta e parimit për lirinë e fjalës dhe mendimit si edhe veprimit alternativ politik , gjithnjë në suaza të paqësores. Pra, mbrojtja e së drejtës për mendim, qëndrim dhe veprim opozitar gjë, që ka qenë edhe qasja e Shkëlzenit në rastet e mëparshme por e përjashton Albinin. Gjithnjë kam besuar se demokracia nuk është vetëm e një instrument i arsenalit retorik por bindje dhe mendim filozofik i debatuesit debatik. Dhe më doli një mashtrim i madh optik!

 Është këtu një contraditio in adjecto. Në një anë Shkëlzeni më jep të drejtë ndërkaq në anën tjetër thotë se ka menduar të reagojë për rastin Kurti më parë por jo për arsye që përmend Behxheti, për të mbrojtur lirinë e mendimit dhe veprimit të tij! Sigurisht ka menduar ta mbrojë lirinë e mendimit dhe veprimit të vetes së vet e sa për lirinë e mendimit dhe veprimit të Albin Kurtit le të merret SHPK, UNMIK police, gjykatat speciale – inkuizicioni postmodernist, mediat e " pavarura"në Kosovë dhe shoqëria " civile" e varur nga Dragodani dhe Zeusi. Ashtu thotë Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e miratuar nga OKB. Ashtu thotë edhe Korniza Kushtetuese.

Kosova është nënshkruese e dokumenteve me karakter ndërkombëtar që e ndalojnë torturën dhe trajtimin çnjerëzor, apo jo, Shkëlzen?!

                         Shkelzen Maliqi

Pra, rrjedhimisht ka obligime për rastin Kurti. Dhe, ti si pjesëtar shumëvjeçar i shoqërisë civile dhe mjaft aktiv kur duhet t’ua ngulësh atyre që nuk e ndajnë mendimin me ty, është dashur të reagosh menjëherë. Hajt, të lutem kush prej shoqërisë civile reagojë ndaj këtij trajtimi? Politikanët e burgosën ndërkaq shoqëria civile, në radhë të parë mediat e " pavarura" u përdorën si logjistikë. Si përçues të dëshirës së politikanëve. Si faturë e këtyre veprimeve të cilat i gjykojë edhe Amnesty International por nuk do të na amnistojë për këtë, as mua e as ty. Sepse nesër ne mund të jemi të radhës! E atëherë le të na mbrojnë, Obrad Saviqi dhe Çedomir Jovanoviqi, apo, ndoshta edhe Tomislav Nikoliqi! Tash ti, Shkëlzen, po ia përmend në mënyrë retroaktive "fajet" e Albin Kurtit, "od Kulina Bana do danashnjeg dana" thuaja se këto janë argumente që të arsyetojnë ta mbrosh fjalën e lirë sipas projeksionit tënd e jo të Albinit. Argumenti tjetër kundër Albinit është sipas teje se ai është mohues potencial i lirisë sate dhe nuk mund të bëhesh aq mazohist ndërkaq sadizmin ndaj Albinit e preferon , nëse jo nga ti, atëherë i arsyeton të tjerët. Sadizmi, mazohizmi dhe sado-mazohizmi nuk banojnë në qelinë e Albin Kurtit. Definitivisht jo. As në shpirtin e tij e as në  qenien e tij. Pra, lirohu nga kjo frikë!

Gjëja më e tmerrshme që mund të dëgjohet nga një intelektual liberal dhe aktivist për të drejtat e njeriut është të arsyetohen veprimet e paligjshme, arrestimet arbitrare, cenimin e integritetit fizik e moral, ushtrimin e dhunës, fizike dhe shpirtërore ndaj atyre që mendojnë dhe veprojnë ndryshe dhe krejt kjo bëhet në emër të demokracisë. Nuk mund ta kuptoj ndryshe një pjesë të shkrimit tënd ku thua se UNMIK- u dhe prokuroria ndoshta kanë pasur arsye politike dhe pragmatike, ose të sigurisë që e kanë izoluar Kurtin për disa muaj! Tmerrësisht e padurueshme, po e legjitimon dhe legalizon mendimet e kryepolicit të UNMIK-ut, Monk i cili, është në të njëjtat valë me ty. Pra, nëse është vlerësimi politik se sot Albini, nesër Shkëlzeni, Behxheti apo Skenda (mozomakeq) paraqesin rrezik për proceset politike e që arsyetohen, sipas nevojës me rrezikimin e situatës së sigurisë, deri në terrorizëm, qenka e lejuar të izolohen, pa konsekuenca morale dhe ligjore dhe të mbahen jo shumë, disa muaj, p.sh. 10,20,50 etj. Ashtu izoloheshin shqiptarët dikur, para ardhjes së "druzhe" Titos, më fal se po ta përmendi, nuk po e bëj me ndonjë qëllim, ashtu izoloheshin para lufte në kontekst të qetësimit të situatës dhe mbajtjes nën kontroll të proceseve, ashtu po veprohet edhe sot. Po brengosem se kjo po shndërrohet në diçka gjenetike, trashëguese nëse edhe ti pajtohesh me këtë konstatim.

E kam një pyetje të thjeshtë; si do të reagoje p.sh. po të izolohej Veton Surroi, Ylber Hysa, Oliver Ivanoviqi apo Rada Trajkoviqi ose, mozomakeq, Skënder Hyseni, për shkak të veprimeve politike? Unë, do të reagoja ashtu si kam reaguar edhe tani. Nuk do t’i mbroja personat por do ta mbroja parimin e shenjt për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Do të bëja përjashtim vetëm nëse ajo liri do të ishte e adresuar kundër mohimit të lirisë së tjerëve, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare, gjinore, sexuale etj. Te ti qëndron një problem i natyrës psikologjike, prej drurit nuk e sheh malin, me fjalë të tjera duke u marrur me Albinin dhe duke u përpjekur ta injorosh ate, nuk po e sheh se në Kosovë po ngulfatet liria e fjalës dhe e mendimit ndërkaq, për pasojë do ta kemi një demokraci të tipit të Koresë së Veriut ose në variantin më të butë dhe të moderuar, demokracinë e Hugo Chavezit. Deri atëherë, ti gëzohu me pavarësinë e prekshme, ishalla ke çka me prekë, do të jesh fatlum nëse e ke afër Rukerin apo zotin Shuk. Atëherë nuk je pa gjasa për të prekur diçka. Dhe krejt në fund, Shkëlzen Maliqi, a je për DEMOKRACI a TIRANI?

Reagim ndaj shkrimit të Shkëlzen Maliqit "Dy etyde politike", botuar në Express me 17.05.2007

E martë, 22 maj 2007

[Permalink]


Donnerstag, 24. Mai 2007
ME CILAT SIMBOLE DO T'I PRESIM DITËT E ARDHSHME?
Von ajkashqiptare, 02:06

                               

                               Nga: Bedri ISLAMI

Pak ditë më parë, në njerën nga prononocimet e tij që lidhen me të ardhmen e Kosovës, kryeministri Agim Çeku, ngriti edhe problemin e simboleve me të cilat do të pritet dita e ardhshme e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qoftë kjo edhe e monitoruar ose e kontrolluar nga ndërkombëtarët.

Nuk e kisha menduar më parë se, një gjë e tillë, pra çështja e simboleve, me të cilat do të pritet një ditë e tillë, do të ishte e diskutueshme. Në mendimin tim, ndoshta disi pa ekuivok, kishte qëndruar bindja se do të ishte krejt logjike, në përshtatje me rrethanat historike dhe logjike të një populli që, të presë përfundimin e një etape të historisë së tij, ndoshta nga më të rëndësishmet, me ato simbole që i kanë prirë atij, me ato këngë, hymne, me atë flamur, nën të cilin janë mbështjellë brezat e sakrifikuara.

Le të themi që në fillim : jam plotësisht i një mendje me zotin Agim Çeku se do të ishte domosdoshmëri historike që një ditë e ardhshme, e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të donte, domosdo , edhe simbolet e saj. Sepse natyrshëm do të bëjmë pyetjen : cili flamur do të ngrihet atë ditë në sheshet, rrugët dhe udhët e Kosovës ; cila këngë hymn do të këndohet , cilat marshe do të dëgjohen; cili flamur do i prijë rrugës që do të ndjekin mijërat e njerëzve, çfarë do të vendosim asaj dite në varret e të rënëve, çfarë do të gdhendim mbi përmendoret?

Janë shumë gjëra njëherësh, të cilat edhe mund të zgjidhen njëherësh : ata që na prinë deri tani. Pra të kemi po atë flamur, po atë hymn kombëtar, po ata siombole, po atë shqiponjë që e kishin të parët tanë. Kjo do të ishte më e thjeshta, më e duhura,më historikja, më domethënësja.

Nuk dua të besoj se ka ende në Kosovë, edhe pas gjakut që është derdhur, edhe pas sakrificave të pashembullta, edhe pas mitit të herojve që janë ngritur denjësisht, pra , nuk dua të besoj se ka ende të tillë, që edhe pas gjithë asaj që ka kaluar, do të duan të jenë në atë ditë si një tufë e rruguar, pra pa kombësinë e tyre, pa dinjitetin e tyre, pa simbolin e tyre; nuk dua të besoj se ka ende në Kosovë, kudo qofshin që duan që shqiptarët të quhen një komb zero, një popull hiç, një racë askunde, njerëz pa histori, pa të kaluar. Njerëz që duan sot të praqiten si komb zero, si popull askund, nesër do të duan që të jemi në Kosovë një popull pa komb, pa gjuhë, pa histori. Askush në këtë botë, që kur janë krijuar premisat e kombeve dhe të shteteve, nuk ka mundur të ndërtojë një të ardhme pa patur një të shkuar. Në se ka njerëz në Kosovë që duan të provojnë këtë, vetëm se duan të quhen të moderuar, vetëm se duan që nesër, në pushtetin e ardhshëm, të jenë ende në hierarkinë e tij, të jenë dikush e diku dhe për këtë të mohojnë rrugën nga ku kemi ardhur, simbolet që na kanë prirë, gjakun që është derdhur, atëherë ata nuk janë në të mirën e Kosovës, të së ardhmes së saj. Në se ka njerëz që nuk duan shqipojën por vijat disa ngjyrëshe, edhe në këtë ditë të ardhshme të bekuar, ata duhet të kujtohen se këtij kombi i thonë në shekuj shqiptar e jo zvarritës.

Sepse dita e pavarësisë do të vijë. Fillimisht, mendoj unë, do të jetë e kushtëzuar, e kushtëzuar për pushtetarët, por e plotë për popullin. Mos do të thonë " të moderuarit" se duhen hequr flamujt nga kullat e Jasharëve, sepse nuk jemi modernë; mos do të thonë të " shetiturit" se duhet të heqin gdhendjet mbi varret e të rënëve, se nuk tregohemi modernë; mos duhet të heqim shqiponjën se do na thonë fluturoni lart etj.

Nuk e di në se ka vërtetë njerëz që mendojnë kështu. Por fakti që zoti Agim Çeku e dëshmon shqetësimin e tij, dhe ky është një  shqetësim që i bën nder atij, duhet të ketë diçka pas vetes. Ndoshta , diku e nga dikush, mund të hidhet ideja se duhet ti presim ditët e ardhshme fillikat, vetmitar, pa asnjë simbol e pa asnjë të shkuar. Ky do të ishte mjerimi i asaj që kemi dëshmuar, kjo do të ishte kthimi në udb-zimin e të ardhmes sonë, në mohimin e vlerave.

Mendoni një popull që do të jetë pa asgjë, vetëm duke ecur rrugëve, nuk kanë asnjë flamur, nuk ka asnjë këngë, nuk ka asnjë simbol - shkreti historike, shuarje e kujtesës së një kombi. Sepse duan apo nuk duan " të moderuarit" kudo që jetojmë, jemi shqiptarë..si të tillë kemi bërë historinë, si të tillë do e bëjmë edhe më tej.

Nuk dua të futem në të ardhmen e simboleve të shtetit të Kosovës. Kjo nuk ka lidhje me këtë shkrim. Ky ndalet deri tek dita e shpalljes së pavarësisë, e ditëve të pas saj, e heqjes së ankthit dhe e fillesës së re. Pastaj do të ketë të tjerë që do të vendosin, besoj, pa shuar nga mendimi i tyre, kujtesën tonë kombëtare.

Me cilat simbole do t'i presim ditët e ardhshme? Nuk kisha besuar se do të bëhej kjo pyetje, ashtu si nuk e kanë besuar qindra mijëra të tjerë. "Të moderuarit" apo " të faktorizuarit" mund të vendosin nëpër kulisat e zyrave si të duan, populli do të dalë ashtu si ka dalë gjithnjë, ashtu si e bëri luftën e tij dinjitoze, ashtu si i mbuloi dhe i përcolli heronjt dhe martirët, ashtu si ka bërë historikisht : me simbolet e tij kombëtare, me ato simbole që luftoj, për të cilat u gjakos, dha jetën, ngriti të ardhmen. Zyrat mund të vendosin si të duan, populli e ka vendosur prej kohe.

[Permalink]


17 VJET ME BARCELETA PËR PAVARËSINË
Von ajkashqiptare, 01:54

                        

              Nga: Mehmet BISLIMI

Një nënë kishte pasur tre djem. Sa zgjoheshin në mëngjes, djali i madh thoshte: Sot do të bie shi, i dyti thoshte se do të jetë mot me diell, i treti ia priste se do të mbajë vrenjtur!...
Pa dyshim se njeri nga këta çunat e hallës ia qëllonte të dhënave “sinoptike”, prandaj halla krekosej poshtë e lartë duke thënë se më të mençur se djemtë e saj nuk kishte në ato rrethe!

Kjo barceletë sa e vjetër aq edhe shterpë, fatkeqësisht nuk e ka humbur aktualitetin as sot e gjithë ditën edhe pas 17 vitesh që e kam dëgjuar?! Fatkeqësisht barceleta të tilla për 17 vite u krijuan plot që dikë e bënë të qeshet e të tjerët të vajtojnë për fatin e tyre të pazgjidhur. Barceletë shumë e hidhur si kjo ishte ajo e “pavarësisë formale të Kosovës” që ishte një mjegull e dendur për shqiptarët. Bijtë e “hallës” të shkapërderdhur e me qëndrime të pa harmonizuara, madje edhe qesharake, dhanë dhe vazhdojnë të japin më shumë prognoza se sa përshkrime të realitetit. Nga grupi i Unitetit, ka disa ditë që përsëritët refreni i një rutine, tashmë aq të pakripë se zgjidhja e statusit të Kosovës është vetëm çështje muajsh!... Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës zoti Çeku, shkoi edhe më larg duke thënë se çështja e statusit të Kosovës është çështje javësh!...Ndërkaq Kryetari Sejdiu para pak dite, shkurt, qartë e shqip tha: “Nuk e di se kur, por Kosova do ta fitoj pavarësinë një ditë!!!..

Nuk duhet ndonjë filozofi e veçantë për të parë mjerimin e elitës sonë politike që udhëheqë institucionet e vendit e që në fakt nuk është e ndërgjegjshme për përgjegjësinë që ka marrë mbi supet e veta para popullit tonë dhe pas sakrificave të vazhdueshme të tij. Elita jonë vuan nga mungesa e sensit diplomatik, nga mungesa e pragmatizmit politik e çka jo!? Ndryshe, deklaratat e tilla të pamatura, naive e të pa menduara mirë, madje shumë larg realitetit politik, në Kosovë mund të dëgjosh vetëm nga falltaret e shumta që sot veprojnë atje për të gënjyer dikë, qëllimi i thjeshtë; sa për të zhvatur ndonjë lekë!

Për lexuesin dhe qytetarin naiv, thënë më butë të padjallëzuar, që politikën e sheh vetëm nga prizmi objektiv, duket se çdo gjë është e kryer dhe është në rregull. Pavarësia po vjen për disa javë. Nëse jo atëherë do të vjen për disa muaj. Nëse jo edhe këtë herë, mbase edhe nuk i dihet se kur, por se do të vjen pa dyshim siç e tha edhe kryetari i Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu!
Kryetari F. Sejdiu

Nuk e besoj se populli ynë, por edhe më gjerë të jetë dëgjuar ndonjë herë një mendim kaq i “pjekur” politik, për të mos thënë axhamillëk i madh politik! Pra, sipas Kryetarit, Kosova do të bëhet e pavarur, pas 1 viti ta zëmë, pas 5 viteve, apo pas 10 e 20 vitesh! Qëllimi është se ajo të jetë e pavarur, nuk e dimë se kur, por kjo s’ka rëndësi. Një ditë do të ndodhi, dhe ditë të zotit ka mjaft, sa të duash?!...

Në fakt këtu qëllimi është më thellë së ç’duket në sipërfaqe. Me të tilla barceleta Kosova dhe populli i saj po mashtrohen, duke krijuar iluzione të rrejshme brenda konceptit të një shoqërie, që për ironi të fatit nuk i vë në pah dilemat para sprovave kontestuese në kohë! Njerëzit e pushtetit, bijtë e “hallës”, për çdo mbrëmje përmes mjeteve të informimit i drejtohen popullit tamam si bijtë e barceletës që e thamë në fillim. Pavarësia është vetëm çështje kohe, thonë ata, por konstalacioni kohë nuk ka asnjë limit në logjikën e tyre. Koha tek ata nuk matet as me orë, as me ditë, as me muaj, as me vite...

Qysh në vitin e kaluar, të gjithë njerëzit e politikës, pa përjashtim u binden krejt në mënyrë naive se pakoja e Ahtisarit do të sjellë zgjidhjen e statusit dhe pavarësinë e Kosovës e bashkë me të edhe zgjidhjen e shumë problemeve tjera të pazgjidhura. Madje u tha se do bëhet brenda tetorit. Iku edhe tetori dhe erdhën njëri pas tjetrit nëntori, dhjetori, janari, shkurti... Jemi në fund të majit, dhe dje ishte në shtyp se çështja e Kosovës do të zgjidhet nga fundi i qershorit por kishte edhe zëra të analistëve të ndryshëm se kjo çështje madje mund të shtyhej edhe më shumë se për dy tri vite!... Kështu të gënjyer u rrokullisën 17 vite, që nga shpallja e pavarësisë dhe e kushtetutës së Kaçanikut , që edhe ajo mbeti jo më shumë se një barceletë deri me sot. 17 vite të pavarësisë dhe njëkohësisht 17 vite duke pritur pavarësinë, e që po kaq vite duke negociua për te, ku ta gjejmë edhe një analogji si kjo?!...

Nga ana tjetër Tadiçi, kryetari serb për të përditshmen gjermane: “Frankfurter allgemeine cajtung” tha: “ Kosova është një katror i vërtetë dominoje, kështu që pavarësia e saj do të mund të nxiste shumë konflikte në rajonin e Detit të Zi!”...
Nga elita jonë politike, nuk i ra askush “domino” Tadiçit e t’i thoshte se të gjitha shtetet e lira që njihen deri me sot në botë, historikisht nuk kanë sjellë konflikte. Shtetet e lira, botës i kanë sjellë paqe, civilizim dhe zhvillim. E pa kontestuar në as një formë, qëndron teza filozofike se që nga antika e deri me sot, konflikte e luftëra kanë sjellë vetëm shtetet gllabëruese e grabitqare. Prandaj, deklaratat e liderëve serbë se Kosova e lirë sjell konflikte, janë sa qesharake, po aq edhe absurde, janë krejtësisht jashtë kontestit histori e filozofike. Thjeshtë kjo është më shumë se gjuhë force, që pushtetarët Serb edhe në të kaluarën nën këtë pretekst i kanë dhënë vetës të drejt për veprime të njëanshme për para botës!
Faktet historike vërtetojnë të kundërtën: përderisa Kosova të jetë e robëruar, vatra e konfliktit është e ndezur përherë... dhe atë jo vetëm në rajonin e Detit të Zi, por edhe të detit Adriatik, madje edhe në Paqësor e Atlantik!.... Këtë duhet ta di Serbia dhe e mbarë bota se Kosova nuk do të pajtohet kurrë me robërinë. Kosova kurrë nuk është pajtuar me robërinë edhe pse është prerë e vrarë, djegur e masakruar, që më 1878 e më herët, më 1912 ’13 ’18 ’39 ’41 ’43 ’45 ’53 ’56 ’68 ’81 ‘88’ 89 e deri tek ditët e UÇK-së. Nuk kam dëgjuar deri më tani një konstatim kaq absurd se nëse një popull fiton lirinë, ai krijon konflikt!? Këtë mund ta dëgjojmë vetëm nga gjuha urrejtëse e elitës politike serbe, prandaj habit fakti përse serbët nuk po pushtojnë shtetet e lira si Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, etj. Ngase, gjithnjë sipas tezës serbe, këto shtete të lira mund të sjellin konflikte të reja në rajon e më gjerë!? Historia si mësuese e mirë e të tashmes dhe së ardhmes na thotë se shtetet grabitqare me sistemet e tyre diktatoriale e totalitare janë ato që krijojnë konflikte, por jo edhe popujt e shtetet e lira.

Po kështu, edhe kreu tjetër i Serbisë Koshtunica deklaroi në mënyrë decidive se:” Serbia nuk do të heq dorë nga Kosova as me kushtin e anëtarësimin të saj në Bashkësinë Evropiane!” Për popullin shqiptar, deklaratat e tilla nuk duhet të kalojnë pa shqetësim, përderisa Evropa e ka pranuar Koshtunicën për kryeministër të Serbisë, duke u pozuar me kallashnikov në dorë derisa Kosova masakrohej! Fatkeqësisht në shumë rast, leshi kishte rënë në veshët e Evropës dhe në heshtje miraton lojën e saj me radikalin Nikoliq, me kriminelet Karagjiq e Mladiq! Nëse kështu qenka, dhe nëse në Kosovë ligji themelor bazohet në konceptet e demokracive pro perëndimore, prapa të cilit qëndron sovrani popull, atëherë edhe elita jonë e stërkequr politike, domosdoshmërish do duhej të thotë, po aq decidivisht se: Edhe populli shqiptar nuk do të heq dorë nga liria e vet, me asnjë çmim, madje as me çmimin e një përgjakje të re e të imponueshme nga regjimi hegjemonist serb!Ne po i kontribuojmë paqes, por urtësia jonë nuk duhet të keqpërdoret siç u keqpërdor e u keqkuptua deri me sot. Populli shqiptar është i gatshëm që ta mbrojë lirinë e vet dhe pikë! Kjo duhet thënë hapur e qartë.

Një njeri mbase mund ta mashtrosh për ca kohë, por një popull të tërë nuk mund ta mashtrosh përgjithmonë. Në fakt në Kosovë, ka kaluar shumë kohë që premtimi për pavarësi po hiqet zvarrë e po rrokulliste nga viti në vit, dhe populli ynë priti me dinjitet deri në atë shkallë që nuk kishte se ku të shkoj më... Tani mbas luftës së UÇK-së, kaluan rreth 8 vite, në pritje të pavarësisë, të shtetit që në fund të fundit e kemi fituar me luftë e gjak, pa dyshim se edhe me ndihmën e çmuar të aleatëve tanë; atëherë shtrohen pyetjet e logjikshme: Kë presim? Çka presim? Përse presim? Deri kur duhet të presim? A po i duket fundi pritjes sonë?...

Kjo pritje po vret durimin e dinjitetshëm të popullit tonë të mirë e atdhedashës, po vret qenien e tij, po vret besimin e tij në një të ardhme më të mirë, po vret sakrificat e tij më sublime që e bëri për lirinë e vendit të vet, më thjesht po vret pritjen 8 vjeçare të pasluftës dhe krejt në fund ky popull një ditë nuk do të pres më, ngase nuk ka se çka të pres më, nga se nuk ka çka të humbas më! Po e përsërisim: nëse prapa ligjit të demokracisë qëndron sovrani popull, atëherë elita jonë politike, do duhej ta thotë realitetin popullit të vet për çështjen e pazgjidhur të statusit të Kosovës. Përballja me realitetin me kohë nuk është zhgënjim, madje është guxim që populli të sqarohet drejt e të mos joshet me mashtrime e premtime boshe. Zhgënjimi më i madh qëndron mu në faktin e fshehjes së realitetit jo edhe shumë të kënaqshëm për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës.
Barceleta se Kosova do të jetë e pavarur një ditë, por nuk e di se kur, është më shumë se tallje me sovranin popull zoti President!


[Permalink]


Mittwoch, 23. Mai 2007
KU ËSHTË UKSHIN HOTI? - AI NUK I PËRKET HARRESËS!
Von ajkashqiptare, 01:05

                          

                  Nga: Sheradin BERISHA

Në përkujtim të kolosit të madh të Mendimit Politik Shqiptar - Mr.Ukshin Hotit

“Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret”. proverb kinez

Më 16 maj 2007 u mbushën plot tetë vjet që kur nuk dihet asgjë për fatin e Mr. Ukshin Hotit, të këtij burri të madh të mendimit politik shqiptar. Në këtë datë të vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 24–224–05 të nënshkruar nga drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandar Rakoçeviq, lëshohet me kusht (në origjinal theksohet me shkronja çirilicë “UCLOBNI OTPUST” (shih më poshtë dokumentin *), pas mbajtjes së dënimit prej pesë vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren.


Burgu i Dubravës, Maj 1999

Pas përfundimit të luftës, disa të burgosur që ishin ndarë për herë të fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanë thënë se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu), kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe pas këtij momenti, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.
***
“Ku është Ukshin Hoti?" - është thirrur qindra herë nëpër protesta të organizuara pas përfundimit të luftës.
“A është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti?” - ishte njëra nga pyetjet më të shpeshta që është bërë në këto tetë vite të pasluftës në Kosovë. Por, për fat të keq, deri më tani askush s’ka dhënë përgjigje të plotë në këto pyetje.


KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, mbi 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të paarmatosur. Në këtë periudhë kohore mësohet se janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, ndërsa janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Për tetë vjet rresht, mijëra familje shqiptare kanë pritur dhe po presin akoma në ankth një lajm të mirë për bijtë e tyre të zhdukur (të pagjetur), a të marrë pengë nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe për fat të keq, sot e kësaj dite shumica e të zhdukurve gjatë luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Batajnicë e në vende tjera të Serbisë, ndërsa akoma nuk dihet për fatin 2087 shqiptarëve të tjerë.


Mr. Ukshin Hoti në mesin e popullit

Përkundër kësaj gjëme kombëtare, këto ditë në Kosovë ka nisur një iniciativë me moton: “Fillesa shqiptare për pajtim me popullin serb”, dhe çuditërisht kjo iniciativë është bërë publike më 16 maj 2007, pikërisht atë ditë kur u mbushën plot tetë vjet nga ”zhdukja pa gjurmë e Mr. Ukshin Hotit”. Konsideroj se nismëtarët e kësaj “fillese për pajtim” (me ata që nuk kërkuan kurrë falje për krimet e kryera në Kosovë) pikërisht më 16 maj, është një veprim i keq dhe si i tillë skajshmërisht i papërgjegjshëm. Dora e zgjatur e z. Ibrahim Kelmendi (që ka vu firmën mbi këtë nismë) dhe të gjitha duart e atyre që qëndrojnë prapa tij jam i bindur se, do mbeten pezull në ajër, sepse dora e përgjakur e palës tjetër, edhe pse kanë vrarë e prerë fqinjët shqiptarë, nuk do të afrohet për këtë ”pajtim historik”!!!
***
Në qershor të vitit 1999, intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, nëpërmjet një apeli për opinionin publik shqiptar, si dhe atë ndërkombëtar “për kancelaritë diplomatike të botës”, kërkoi zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, që - siç thotë ai: “të mos e pësojë dhe të mos zhduket pa nam e nishan.”
M. Zeqo në këtë apel, ndër të tjera ka shkruar (po citoj):
“Politikisht shqiptarët e Kosovës merren shpesh në mënyrë të paprinciptë me njëri-tjetrin, grinden, shahen dhe përçahen, në një kohë që duhet vetëm të bashkohen. Këta politikanë shëtisin nëpër botë, japin intervista dhe i japin shumë rëndësi kultit të vetvetes dhe protagonizmit vetiak. Çuditërisht, këta politikanë nuk flasin, ose harrojnë të flasin, për Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”


Motra Myrvete dhe vëllai Afrim Hoti

Që nga qershori 1999, kur z. Zeqo e bëri këtë apel, politikanët e Kosovës nuk kanë ndryshuar asgjë në mendësinë e tyre politike. Çuditërisht, edhe pas tetë vjetëve, kjo kast politikanësh skajshmërisht të papërgjegjshëm nuk folën (jo se harruan të flasin) për Ukshin Hotin.
Kjo heshtje e tarafit politik e institucional të Kosovës është më shumë se indiferentizëm. Moikom Zeqo në apelin e tij për Ukshin Hotin, zëshëm thotë (po citoj): ”Indiferenca është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij”.
***
Pas përfundimit të luftës, familja e Mr. Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, ku ka kërkuar me ngulm ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Dhe nga të gjitha takimet që ka pasur znj. Myrvete ka marrë premtime se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, mirëpo, për fat të keq, deri më sot përveç fjalëve të ëmbla dhe premtimeve boshe nga unmikasit dhe politikanët tanë të tredhur politikisht, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Dhe, kështu për vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit ende nuk dihet asgjë, ndonëse ka shumë spekulime për fatin e tij!
***
Edhe këtë 16 maj (si çdo vit tjetër) nuk u mbajt asnjë tubim përkujtimor për Mr. Ukshin Hotin – për këtë simbol të sakrificës shqiptare. Askush, asnjë fjalë të vetme nuk e tha se ku është Baca Ukë!
Në këtë përvjetor 100% mbretëroj heshtja!
Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!
Pra, për Ukshin Hotin e madh, heshtën të gjithë! Kjo është e çuditshme, vërtet shumë e çuditshme!!!

[Permalink]


« Vorhergende Seite | Nächste Seite »

Kostenloses Blog bei Beeplog.de

Die auf Weblogs sichtbaren Daten und Inhalte stammen von
Privatpersonen. Beepworld ist hierfür nicht verantwortlich.